Author: editor

  • Pse Kina po shpon një vrimë 11,100 metra të thellë në shkretëtirë?

    Pse Kina po shpon një vrimë 11,100 metra të thellë në shkretëtirë?

    Kina po shpon një vrimë në shkretëtirë 11,100 metra të thellë për të studiuar shtresat thellë nën sipërfaqen e tokës, raportoi Sky News të premten.

    Operacioni i shpimit filloi të martën dhe ndodhet në rajonin Xinjiang të Kinës veriperëndimore, raporton Sky News.

    Megjithatë, kjo nuk do të jetë gropa më e thellë që njeriu ka hapur.

    Aktualisht, rekordi mbahet nga pusi ultra i thellë Kolja i vitit 1979.

    Është një projekt sovjetik pranë kufirit rus me Norvegjinë, ku vrima është 12,262 metra e thellë.

    “Sa e vështirë është të bësh një vrimë të kësaj madhësie do të thotë se projekti mund të krahasohet me drejtimin e një kamioni të madh në dy tela të hollë çeliku,” tha Sun Jinsheng, një akademik nga Akademia Kineze e Inxhinierisë.

    Disa nga pajisjet e përdorura në shpime peshojnë më shumë se 2000 tonë.

    Pellgu Tarim, ku ndodhet vrima, është i vështirë për t’u eksploruar për shkak të kushteve të komplikuara nëntokësore.

    Presidenti Xi Jinping bëri thirrje për përparim më të madh në eksplorimin e thellë të Tokës në një fjalim gjatë një fjalimi para disa prej shkencëtarëve kryesorë të vendit në 2021.

    Një punë e tillë mund të identifikojë burimet minerale dhe energjetike dhe të ndihmojë në vlerësimin e rrezikut të fatkeqësive mjedisore, të tilla si tërmetet dhe shpërthimet vullkanike. /tesheshi.com/

  • Shkaku i ndarjes së Kiarës dhe Butrintit do ju HABISE: Nëna e Butrintit nuk e donte Kiarën krah djalit të saj!

    Shkaku i ndarjes së Kiarës dhe Butrintit do ju HABISE: Nëna e Butrintit nuk e donte Kiarën krah djalit të saj!

    Kiara Tito është një ndër banoret që ka qenë në qendër të vëmendjes që pas hyrjes në “Big Brother VIP” moderatorja, teksa ka biseduar me Amosin, ka folur së fundmi për lidhjen e dashurisë që ka pasur me këngëtarin Butrint Imeri.

    “Ne kemi qenë shumë të vegjël, 20 vjeç të dy ishim moshatar, si ishte njeriu i duhur, por në kohën e gabuar, ne kemi folur, por për rikthim nuk kemi biseduar”, u shpreh Kiara Butrint Imeri dhe Kiara Tito janë një ndër dyshet më të komentuara të showbizit shqiptar.

    DERGO MESAZH FALAS
    Ata janë përfolur gjatë për një lidhje, të cilën nuk e pranuan kurrë Çifti u kapën mat teksa shijonin pushimet në të njëjtin vend apo pinin një kafe në një lokal të Prishtinës, por sa herë që dyshja pyeteshin në media për një raport më shumë sesa shoqëror, ata e mohonin.

    Mirëpo, i ftuar disa javë më parë në “Zemër Luana”, Butrinti i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij srtisti u

    pyet se përse u nda nga Kiara Tito “Nuk ka pas asnjë arsye pse jemi ndarë, por ajo ka shkuar në rrugën e saj unë në rrugën time”, u përgjigj asokohe Imeri duke konfirmuar kështu për herë të parë se ka pasur një romancë mes tyre.

    Më pas, Kiara u ftua me gjyshen e saj, te “Rudina”, ku moderatorja e pyeti gjyshen e Titos nëse i vinte keq që ajo dhe Butrinti i kishin dhënë fund miqësisë së tyre, ajo tha:

    “Miq kanë qenë… Nuk pati ndonjë lidhje që ta kishte serioze” por reagimi i Kiarës ishte i menjëhershëm: “Si nuk paska qenë serioze?”.

    Ndërsa më tej shtoi: “Ideja është që nëse ndërton një marrëdhënie, unë të paktën kështu e kam, nisem me dëshirën më të mirë, pra, për një raport serioz, ndoshta serioze është fjalë e madhe, por një marrëdhënie normale, rrugës mund të ndodhë gjithçka”.

    Thashethemet për lidhje nisën nga një intervistë e Butrintit me Kiarën në 2018 kur ajo e puthi në studio e më pas duket se ata vijuan njohjen,

    komentet në rrjetet sociale për njëri-tjetrin nuk mungonin teksa po ashtu Kiara ka marrë pjesë në videoklipin e Butrintit, “Hajt Hajt” në media është folur se ka qenë pikërisht nga e Butrintit shkaku i ndarjes së dyshes.

    Duket se familja e Butrintit nuk e ka mirëpritur këtë lidhje dhe një nga arsyet ka qenë pikërisht mosha e vogël që të dy kishin, mamaja e artistit ka pasur shumë ndikim tek i biri,

    duke sjellë edhe shkëputjen e tij nga moderatorja. Në kohën e ndarjes së dyshes, të shumët ishin zërat që flisnin edhe për një tradhti të këngëtarit kosovar ndaj Kiarës.

    Duke qenë një ndër emrat më të preferuar të jetës së natës dhe të shumë femrave, duket se tradhtia i dha go ditjen e fundit marrëdhnies me Kiarën,

    personazhet e famshme shqiptare rrëfyen pa doreza problemet e tyre me ankthin, ndjesitë e këqija dhe shpesh betejat, me të cilat u duhej të luftonin përtej filtrave dhe jetës perfekte të “Instagramit”.

    Një rrëfim të tillë bëri pak kohë më parë në “Instastory” edhe prezantuesja e njohur, Kiara Tito “Kam luftuar me një thyerje të pabesueshme zemre, kam jetuar me konfuzionet e mia,

    kam luftuar me të gjithë demonët. Nga një shpirt i v arë në histori toksike dashurie ja tek jam tani, më e fortë dhe kam mundur t’i mbledh sërish bashkë copëzat.

    Jam bërë ajo që e shkuara s’më lejonte të isha, duke qenë më e dashur me veten diçka është e sigurt: Duhet të jesh e përgatitur për të duruar gjithçka ku jeta do të të hedhë.

    Jam duke çuar dashuri dhe dritë për të gjithë ata që për momentin ndihen të pasigurt dhe me frikë për të ardhmen”, përfundoi moderatorja rrëfimin e saj.

    Ndërkohë që ndjekësit e gjetën direkt për kë bëhej fjalë dhe ishin në një mendje se djali që i referohej Kiara është këngëtari i njohur, Butrint Imeri.

    Gjatë një interviste, moderatorja pranoi se ka fshirë të gjitha mesazhet me këngëtarin, megjithatë mban ende numrin e tij. “Nuk kam memorie në telefon, ndaj i kam fshirë mesazhet”, tha ajo në “Shiko Kush Luan”, ku iu kërkua që të tregonte mesazhet e fundit me ish-partnerin e saj, duke konfirmuar lajmet se i kanë dhënë fund marrëdhënies.

    E ftuar në rubrikën “AfterParty”, asaj iu drejtuan pyetje indirekte për lidhjen me Butrint Imerin. “Liqeni më i bukur është i Butrintit apo i Ohrit?”, u pyet moderatorja, e cila nuk hezitoi të kthente përgjigje duke thënë: “Te të dyja kam qenë, të dyja më pëlqejnë”.

    Por nguc ndaj saj nuk mbetën me kaq. “Ku je kënaqur më shumë?”, iu drejtua pyetja tjetër. “Tek ai i Ohrit jam kënaqur më shumë”, iu përgjigj Kiara Tito. Moderatorja u komentua gjatë për lidhjen me Butrintin, por të gjithë u befasuan kur ai vetëm pak kohë më parë prezantoi të dashurën e re, gjatë pushimeve në Greqi. Butrinti postoi një video nga Santorini dhe në syzet e tij pasqyrë dukej një vajzë, e cila e filmonte.

    Teksa të gjithë po mendonim se vajza në video ishte Kiara Tito, Butrinti i hodhi poshtë njëherë e mirë këto aludime, duke prezantuar vajzën e panjohur që kishte në krahë. E duket se pasi Kiara e pa me sytë e saj që tashmë ish-i ishte i lumtur me një vajzë tjetër, vendosi të niste një kapitull të ri në jetën e saj.

    Ajo realizoi një set fotosh shumë të nxehta, ku nxirrte në pah sensualitetin e saj. Bëhej fjalë për një set fotosh artistike, ku Kiara ekspozonte gjoksin poshtë një kostumi klasik të zi. Prezantuesja shpesh është komentuar për ndërhyrjet plastike që mund të ketë bërë, por ajo i ka mohuar duke treguar se ndryshimi i vetëm që ka bërë është shtimi në peshë, duke e konsideruar një luftë të madhe me veten.

    Në “Instastory”, Kiara ndau një foto ku tregonte eksperiencën e saj dhe betejën që ka bërë për të shtuar disa kilogramë. “2017, 49 kilogramë. Kam qenë aq e dobët, sa s’mund ta besoj! Luftë e madhe ka qenë për të fituar kilogramë”, shkruante ajo, raporton lajmifundit.

    Tashmë Kiara është pjesë e “Big Brother”, ku Luiz Ejlli i ka shprehur hapur ndjenjat për të. Nga ana tjetër edhe Butrinti i ka dhënë fund lidhjes me Olta Beqirin.

    Dyshja pati një raport gati 1-vjeçar, ku shpesh u kapën mat në shoqërinë e njëri-tjetrit, por shpejt gjithçka u mbyll edhe mes tyre.

  • Moti i keq, meteorologu i njohur bën paralajmërimin e frikshëm: Tokat nuk thithin më shi, ja çfarë pritet të ndodhë me Italinë

    Moti i keq, meteorologu i njohur bën paralajmërimin e frikshëm: Tokat nuk thithin më shi, ja çfarë pritet të ndodhë me Italinë

    Moti i keq ka goditur sërish Italinë, veçanërisht zonën Macerata. Ditën e djeshme një shi i dentur, i cili zgjati përgjatë tre ore, shkaktoi përmbytje të rrugëve, banesave si dhe shkatërrim i pemëve.

    Përmbytje kishte veçanërisht në Macerata, Pollenza dhe Tolentino. Situata veçanërisht është kritike në fshatrat Villa Potenza dhe Sforzacosta ku ka disa njerëz të evakuuar nga katet e poshtme të ndërtesave.

    Meteorologu Lorenzo Tedici, tha se zonat më të prekura përkatësisht Deti i Poshtëm Tirren dhe Emilia Romagna.

    Ai tha se janë duke u përballur me një fazë të jashtëzakonshme të motit, duke thënë më tej se një periudhë e tillë me shi nuk ka ndodhur përgjatë 20 viteve të fundit, duke përjashtuar vitet e jashtëzakonshme si 2013 dhe 2019.

    “Në këto zona të vendit tonë ra shi, ra dhe do të bjerë në mënyrë të jashtëzakonshme. Tokat janë të ngopura, nuk thithin më shi dhe përmbytjet e shpejta do të ndodhin. Alarmi ka qenë i kuq prej ditësh në Itali, për shkak të motit të keq që godet vazhdimisht. Më parë kishte pak ujë me një thatësirë ??dramatike, tani ka shumë. Ndoshta edhe faji i ndryshimit të klimës”, tha ai.

    Situatat kritike ndodhën veçanërisht në fshatrat Villa Potenza dhe Sforzacosta, ku disa banorë në Borgo Sforzacosta u evakuuan.

    Shqetësimet në zonë ishin të përhapura dhe probleme të veçanta pati në Pollenza dhe Casette Verdini, për shkak të përmbytjeve të rrugëve, kopshteve, dhomave të bodrumit dhe katit përdhes të shtëpive, rrëshqitjeve së baltës dhe pemëve të rëna në rrugë, ndërkohë deri më tani nuk ka persona të lënduar apo të zhdukur.

  • Mbyti të ëmën me plasmas, del para gjykatës 24-vjeçari vrasës

    Mbyti të ëmën me plasmas, del para gjykatës 24-vjeçari vrasës

    Albi Muhollari, 24-vjeçari i cili mbyti me plasmas nënën në Përmet pritet të dalë sot para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

    Ai ka hyrë i shoqëruar nga një sërë policësh në ambientet e Gjykatës.

    Sakaq, ditën e djeshme Muhollari ka qenë në gjendje shoku.

    “Çfarë ishte kjo që bëra”?! Kjo ka qenë fjalia e vetme që ka thënë i riu në momentin kur po shoqërohej në polici.

    24 vjeçari ishte kthyer vetëm pak ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kishte përfunduar studimet me rezultate të larta për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara.

    Çifti Muhollari dhe djali i tyre kishin rreth 3 ditë që ishin kthyer nga Amerika në Përmet për të kaluar pushimet verore.

    I biri, 24-vjeçari Albi Muhollari dyshohet se për shkak të gjendjes së tij depresive, mbyti të ëmën me plastmas. Për ngjarjen e rëndë i ati bën fajtor doktorin e spitalit të Përmetit, i cili nuk e mbajti të birin të shtruar aty.

    Mesa duket, të dy kanë qenë në dijeni të gjendjes shëndetësore të të birit dhe u përpoqën ta ndihmojnë që të kurohej. Megjithatë, duke qenë se doktori nuk e mori përsipër rastin, as policia nuk e merrte dot pasi do duhej firma e mjekut.

  • Nuk do ta besoni, por e keni parë të gjithë! Kiara Tito dikur aktore në filmin e njohur shqiptar (Foto)

    Nuk do ta besoni, por e keni parë të gjithë! Kiara Tito dikur aktore në filmin e njohur shqiptar (Foto)

    Duket se moderatorja Kiara Tito e ka dashur gjithmonë ekranin, madje fillimet e saj janë më herët sesa kemi menduar!

    Të gjithë u fokusuam tek rrugëtimi i Kiarës, pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP” dhe njerëzit rikujtuan herët kur e kishin parë në ekran.

    Mirëpo, me siguri nuk e kanë llogaritur shfaqjen e saj në filmin e vjetër shqiptar, “Pesha e gruas sime”. Kjo është një komedi e vitit 2002 nga regjisori Arian Culiqi.

    Kiara qëndron në prehërin e aktorit, ndërsa kamera e fokuson disa herë.

  • E dinit? Sa e kishin rrogën Enver dhe Nexhmije Hoxha ne Komunizem dhe çfarë mund të blije me ato para?

    E dinit? Sa e kishin rrogën Enver dhe Nexhmije Hoxha ne Komunizem dhe çfarë mund të blije me ato para?

    Në kapitalizëm pabarazitë dhe diferencat janë të mëdha, kryesisht kjo pabarazi arrihet përmes sipërmarrjes dhe iniciativës së lirë.

    Ajo që shqetëson shqiptarët sot 30 vite pas rënies së komunizmit, nuk janë diferencat në paga dhe privilegjet që kanë politikanët, me qytetarët e thjeshtë.

    Është korrupsioni, që pasuron një grusht njerëzish padrejtësisht, në mungesë edhe të një sistemi drejtësie, që do t’i pengonte ata.

    Disa dokumente të rralla zbuluar nga një artikull i Nevila Dervishit, për Abc News, flasin për pagën e Enver Hoxhës dhe të bashkëshortes së tij, gjatë periudhës më të artë të periudhës komuniste.

    Por nuk ka asnjë dokument që të provojë se Enver Hoxha përkrahu korrupsionin shtetëror, dhe nuk e ndëshkoi atë, kohë kur ishim me dëshirën e tij tën izoluar, sikundër, kjo është ironikisht sot kërkesa kryesore e BE-së për çeljen e negociatatave dhe anëtarësimin e Shqipërisë.

    Haxhi Kroi, sekretari i përjetshëm i diktatorit Enver Hoxha, ka lënë pas një ditar voluminoz ku janë shënuar pothuaj të gjitha ngjarjet më kulmore apo të rëndësishme të asaj kohe.

    Njohur si “alter ego” i dytë i Enver Hoxhës, ditari i Haxhi Kroit nuk sjell ndonjë vlerë të veçantë, pasi është i kuruar që të fshehë të gjitha fatkeqësitë, që sistemi komunist në përgjithësi dhe Enver Hoxha në veçanti i sollën shqiptarëve dhe Shqipërisë.

    Por gjithsesi ditari përmban të dhëna interesante të asaj kohë.

    Kështu për shembull, në shënimin e kursyer të datës 17 janar 1972, Haxhi Kroi ka shkruar se “i ka dërguar shoqes Nexhmije rrogën e dyjavorit të parë të janarit.

    Për shokun Enver 1150 lekë dhe për të 750 lekë, gjithsej 1900 lekë”.

    Shënimi interesant shërben për të kuptuar se sa paguhej në këtë periudhë numri një në hierarkinë e shtetit komunist.

    Sipas një llogarie të thjeshtë, ai paguhej 1150×2 baras 2300 lekë në muaj, ndërsa e shoqja, Nexhmija, 1500 lekë në muaj.

    Në atë kohë rrogat për popullin e thjeshtë shkonin nga 300 deri në 450 lekë në muaj për një punëtor të thjeshtë, nga 100 deri në 400 lekë në muaj për një kooperativist (në varësi të normës ditore dhe zonës bujqësore,

    pasi në veri të vendit kishte kooperativa ku merrej edhe 3 lekë për ditë pune, ose më pak se çmimi i një buke gruri që kushtonte 4 lekë), 500 deri në 800 lekë në muaj për një arsimtar, 800 deri në 1000 për një inxhinier të kualifikuar etj.

    Po çfarë mund të blije me rrogën mujore të Enver Hoxhës?

    Me dy muaj rrogë të Enver Hoxhës mund të blije një televizor, që ishte nga elektroshtëpiakët më të kushtueshëm (4000-5700 lekë).

    Me rrogën vjetore të Enver Hoxhës mund të blije edhe një shtëpi modeste (çmimet e shtëpive varionin nga 20.000 deri në 60.000).

    Në vitet e fundit të regjimit në Gjirokastër dhe në Tiranë u hapën dy dyqane ku mund të blije mallra cilësore të prodhimit të huaj, por vetëm me dollarë.

    Televizorët e parë me ngjyra kushtonin 100 dollarë për copë.

    Në këtë kohë Banka e Shtetit e mblidhte dollarin me 7.5 lekë nga qytetarët e thjeshtë.

    Të pers kutuarit e regjimit komunist, që nuk guxonin t’i afroheshin bankës, i këmbenin dollarët në treg të zi, në kursin 1 dollar me 5 lekë.

  • A është ky njeriu më pa fat në botë / Doli pɑs 3 muɑjsh ngɑ shtëpiɑ pɑsi kishte thyer këmbën, ditën e pɑrë që del në qytet jɑ çfɑrë i ndodhë (Video)

    A është ky njeriu më pa fat në botë / Doli pɑs 3 muɑjsh ngɑ shtëpiɑ pɑsi kishte thyer këmbën, ditën e pɑrë që del në qytet jɑ çfɑrë i ndodhë (Video)

    Feɾdí Bɑhɑɾ ngɑ Tʋɾqíɑ është ndoshtɑ një ngɑ njeɾëzít më të pɑ fɑt në botë … Pse? Sepse ɑí ʋ ɑksídentʋɑ dítën e pɑɾë pɑsí ʋ lɑɾgʋɑ ngɑ shtëpíɑ pɑs tɾe mʋɑjsh të gjɑtë.

    Gjegjësísht, ky djɑlë í ɾí kɑ thyeɾ këmbën dísɑ mʋɑj më pɑɾë. Lëndímet íshín ɑq të ɾëndɑ sɑ ɑí kɑloí gɑtí 90 dítë në shtɾɑt.

    Sígʋɾísht, ɑí nʋk ʋ lɑɾgʋɑ ngɑ shtëpíɑ e tíj gjɑtë gjíthë kësɑj kohe, dhe kʋɾ më në fʋnd íshte në gjendje të lëvízte, një ɑk sídent tjetëɾ í ndodhí ɑtíj.

    Në dítën fɑtɑle, ɑí ʋ lɑɾgʋɑ ngɑ shtëpíɑ pëɾ të píɾë më në fʋnd kɑfe me míqtë. Aí po ecte í lʋmtʋɾ në ɾɾʋgë dhe ɑs nʋk e ímɑgjínonte që në momentín tjetëɾ do të godítej ngɑ deɾɑ e hɑpʋɾ e një kɑmíoní në lëvízje.

    Í ɾíʋ ɾɑ sí í pɾeɾë dhe pɑstɑj pështyʋ dísɑ dhëmbë të thyeɾ. Shíkoní sí dʋkej e gjíthɑ.

  • Tragjike! Katër viktima nga rrëzimi i avionit privat

    Tragjike! Katër viktima nga rrëzimi i avionit privat

    Hetuesit federalë u përpoqën të hënën në një terren të vështirë të gjenin mbetjet e një avioni privat për të zgjidhur misterin se përse avioni doli nga kursi dhe u përplas në një mal, duke vrarë katër personat në bord.

    Një ditë pasi avioni fluturoi mbi kryeqytetin e vendit, duke e shtyrë ushtrinë të reagonte duke mobilizuar avionë luftarakë, Administrata Federale e Aviacionit tha në një përditësim të shkurtër se piloti dhe tre pasagjerët u vranë dhe se avioni u “shkatërrua” nga përplasja. Identiteti i tyre nuk u bë i ditur menjëherë.

    Hetuesi i Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB), Adam Gerhardt u tha gazetarëve se do t’u duhet kohë për të arritur në vendndodhjen e largët të përplasjes, gati 5 kilometra në veri të Montebellos.

    Hetuesit pritet të qëndrojnë në vendngjarje për të paktën tre deri në katër ditë. Zëdhënësja e NTSB-së, Jennifer Gabris, tha se hetuesit u detyruan të shkonin në këmbë në vendngjarje për shkak të terrenit malor.

    Vëmendja për rrëzimin dhe shkakun e tij u rrit nga trajektorja e pazakontë e fluturimit mbi Uashington, dhe nga zhurma e shkaktuar nga valët sonike të aeroplanëve ushtarakë që u dëgjua në të gjithë kryeqytetin dhe në pjesë të shteteve Merilend dhe Virxhinia. Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut tha në një deklaratë se avioni ushtarak ishte autorizuar të udhëtonte me shpejtësi supersonike, gjë që shkaktoi dhe zhurmën e madhe.

    Duke folur në një konferencë të hënën në mëngjes, zoti Gerhardt tha se mbetjet janë “shumë të fragmentuara” dhe hetuesit do të shqyrtojnë provat më delikate në vendngjarje. Në vazhdim pjesët do të zhvendosen, ndoshta me helikopter, për në Dellauer, ku mund të ekzaminohen më tej, tha ai. Avioni nuk e ka të detyrueshme të ketë një regjistrues fluturimi, por është e mundur që të ketë pajisje të tjera fluturimi që do të kenë të dhëna që mund të ekzaminohen, tha zoti Gerhardt.

    Hetuesit do të shqyrtojnë se pse piloti nuk përgjigjej dhe përse avioni fluturoi në trajektoren në fjalë, tha ai. Ata do të marrin në konsideratë disa faktorë që ekzaminohen rregullisht në hetime të tilla, përfshirë aeroplanin, motorët e tij, kushtet e motit, kualifikimet e pilotëve dhe të dhënat e mirëmbajtjes, tha ai.

    “Gjithçka është në tryezë derisa të heqim ngadalë dhe metodikisht komponentë dhe elementë të ndryshëm që do të jenë të rëndësishëm për këtë hetim të parametrave të sigurisë”, tha zoti Gerhardt.

    Një raport paraprak do të dalë brenda 10 ditëve dhe një raport përfundimtar do të dalë brenda dy vitesh, tha ai.

    Policia tha të dielën në mbrëmje se ekipet e shpëtimit kishin arritur në vendin e përplasjes në një pjesë rurale të Luginës Shenandoah dhe se nuk u gjet asnjë i mbijetuar. Policia e shtetit të Virxhinias tha se oficerët u njoftuan për përplasjen e mundshme pak para orës 16:00, dhe ekipet e shpëtimit arritën me këmbë në vendin e rrëzimit rreth katër orë më vonë.

    Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha se avioni privat i tipit Cessna Citation u nis të dielën nga Elizabethton, Tenesi, dhe fluturoi për në aeroportin MacArthur të Long Island. Në mënyrë të pashpjegueshme, avioni u kthye mbi Long Island të Nju Jorkut dhe fluturoi në një trajektore të drejtë mbi Uashingtonin përpara se të rrëzohej rreth orës 15:30.

    Avioni fluturoi drejtpërdrejt mbi kryeqytetin e vendit, një nga hapësirat ajrore më të kufizuara në vend.

    Sipas Pentagonit, gjashtë avionë luftarakë F-16 u dislokuan menjëherë për të arritur avionin privat. Dy avionë nga krahu i 113-të luftarak, pranë bazës Andrews në Merilend, ishin të parët që arritën pranë avionit Cessna për të filluar përpjekjet për të kontaktuar pilotin. Dy avionë F-16 nga Nju Xhersi dhe dy nga Karolina e Jugut iu bashkuan gjithashtu operacionit.

    Sipas organizatave që gjurmojnë trajektoret e avionëve, avioni duket se bëri një rënie të shpejtë spirale, duke zbritur me shpejtësi prej mbi 9 mijë metrash në minutë përpara se të përplasej në tokë.

  • I përmbys të gjithë sa hap e mbyll sytë! Luizi thyen rekordin e ri

    I përmbys të gjithë sa hap e mbyll sytë! Luizi thyen rekordin e ri

    Luiz Ejlli ka publikuar pak ditë më parë këngën e tij të re “Përjetësisht”.

    Sipas Top Medias kënga e tij ka marrë vëmendjen e publikut dhe brenda 24 orëve ka arritur mbi 1 milion klikime.

    E duke qenë se jemi tek shifrat e rekordeve, kënga e fituesit të edicionit të dytë të Big Brother VIP ka arritur të renditet në vendin e 15-të në listën e video-ve muzikore më ‘trending’ në mbarë botën të platformës YouTube duke kaluar kështu emra si Dua Lipa, Rita Ora si dhe artistë lokal si Noizy apo Elvana Gjata me të cilët Luizi po përflitet se do të bëje duete muzikore./ Kryefjala

  • Dolën tek emisioni “Dua të të bëj të lumtur”, grua dhe burrë e pranojnë hapur fare: Gënjyem se kishim nevojë … (Video)

    Dolën tek emisioni “Dua të të bëj të lumtur”, grua dhe burrë e pranojnë hapur fare: Gënjyem se kishim nevojë … (Video)

    Para pak kohësh Arian Bega klishte bërë thirrje publike në emisionin ‘Historia ime’ se e shoqja e kishte br a k tisur dhe ai kishte mbetur vetëm me 4 fëmijët e tyre.

    Ditën e djeshme, ai ishte sërish në emision dhe gjatë një lidhjeje telefonike me bashkëshorten e tij Elidën, kjo e fundit ka mo huar fjalët e tij, duke theksuar se nuk ka bra ktisur fëmijët por vetëm atë.

    Elida tregoi se Ariani ka ushtruar dhu në psikologjike dhe fizike ndaj saj, gjë të cilën i shoqi e ka mohuar. Po ashtu ka shtuar se ai është i ati i 4 fëmijëve të tjerë nga dy martesa të mëparshme dhe këtu Ariani ka ndërhyrë duke thënë se ka vetëm dy.

    Dyshja është bërë e njohur në media, kur para 10 muajsh Elida gjatë emisionit “Dua te te bej te lumtur”, i kërkoi të falur publike të shoqit që e kishte tradhëtuar e për më tepër e kishte futur në b u r g pa arsye.

    Ditën e djeshme, te ‘Historia ime’, Mirela Milori e ka pyetur përse i ka kërkuar falje Arianit dhe ajo ka zbuluar se në fakt ka qenë i gjithi një komplot mes tyre, ndërmjet së cilit synonin të merrnin ushqime falas dhe pagesën e qirasë për 2 muaj.

    Mirela Milori: Elida ke bërë një emision të tërë në një ekran tjetër, ku i ke he dhur poshtë këto dhe i ke kërkuar falje Arianit?

    Elida: Se tani më dole, se harrova, edhe emisioni që është bërë herën tjetër është bërë me dijeni të Arianit. Sepse na kanë paguar 2 muaj qira dhe na kanë sjellë për 3 muaj ushqime në shtëpi. Elida ka qenë më Francë, në Greqi, Gjermani, Kosovë gjithandej ka punuar Elida për shtëpinë. Ariani di të luajë dhe raki, nuk punonte Ariani..

    Mirela Milori: Më fal, ke g ënjyer tek ai emisioni tjetër?

    Elida: Po është e vërtetë, kam gënjyer sepse kam rënë në komplot me Arianin që kemi dalë në atë emision, nuk ka qenë suprizë për Arianin. Thjesht që të merrja, të paguaja dy muaj qira edhe ushqime që më kanë sjellë në shtëpi, ka qenë gazetare Lori, se s’më kujtohet mbiemri…