Author: editor

  • Përplasen dy makina në Bërxullë, vdes tragjikisht i mituri që ndodhej në rrugë

    Përplasen dy makina në Bërxullë, vdes tragjikisht i mituri që ndodhej në rrugë

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku ka humbur jetën një i mitur.

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërxull, ku janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.

    Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 03.06.2023, rreth orës 18:25, në fshatin Bërxull, në rrugën “Shkëndija”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.

    Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

  • ‘U shkoj në varreza, ndez cigare dhe qiri’! Rrënqeth me tregimin gazetarja e njohur

    ‘U shkoj në varreza, ndez cigare dhe qiri’! Rrënqeth me tregimin gazetarja e njohur

    Gazetarja Elona Duro ka rrëfyer ditën e sotme humbjen e cila i ka mbetur “pikë në zemër”.

    Bëhet fjalë për humbjen e gjyshes së saj nga COVID-19.

    Në studion e “Se luan topin”, Elona ka treguar se tashmë shkon në varrezat ku prehet gjyshja e saj e ndjerë dhe e kujton atë me lot në sy.

    “Ndez nje qiri, një cigare shkoj u lutem, falem, falenderohem. Përgjithsisht jam e shoqëruar.

    Sa here kam ndonjë projekt të madh, para ndodnjë feste të madhe apo feste fetare, para ndonjë ditëlindje unë shkoj aty. Kam qenë shumë e lidhur.

    Uroj të na ketë lënë uratën e të na mbroj nga aty ku janë”- tha Elona.

  • “Fshijani” numrin dentistit, ja si t’i bëni dhëmbët xixë dhe të Iargoni erën e keqe nga goja

    “Fshijani” numrin dentistit, ja si t’i bëni dhëmbët xixë dhe të Iargoni erën e keqe nga goja

    Nëse dëshironi të largoni frymën e keqe dhe freskoni gojën natyrshëm, erdhi lajmi i mirë për ju.

    Është një metodë natyrale që lehtë mund ta përgatisni në shtëpi.

    Nuk ka efekt sekondar, është e sigurtë dhe nuk suImon smaltin e dhëmbëve

    Keni nevojë: 2 limona, 1 gotë ujë të ngrohtë, 1 lugë çaji sodë buke dhe gjysmë lugë çaji pluhur kanelle.

    Hidhni në një shishe lëngun e dy limoneve, kanellën dhe sodën. Shto ujë të vakët dhe përziejeni mirë derisa të gjithë përbërësit të jenë të integruar.

    Përdoreni këtë iIaç për të bërë 2 ose 3 gargara prej rreth 1 minutë secila, shkruan meganews.al.

    Kjo gargarë natyrale eIiminon frymën e keqe falë vetive të mëdha antib akteriale të kanellës, të cilat suImojnë ba kteret që shk aktojnë erën e keqe.

    Soda gjithashtu ka veti an tibakteriale dhe është gjithashtu shumë e dobishme për zbardhjen e dhëmbëve. Lëngu i limonit ka një aromë freskuese dhe gjithashtu ndihmon në eIiminimin e frymëmarrjes së keqe.

  • ‘Ulërima për ndihmë, gjymtyrë të përhapura…’/ Pasagjerët tregojnë tmerrin e tragjedisë ku dy trena u përplasën

    ‘Ulërima për ndihmë, gjymtyrë të përhapura…’/ Pasagjerët tregojnë tmerrin e tragjedisë ku dy trena u përplasën

    ‘Ulërima për ndihmë, gjymtyrë të përhapura…’/ Pasagjerët tregojnë tmerrin e tragjedisë ku dy trena u përplasën‘10 – 15 njerëz ranë mbi mua … kur dola, pashë gjymtyrë të përhapura në dhe,’ tha një i mbijetuar.

    Vagonët nga tre trena qëndronin mbi njëri-tjetrin në një rrënoje gjigante të spërdredhur.

    Disa vagone ishin të rrëzuar në anë, disa të hedhur lart në ajër prej forcës së përplasjes, dhe të shtypur nga forca e rënies në tokë, sipas dëshmive të prezantuara për britaniken The Guardian.Dhjetra trupa të mbuluar me çarçafë janë rreshtuar pranë rrënojës duke pritur për ambulanca, makina ose dhe traktorë, për t’i çuar në spitale, ose dhe shkollat e improvizuara si morg.

    Këto janë pasojat e përplasjes më të rëndë hekurudhore të më shumë se dy dekadave në Indi, ku të premten treni i pasagjerëve Coromandel Express, nga Kolkata drejt Bengal, u përplas me një tren mallrash në lindje të rajonit Odisha. Pas përplasjes, treni i mallrave nxorri nga binarët dhe një tjetër tren pasagjerësh që udhëtonte në drejtim të kundërt.

    Pasditen e sotme operacionet e kërkimit u mbyllën me një shifër viktimash prej 288 të vdekur e 803 të plagosur, teksa më shumë se 3000 pasagjerë gjendeshin në dy trenat e përfshirë.

    Qen shpëtimi dhe prerës metalikë u përdorën për të arritur te të bllokuarit në vagonët e përplasur.

    Kryeministri Narendra Modi, vizitoi sot vendngjarjen dhe u takua me të mbijetuar në spital, duke u zotuar se “përgjegjësit do të dënohen rëndë”.

    Të afërmit e atyre që gjendeshin në bord kishin nisur vetë kërkimet për të dashurit e tyre, mes të cilave dhe 53 vjeçari Rabindra Shau, që kërkonte djalin e tij Govinda, i cili udhëtonte me Coromandel Express.

    “Më ndihmoni të gjej tim bir. Më ndihmoni të gjej të paktën trupin,” thërriste burri pranë trupave në vagonët e shtrembëruar.

    35 vjeçari Sheikh Zakir Hussain, tha se përpiqej të merrte lajme të vëllait Abdul Sheikh, të nipit Mehraj Sheikh, 22 vjeçar, dhe të tre fqinjëve, që kishin marrë trenin fatkeq në Shalimar për të shkaur në punë në Chennai.

    “Që kur dëgjova për aksidentin, telefonova vëllanë e nipin por nuk mund të kontaktoja . Erdha herët në mëngjes dhe tani po shkoj nga një spital në tjetrin por nuk arrij t’i gjej”.

    “Shkova në vendngjarje dhe kontrollova trupat e vdekur aty. Pashë fytyrat e më shumë se 100 njerëzve të vdekur, nuk i gjeta vëllanë, nipërit apo fqinjët e mi”.

    Toton Sekh erdhi mëngjesin e të shtunës për të kërkuar nipin e tij 24 vjeçar Abu Taher Shekh, 24, nga Basanti i cili po kthehej nga Chennai. Ai thotë e skena e ngjarjes dukej si një pamje nga ferri, teksa “trupat e të vdekurve po mbaheshin në një shkollë”.

    Zyrtarët nuk arrinin të gjenin nipin e tij në asnjë prej spitaleve.

    “Ata më thanë se ka ende trupa të bllokuar në rrënoja dhe se do të duhet pak kohë për t’i nxjerrë të gjithë. Unë jam ende duke kërkuar për të. Lutemi që të jetë gjallë diku”.

    10 nga 23 vagonët e trenit Coromandel Express janë dëmtuar rëndë në tragjedinë e pazakontë, ndërsa dy vagonë të trenit tjetër të pasagjerëve Hoërah Superfast Express janë përmbysur.

    Mes të mbijetuarve, Sayantani Ghosh, i cili qe në tren me të bijën 11-vjeçare, thotë se janë me fat që janë gjallë. Vajza përshkruante sesi në impakt ata fluturuan jashtë sediljeve të tyre para se të dëgjonin një përplasje shurdhuese kur vagoni ngjitur te godiste të tyrin.

    “Dëgjonim në vagonet e tjerë njerëz që ulërinin për ndihmë dhe qanin me zë të lartë. Skenat e tmerrit që pamë mbrëmë më dalin përsëri para syve”, thotë e vogla.

    Banorët vendas thonë se dëgjuan zhurmën gërryese të frenave dhe më pas përplasjen, para se të niseshin në vend për dhënë ndihmën e tyre.

    Spitalet dhe qendrat shëndetësore aty pranë janë të mbushur me të plagosur e trupa viktimash teksa mjekët mezi përballojnë masën e katastrofës.

    Një doktor i qendrës shëndetësore SCB në Cuttak tha: “Disa kanë humbur gjymtyrë dhe të tjerë kanë plagë serioze. Rreth 20 të plagosur që u sollën te unë kanë ndërruar jetë para se ne të bënim një ndërhyrje./The Guardian/

  • Tashmë jo thjesht kënaqësi por edhe garë sportive. Suedia organizon Kampionatin Evropian të S*eksit

    Tashmë jo thjesht kënaqësi por edhe garë sportive. Suedia organizon Kampionatin Evropian të S*eksit

    Suedia është gati të presë Kampionatin e parë Evropian të Seksit pasi u bë vendi i parë që regjistroi seksin si sport, thuhet në raport.

    Federata Suedeze se Seksit thuhet se do të organizojë “garën”.

    Kampionati Evropian i Seksit do të fillojë më 8 qershor 2023, duke u shtrirë në disa ditë dhe do të paraqesë pjesëmarrësit që garojnë për gjashtë orë çdo ditë, shtoi raporti.

    Gjatë kësaj kohe, pjesëmarrësit do të garojnë për gjashtë orë çdo ditë për t’u përfshirë në aktivitetet e tyre përkatëse. Sipas raportimeve, deri më tani për kampionatin Evropian të Seksit kanë aplikuar 20 pjesëmarrës nga vende të ndryshme.

    Fituesit e Kampionatit Evropian të Seksit do të përcaktohen përmes një kombinimi të tre jurive dhe vlerësimeve të audiencës.

    Gjatë vlerësimit përfundimtar do të merren parasysh 70% e votave nga audienca, ndërsa pjesa e mbetur prej 30% do të vijë nga votat e gjyqtarëve, thuhet në raport. Garuesit e Kampionatit Evropian të Seksit do të garojnë në 16 disiplina, ku përfshihen joshja, seksi oral, penetrimi etj.

  • Përplasjet dhe tensionet gjatë BBV, duket se i ‘kushtuan’ Zhakut! Ja kush i merr pozicionin ish-opinionistes

    Përplasjet dhe tensionet gjatë BBV, duket se i ‘kushtuan’ Zhakut! Ja kush i merr pozicionin ish-opinionistes

    Megjithatë duket se gjërat kanë ndryshuar shumë shpejt dhe Zhaklina nuk do të jetë në ekranin e Topit as tek formati veror dhe as sezonin e ardhshëm të Big Brother. Bëhet fjalë për moderatoren simpatike Lei Kraja e cila prej pak kohësh duket se i ka munguar ekranit shqiptar në rolin e moderatores.

    “Kryefjala” ka zbuluar se Lei do të jetë një nga figurat e Top Channel gjatë sezonit veror dhe do të moderojë programin “Pushime On Top”. Një program i cili do të jetë një format që përshtatet fiks me energjinë dhe pozitivitetin e saj.

    Nga ana tjetër do të jetë Eni Shehu që do ta shoqërojë në këtë aventurë, duke bërë kështu një dyshe plot adrenalinë. Lakimi i emrit të Zhakut, u bë teksa ajo vijonte në pozicionin e opinionistes në Big Brother. Por duhet thënë se ky rol nuk përfundoi shumë mirë për të.

    Shkak janë bërë debatet e shumta me banorët, por tensioni u ndje edhe me moderatoren, Arbana Osmani, që herë pas here i kërkonte të pushonte. Duket se kjo eksperiencë e mbyllur jo shumë mirë, ka bërë që Zhaku mos të ketë mundësinë të vijojë me rrugëtimin e saj në këtë televizion.

  • Vrau pronarin, Tony rrëfen krimin pas 15 vitesh: Ai ishte njeri i mirë, ia mora jetën me kaçavidë

    Vrau pronarin, Tony rrëfen krimin pas 15 vitesh: Ai ishte njeri i mirë, ia mora jetën me kaçavidë

    Kemi dëgjuar rrallë për kriminelë që shfaqin pendesë, sidomos kur i kanë marrë jetën një njeriu. Tony Peralta nga New Mexico është një prej tyre.

    Edhe pse i dyshuar për vrasjen e pronarit të tij William Blodgett në Dhjetor të 2008-ës, ai nuk u prangos kurrë pasi nuk kishte fakte për ta provuar një gjë të tillë. Por, pas 15 vitesh Peralta vendosi ta rrëfejë vetë krimin që kishte kryer.

    Mediat e huaja shkruajnë se muajin e kaluar, 37-vjeçari mori hua një telefon dhe komunikoi me policinë duke e thënë hapur se ai kishte vrarë pronarin e tij.

    “Shumë njerëz kanë një justifikim, unë nuk kam,” i tha ai një detektivi. Autoritetet bëjnë me dije se në momentin që ai është arrestuar, ka përsëritur vazhdimisht se çfarë kishte bërë me detaje, që nga mënyra si e kishte vrarë e deri te vendi ku kishte varrosur trupin e të ndjerit.

    “Jam lodhur duke e fshehur, jam lodhur me jetën time. Kam vrarë dikë e kupton, e vrava me kaçavidë!”, mësohet t’u ketë thënë i riu oficerëve të policisë. Gjatë momentit që rrëfehet, atij nuk i mungojnë as lotët.

    “Ai ishte një njeri i mirë, ja mora jetën pa arsye”, shton ai më tej.

    Ky rast ishte lënë në harresë prej kohësh pasi asnjë nga pistat nuk i kishte çuar hetuesit drejt zbulimit të së vërtetës. Më 3 Janar të 2009-ës ishte djali i viktimës, Greg ai që denoncoi zhdukjen e të atit.

    Asokohe policia dyshoi te Peralta pasi ekzistonin dëshmi për një konflikt mes tij dhe pronarit. Peralta jetonte me qira në një nga banesat e viktimës, dhe e gjitha nisi kur ky i fundit i kërkoi të largohej.

    Tashmë Peralta do të përballet me akuzën për vrasje të shkalllës së parë.

  • Dea Michelle i jep “goditjen” e papritur Luiz Ejllit, ja detaji i ri që mori vëmendje

    Dea Michelle i jep “goditjen” e papritur Luiz Ejllit, ja detaji i ri që mori vëmendje

    Ndonëse “Big Brother” ka mbaruar, personazhet që dolën nga ky format, vijojnë të mbeten të preferuarit e publikut, duke mbajtur edhe shifrat më të larta në rrjetet sociale, si çdo të premte, “Top Albania Radio”, vijon të bëjë një përmbledhje të shifrave në “Instagram”, për të parë sesi kanë ndryshuar numrat e tyre.

    E me gjithë famën dhe popullaritetin që ka Luizit, duket se surpriza këtë javë, ka qenë pikërisht fakti se një nga ish-banorët ia ka kaluar, të paktën me shifrat e ndjekësve në “Istagram”.

    Kristi Aliaj dhe Keisi Medini kanë qenë mjaft të komentuar si brenda edhe jashtë shtëpisë së “BBV2” për shkak të lidhjes që patën. Pas daljes, Kristi u shpreh se gjithçka ka mbaruar dhe nuk ka komunikim me Keisin, por duket se gjërat nuk janë tamam ashtu.

    Së fundmi, Kristi dhe Keisi janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë një eventi, duke qëndruar të dy në një tavolinë. Ai ka shtuar 2 mijë fansa në “Instagram”. Luizi dhe Kiara fotografohen herë pas here nëpër rrugët e Tiranës.

    Por sigurisht nuk mungojnë as postimet në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku shfaqen së bashku. Së fundmi Kiara ka postuar në “Instastory” dy foto ku shfaqet një kënd i shtëpisë dhe ndjekësit menjëherë kanë nisur që të aludojnë se është banesa e re e çiftit. Gjithashtu dhe Kiara ka shtuar 2 mijë ndjekës më shumë në “Instagram”.Nita Latifi ishte vetëm një hap larg finales së madhe të “Big Brother VIP”, por ende konsiderohej si një prej lojtareve më të forta. Këngëtarja i është futur tashmë punës për krijimin e projekteve të reja muzikore. Këtë javë ajo ka fituar 2 mijë ndjekës. Olta Gixhari ka qenë gjithashtu një nga personazhet më komentuara.

    Së fundmi po përflitet dhe për një film që do bëjë së bashku me Luizin. Këtë javë ajo ka shtuar 4 mijë fansa në “Instagram”. Si për çudinë e të gjithëve, këtë javë në vend të dytë renditet Luiz Ejlli me 5 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar. Ai ka vendosur të telefonojë me “video call” një ndjekëse, e cila quhet Kristina dhe jeton në Greqi.

    Këngëtari ka pohuar se kishte po aq emocione sa zonja Kristina, duke shkruar edhe një shkrim falënderues për të gjithë.
    Vendi i parë për këtë javë shkon për Dea Mishel, me 7 mijë ndjekës më shumë, duke ia kaluar kështu Luizit. Së fundmi Dea ka folur rreth programit “She’s On Top”, ku do të jetë në juri së bashku me Kristin dhe ka treguar se si do të jetë bashkëpunimi mes njëri-tjetrit.

  • U gjet i vrarë me armë zjarri në banesë në Itali, identifikohet 20-vjeçari shqiptar, zbardhen detajet tronditëse

    U gjet i vrarë me armë zjarri në banesë në Itali, identifikohet 20-vjeçari shqiptar, zbardhen detajet tronditëse

    Është identifikuar 20-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën ditën e djeshme në Itali, pasi u godit me armë zjarri në shtëpinë e tij në zonën e Piaçenza-s.

    Mediat italiane bëjnë me dije se i riu që ka humbur jetë është identifikuar si Enriko Aliaj, ku si i dyshuar kryesor mbi ngjarjen është vëllai i viktimës.

    Ende nuk dihen motivet e plota mbi ngjarjen e rëndë dhe rrethanat sesi ka ndodhur, por autor i dyshuar është marrë vëllai i viktimës 18-vjeçar i cili jetonte me të së bashku me prindërit dhe një motër më të vogël.

    Ndërkohë prokurori ka urdhëruar një sërë hetimesh të mëtejshme, përfshirë autopsinë e trupit të 20-vjeçarit, ndërsa karabinierët po punojnë për disa dëshmi të miqve dhe fqinjëve, si dhe për origjinën e armës e cila u gjet në shtëpi me të cilën është qëlluar i riu.

  • E pabesueshme çfarë bën ky çift në sy të fëmijëve(Video)

    E pabesueshme çfarë bën ky çift në sy të fëmijëve(Video)

    Të gjithë prindërit janë me idenë që në sy të fëmijës duhet të jesh sa më I kujdesshëm me veprimet që bën apo fjalët që thua, pasi jë një shembull për të.

    Mirëpo ky çift që do t’ju prezantojmë bën përjashtim.

    Në videon e mëposhtme do të shihni se si çifti teksa janë të shtrirë në shtratin e gjumit, bëjnë edhe ushtrime. Madje në sy të fëmijëve, e ndërsa të vegjëlit po luanin në mënyrë të pakontrolluar.

    Do të mjaftontë një hedhje e fëmijëve në shtrat dhe kjo video do ju dilte “huq” këtyre dy prindërve.