Author: editor

  • Do habiteni se sa para la në zarf Olsi në dasmën e mikut të tij, Elgitit (Video)

    Do habiteni se sa para la në zarf Olsi në dasmën e mikut të tij, Elgitit (Video)

    Mbrëmjen e djeshme Elgiti dhe Klea kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dasma u mbajt në Himarë me të ftuar familjarë e miq të dyshes.

    Në ceremoni nuk kishte si të mungonte një ndër shokët e ngushtë të Elgitit, Olsi Bylyku.

    Aktori ka publikuar një video epike në Instastory ku tregon sa lekë i ka lënë në dasmë.

    Olsi shihet duke numëruar një shumë të madhe parash, teksa shprehet: Për një shok që kam nuk diskutohen këto gjëra.

    Mirëpo ai i fut në zarf vetëm 500 lekë të reja.

  • Publikohet FOTO/ Ky është djali që mbyti nënën me qese

    Publikohet FOTO/ Ky është djali që mbyti nënën me qese

    Publikohet fotoja e autorit të vrasjes së nënës në Përmet, Albi Muhollarit. I i riu i cili mbyti me qese plastmasi mbrëmjen e së shtunës nënën.

    Zeniat Muhollari dhe djali kanë debatuar dhe më pas i riu 24-vjeçar ka vrarë të ëmën.

    Pas ngjarjes, babai i Albit fajësoi doktorin që nuk e trajtoi djalin e tij për gjendjen psikologjike që kishte shfaqur këto kohë, ndonëse i kanë kërkuar ndihmë, teksa djali në dëshminë e tij, ka pranuar krimin e kryer duke shtuar se ajo që ka bërë është e pafalshme dhe se e meriton të ndëshkohet.

    “Ishte një moment delikat, unë meritoj të ndëshkohem, është i pafalshëm”, mësohet se ka deklaruar Muhollari. 24-vjeçari mbaroi studimet në Amerikë për Inxhinieri Kompjuterike. Ai dyshohet se vuan nga probleme me depresionin.

  • Vajza ngel shtatzënë me djalin e rritur në jetimore 10 vite më të ri, por e trishtë çfarë i bën familja (Video)

    Vajza ngel shtatzënë me djalin e rritur në jetimore 10 vite më të ri, por e trishtë çfarë i bën familja (Video)

    Rasti para disa kohesh ne emisionin ‘E diela shqiptare’, tek rubrika ‘Ka nje mesazh per ty’ ka qene nje

    vajze qe jeton ne Greqi prej femijerise dhe tashme ne moshen 35 vjecare eshte e lidhur me nje djale ne Shqiperi i cili eshte 10 vite me i ri ne moshe.

    Njohja e ektij cifti eshte bere nga fb dhe vajza deklaron se djalin e do po problemi i saj eshte me familjen se djali eshte jetim dhe ska nivel ekonomik te mire.

    Familja e Emanuelës nuk është dakort për këtë lidhje sepse Semi është rritur në jetimore

    dhe është 10 vite më i ri se Emanuela e cila është shtatzënë dhe pret një vajzë nga ai.

    Vidjo me poshte eshte shkeputur nga emisioni

  • Burri gjendet i vdekur në hotel! Dyshimet e para

    Burri gjendet i vdekur në hotel! Dyshimet e para

    Një tjetër turist ka ndërruar jetë në Shqipëri. Pas të moshuarës polake të shtunën, mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë një turist polak 70-vjeç.

    “Mbrëma rreth orës 23:50, në Golem, në dhomën e një hoteli, ka ndërruar jetë shtetasi polak T. Z., 70 vjeç, i cili ishte i akomoduar pranë këtij hoteli.

    Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak)” njofton policia.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

    /5pyetjet.al

  • “Çfarë bëra?!”/ Kërkesa e vetme e djalit pasi mbyti nënën me qese: Më sillni…

    “Çfarë bëra?!”/ Kërkesa e vetme e djalit pasi mbyti nënën me qese: Më sillni…

    Zbardhen detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Përmet, ku Albi Muhollari mbyti nënën Zeniat Muhollari me qese plasmasi.

    24-vjeçari sapo ishte kthyer nga SHBA me prindërit.

    “Çfarë ishte kjo që bëra, çfarë ishte kjo që bëra” ishin fjalët e para pas krimit në momentin që policia i vuri prangat të riut. Më pas në komisariat paraprakisht mësohet se ka deklaruar se “ishte një moment delikat, unë meritoj të ndëshkohem, është i pafalshëm”.

    Pas ngjarjes, babai i Albit fajësoi doktorin që nuk e trajtoi djalin e tij për gjendjen psikologjike që kishte shfaqur këto kohë, ndonëse i kanë kërkuar ndihmë.

  • Nuk janë bërë ende prindër, bashkëshortja e Elvis Pupës zbulon arsyen e këtij vendimi

    Nuk janë bërë ende prindër, bashkëshortja e Elvis Pupës zbulon arsyen e këtij vendimi

    Partnerja e aktorit shumë të dashur të humorit, Elvis Pupa ka qënë e ftuar së fundmi në podkastin “Zë me Mirën”.

    Gjatë intervistës ajo ka zbuluar për publikun shumë të pathëna më parë lidhur me marrëdhënien dhe jetën e tyre në Australi.

    Edhe pse çifti i njohur kanë prej 14 vitesh së bashku ata nuk kanë ende një fëmijë.

    Lidhur me këtë çështje Belina Pupa është shprehur se nuk ka ardhur akoma momenti i duhur. Madje ajo ka zbuluar se nuk ka asnjë problem që i pengon ata.

    “Neve nuk na erdhi ndjesia e prindërimit. Jemi shumë të shëndetshëm, thjesht nuk ka ndodhur ende, mund të vijë nesër, mund të vijë pasnesër.

    Ama unë besoj se çdo njeri ka rrugën e vet. Jam këtu jam për të bërë rrugëtimin tim. Fëmija është bekim.

    Arsyeja e vetme që dua të kem një fëmijë është se dua të di çfarë krijimi mundemi të bëjmë ne. Por, për momentin nuk ndihem sikur më mungon diçka”, u shpreh Belina.

    Ajo shtoi ndër të tjera që aktori asnjëherë nuk e ka pyetur se pse nuk po ndodh, por ka zgjedhur ta kuptojë. Ajo tha se janë shumë të plotësuar dhe të lumtur me njëri-tjetrin.

  • Kush i mori 3 mln Eurot? Agjentja “hap letrat”: Kjo është e vërteta

    Kush i mori 3 mln Eurot? Agjentja “hap letrat”: Kjo është e vërteta

    Sot ka dalë para gjykatës në Korçë për t’u njohur me masën e sigurisë ku u la në burg pa afat Alma Beqiri, agjentja e shërbimeve postare private “Adex’, e cila sipas akuzohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro.

    Beqiri ka deklaruar se kjo histori është stisur nga kompania postare.

    Ajo ka theksuar se është debitore ndaj kompanisë në shumën 200 mijë euro dhe jo 3 mln Euro.

    “Jam debitore vetëm për 200 mijë euro kundrejt postës, ndërsa pjesa tjetër është farsë e ngritur nga subjekti” tha Beqiri. Policia po heton persona të tjerë të lidhur me këtë dosje.

  • Djathi i gomarit shitet me çmim prej 1000 Euro, ja vendi ku prodhohet, shumë pranë Shqipërisë

    Djathi i gomarit shitet me çmim prej 1000 Euro, ja vendi ku prodhohet, shumë pranë Shqipërisë

    A keni provuar ndonjëherë djathë gomarice? Me siguri që jo! Një djathë i tillë ekziston krahas djathit të lopëve, deleve dhe dhive, por çmimi është pak i kripur, apo për milionerët, siç shkruajnë mediat britanike.

    Është djathi më i shtrenjtë në botë dhe në kushtet e Shqipërisë për të blerë 1 kg djathtë gomari do të duhen të paktën tri rroga mesatare.

    Çmimi i djathit i bërë nga qumështi i gomarit kushton hiç më pak se 880 paund, mbi 800 euro.

    Por, se si dhe pse është kaq e shtrenjtë? Për të bërë 1 kg djathë gomari duhen 25 litra qumësht, i cili mund të kushtojë deri në 40 paund një litër.

    Sigurisht nuk duhet kaq shumë qumësht lope, deleje apo dhie për të prodhuar një 1 kg djathë.

    Arsyeja është e thjeshtë, qumështi i gomarit nuk ka kafeinë të mjaftueshme që e bën qumështin plotësisht të trashë, megjithatë vlerat ushqyese të tij janë mjaft të mëdha. Videoja nga prodhimi i djathit të gomarit në një rezervat natyror të gomerëve në Serbi.

  • Zbulohet shkaku i helmimit të 50 banorëve në Bulqizë

    Zbulohet shkaku i helmimit të 50 banorëve në Bulqizë

    Policia ka proceduar një 64-vjeçar, i cili duket se është shkaktuari për helmimin e rreth 50 banorëve të fshatit Gjoricë në Bulqizë.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për Kadri Muça, banues në Peshkopi.

    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për shkak të montimit të një tubi plastik, nga 64-vjeçari, ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë, ishin përzier me ujërat e zeza të këtij fshati, dhe kjo kishte shkaktuar helmimin nga uji, të disa banorëve të këtij fshati.

    Pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, të gjithë banorët janë larguar në banesat e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

    Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

  • “Gati porosia”! Hetuesit gjejnë “bombën” brenda telefonit të policit të Tiranës!

    “Gati porosia”! Hetuesit gjejnë “bombën” brenda telefonit të policit të Tiranës!

    Pak ditë më parë efektivët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore arrestuan dy policë në Tiranë, Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha për korrupsion, pasi i morën 100 Euro një shoferi për të shmangur ndëshkimin me gjobë. Por nga veprimet hetimore dhe kontrolli i telefonave janë zbuluar të tjera materiale që implikojnë rëndë njërin prej tyre.

    Në një nga telefonat “IPHONE 11”, gjenden biseda ne aplikacionin “SIGNAL”, me numra të huaj ku bisedon për para me fajde si dhe biseda për dhënien e një sasie fishekësh një ende të pa identifikuar i cili flet gjuhen shqipe, e pasqyruar ne procesverbalin e aparatit telefonik sekuestruar të Hashim Xhixha, shkruan gazetari Edison Vatnikaj.

    Nën hetim janë edhe punonjës të tjerë të repartit “Shqiponja” Tiranë por edhe sektorëve të tjera në të cilën janë gjetur në komunikimet e Xhixhës në dy telefona. Polici Haxhim Xhixha kishte rreth një muaj që ishte bërë pjese e repartit Shqiponja. Ai më herët ka shërbyer në drejtorinë e Durrësit.