Author: editor

  • Maniaku në Maliq bën veprime të turpshme para një gruaje dhe vajzës së saj, policia nis hetimet

    Maniaku në Maliq bën veprime të turpshme para një gruaje dhe vajzës së saj, policia nis hetimet

    Një 27-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Maliqit pasi ka kryer veprime të turpshme në lokalin e tij para ngë gruaja dhe vajzës së saj.

    Njoftimi i policisë

    Është proceduar shtetasi A. K., 27 vjeç banues në Maliq, pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në lokalin e tij, ka kryer veprime të turpshme në prezencë të një shtetaseje (e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor) dhe vajzës së saj 21-vjeçare.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin A. K., 27 vjeç banues në Maliq, pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në lokalin e tij, ka kryer veprime të turpshme në prezencë të një shtetaseje (e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor) dhe vajzës së saj 21-vjeçare.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/

  • Çfarë po ndodh? Ushtarët turq nisen drejt Kosovës (Video)

    Çfarë po ndodh? Ushtarët turq nisen drejt Kosovës (Video)

    Ministria turke e Mbrojtjes ka konfirmuar të dielën, nisjen e një numri të ushtarëve turq në Kosovë, si përforcim për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

    Përmes disa pamjeve të publikuara në TWitter, autoritetet turke kanë thënë se pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë, është nisur drejt Kosovës.

    Prej 29 majit, serbët lokalë të komunat veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

    Më 29 maj, situata është përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it. Për pasojë janë plagosur 30 pjesëtarë të forcës paqeruajtës dhe 52 serbë.

    Dhuna e ka nxitur NATO-n që të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë në këtë shtet. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve.

    Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri I Kosovës, Albin Kurti kanë dhënë shenja se mund të ndodhë diçka e tillë./REL/

  • Dua Lipa e revoltuar me retorikën e britanikëve: Mënyra se si kanë folur ministrat për shqiptarët është e dhimbshme

    Dua Lipa e revoltuar me retorikën e britanikëve: Mënyra se si kanë folur ministrat për shqiptarët është e dhimbshme

    Dua Lipa ka kritikuar mënyrën se si ministrat britanikë janë shprehur muajt e fundit për emigrantët shqiptarë,

    Ylli e quajti qëndrimin e tyre “mendjengushtë dhe dritëshkurtër”, duke shpjeguar se trajtimi i tyre “dhemb”. “Mënyra se si kanë folur ministrat britanikë për shqiptarët është e dhimbshme”, ka thënë ajo për “Sunday Times”.

    Madje ka theksuar se duhet të ketë më shumë ndjeshmëri.

    “Natyrisht që dhemb. Gjithmonë kam menduar se Londra është një vazo kulturash. Është pjesë përbërëse e këtij qyteti”, komentoi Lipa duke iu referuar deklaratës së Sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman, e cila tetorin e kaluar i cilësoi shqiptarët si “kriminelë” në një debat në Parlament.

    “Kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët të dhemb. Është dritëshkurtër dhe mendjengushtë, por është mënyra se si mendojnë shumë njerëz. Pavarësisht se sa shumë ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë se ’emigrantët po vijnë në vend dhe po na marrin punët’,” vuri në dukje këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare.

    Siç shpjegon më poshtë, ajo nuk ka në plan të ndalojë së foluri pa marrë parasysh pasojat, duke theksuar se prindërit e saj janë përgjegjës për këtë.

    Emigrantë ishin edhe Dukgajin Lipa dhe Aneza, të cilët u detyruan të largoheshin nga Shqipëria dhe të kërkonin një të ardhme më të mirë në Angli. Ata sollën në jetë tre fëmijë. Dua Lipa ka lindur në vitin 1995 në Britani.

    Duke folur për arsyet që detyrojnë dikë të emigrojë, ajo përmendi edhe prindërit e saj. “Emigrantët që kanë ardhur këtu kanë punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk ka nevojë apo frikë për familjen e tyre”, shpjegoi Dua në mbyllje.

  • Në cilat qytete do të bjerë shi pasdite?

    Në cilat qytete do të bjerë shi pasdite?

    Sot pasdite dhe nesër pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjerë pritet niveli “S’KA RREZIK” në të gjitha qarqet e vendit.
    RESHJET
    Sot pasdite (e diel, dt.04) dhe nesër (e hënë, dt.05) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë, të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
    TEMPERATURAT
    Nesër (e hënë, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
    në bregdet: 18 / 26 °C
    në vendet e ulëta: 16 / 28 °C
    në vendet malore: 11 / 21 °C
    ERA
    Sot pasdite (e diel, dt.04) dhe nesër (e hënë, dt.05) era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

  • Ish-banorja e “BBVA” del me deklaratën e papritur për Luiz Ejllin: Do luftoja me Kiarën për të

    Ish-banorja e “BBVA” del me deklaratën e papritur për Luiz Ejllin: Do luftoja me Kiarën për të

    Antonela Berisha është një nga vajzat më tërheqëse të showbizz-it shqiptar dhe një ndër më të përfolurat.

    Ajo ishte pjesëmarrëse në sezoni ne parë të “Big Brother VIP”, teksa në sezonin e dytë, u deklaruar një fanse e zjarrtë e Luizit.

    E ftuar në rubrikën “Dielli apo Hëna” në “E Diell”, Antonela zbuloi se Luizi ishte një person që ka sens humori dhe kjo është një karakteristikë që ajo e pëlqen tek meshkujt.

    Ajo tha se nëse do ishte pjesë e BBVIP 2 do luftonte me Kiarën për këngëtarin.

    “Tek meshkujt shikoj karakterin dhe nëse më bën për të qeshur dhe nëse i kupton shakatë e mija. Tani nuk e kam as partnerin që kam pasur. Jemi ndarë. Të përbashkët me Luizin kishin vetëm gjatësinë. Jemi ndarë për mospërputhje karakteri. Po të isha unë, Kiara dhe Luizi, do luftoja me shpatë të madhe për të.” -tha Antonela.

  • U përplasën ashpër, Nita habit me deklaratën për Zhaklin Lekatarin

    U përplasën ashpër, Nita habit me deklaratën për Zhaklin Lekatarin

    Pak kohë më parë Nita Latifi u përplas me Zhaklin Lekatarin pasi kjo e fundit postoi nga Beogradi duke u shprehur se ndihej e sigurt në një vend pa shqiptarë.

    Mirëpo, ndonëse përplasja mes tyre agravoi, duket se Nita e ka lënë pas krahëve. E ftuar në “S’e luan topi” ajo është shprehur se e vlerëson Zhaklinën për forcën që ka.

    “Pavarësisht situatave Zhaklinën e vlerësoj si njeri dhe forcën që ajo ka. E kam vlerësuar gjatë rrugëtimit në BBV për guximin që ka pasur për të shprehur mendim e saj”, ka thënë Nita.

  • “Bënte zhurmë”/ Nëna e tij ishte mësuesja e Luizit, Gerti zbulon “bëmat” e fëmijërisë së këngëtarit

    “Bënte zhurmë”/ Nëna e tij ishte mësuesja e Luizit, Gerti zbulon “bëmat” e fëmijërisë së këngëtarit

    Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Luizi zbuloi se kishte pasur mësuese nënë e Gertit, një tjetër banor.

    I ftuar në rubrikën “Dielli apo Hëna” në “E Diell”, Gert izbuloi se në fillim nuk e ditne, por më pas nëna e tij i ka treguar se Luizi ishten jë fëmijë shumë i shkathët, i lëvizur që shpesh bënte dhe zhurmë gjatë mësimit.

    “Fillimisht nuk e dija që Luizi ishte nxënësi i mamit tim. Pastaj pasi dola, e kam pyetur pse nuk më ke treguar. Ajo më tha se më kishte thënë. Pastaj më tha se Luizi ishte i shkathët, i lëvizur, bënte zhurmë, bënte lojëra. Ai ka qenë shumë i vogël në atë kohë dhe nuk ka pasur ndonjë gjë për të treguar.”- tha Gerti.

  • Mbyti të ëmën, 24-vjeçari pranon krimin: Ishte një moment, meritoj të …

    Mbyti të ëmën, 24-vjeçari pranon krimin: Ishte një moment, meritoj të …

    Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 është regjistruar një ngjarje e rëndë në familjen Muhollari ku djali 24-vjeçar, Albi Muhollari mbyti me plasmas nënën e tij 63-vjeçare.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur 4 ditë pasi ishin rikthyer për pushime në Shqipëri nga Amerika ku jetonin prej vitesh. Sipas policisë 24-vjeçari vuan nga gjendja depresive dhe është i dyshuari kryesor.

    Ndërkohë i ati i 24-vjeçarit ka hedhur akuza për doktorin i cili trajtonte të riut duke u shprehur se duhet të futet në burg ai dhe jo i biri pasi ata kishin shprehur shqetësimin se ai ishte agresive e familjarët.

    Albi Muhollari ka pranuar krimin e rëndë në familje ku u u shpreh se meriton të ndëshkohet.

    “Ishte një moment delikat, unë meritoj të ndëshkohem, është i pafalshëm.” mësohet të ketë thënë Albi Muhollari.

  • “Ti tregoj mesazhet?” Jori vë në siklet Kristin: Kur jemi bashkë më…

    “Ti tregoj mesazhet?” Jori vë në siklet Kristin: Kur jemi bashkë më…

    Ditën e sotme në “Trotuar” në “E Diell” ka pasur një ‘debat’ mes dy ish-banorëve të “Big Brother VIP 2”, Krist Aliaj dhe Jori Dellit.

    Kristi tha se Jori “do një burrë mafioz”, por modelja e njohur e kundërshtoi menjëherë duke i thënë se në fakt “do një çun të mirë”.

    Por jo vetëm kaq, pasi Jori i tha në një moment se do të tregojë mesazhet që ai i dërgon. Delli nuk e bëri një gjë të tillë, por ia tregoi vetëm një Ed Manushit, i cili mbeti i habitur.

    Këtu ndërhyn Kristi dhe shprehet ‘më vutë në pozitë të vështirë’. Më pas ai pyet Jorin “pse nuk më pranon mua?”.

    “Për këtë, për mënyrën se si më flet. Kur jemi bashkë më ngacmon. Ka atraksion fizik”, tha Jori.

  • Çfarë prisni? 250 euro grami, bima më e shtrenjte në botë ndodhet në trojet Shqiptare

    Çfarë prisni? 250 euro grami, bima më e shtrenjte në botë ndodhet në trojet Shqiptare

    Lule shafrani e cila vlerësohet si një prej erëzave më të shtrenjta në botë 250 grami, kultivohet edhe në Kosovë.

    Kjo lule, përpunimi i së cilës kërkon mund dhe durim, vlerësohet se është ‘më e vlefshme se ari’.

    Kjo bimë është unike, duke kombinuar shijen fantastike dhe përfitime të mëdha shëndetësore.Shafrani është një lule ngjyrë vjollce që vjen nga familja Iridaceae.

    Në brendësi të së cilës gjenden tre fije të verdha të quajtura mashkullor dhe tri stigmat të kuqe, të cilat e përbëjnë edhe pjesën kryesore të kësaj luleje. Lulja e shafranit ka një histori dhe traditë shumëshekullore dhe se ajo është kultivuar Kosove që në shekullin e 15-të, ditorja