Author: editor

  • “Gati porosia”! Hetuesit gjejnë “bombën” brenda telefonit të policit të Tiranës!

    “Gati porosia”! Hetuesit gjejnë “bombën” brenda telefonit të policit të Tiranës!

    Pak ditë më parë efektivët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore arrestuan dy policë në Tiranë, Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha për korrupsion, pasi i morën 100 Euro një shoferi për të shmangur ndëshkimin me gjobë. Por nga veprimet hetimore dhe kontrolli i telefonave janë zbuluar të tjera materiale që implikojnë rëndë njërin prej tyre.

    Në një nga telefonat “IPHONE 11”, gjenden biseda ne aplikacionin “SIGNAL”, me numra të huaj ku bisedon për para me fajde si dhe biseda për dhënien e një sasie fishekësh një ende të pa identifikuar i cili flet gjuhen shqipe, e pasqyruar ne procesverbalin e aparatit telefonik sekuestruar të Hashim Xhixha, shkruan gazetari Edison Vatnikaj.

    Nën hetim janë edhe punonjës të tjerë të repartit “Shqiponja” Tiranë por edhe sektorëve të tjera në të cilën janë gjetur në komunikimet e Xhixhës në dy telefona. Polici Haxhim Xhixha kishte rreth një muaj që ishte bërë pjese e repartit Shqiponja. Ai më herët ka shërbyer në drejtorinë e Durrësit.

  • Ndërron jetë fshatari që sillte qumësht në Tiranë. Familja zbulon se kishte tre shtëpia luksoze!

    Ndërron jetë fshatari që sillte qumësht në Tiranë. Familja zbulon se kishte tre shtëpia luksoze!

    Ismet. C, fshatari qe shperndante qumesht ne te gjithe Tiranen nderron jete.

    Te nesermen u zbulua se ai kishte lene nje testament te cuditshem.

    E gjithe familja u mblodh tek zyra e avokatit i cili hapi zarfin dhe filloi te lexoje.

    Ne testament shkruhej:

    Djalit i le shtepine tek komuna e Parisit

    Vajzes time i le shtepine tek rruga Elbasanit

    Ndersa nuses time i le shtepine tek Fresku

    Avokati u be shume kurioz dhe pyeti te shoqen:

    Burri juaj mesa shoh paska qene shume i pasur!

    Ca lesh i pasur thua mor cun – i pergjigjet gruaja, keto jane shtepite ku conte qumeshtin perdite!

    Satirë/Humor Ndalohet kopjimi këtij materiali.

  • Ndodh e pabesueshmja! Sukseset nuk kanë fund, Luiz Ejlli shfaqet në billboardin e ‘Times Square’ në Nju Jork(Foto)

    Ndodh e pabesueshmja! Sukseset nuk kanë fund, Luiz Ejlli shfaqet në billboardin e ‘Times Square’ në Nju Jork(Foto)

    Prej disa muajsh ai është kthyer në një nga personazhet më të kërkuar në vend. Është fjala për fituesin e këtij edicioni të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, i cili po kërkohet në koncerte në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë vendit.

    Nga data 9 qershor deri me 19 qershor, këngëtari i njohur do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi është ftuar në disa koncerte në shtete të ndryshme.

    Sukseset nuk kanë fund, Luiz Ejlli shfaqet në billboardin eSë bashku me disa artistë shqiptarë, përfshirë edhe Mozzik, Luizi do kënaqë shqiptarët me zërin e tij. E për ta reklamuar mbërritjen e tij, posteri është shfaqur në ‘Times Square’ në Nju Jork.

    Nuk dihet nëse edhe partnerja e tij, Kiara Tito, do të shkojë bashkë me Luizin apo do të qëndrojë në Tiranë.

  • Vrau gruan me sëpatë, gjykata nuk tregon mëshirë për bashkëshortin, e dënon me…

    Vrau gruan me sëpatë, gjykata nuk tregon mëshirë për bashkëshortin, e dënon me…

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj Izet Godenit, të akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Sanije Godeni, më 25 nëntor të vitit të kaluar.

    Në njoftim thuhet se i akuzuari e ka pranuar fajësinë dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej 25 vjetësh.

    “I akuzuari I.G me datë 25.11.2022 rreth orës 04:00, në shtëpinë e tij në Prishtinë, në mënyrë mizore dhe dinake, kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G, në atë mënyrë që derisa e ndjera kishte qenë duke fjetur, i akuzuari e kishte goditur me sëpatë disa herë në pjesën e majtë të kokës dhe si pasojë e këtyre goditjeve, e ndjera S.G kishte ndërruar jetë. Kjo gjendje faktike është vërtetuar pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari dhe provat materiale që gjenden në shkresat e lëndës”, thuhet në njoftim.

  • U plagos me thikë nga bashkëshorti, 38-vjeçarja në gjendje të rëndë

    U plagos me thikë nga bashkëshorti, 38-vjeçarja në gjendje të rëndë

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Korçë.

    Bashkëshorti ka plagosur me thikë gruan për motive xhelozie. Aleko Myrtollari 46 vjeç, pas grindjes me bashkëshorten, Marjolën 38 vjeçe, nxorri nga shtëpia 3 fëmijët dhe e qëlloi rreth orës 22:00 të së dielës disa herë me thikë, duke e lënë të plagosur rëndë.

    Ka qenë vajza 16-vjeçare, që pasi u rikthye ne banesën me qira në lagjen 10 të Korçës, ka gjetur nënën të gjakosur dhe ka njoftuar policinë. Ndërsa, 46-vjeçari u largua pas krimit dhe ndodhet në kërkim.

    Sipas informacioneve nga vendngjarja, thuhet se çifti kishte prej kohësh grindje mes tyre. Ata lanë jetën në Tiranë rreth një muaj më parë për të jetuar në Korçë, ndërsa mësohet se bashkëshorti ka qenë i dhunshëm pasi ishte edhe konsumues edhe i alkoolit.

    Ai ka punuar jashtë shtetit për pak muaj, ndërsa bashkëshortja ishte e papunë.

    Klan News

  • Zamira 16-vjeçe përlot : Nuk kam as ujë të lahem, natën vijnë burra sapo babi ikën në punë

    Zamira 16-vjeçe përlot : Nuk kam as ujë të lahem, natën vijnë burra sapo babi ikën në punë

    Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë e ftuar Zamira, një vajzë 16 vjeç e cila ka rrëfyer se jeton në kushte ek treme të varfërisë. Ajo nuk ka as tualet për të kryer nevojat personale. Lahet me ujë liqeni ku ka marrë shumë inf eksione sepse shtëpia nuk ka as ujë dhe as drita. Enët dhe rrobat i lan po me ujë liqeni.

    Netëve, kur babai i saj ikën për të punuar, zakonisht punon në Krujë dhe niset që në 3 të mëngjesit më këmbë në mënyrë që të jetë aty në orën 6, pasi nuk ka lek për të paguar transportin, Zamira mbetet vetëm.

    Në ato net, disa djem me motor i afrohen shtëpisë së saj dhe qëndrojnë në oborrin e shtëpisë, i cili është i parrethuar dhe i pasigurt, aty, ata bërtasin, pinë cig are dhe alko ol dhe gjuajnë me gurë drejt dritareve të shtëpisë së saj.

    Ndër bisedat me ton të lartë që ata bëjnë mes tyre, Zamira ka dëgjuar që ata kanë diskutuar mes njëri-tjetrit se do të rikthehen sërish kur ajo të jetë vetëm. Kjo ka ndodhur disa herë. Në fillim, babai i Zamirës nuk e besonte, derisa një natë i vuri re dhe vetë disa lëvizje të çuditshme. Kur babai i saj është aty, ata nuk futen në oborr, por qarkullojnë aty me motor.

    Zamira dhe babai i saj nuk kanë mundur t’i identifikojnë këta persona, pasi vetëm i kanë dëgjuar. Përpara rreth tre muajsh, Zamira ka dërguar një shkresë d eno ncuese lidhur me këtë shqetësim, drejtuar Njësisë Administrative të Qendrës Nikël, e cila mbulon dhe fshatin e Zamirës.

    Por ende nuk ka marrë një përgjigje. Ajo kërkon ndihmë, dhe kërkon të ikë nga ai vend sepse ka shumë frikë. Nga stresi i është shfaqur psoriaza dhe ankthi.

    Mirela Milori: Më trego historinë pse të shkaktohet ky stres? Babi ikën në punë në orën 3 të natës ka raste dhe çfarë ndodh në orët e vona të natës kur ti mbetesh vetëm në shtëpi?

    Zamira: Në momentin që del babi, pas një çerek ore, 20 minutash vijnë njerëz të ndryshëm me motor tek oborri i shtëpisë, rrinë aty një orë derisa të shkojë ora 4 e gjysmë, 5, pinë cigare dhe aty të kap fr ika e pa niku.

    Mirela Milori: Ata njerëz e dinë që je vetëm, ka ndodhur kur ke qenë vetëm apo dhe kur ka qenë babi?

    Zamira: Po e dinë, kur më kanë ardhur tek oborri, tek dritarja, kam qenë vetëm, ndërsa kur është babi në shtëpi vetëm lëvizin nëpër rrugë sepse babi nuk shikon dot nga larg.

    Mirela Milori: Ka rastisur ndonjëherë që ka qenë dhe babi dhe e ka përjetuar këtë skenë?

    Zamira: Po ka qenë një natë kur menduan që babi nuk ishte në shtëpi, erdhën deri tek dritarja, por e dëgjuan babin që po ngrihej sepse ndezi një qiri sepse nuk ka drita. Edhe detyrat i bëj me qiri dhe ikën. Nuk mund të them për dikë në veçanti sepse nuk i kam parë. Vendi ku unë jetoj është i vogël, nuk ka asnjë njeri, kanë ikur të gjithë, vetëm unë banoj aty. Kam nja 3-4 shtëpi afër por janë të braktisura. Kam vetëm dy komshinj që janë nga Tirana dhe vijnë vetëm një herë në muaj.

  • 5 herë kampion kombëtar, familja e boksierëvë tregon si kanë hyrë në rrugën e sportit

    5 herë kampion kombëtar, familja e boksierëvë tregon si kanë hyrë në rrugën e sportit

    5 herë kampion kombëtar, familja e boksierëvë tregon si kanë hyrë në rrugën e sportit

    Familja Koçi është e përbërë vetëm nga boksierë. Babai Artur Koçi, e ka trashëguar profesionin te dy djemtë e tij, Amar dhe Ahmend, të cilët kanë shënuar suksese të jashtëzakonshme. Amari është shpallur 5 herë kampion kombëtar, ndërsa Ahmedi 3 herë.

    Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar si është të merresh me këtë sport dhe si kanë arritur t’ia dalin të gjithë si familje.

    “Sporti në përgjithësi është shumë i mirë, shumë edukativ, të mban larg veseve. Unë te boksi kam ngelur. Pasi mbarova ushtrinë, kisha trajnerin tim Skënder Kurtin, i cili ka vdekur tani. Ai më futi te kjo rrugë, më tha që je i mirë. Kam qene 19-20-vjeç. Vonë është, po nqf se je puntor dhe ke vullnet ia del. Po e mira është ta nisësh që i vogël, që 8-vjeç”, u shpreh babai.

    “Babi ka qene një shtysë që ka ndikuar te ne. Na ka pas marr me vete gjithmonë, që të vegjël shikonim ndeshjet e të rriturve. Jemi mësuar me ambientet e boksit”, tha ndër të tjera Amari./abcnews.al

  • Historia e çiftit të divorcuar të Arditi: Natën e parë të martesës zbulova që s’ishte e virgjër, por më e keqja doli se …

    Historia e çiftit të divorcuar të Arditi: Natën e parë të martesës zbulova që s’ishte e virgjër, por më e keqja doli se …

    Seanca e fundit e ndërmjetësimin e “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, nuk ka qenë aspak e lehtë për Eni Çobanin.

    Kalvari i shqe tësimeve të Majlindës nisi që natën e parë të martesës me bashkëshortin e saj, i cili pre tendon se ajo nuk ishte e vi rgjër. Nga ku nisën dhe të gjitha problemet.

    Majlinda ngelet shtatzënë.

    Seanca e fundit e ndërmjetësimin e “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, nuk ka qenë aspak e lehtë për Eni Çobanin. Kalvari i shqet ësimeve të Majlindës nisi që natën e parë të martesës me bashkëshortin e saj, i cili pretendon se ajo nuk ishte e vi rgj ër.

    Nga ku nisën dhe të gjitha problemet. Majlinda ngelet shtatzënë, por Dritani (ish-bashkëshorti) nuk ka pranuar ta njohë fëmijën që ajo lindi. Në fillim të pranishëm në studio kanë qenë motër e vëlla dhe më pas ka ardhur dhe Dritani.

    Majlinda: Sot do them të vërtetë time, edhe pse as familja ime s’më beson akoma sot pas 4 vitesh, le më tutje, opinion publik.

    Sot në këtë karrige do doja të ishte babai i f ëmijës ose pjesëtarë të tjerë të f amiljes të ish-burrit. Valdeti: Kam ardhur sepse më ke thirrur ti zonja Eni, jo nga motra ime. Kam 4 vite që e nd jek motrën time nga pas.

  • Shifra marramendëse që nuset po paguajnë për qiranë e fustanit që veshi Kiara në dasmën e saj

    Shifra marramendëse që nuset po paguajnë për qiranë e fustanit që veshi Kiara në dasmën e saj

    Më 6 maj, dy ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

    Kiara po shkëlqente në fustanin e bardhë teksa shkonte drejt altarit.

    Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga ky fustan që moderatorja veshi atë natë.

    Siç bëhet e ditur nga “Vip Magazine” ato po paguajnë shifra të kripura për ta veshur të njëjtin.

    “Vip Magazine” tregon se çmimi i qirasë së fustanit të Kiarës për një ceremoni martesore, ka shkuar deri në 1800 euro.

  • Një shofer autobusi humb jetën pasi përplaset me dy deve

    Një shofer autobusi humb jetën pasi përplaset me dy deve

    Një shofer autobusi shkollor ka vdekur pasi ka goditur dy deve në Queensland qendrore, Australi.

    Shoferi kishte qenë duke udhëtuar përgjatë rrugës Emu Park në Nankin, afër Rockhampton, në orën 5:15 të mëngjesit të së hënës.

    Autobusi goditi dy deve përpara se të përplasej me një argjinaturë. Shoferi mbeti i vdekur në vendngjarje. Policia tregon se është nisur një hetim për këtë ngjarje dhe ngushëllon familjen e viktimës.

    Pronari i deveve John Richardson shprehet se ndihet keq për këtë ngjarje dhe i jep ngushëllimet familjes së shoferit.