Author: editor

  • “Plas” keq brenda supermarketit, gratë sherr me grushta dhe shkelma (Video)

    “Plas” keq brenda supermarketit, gratë sherr me grushta dhe shkelma (Video)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një supermarket në Australi, teksa disa vajza janë përleshur dhunshëm me njëra-tjetrën.

    Pamjet e filmuara nga klientët brenda supermarketit janë bërë tashmë virale, ndërsa tregojnë një nga gratë, e cila lë fëmijën saj të mitur për tu futur në sherr.

    Pamjet shqetësuese të përleshjes tregojnë një grup të rejash që godasin njëra-tjetrën. Fillimisht dy vajza tërhoqën flokët dhe goditën me grushta përpara se një tjetër t’ia jepte fëmijën e saj një burri që sapo ishte shtyrë që ajo të mund të hynte në përleshje.

    Më vonë, burri që i kishte marrë foshnjën ia kaloi foshnjën një personi të tretë dhe shkoi të mbronte të renë.

    ‘Ndal, ndal, ndal’, bërtiti një burrë tjetër ndërsa vajzat vazhdonin të luftonin.

    Nuk dihet ende shkaku i këtij sherri, por të gjithë personat e përfshirë në konflikt janë arrestuar.

  • Rusia jep goditjen e fuqishme Ukrainës, autoritetet dalin me thirrjen urgjente

    Rusia jep goditjen e fuqishme Ukrainës, autoritetet dalin me thirrjen urgjente

    Oleksandr Prokudin, guvernatori i Hersonit, rajon në lindje të Ukrainës, ka njoftuar për evakuimin e banorëve nga zonat e rrezikuara nga përmbytjet, pas raportimeve se forcat ruse shkatërruan një sigë të lumit Dnjepër në Nova Kahovka.

    “Brenda pesë orëve, niveli i ujit do të arrijë një nivel kritik. Ka filluar evakuimi nga zonat e rrezikshme. Unë u bëj thirrje veçanërisht banorëve në bregun e majtë [të Dnjeprit]: bëni gjithçka që është e mundur për ta mbrojtur veten dhe për ta shpëtuar jetën tuaj. Largohuni menjëherë nga zonat e rrezikshme”, tha Prokudin në Telegram.

    “Unë mund ta konfirmoj se shpërthimi [ka ndodhur]…. Të gjitha shërbimet janë duke punuar. Situata po monitorohet. Hidrocentrali u hodh në erë nga pushtuesit”, i tha Radios Evropa e Lirë Natalia Humenyuk, zëdhënëse ushtarake për forcat jugore të Ukrainës.

    Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit ukrainas të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, tha se Presidenti Volodymyr Zelensky kishte thirrur një takim urgjent të Këshillit për ta diskutuar situatën.

    Incidenti në në Herson pason mohimet nga Kievi për pretendimet e Rusisë se forcat e saj e kishin zmbrapsur një ofensivë të shumëfisht ukrainase në rajonin lindor të Donjeckut.

    Kievi i hodhi poshtë këto pretendime, duke i quajtur atë një përpjekje për dezinformim ndërsa mohoi se kishte nisur kundërsulmin e shumëpritur për të rimarrë territorin e humbur që nga pushtimi i Moskës në shkurt të vitit 2022.

    Megjithatë, Kievi tha më 5 qershor se forcat ukrainase po “kalonin në veprime sulmuese” në disa zona dhe po kryenin operacione në shkallë të vogël.

    Pretendimi rus, i cili erdhi pasi Zelensky i kishte thënë mediumit amerikan Wall Street Journal dy ditë më parë se forcat ukrainase ishin gati për kundërsulm, nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur nga Radio Evropa e Lirë dhe u mohua nga ushtria ukrainase.

    Ushtria ukrainase tha se Rusia përdori video dhe fotografi të vjetra “si dhe materiale të tjera të rreme” në raportin e saj në lidhje me kundërsulmin e supozuar, në të cilin zyrtarët rusë thanë se Ukraina pësoi humbje të mëdha.

    Më herët, më 5 qershor, Ministria ruse e Mbrojtjes lëshoi një video-deklaratë duke thënë se forcat ukrainase i sulmuan pesë pika në Donjeck duke përdorur gjashtë batalione të mekanizuara dhe dy tanke, por tha se sulmi i tyre “nuk pati sukses”.

    Në deklaratë thuhej se shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, gjenerali Valery Gerasimov, e ka mbikëqyrur personalisht mbrojtjen ruse.

    Gjenerali Oleksandr Syrskiy, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, tha më 5 qershor se forcat ukrainase vazhduan të përparojnë pranë Bahmutit, qytetit që ka qenë epiqendra e luftimeve disamujore për marrjen nën kontrollin të rajonit të Donjeckut. Por, ai nuk përmendi nisjen e një kundërofensive.

  • Historia e PAZAK0NTË e shqiptares: Burri kishte frikë të ma bënte se i ngelte brenda …

    Historia e PAZAK0NTË e shqiptares: Burri kishte frikë të ma bënte se i ngelte brenda …

    Kohë më parë, një vajzë nga Fieri tregoi pro blemin që kishte me bash këshortin. Ajo bëri me dije se i shoqi vuante nga një së mundje që njihet si “va.gina den tata”.

    Siç shpjegoi, vajza kishte shkuar deri në Itali për të kuptuar këtë pr oblem të të shoqit, pasi edhe fëmijën e tyre e kishin lindur me vësh tirësi.

    Ajo përmend në letrën e parë, se nuk kënaqej thuajse asnjëherë nga partneri i saj, sa i takon marr.ëdhë nies se.ksuale.Vajza nga Fieri sqaroi se “va.gina dent ata” është një si ndromë që e kanë meshkujt që kanë pasur nënat e tyre aut oritare.

    Truri i burrit ka fobi të fusë pe nisin e tij në va.ginë, sepse i jep ndjenjë fr ike, sikur aty brenda mund t’i këp utet ose thjesht t’i ngelë brenda.

    Pasi mësoi gjithë këtë, vajza dhe i shoqi vi juan të jetonin në Itali, ku ajo u njoh me një italian, i cili e shoq ëronte çdo mëngjes për të pirë kafen bashkë.

    Mirëpo, një ditë prej ditësh, i shoqi i gjen bashkë në bar dhe aty nisin gjithë peri pecitë. Ai e dhu.non dhe ajo e de.noncon, por në mes të kësaj historie qën dron fëmija i tyre 6-vjeç.

    Ja çfarë tregon më tej vajza nga Fieri:Jam ajo vajza nga Fieri që kisha burrin sëmurë me atë si ndromën e va.ginës den tate.Ju tregoj si me ndryshoi jeta këto muaj. Kam arritur të bëj dokumentet italiane dhe jam shumë e lumtur.

    Ato ditë kur mora vesh përse burri im s’bënte më das huri me mua, fillova të dilja vetëm çdo mëngjes, të pija kafenë dhe m’u ngjit një italian. Pinim kafen në të njëjtin lokal.

    Llafe, muhabet u bëmë si miq dhe e pinim kafenë bashkë. Pas një jave që pinim rregullisht kafenë, na vjen dhe na kap burri im bashkë, por ne ishim vetëm shokë. Burri im nuk më besoi e kapi këtë italianin dhe pl asi she rri në mes të lokalit. Unë u fu ta për ti ndarë, por aty më gju ajti dhe mua duke më sharë se isha k…Lajmëruan kar abinierët.

    Erdhën e mezi na ndanë. Na morën të tre dhe na çuan në kaze rmë e na morën në pyetje. Donin të dinin nëse burri im ishte i dhu.nshëm. Unë i thash “si gjithë shqiptarët, as më shumë e as më pak”. Kur i thash kështu sollën te kjo dhoma si zyrë dhe italianin që po pija kafe.

    Duke folur se ç’kishte ndo dhur, më kërkuan që ta den oncoja burrin tim. Aty u fr ikësova. Po ta den oncoja, ku tu mby sja unë?! Por më vonë më qet ësuan dhe më premtuan që do më ndihmonin. Italianimë of roi shtëpinë e tij.

    Në fa kt me burrin tim kishte kohë që nuk sht yhej më. Ishte i dhu.nshëm, të ofendonte… Na mbante vetëm djali 6 vje çar.Na çuan në spital ku na mjekuan dhe ku na dhanë dokumentet që kon firmonin dh.unën që patëm. Që atë natë u tra nsferova tek italiani, që në fakt e quajnë Andrea.

    Pas dy ditësh, me makinën e kar abinierëve shkuam në kue sturë, dorëzuam certifikatën e mjekut, pasaportën dhe më dhanë një copë letër, si ric evutë, për të marrë dokumentat, për arsye huma nitare.Burrit tim i kishin vënë kusht o të kthehej në Shqipëri, ose ta fus nin në b.urg për dhu.në dhe pri shje rendi. Këto dy muaj kam jetuar si princeshë me Andrean. Më res pekton shumë.

    Ma bën qejfin për gjithçka.Të hënën të rhoqa dokumentat. M’i kanë dhënë për dy vjet, deri në prill të 2020, por mund të ri novohen prapë. Dje Andrea më mori me vete. Hën grëm drekë bashkë, pastaj më çoi në një aut oshkollë, ku pagoi direkt 750 euro për mua, që të filloj kursin e pat entës.

    Më premtoi që do më blejë dhe makinën.Jam shumë e lumtur! Çdo gjë shkoi shumë mirë. Tani që mora dokumentat, do shkoj në Shqipëri të bëj nda rjen dhe të marr djalin që të vazhdoj direkt shkollën këtu në Itali, në shtator”.

  • Shpejtësi jo më shumë se 60km/h dhe jo… / 3 rregullat strikte qe duhet te ndiqte shoferi i Enverit, në të kundërtën ‘i ikte koka’

    Shpejtësi jo më shumë se 60km/h dhe jo… / 3 rregullat strikte qe duhet te ndiqte shoferi i Enverit, në të kundërtën ‘i ikte koka’

    Ish-dik’tatori shqiptar Enver Hoxha, kishte një jetë të mbushur me mistere, ndoshta më shumë se sa yjet e muzikës, apo të kinemasë të cilët kanë qenë shumë më të hapur për median dhe publikun. Hoxha kishte vetyra lu ksoze dhe disa rregulla që shoferi i tij duhej t’i respektonte në përpikmëri, trasnmeton Gazeta Metro.

    Enver Hoxha kishte një veturë të tipit Mercedes 600, limuzine ka qenë diamanti mbi kurorën e veturave me të cilat ka udhëtuar drejtuesi i lartë i shtetit komunist shqiptar.

    Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 3 rregullat që duhet t’i respektonte me përpikmëri shoferi i Enver Hoxhës, në të kundërtën edhe mund të v r i tej:

    1. Nëse Enver Hoxha ulej në sedijen e pasme të makinës, nuk kishte më trimëri, por as f rikën s’mund ta njihje, ndërsa pakujdesia më e vogël shënohej me “bojë të kuqe”.

    2. Drejtuesi i automjetit duhet të kryente detyrën me përpikëri, ndërsa oficeri shoqërues ndiqte të gjithë procesin me një vëmendje dyshuese deri në çastin e fundit.

    3. Në bulevardet e kryeqytetit, por dhe në rrugët inter-urbane, Benzi ‘300 SEL’ me benzinë, një prodhim super i perëndimorëve gjermanë, nuk duhet t’i kalonte 60 kilometrat në orë. Vetëm kështu jeta e drejtuesit të shtetit ishte e siguruar në çdo rast. Gjithçka e përcaktuar nga ekspertët ishte firmosur nga vetë kryeministrit Mehmet Shehu.

    Veturat të cilat ka përdorur Enver Hoxha janë: Fiat Millecento, Alfa Romeo, ZIM, Flamuri i Kuq, Gaz 67, Gaz 69, Kadillak, Mercedez Benz 300 SEL dhe Mercedez Benz 600 Limuzinë./gazetametro.net

  • Aksion si në filma/ Shoferja lë makinën ndezur për të shkuar në market, ‘skifteri’ i grabit ‘bishën’ luksoze (foto)

    Aksion si në filma/ Shoferja lë makinën ndezur për të shkuar në market, ‘skifteri’ i grabit ‘bishën’ luksoze (foto)

    Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme në Vlorë.

    Bëhet me dije se një shofere e la makinën ndezur dhe me bllokazh për të shkuar në market, ndërkohë që fieraku i vjedh makinën dhe largohet me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur në lungomare pranë një marketi.

    Shoferja e makinës tip Range Rover kishte pak minuta që doli nga makina, e kur u kthye nuk e gjeti më mjetin.

    Pas marrjes së informacionit, policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit ndërsa falë kamerave të sigurisë nëpër qytet është mësuar edhe itinerari i lëvizjes. Policia ka mundur ta rrethojë e ta ndalojë të riun që vodhi makinën në autostradë, pranë fshatit Panaja.

    Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme në Vlorë.

    Bëhet me dije se një shofere e la makinën ndezur dhe me bllokazh për të shkuar në market, ndërkohë që fieraku i vjedh makinën dhe largohet me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur në lungomare pranë një marketi.

    Shoferja e makinës tip Range Rover kishte pak minuta që doli nga makina, e kur u kthye nuk e gjeti më mjetin.

    Pas marrjes së informacionit, policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit ndërsa falë kamerave të sigurisë nëpër qytet është mësuar edhe itinerari i lëvizjes. Policia ka mundur ta rrethojë e ta ndalojë të riun që vodhi makinën në autostradë, pranë fshatit Panaja.

    Hajduti i makinës rezulton të jetë një i ri nga qyteti i Fierit i moshës rreth 35 vjeç. A.Goxhaj, autori i vjedhjes rezulton me precedent të mëparshëm, teksa vetëm 3 ditë më parë ishte shoqëruar sërish në polici.

  • Krujë/ 140 bimë kanabis të kultivuara në banesë, 1 në pranga

    Krujë/ 140 bimë kanabis të kultivuara në banesë, 1 në pranga

    Faza e dhjetë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër” është finalizuar me asgjësimin e 140 bimëve kanabis që u gjetën të kultivuara në një banesë, në fshatin Fushë Thumanë.

    Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në banesën e shtetasve V. Xh. dhe B. Xh. (babë e bir), në fshatin Fushë Thumanë, u gjetën të kultivuara 140 bimë kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

    Për këtë rast, u vu në pranga shtetasi V. Xh., si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi B. Xh., për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen.

    Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./

  • Sa gjatë duhet t’i përdorim produktet kozmetike përpara se të skadojnë?

    Sa gjatë duhet t’i përdorim produktet kozmetike përpara se të skadojnë?

    Ju ka ndodhur ndonjëherë të keni aq shumë gjëra saqë mos të jeni në gjendje të gjeni atë që kërkoni? Vajzave mund t’u vijnë ndërmend produket e bukurisë dhe ne pikërisht për ato e kemi fjalën.

    Në banjë gjenden shporta të mbushura me kremra, shampo, e produkte kozmetike, në dhomën e gjumit situata paraqitet edhe më e rënde, çanta tualeti kudo, buzëkuqe, rimelë e kremra në çdo cep të dhomës.

    Kur ka qenë hera e fundit që ju keni bërë pastrimin e makeup-eve? Ja sa gjatë duhet t’i përdorini produktet kozmetike përpara se ato të skadojnë.

    2 deri në 3 muaj: rimeli, scrubi dhe maskat e fytyrës, sfungjeri i trupit dhe manikyrët.

    6 deri në 12 muaj: peneli i lëngshëm, fondotinta (kremi puder), larësi i fytyrës dhe serumet e fytyrës.

    1 deri në 1 vit e gjysmë: shkëlqyesi i buzëve, kremi mbrojtës kundër diellit, kremi hidratues, shampot, lapsi i syve dhe i buzëve.

  • La “Range Rover-in” ndezur në Vlorë dhe shkoi në market, fieraku vjedh makinën dhe largohet me shpejtësi

    La “Range Rover-in” ndezur në Vlorë dhe shkoi në market, fieraku vjedh makinën dhe largohet me shpejtësi

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Një 35-vjeçar nga Fieri ka vjedhur makinën e një gruaje, teksa kjo e fundit kishte lënë te ndaluar makinën e saj tip “Range Rover” të ndezur për të shkuar në një market.

    Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë pranë një marketi.

    Shoferja e makinës tip Range Rover kishte pak minuta që doli nga makina, e kur u kthye nuk e gjeti më mjetin.

    Policia pas marrjes së informacionit është vënë menjëherë në ndjekje, ndërsa fal kamerave të sigurisë që gjendjen në qytet është mësuar itinerari i lëvizjes. Mësohet se personi qëk a grabitur “Range Roverin” është një 35 vjeçar A. Goxhaj.

    Policia ka mundur ta rrethojë e ta ndalojë të riun që vodhi makinën në autostradë, pranë fshatit Panaja.

    Autori i vjedhjes rezulton me precedent të mëparshëm, teksa vetëm 3 ditë më parë ishte shoqëruar sërish në polici.

  • Vrasja e 29-vjeçares shtatzënë/ Flet e dashura tjetër e Alessandros: Ishim viktima të një gënjeshtari, kur u takuam u përqafuam, i thashë …

    Vrasja e 29-vjeçares shtatzënë/ Flet e dashura tjetër e Alessandros: Ishim viktima të një gënjeshtari, kur u takuam u përqafuam, i thashë …

    Vrasja e më pas zhdukja e Giulia Tramontano vijon të zërë një hapësirë të madhe në mediat italiane, ndërsa çdo ditë publikohen detaje të reja për krimin makabër. 29-vjeçarja e cila ishte në muajin e 7 të shtatzënisë, u vra nga i fejuari i saj 30-vjeçar Alessandro Impagnatiello. Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë ku çifti jetonte, mbrëmjen e së shtunës së shkuar. Autori më pas e fshehu trupin për 3 ditë në garazh, tentoi ta digjte dhe më pas e futi në valixhe dhe e braktisi në rrethinat e Milanos.

    Gjatë kësaj kohe, familja e Giulias kishte alarmuar autoritetet, fillimisht me dyshimin se vajza ishte larguar. Më herët gjatë asaj të shtune, ajo kishte zbuluar se babai i fëmijës së saj kishte pasur një lidhje paralele me një vajzë 23-vjeçare. Kjo e fundit ishte dhe personi i fundit me të cilën ishte takuar Giulia, përpara se të masakrohej me thikë.

    Siç mësohet nga mediat italiane, e shqetësuar për Giulian kishte qenë edhe 23-vjeçarja, e cila sa më shumë kalonte koha dhe për Giulian nuk kishte asnjë lajm, aq më shumë kishte frikë nga 30-vjeçari. Kjo edhe për shkak të bisedës që kishte pasur atë të shtunë me 29-vjeçaren. Ishte pikërisht dëshmia e 23-vjeçares në polici që i dha mundësinë hetuesve për të ndaluar autorin e dyshuar.Ky i fundit pretendon se krimin e ka kryer i vetëm dhe se e ka bërë që Giulia të mos vuante, sipas tij pasi ajo tentoi të vetëvritej. Kjo tezë hidhet poshtë nga hetuesit, të cilët kanë po ashtu dyshime të forta se ai mund të jetë ndihmuar për të fshehur trupin. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, avokati i tij njoftoi tërheqjen nga mbrojtja e 30-vjeçarit, ndërsa tha se Alessandro u kishte treguar hetuesve ku ndodhej arma e krimit.

    Detajet rreth zhvillimeve për vrasjen e Giulia Tramontano-s

    “Alessandro Impagnatiello ka thënë se gjithçka e ka bërë i vetëm”. Kështu u shpreh avokati i tij Sebastiano Sartori, i cili e takoi në burgun e San Vittore. Një prej gjërave që duhet të qartësojnë hetuesit është nëse u ndihmua për të fshehur trupin. “Ai e përjashton si mundësi”, tha Sartori duke folur për Rai. “Për dyshimet e hetuesve, do të duhet të pyesni ata”. Sa i përket thikës që përdori për të vrarë Giulia-n,“nuk e ka hedhur. Ka treguar ekzaktësisht ku është”, u shpreh avokati, duke shtuar se arma ndodhej në shtëpi.

    Pas këtij prononcimi, Sertori hoqi më pas dorë nga përfaqësimi i 30-vjeçarit, duke paraqitur dorëheqjen në prokurorinë e Milanos. Ai tha se ishte një çështje mes tij dhe klientit të tij, pa dhënë të tjera detaje. “Impagnatiello është në një gjendje të rënduar ankthi, që po del gjithnjë e më shumë në pah”, tha avokati.

    Avokati i familjes së Giulias: “Familja e Giulias që prej fillimisht i druhej këtij fundi tragjik, pasi ishte e vështirë që të mendonin se vajza e tyre, në pritje të një fëmije, pavarësisht traumës që kishte pësuar nga marrëdhënia sentimentale, të ishte larguar në mënyrë të vullnetshme nga shtëpia”, u shpreh avokati i familjes së 29-vjeçares për ANSA.

    E dashura e Alessandro-s: Nuk e futa në shtëpi

    Detaje të reja kanë dalë dritë nga dëshmia e vajzësme të cilën banakieri i lokalit Bamboo në Hotel Armani, që vrau të fejuarën e tij Giulia Tramontano, kishte një lidhje paralele. E reja ka thënë se kishte frikë, si për të ashtu edhe për Giulia-n, sepse nuk e dinte se çfarë i kishte ndodhur. Dy vajzat ishin takuar vetëm pak orë më herët, ndërsa për Alessandro-n para hetuesve u shpreh se nuk e dinte se çfarë ishte i aftë të bënte. Aq sa përballë presionit të tij për t’u takuar në mes të natës, një kolege e çoi në shtëpi, pasi edhe tek vendi i saj të punës ishin të shqetësuar.

    23-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, të mërkurën e shkuar para hetuesve tregoi atë që kishte ndodhur të shtunën, ditën kur u zhduk Giulia. Ajo udha detaje të rëndësishme hetuesve që i mundësuan ndalimin e Alessandro-s. Pasditen e asaj të shtune, pasi kishte zbuluar të vërtetën, vendosi që të takonte Giulia-n. E bindur se nuk i kishte dhënë fund fejesës me Giulia-s, siç e kishte gënjyer, apo pretendimet se nuk ishte babai i fëmijës, 23-vjeçarja deklaroi se “të dyja ishin viktima të atij gënjeshtari”.

    Dy vajzat u takuan pikërisht pranë hotelit ku 23-vjeçarja dhe Alessandro punonin. “Folëm qetësisht. Qëndruam rreth 1 orë, më pas ajo iku. Një që nisi me një përqafim për solidaritet femëror dhe u përmbyll me një ftesë për të ardhur në shtëpi për të fjetur nëse do të kishte nevojë. Ajo më tha që të mos shqetësohesha, duke më falenderuar”.

    Pasi zbuloi të vërtetën, “Giulia më tha se Alessandro nuk do ta shihte kurrë të birin dhe se asaj i interesonte vetëm fëmija dhe shëndeti i saj”.

    “Nuk e dinte nëse do të shkonte në Napoli tek prindërit e saj, por e sigurt ishte që nuk donte ta shihte më Alessandro-n. Pas takimit tonë do kthehej në shtëpi, në Senago për të folur me të dhe për t’u ndarë”, tregoi 23-vjeçarja. Por në atë orë të darkës, ai e vrau dhe inskenoi sikur ajo ishte larguar nga shtëpia. U përpoq t’i digjte trupin e më pas e futi në valixhe dhe e zhduku. Më pas u përpoq të bindte edhe 23-vjeçaren.

    Në një telefonatë video prej 9 minutash, vajza e pyeti për Giulia-n dhe ai fillimisht i thoshte se ishte duke fjetur në dhomë, më pas që kishte shkuar te një shoqe, kur në të vërtetë kishte vdekur. Por 23-vjeçarja nuk kishte më besim tek ai. Nisi të regjistronte bisedat dhe përveç shqetësimit se çfarë mund t’i kishte ndodhur Giulia-s, kishte frikë edhe për veten.

    “Në mes të natës nisa t’i shkruaja Alessandro-s duke i kërkuar të dija se ku ishte Giulia. Ai nga ana e tij më kërkonte që të takoheshim, sepse donte që të flisnim vetëm, pa të”.

    “Për ta qartësuar njëherë e mirë këtë çështje”, u shpreh ai. Vajza tregoi më tej se ai nisi të insistonte shumë. E frikësuar shkoi e shoqëruar nga një kolege në shtëpi. Por Alessandro nuk u dorëzua dhe i shkoi poshtë shtëpisë. Në fund u ngjit lart, megjithatë bisedoi me të nëpërmjet hekurave të ballkonit. “Ai insistonte që të futej brenda, por unë nuk doja sepse kisha frikë”, tha 23-vjeçarja.

    Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë. Autoritetet po punojnë për të zbardhur të gjitha lëvizjet e autorit të dyshuar, nëpërmjet analizimit të kamerave të sigurisë mes Senago dhe Milano. Po ashtu po analizohen edhe qelizat telefonike për të zbuluar personat me të cilët 30-vjeçari ka kontaktuar natën e vrasjes dhe ditët në vijim, për të kuptuar nëse është ndihmuar nga dikush për të fshehur kufomën. Hetuesit, shkruajnë mediat italiane, kërkojnë të rindërtojnë milimetër për milimetër atë që ka ndodhur, pasi kanë dyshime të forta se vrasja ishte e paramenduar dhe se akti u krye në gjakftohtësi të plotë.

    Giulia u zhduk të shtunën, por trupi i saj u zbulua vetëm orët e para të së enjtes së shkuar, kur 30-vjeçari pranoi vrasjen e saj.

  • Rritja e aksidenteve, eksperti tregon arsyet e fenomenit: Kokëfortësia e shoferëve, as reagojnë dhe frenojnë në rrugë

    Rritja e aksidenteve, eksperti tregon arsyet e fenomenit: Kokëfortësia e shoferëve, as reagojnë dhe frenojnë në rrugë

    Eksperti i sigurisë rrugore, Arben Luzi theksoi se 30-40% e aksidenteve rrugore në vendin tonë ndodhin vetëm për shkak të kokëfortësisë së shoferëve.

    Ai theksoi se mënyra e ecjes së shoferëve është kaotike ndërsa theksoi se drejtuesit nuk bëjnë tolerancë ndaj njëri-tjetrit.

    “Edukata jonë qytetare lë shumë për të dëshiruar. Mënyra e ecjes së drejtuesve të mjeteve është kaotike. Të gjithë i ke në korsin e krahut të majtë. Ne kemi dhe kokëfortësinë. Këto aksidente janë me dëme materiale. 30-40% e aksidenteve ndodhin vetëm nga kokëfortësia. . Nuk reagon, nuk frenon dhe nuk toleron shoferin”-tha ai.