Author: editor

  • Media në zi/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur

    Media në zi/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur

    Giorgos Georgiou është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare. Gazetari i njohur grek i sportit dhe prezantuesi i emisioneve televizive

    dhe radiofonike ishte prekur nga kanceri dhe së fundmi ishte shtruar në spitalin e Agios Savvas.

    Georgiou lindi në Petralonë më 26 maj 1952.

    Ai ishte tepër aktiv në fushën e gazetarisë sportive që nga viti 1982, si anëtar i ekipit themelues të gazetës sportive greke “O Filathlos” të botuesit Girogos Kouris.

    Ai u bë i njohur për publikun përmes rubrikës së tij të përditshme në Filathlos,si dhe emisionit të tij të parë në radio, më vonë në televizion.

  • Mbretëresha, Prima Donna apo kuçedra? Nuk do ta besoni se cili epitet i pëlqen më shumë Olta Gixharit

    Mbretëresha, Prima Donna apo kuçedra? Nuk do ta besoni se cili epitet i pëlqen më shumë Olta Gixharit

    Aktorja e njohur Olta Gixhari arriti famë të madhe pas pjesëmarrjes në “Big Brother Vip Albania”. Së fundmi ajo ka folur për eksperiencën e saj për emisionin “nZa”.

    “Ka qenë një eksperiencë unike, shumë e bukur, një eksperiencë për të cilën nuk jam bërë aspak pishman. Po të kthehesha mbrapa do ta ribëja. Kam mësuar shumë gjëra dhe kam sfiduar veten time. Siç e kam thënë edhe natën që kam dalë, natën e 1 prillit, që askush nuk e besonte që unë po dilja vërtet sepse ishte dita e gënjeshtrave, Big Brotherin tim unë e kam fituar dhe realisht ndjehem një fituese përballë vetes time sepse sfidat më të mëdha i kam me veten time”, ka thënë Olta.

    Për sa i përket epiteteve të cilat i mori gjatë këtij edicioni të Big Brother, ajo tregoi se cilin prej tyre e konsideron më të vërtetin.

    “Cilën prej epiteteve e shijova më shumë?

    “Mbretëresha”, “Prima Dona” apo Kuçedra? Po t’i bësh të tria bashkë është një kokteil i mrekullueshëm. Kështu që nuk do të hiqja asnjërën. Epiteti që është përdorur më së shumti për mua është Prima Dona, ajo është e vërtetë, mbase nga mbase nga mënyra e sjelljes sime sepse unë kam një sjellje të shkujdesur”, ka thënë Olta.

  • Tronditet ky shtet/ Të shtëna me armë zjarri, raportohet për 5 viktima

    Tronditet ky shtet/ Të shtëna me armë zjarri, raportohet për 5 viktima

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador, ku 5 persona kanë mbetur të vrarë dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë në një shtëpi në në Guayaquil.

    Bëhet e ditur se sulmi ka ndodhur nga tre burra që mbërritën me një motoçikletë në lagjen Isla Trinitaria, në pjesën jugore të qytetit.

    Dy ditë më parë, persona të armatosur sulmuan një shtëpi funerali në Manda dhe hapën zjarr mbi të pranishmit, duke vrarë katër dhe duke plagosur tetë.

    Autoritetet ia atribuojnë rritjen e dhunës betejave të bandave për kontrollin e bregdetit të Paqësorit, një qendër strategjike për trafikun e drogës në SHBA dhe Europë.

  • Djali rrinte gjithë ditën në ballkon, nëna shokohet kur zbulon se arsyeja ishte një vajzë e zhveshur në …

    Djali rrinte gjithë ditën në ballkon, nëna shokohet kur zbulon se arsyeja ishte një vajzë e zhveshur në …

    Një nënë e shqetësuar ngeli e habitur kur pa se në mënyrë të çuditshme djali i saj kishte mbi dy orë që rrinte në ballkon.

    E shqetësuar nga kjo sjellje jo normale e tij, ajo e thërret të futet brenda, por ai pasi futet del përsëri pas pak minutash.

    E bërë kurioze nga ky fakt, nëna del vetë në ballkon për të parë se çfarë po ndodh më të birin. Por në momentin që del dhe vetë, kupton gjithçka.

    Një vajzë e re kishte dalë gjysëm e zhv eshur në ballkonin poshtë dhe po merrte rreze dielli.

    Pamja ishte tunduese me sa duket duke bere qe ai te “piqej” në diell duke parë të pasmet e vajzës.Natyrisht vajza ishte brenda shtëpisë së saj, por duhet të ishte treguar pak më e kujdesshme duke patur parasysh se sipër kishte ballkonet e komshinjve.

    Por edhe nëna mund të ishte treguar më e kujdesshme me djalin e saj duke e kontrolluar që në fillim situatën dhe duke mos e lene djalin e shkrete per dy ore jashte.

  • Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 100.6 lekë dhe do të shitet me 101.6 lekë.

    Ndërkohë euro do të blihet me 108 lekë dhe do të shitet me 109 lekë, ndërsa franga zvicerane do të blihet me 110.3 lekë dhe do të shitet me 111.2 lekë.

    Paundi britanik në tregun shqiptar do blihet me 125 lekë dhe do shitet me 126.2 lekë.

  • Nxori fëmijët jashtë dhe qëlloi me thikë gruan, ky është autori i plagosjes dhe bashkëshortja e tij!

    Nxori fëmijët jashtë dhe qëlloi me thikë gruan, ky është autori i plagosjes dhe bashkëshortja e tij!

    Një ngjarje e rëndë u raportua nga qyteti i Korçës, ku 46-vjeçari, Aleko Myrtollari plagosi rëndë më thikë gruan e tij, Manjola Myrtollari, 38-vjeç dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

    Mësohet se çifti jetonte me qira, ndërsa kishin më shumë se një muaj që ishin zhvendosur nga Tiranë për të jetuar në Korçë.

    Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, thuhet se çifti ka pasur probleme prej kohësh.

    Bashkëshorti ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj Manjola Myrtollarit. Në banesë në ato momente kanë qenë edhe fëmijët, por autori më parë i ka nxjerrë ata jashtë dhe më pas ka qëlluar disa herë bashkëshorten.

    Ka qenë vajza 16-vjeçare ajo që më pas është futur brenda ka parë nënën e saj të plagosur dhe ka njoftuar policinë.

    Po ashtu mësohet se bashkëshorti konsumonte alkool dhe rrinte shpesh i dehur, ndërsa punonte me sezone jashtë shtetit.

    Njoftimi i policisë:

    Korçë/Informacion paraprak

    Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi Aleko Myrtollari., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen Marjola Myrtollari., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit Aleko Myrtollari., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Detaje të reja nga plagosja me thikë në Korçë, 46-vjeçari kishte ushtruar dhunë edhe më parë ndaj bashkëshortes, vajza e madhe dëshmon në polici

    Detaje të reja nga plagosja me thikë në Korçë, 46-vjeçari kishte ushtruar dhunë edhe më parë ndaj bashkëshortes, vajza e madhe dëshmon në polici

    Detaje të reja bëhen me dije nga pagosja me thikë në Korçë mbrëmjen e djeshme.

    Mësohet se 46-vjeçari që plagosi bashkëshorteb, kishte nxjerrë fillimisht fëmijët jashtë banesës, para se të kryente aktin e rëndë.

    Por pas ngjarjes ku mbeti e plagosur rëndë 38 vjeçarja në banesë ka hyrë vajza e madhe e tyre e cila më pas ka lajmëruar policinë.

    Pasi Aleko Myrtollarit u arratis, policia ka shoqëruar në polici vajzën pë të dëshmuar për ngjarjen, ndërsa është vënë në kërkim të autorit.

    Mësohet se çifti i bashkëshortëve sipas komshinjëve më hërët kishin jetuar në Tiranë dhe vetëm një muaj kanë që janë vendosur në Korçë në banesë me qira, ndërkohë bëhet me dije se origjina e tyre është nga fshati Porodinë.

    Sipas dëshmive të fqinjëve jashtë kamerave, Aleko Myrtollari kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes, pasi njihej si një person që konsumonte alkool.

    Ndër të tjera, 46 vjeçari shkonte për punë sezonale në Gjermani.

  • MOTI SOT: Paraditja me diell, por pasditja… Ja si do luhaten temperaturat!

    MOTI SOT: Paraditja me diell, por pasditja… Ja si do luhaten temperaturat!

    Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në Shqipëri.

    Për pasojë, orët e paradites do të jenë me diell ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave duke rrezikuar reshje shiu në të gjithë zonën malore, më të dukshme në veri të vendit ku priten edhe rrebeshe.

    Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të motit duke lënë me reshje të pakta dhe të izoluara vetëm zonat malore Juglindore.

    Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C.

    Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

    Kosova

    Republika e Kosovës, vijon nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut ku më të dukshme reshjet paraqiten në pjesën veriore dhe verilindore të saj ku priten edhe rrebeshe afat-shkurtra.

    Parashikohet që herë pas here të ketë intervale me kthjellime të cilat do të jenë kryesisht gjatë orëve të paradites.

  • Djali shqiptari denoncon ‘live’ në emision humbjen e së fejuarës, shokon babai i saj me reagimin: Vajza ime të la, tani

    Djali shqiptari denoncon ‘live’ në emision humbjen e së fejuarës, shokon babai i saj me reagimin: Vajza ime të la, tani

    25-vjeçarja nga Cakrani i Fierit ishte larguar nga shtëpia më 24 shtator në orën 13:00, duke mos i dhënë shumë detaje Klodianit.

    Ata kishin komunikuar sërish në mbrëmje, por biseda ishte e vakët dhe Asija nuk kishte dhënë një vendndodhje të saj. Një ditë më pas, më 25 shtator, Klodiani kishte tentuar ta telefononte sërisht dhe e fejuara i kishte deklaruar se po largohej drejt Shqipërisë. Por, i riu vlonjat ngre shumë dyshime për humbjen e të fejuarës së tij.

    Mes nesh nuk ka ndodhur asgjë, vetëm kur është larguar papritur. E dija se do shkonte në punë. Kemi 7 vite që jetojmë bashkë në Ciro Marina të Italisë. Debate burrë e grua kemi pasur, po jo që ajo të ikte dhe të mos kthehej më. Folëm në telefon, por u shkëput linja dhe në orën 21:00 të darkës fola prapë dhe dy fjalë më tha dhe e mbylli.

    Ditën tjetër, pas shumë telefonatave ma hapi dhe më tha “jam në autobus po iki në Shqipëri”. Unë kam komunikuar me prindërit e saj dhe ata më thanë “po vjen në Shqipëri”. I bija telefonit më pas dhe doli i fikur’-u shpreh Klodiani në një lidhje live skype me moderatoren Odeta Dume.

    Stafi i “Pa Gjurmë” kontaktoi me babain e Asies, Arjan Muçën, teksa ky i fundit dha lajmin se vajza e tij nuk kishte humbur, por ndodhej e strehuar në një shoqatë në Milano të Italisë, për arsye se kishte hequr dorë nga bashkëjetesa me Klodianin.

    Vajza më ka telefonuar dhe ndodhet në një shoqatë bamirësie në Milano. Ime bijë nuk është e humbur. Ajo i ka dhënë fund marrëdhënies me Klodianin. Është strehuar atje tashmë. Nuk shkonte me Klodianin ndoshta, s’e di. S’është puna jonë kjo, e kanë me njëri-tjetrin”, deklaroi Arjan Muçaj.

    36-vjeçari e mëson live vendndodhjen e të fejuarës dhe komunikon në program me babain e saj.

    Klodiani: Ajo iku dhe unë nuk e di a ndodhet vertëtë në shoqate

    Arjan Muçaj: Vajza me telefonoi dhe më tha se nuk dëshiron më të jetojë me ty. Mua më vjen keq, por ajo vendos.

    Klodiani: Unë dyshoj se Asia ndodhet në Milano tek shoqja e saj dhe gënjen, pasi nuk do të zbulojë shtëpinë ku fshihet.

    Arjan Muçaj: Unë kam numrin e telefonit të vajzës, mund ta merrni live.

    “Pa Gjurmë” kontaktoi menjëherë me numrin, që vajza kishte marr për herë të fundit babain, por nga ana tjetër u përgjigj një zë burri dhe u mësua se ishte bashkëshorti i mikes së Asije Muçaj, me emrin Mario.

    Odeta Dume: Përshëndetje!

    Mario: Kë kërkoni?

    Odeta Dume: Ne kërkojmë Asie Muçajn, mundesh të lutem të na e nxjerrësh në telefon, pasi rezulton e humbur për të fejuarin dhe prindërit. Familja dyshon se strehohet në shtëpinë tuaj.
    Mario: Unë nuk e njoh Asien dhe nuk po e kuptoj pse me telefononi mua. Ju lutem mos më shqetësoni.

    Në këtë moment të bisedës ndërhyn babai i 25-vjeçares, Arjan Muçaj.

    Arjan Muçaj: Mario të lutem mos e moho, më ndihmo të gjej vajzën. Vajza ime qëndronte me ju dhe vintë në familjen tuaj.

    Mario: Unë nuk e di se ku është vajza jote, as nusja ime nuk e di ku është goca jote. Të lutem më telefono në privat dhe flasim.

    Babai i 25-vjeçares Arjani dhe Mario vendosën që të komunikojnë privatisht për të zgjidhur këtë çështje, ndërsa i fejuari Klodiani i prekur, pranoi se Asia ka të drejtën e saj të ndahet. Por për të ishte një lajm i papritur ai që komunikoi vjehrri në studio, se vajza i ka dhënë fund kësaj llidhje pas 7 viteve. 36-vjeçari e mbylli lidhjen me ’Pa Gjurmë’: ’Nëse dëshironte të ndahej me mua, të më njoftonte. Unë do e dërgoja vetë në Shqipëri t’ua dorëzoja prindërve’.

  • Parashikimi i horoskopit për sot: Dita nis me pak lodhje, mundohuni të mos mbylleni në shtëpi

    Parashikimi i horoskopit për sot: Dita nis me pak lodhje, mundohuni të mos mbylleni në shtëpi

    Dashi

    Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

    Dita nis me pak lodhje, ndihesh pak i mërzitshëm dhe ke nevojë për shtytjen e dikujt. Mundohuni të mos mbylleni në shtëpi, por të jeni me ata që ju duan. Vetëm ata që ju duan dhe i doni mund ta kuptojnë se çfarë nuk shkon apo vuajtjet tuaja kur përballeni me një periudhë të keqe.

    Demi

    Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

    Të hënën çdo gjë po shkon mirë si në aspektin e dashurisë ashtu edhe në atë të punës pa kulme ulje-ngritjesh. Nëse do të ndryshoni diçka në jetën tuaj, veproni, gjithçka varet vetëm nga ju.

    Binjakët

    Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

    Ju po ndiheni të dashuruar si kurrë më parë këto ditët e fundit. Shijoni këto emocione të bukura pa u menduar shumë. Në punë keni nevojë për më shumë përqendrim. Do të arrini të arrini gjëra të mëdha. Përveshni mëngët dhe do të shihni se mund të hiqni kënaqësitë e mëdha.

    Gaforrja

    Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

    Në dashuri çdo gjë duket e vështirë kohët e fundit por duhet të mësoni të përballoni edhe momentet e fatkeqësisë. Në punë merrni vendime bazuar vetëm në atë që dëshironi realisht.

    Luani

    Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

    Të hënën ka shumë mendime, por nuk duhet të humbisni ambicien tuaj si në dashuri ashtu edhe në punë. Mund të arrini më shumë, por nuk jeni një shenjë që dorëzoheni lehtë.

    Virgjëresha

    Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

    Nga pikëpamja e dashurisë duhet të dëgjoni këshillat e disa miqve të mirë. Në punë është mirë që të mos i trazoni shumë gjërat. Dikush do të përpiqet të vendosë një fole në rrotat tuaja, por ju shkoni drejt në rrugën tuaj.

    Peshorja

    Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

    Nëse nuk jeni të kënaqur me diçka, atëherë hidhni hapin e parë për ta ndryshuar atë. Pritja nuk do të bëjë mirë. Gjërat nuk ndodhin rastësisht apo fatit, duhet ta meritoni. Vetëm në këtë mënyrë do të bëni një ndryshim në jetën tuaj.

    Akrepi

    Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

    Të hënën në dashuri duhet të mësoni të kuptoni se çfarë dëshironi në të vërtetë dhe të silleni në përputhje me rrethanat. Është një moment mjaft i sheshtë në punë, por së shpejti do të përmirësohet.

    Shigjetari

    Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

    Dita është paksa kërkuese emocionalisht, por me ndihmën e njerëzve të besuar do të mund ta përballoni në mënyrën më të mirë të mundshme. Angazhohuni dhe do të shihni që gjithçka do të funksionojë.

    Bricjapi

    Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

    Hëna ju ndihmon të menaxhoni më mirë emocionet tuaja. Në punë dëshironi diçka më shumë por ju takon të angazhoheni. Përveshni mëngët dhe do të shihni se gjithçka është në rregull. Do të arrini gjëra të mëdha.

    Ujori

    Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

    Të hënën kjo është një periudhë paksa stresuese, por mos e hidhni poshtë. Me përpjekjet e duhura do të arrini të bëni gjithçka. Angazhohuni dhe do të shihni që gjithçka do të funksionojë.

    Peshqit

    Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

    Do të nxirrni në pah durimin tuaj të lindur sepse do t’ju duhet. Në punë ka shumë risi për t’u kapur në fluturim. Megjithatë, mos nxitoni dhe vlerësoni të mirat dhe të këqijat përpara se të merrni vendime të nxituara. Do të jeni në gjendje të arrini gjëra të mëdha dhe të merrni kënaqësi të madhe.