Author: editor

  • Ndodh fenomeni i pazakontë në këtë vend, ngordhin mijëra zogj, dyshohet se…

    Ndodh fenomeni i pazakontë në këtë vend, ngordhin mijëra zogj, dyshohet se…

    Të paktën 3500 zogj janë gjetur të ngordhur në brigjet e Kilit që nga 26 maji, sipas autoriteteve të vendit që po hetojnë fenomenin misterioz.

    Qindra trupa të Guanay cormorant (lloj zogjsh) janë gjetur në plazhet në Quiquimbo, rreth 400 kilometra në veri të Santiago, nga anëtarë të Shërbimit të Bujqësisë dhe Blegtorisë, pak metra larg hoteleve, restoranteve dhe kazinove në zonë.

    Rezultatet e testeve laboratorike përjashtuan mundësinë e gripit të shpendëve, sipas drejtorit të agjencisë, Jorge Mauz. Megjithatë, shkaqet e ngordhjes masive të zogjve nuk janë sqaruar ende.

    “Diçka po ndodh që po vret këta zogj, të cilët zhyten në oqean për të gjetur ushqim,” shpjegoi ai.

    Që nga dhjetori 2022, Kili është prekur veçanërisht nga gripi i shpendëve, i cili tashmë ka vrarë 10% të popullsisë së pinguinëve Humboldt, një specie e pambrojtur, si dhe mijëra zogj të tjerë.

    Një 53-vjeçar u bë gjithashtu në fund të muajit mars i pari i infektuar nga kjo sëmundje në vend dhe ndodhet ende në spital.

  • Butrint Imeri do martohet?! Këngëtari poston foton që i habiti të gjithë: Kam radhën për…

    Butrint Imeri do martohet?! Këngëtari poston foton që i habiti të gjithë: Kam radhën për…

    Tani që vëllai i tij u martua rradha i ka mbetur Butrintit në familjen Imeri.

    Këtë e ka pohuar edhe vetë këngëtari me anë të një story në Instagram. Ndër videot dhe fotot e shumta që ka ndarë nga dasma e vëllait të tij mbrëmjen e djeshme, është edhe një ku duket me buqetën e nuses në dorë.

    “M’u lëshua rendi per nuse,”-shkruan Butrinti krahas imazhit.
    Imeri është përfolur shpesh për romancat e tij në showbiz-in shqiptar. Lidhja e tij më e bujshme ishte me moderatoren Kiara Tito, lidhje që ende sot e kësaj dite fansat kanë dëshirë ta përmendin e ta komentojnë.

  • Tirana përzgjidhet nga Bloomberg si një nga 10 qytetet me infrastrukturë inovative për biçikletat

    Tirana përzgjidhet nga Bloomberg si një nga 10 qytetet me infrastrukturë inovative për biçikletat

    Tirana është përzgjedhur, mes shumë aplikantësh nga e gjithë bota, si një ndër 10 qytetet përfituese të grantit të Bloomberg Philanthropies për Bloomberg Initiative for Cycling Infrastructure (BICI).

    Bloomberg Philanthropies shpalli fituesit e parë të Iniciativës së Bloomberg për Infrastrukturën e Çiklizmit (BICI), me dhjetë qytete globale, që marrin mbështetje për të ndërtuar infrastrukturën inovative të çiklizmit dhe opsionet e lëvizshmërisë së qëndrueshme për banorët e tyre.

    Krahas Tiranës, ku do të mbështetet ndërtimi i një rrjeti çiklizmi për të gjitha moshat, nëpërmjet zbatimit të projektimit të kryqëzimeve të sigurta, përfitues janë edhe Milano në Itali dhe Lisbona në Portugali.

    Qëllimi i kësaj nisme është të ndihmojë qytetet të dizajnojnë rrugë që rrisin përdorimin e biçikletave, rigjallëron lagjet dhe promovojnë shëndetin dhe mirëqenien e komuniteteve të tyre. Përveç financimit, Tirana do të marrë dhe asistencë teknike për projektimin dhe zhvillimin e projekteve. E nisur në vitin 2014, misioni i Iniciativës Globale të Projektimit të Qyteteve është të transformojë rrugët në mbarë botën./tvklan.al

  • Vritet 20-vjeçari shqiptar në Itali, ndalohet vëllai i tij

    Vritet 20-vjeçari shqiptar në Itali, ndalohet vëllai i tij

    Një 20-vjeçar shqiptar u vra me një plumb në kokë mbrëmjen e së shtunës në provincën Ponte D’Olio të Piaçencës. Emri i viktimës nuk bëhet ende i ditur, por mediat e vendit fqinj shkruajnë se ai qëllua pranë banesës së tij.

    Kanë qenë fqinjët që lajmëruan policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes ku gjeti të riun shqiptar në gjendje të rëndë. Edhe pse u përdor një helikopter për transportin e tij, i riu nuk mundi të mbijetojë.

    I dyshuari kryesor për ngjarjen është vëllai i viktimës 18 vjeç. Ai u ngujua në banesë për disa orë duke mos pranuar të hapte derën. Pas negociatave të shumta me policinë ai u dorëzua dhe në prani të avokatit të tij ka dhënë edhe një dëshmi paraprake.

    I riu ka thënë se vëllai i tij u qëllua aksidentalisht në kokë me pistoletën që mbante prej pak kohësh me vete. Vëllai i vogël mbetet një nga të dyshuarit kryesorë derisa të kryhen akt-ekspertizat për të përcaktuar nëse ishte një aksident apo ngjarje e qëllimshme.

    Dyshimet i kanë shtuar fqinjët që u kanë thënë hetuesve se pas të shtënës së armës kanë parë disa persona të panjohur të largohen nga banesa.

  • Pse leku po shpartallon euron

    Pse leku po shpartallon euron

    Nga Lutfi Dervishi
    Çdo gjë sot e ka një shpjegim. Edhe forcimi i pandalshëm i lekut.
    Teorikisht forcimi monedhes lidhet me një sërë faktoresh
    1. Stabiliteti Ekonomik: Një vend me një ekonomi të qëndrueshme dhe në rritje tërheq investime të huaja, gjë që rrit kërkesën për monedhën vendase. Investitorët kanë besim në stabilitetin e sistemit financiar të vendit.
    Praktisht nuk është se kemi interes në rritje të investitorëve të huaj, përkundrazi edhe ata që janë ankohen për mjedis jo miqesor.
    2.Teorikisht normat e larta të interesit, ndikojne në forcimin e monedhes. Kur një vend ofron norma interesi relativisht më të larta në krahasim me të tjerët, ai mund të tërheqë investitorët. Kjo kërkesë e shtuar për monedhën vendase forcon vlerën e saj.
    Praktisht nuk kemi normë të lartë interesi.
    Teorikisht monedha vendas forcohet kur kemi:
    3. Tepricë tregtare: Një vend që eksporton vazhdimisht më shumë mallra dhe shërbime sesa importon, krijon një suficit tregtar. Kjo gjeneron kërkesën për monedhën e saj pasi blerësit e huaj duhet ta blejnë atë për të blerë eksportet e vendit. Rritja e kërkesës çon në mbiçmim të monedhës.
    Praktisht ne kemi jo suficit, por deficit tregtar.
    Teorikisht monedha forcohet kur kemi:
    4. Stabiliteti politik: Stabiliteti politik është një faktor i rëndësishëm për një monedhë të fortë. Vendet me mjedise të qëndrueshme politike dhe institucione që funksionojnë mirë priren të frymëzojnë besimin tek investitorët, duke rezultuar në rritjen e kërkesës për monedhën e tyre.
    Teorikisht institucionet dhe ligjet I kemi të mira, praktikisht…
    Teorikisht monedha forcohet kur vendi ka:
    5. Politika të forta fiskale dhe monetare: Politikat e shëndosha fiskale, të tilla si nivelet e ulëta të borxhit të qeverisë dhe buxhetet e balancuara, si dhe politikat monetare efektive që menaxhojnë inflacionin dhe ruajnë stabilitetin e çmimeve.Këta faktorë, mund të kontribuojnë në një monedhë të fortë vendase.
    Praktikisht borxh është i lartë dhe çmimet janë “çmendur”.
    Teorikisht monedha vendas forcohet nga:
    6. Pasuria e Burimeve Natyrore: Vendet e pasura me burime natyrore, si nafta, gazi ose mineralet, mund të kenë një monedhë të fortë për shkak të kërkesës së lartë për këto burime. Ky njihet si fenomeni “mallkimi i burimeve”.
    Praktikisht pasurite tona nën dhe mbi tokë I shpërdorojmë.
    Literatura ekonomike e ballafaquar me praktiken nuk shpjegon forcimin e lekut. Pyetja ku e merr fuqinë leku nuk merr përgjigje të plotë as me:
    Rritjen e numrit Turisteve
    As me remitancat
    As me eksportet
    As me të ardhurat në valutë që gjenerohen nga puna on line.
    As (vetëm) zgjedhjet.
    Po të ishin zgjedhjet faktori kryesor
    pse Turqia, aleatja jonë strategjike nuk merr këshilla nga ne? Ne futemi në zgjedhje dhe leku forcohet, Turqia futet në zgjedhje dhe lira dobësohet, ne dalim nga zgjedhjet dhe leku shpartallon euron bashkë me dollar e co, Turqia del nga zgjedhjet dhe shpartallohet lira…
    Pse tregohemi egoist dhe mendojmë vetëm për veten?

  • Habit Alfred Çako: “Një vajzè nga Tètova i kanë folur UFO-t Shqíp. E kanë çuar deri në díell”

    Habit Alfred Çako: “Një vajzè nga Tètova i kanë folur UFO-t Shqíp. E kanë çuar deri në díell”

    Në mesín e mrekùllive më të pazákonta që mùnd të ekzístojnë mes nesh, ndòdhen ngjárje të cáktuara që, megjíthëse nuk mùnd të quhen të reja, vazhdojnë të tèrhèqín vëmendjen tonë.

    Shumë prèj nesh janë të famshëm për pretendime të ndrýshme në lídhje me fenomene páránormale, pavárësisht se a jemi skeptíkë apo i besojmë. Për të diskutuar píkërisht mbi këto fenomene páránormale, nëse janë të vërteta dhe nëse bazohen në ákte shkèncore, si dhe nëse ka një shpjegim të vërtetë për to, në programin “Rudina” në TV Klan, morën pjesë Alfred Cako, një studiues dhe botues, Flora Xhemani, një gazetare e turizmit, dhe Altin Bogdani, një psíkolog, studiues dhe botues.

    “Fenomenet páránormale quhen të gjítha ato fenomene që nuk mùnd të perceptohen me logjíkën njerëzore. Dallimi midis fenomeneve páránormale dhe fenomeneve normale lídhèt me këtë çka quhèt ide racionaliteti dhe ide iracionaliteti.

    Perceptimi racional lídhèt me áktin se ne perceptojmë gjërat përmes shqísave tona dhe gjërat që shqísat nuk i pranojnë, disa njerëz, veçánërisht ata që nuk mendojnë me intuicion, janë të prirur të mòs i besojnë këtë lloj fenomenesh. Njeriu është i kufizuar në perceptimin e realitetit dhe jo çdo gjë mùnd të shpjegohèt përmes shkèncës,” shprèhèt Alfred Cako.

    “Unë kam pasur komuníkim me një vajzè më ka márrë në Viber, nga një fshat i Tetovës, e cila thotë që jam rreth 42 vjèç, por ngjaj si 17 vjèç, sepse në mòshën 17-vjèçáre më kanë ardhùr dhe më kanë rrèmbyer UFO-t.

    Më kanë folur Shqíp me një gjuhë pak të vèshtírë, por edhe e shkruajtur ishte pak e vèshtírë. Donte të bisedonte me mua, besoj se ti do më kuptosh, më tha. Vijnë më rrèmbejnë, tha, pothuajse vazhdimisht. Kam udhëtuar, më ka folur çfarë ndòdh në planetët e tjerë, në díell.

    Kam udhëtuar në Diell, kam parë banorë të díellit, që ne i besojmë se ekzístojnë në disa kushte të veçánta. Thotë që babai më ka çuar tek hoxha, më ka rráhur hoxha, më ka mbështjellë me çárçáf.

    Unë vazhdimisht kam biseduar me atë, disa herë dhe më thotë që nëse díkush kèrkon të tákojë një jashtëtokësor, mjafton të jetë në një vend në periferi, në një kodër, mjafton ta kèrkojë dhe atij personi do t’i shfaqen jashtëtokësorë”, trègòn më tej Cako.

    Megjíthatë, këto dùkùri kanë qenë objekt i shumë diskutimeve, dùke nxitur besime dhe teori të çdo lloji. Në aspektin shkèncor, këto përvoja janë edhe më të vèshtíra për t’u kuptuar. Provat mungojnë, pasi fenomeni páráqítet në kushte kaotíke, dùke bërë studimin e tij në kohë reale pothuajse të pamùndur. Prandáj, fenomenet e këtij natyre quhen “páránormale”, pasi ndòdhin krahas ose párálelisht me ngjárjet normale ose reale.

    Sipas ekspertëve të ftuar, disa eksperienca páránormale mùnd të shpjegohen lehtësisht bazuar në veprimtarinë e mangët të trùrit.

  • Mëse e përhapur në vendin tonë, doktori i njohur ngre alarmin: Sëmundja që po i merr jetën të rinjve para prindërve

    Mëse e përhapur në vendin tonë, doktori i njohur ngre alarmin: Sëmundja që po i merr jetën të rinjve para prindërve

    Sëmundshmëria tek të rinjtë është rritur, veçanërisht prekja nga sëmundjet e zemrës. Sipas Institutit Ndërkombëtar për Vlerësim dhe Matje të Shëndetit, vlerësohet se për çdo 100 vdekje në Shqipëri, 58 shkaktohen si pasojë e së.mundjeve kardiovaskulare. Kardiologu Álfred Nona në një intervistë për “Shëndet plus” tregon se shkaktarët kryesor të sëm.undjeve kardiovaskulare në moshë të re mbeten: abuzimi me duhanin, alkoolin, drogën si dhe jeta sedentare.

    Doktor, statistikat dhe studimet e fundit kombëtare dhe ndërkombëtare flasin për një rritje progresive të sëm.undjeve të zemrës tek moshat e reja, kryesisht në Shqipëri. Nisur dhe nga praktika juaj e përditshme e punës, sa i mbështesni këto të dhëna?

    Sa i përket sëm.undjeve kardiovaskulare mund të themi se në përgjithësi prekin moshat mbi 50 vjeç tek meshkujt dhe mbi 55-60 vjeç tek femrat. Por, kohët e fundit kemi të prekur edhe në mosha të reja. Unë mund të flas për statistika personale, nga praktika e përditshme e punës, dhe mund të them se sëm.undjet kardiovaskulare në Shqipëri janë gati 5 deri në 10 vjet më përpara sesa vendet perëndimore, duke u krahasuar përshembull me Italinë.

    Përse kjo rritje më e lartë në Shqipëri sesa në vendet e Evropës Perëndimore?

    Stili i jetesës është shkaku kryesor. Pas viteve ‘90 ka filluar një ndryshim i mënyrës së jetesës dhe aktiviteti fizik ka ardhur gjithmonë në rënie.Shkaqe të tjera janë, jeta sedentare, obeziteti si dhe abuzohet shumë me faktorët e riskut. Në Shqipëri, abuzohet shumë me pirjen e duhanit dhe konsumimin e alkoolit, në këtë kategori hyn edhe përdorimi i drogërave. Vendi ynë, paradoksalisht, dhe pse është një vend i varfër, ka një përdorim të shtuar të drogërave të forta tek grupmoshat e reja.

    Pra, duhanpirja e theksuar, sedentariteti i viteve të fundit, obeziteti mbi mesataren e vendeve perëndimore, përdorimi i alkoolit dhe drogës janë faktorët që me probabilitet të lartë kanë ndikim në shfaqjen e sëm.undjeve të zemrës tek mosha më të reja, krahasuar me brezin e prindërve tanë apo krahasuar me vendet perëndimore.

    Këto të fundit kanë bërë politika të rëndësishme për shëndetin publik (mjafton të përmendim luftën që i bëhet duhanpirjes apo promovimit që i bëhet sportit në përgjithësi etj).

    Mund ta themi me bindjen më të plotë se nëse do të vazhdojmë me këtë mënyrë jetese do arrijmë në një pikë që do të jetojnë më tepër prindërit sesa fëmijët e tyre. Deri në këto vite jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve është 78 vjeç dhe kjo falë dietës mesdhetare që bazohet tek frutat, perimet, vaji i ullirit, pak yndyrna shtazore dhe drithërat. Mjafton të themi se në SHBÁ ka një jetëgjatësi prej 78 vjet e tetë muaj. Pra, praktikisht njëlloj me ne, edhe pse kanë një mjekësi shumë herë më të avancuar).

    Por, kohët e fundit vihet re një shmangie nga dieta e shëndetshme mesdhetare dhe kemi kaluar në konsumim të fortë të yndyrnave shtazore. Formula e një zemre të shëndetshme është të ushqehemi varfër në yndyrna, kripëra dhe sheqerna.

    Thatë që Shqipëria është 5-10 vjet përpara sa i takon sëmu.ndjeve të zemrës. Çfarë nënkupton konkretisht kjo?

    Pra, siç e thashë këtu abuzohet shumë me faktorët e riskut që bazën e kanë tek sedentarieti, obeziteti, duhanpirja, të cilët në fund të fundit rrisin faktorët e riskut klasik të zemrës, pra, hipertensionin arterial, diabetin, hiperkolesteroleminë etj., duke u finalizuar në sëm.undjen e enëve të gjakut dhe këto të fundit në sindromën koronare akute apo infarktin e zemrës.

    Një tjetër faktor që ne duhet ta përmendim është edhe konsumi i kripës në sasi më të larta sesa normat e lejuara, që janë 6-8 gr në ditë. Kripa ka një lidhje direkte me tensionin e lartë. Duke u rritur prevalenca dhe incidenca e hipertensionit arterial, shtohet edhe rreziku i së.mundjeve të zemrës edhe në mosha të reja.

    Nëse i referoheni eksperiencës personale, keni vërejtur një rritje konkrete të rasteve me sëm.undje të zemrës tek moshat e reja?

    Sa i përket eksperiencës time mund të them se kemi pasur raste me infarkte edhe në moshën 27 apo 29 vjeçare. Në praktikën e përditshme të punës, gjithashtu konstatoj raste gjithmonë edhe më të shpeshta në moshat 30 apo 40 vjeçare.

    Përveç faktorëve të riskut që ju përmendët, a ka shkaqe të tjera që ndikojnë në rritjen e numrit të të prekurve? Cilat janë ato?

    Sa i përket shkaqeve të tjera që nuk janë arteriosklerotike, theksoj që janë shtuar vitet e fundit, pra shkaqe që nuk kanë të bëjnë me sedentarietetin, obezitetin, diabetin, tensionin, duhanpirjen apo kolesterolin e rritur. Mund të jenë patologji të ndryshme morfofunksionale apo çrregullime elektrike të zemrës që falë një diagnostikimi gjithmonë edhe më të saktë në Shqipëri, mund të japin përshtypjen e një prevalence apo incidence të shtuar, por e vërteta është që evidentohen më tepër kohët e fundit.

    Këtu përfshihen të gjitha ato sëm.undje që mund të shkaktojnë edhe arrest kardiak. Pra, një ndalje të menjëhershme të zemrës. Përmendim këtu displazinë aritmogjene të ventrikulit të djathtë, sindromën e Brugadës, sindromën e QT së shkurtër, kardiomiopatinë hipertrofike, sindromën e Ëolf Parkinson Ëhite etj. Këto së.mundje që përmenda prekin kryesisht të rinjtë.

    Rol tjetër për rritjen e numrit të rasteve tek të rinjtë kanë edhe sëm.undjet e lindura apo kongenitale edhe këto vetëm për faktin së në Shqipëri kanë filluar të diagnostikohen më tepër dhe jo se janë shtuar raste të reja. Po ashtu incidencat (rastet e reja) me malformime të zemrës janë 8 apo 10 fëmijë në 1000 lindje, shifër kjo konstante në kohë. Këto malformime kardiake mund të arrijnë deri në moshë madhore pa u identifikuar më parë dhe të diagnostikohen vetëm tek të rriturit, pasi fillojnë të shprehen simptomat.

    Po sa i përket sensibilizimit për së.mundjet kardiovaskulare?

    Sensibilizimi këto vitet e fundit për së.mundjet kardiovaskulare në veçanti ka ndodhur apo po ndodh më tepër tek moshat e reja, dhe kjo është shpresëdhënëse, sepse janë ata që përdorin me tepër internetin apo rrugë të tjera dhe marrin informacione për patologji të ndryshme. Mund te themi qe ka një përmirësim të kulturës mjekësore në Shqipëri, por gjithsesi nëse e krahasojmë me vendet perëndimore jemi akoma larg.

  • “Pikë plumbi” me 230 km/h në autostradë!

    “Pikë plumbi” me 230 km/h në autostradë!

    Në nisje të sezonit turistik Policia Rrugore ka dalë në terren duke blinduar akset rrugore nacionale dhe urbane duke përdorur mjetet inteligjente. Nga Rruga e Kombit, Hani i Hotit deri në Sarandë, radarë automatikë, makina inteligjente, Poliscan dhe dronë edukues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

    Si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar shpejtësi që varionin nga:

    154 km/h deri në 167 km/h në rrugën e Kombit;
    203 km/h deri në 230 km/h në autostradën Laç-Milot;

    137 km/h deri në 141 km/h në rrugën interurbane kryesore Çermë-Lushnjë.

    Janë pezulluar 155 leje drejtimi si dhe janë vendosur 2125 masa administrative për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

    Janë ndëshkuar me masë administrative:

    553 drejtues automjetesh për parakalime të gabuara;

    598 për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa sanksionin plotësues atë të pezullimit të lejes së drejtimit;

    334 për mosvendosje të rripit të sigurimit;

    513 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit;

    127 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

  • Luizí dhe Olta e thonë hapur, kjo nuk prítej! Ja çfarë ka ndòdhùr

    Luizí dhe Olta e thonë hapur, kjo nuk prítej! Ja çfarë ka ndòdhùr

    Luizí dhe Olta postuan së fùndmi një foto ku shfaqeshin dùke lexuar skenarin e filmit që do të luajnë së shpèjti.

    Por ajo ç’ka askush nuk ka kapur është ákti se në një nga fletët dùket një puthje me buzèkuq.

    Mos ndoshta ky është një mesazh i koduar? Mesa dùket díkush e ka dhënë shenjën e sáj, të jetë Kiara apo díkush tjetër, kjo mbètet për tu parë…

    Siç është bërë e ditur Olta dhe Luizí do të luajnë rolin si burrë dhe grua.

    Filmi do të titùllohèt “Në kuadër të dashùrisë“, nga prodùksioni “Top Channel Films”. Filmi do të jetë i zhanerit “komedi-romancë”.
    “Do të jetë një histori e vërtetë dashùrie në kohët moderne që ndërlídh jetën e dy njerëzve,

    dy familjeve të tyre në një komedi romantíke që do t’u bëjë të qeshni, të qáni dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”-thuhèt në përshkrímin e filmit.

  • Me varka, dronë dhe vrap! Polici i hidhet në fyt kultivuesit (VIDEO)

    Me varka, dronë dhe vrap! Polici i hidhet në fyt kultivuesit (VIDEO)

    Policia e shtetit vazhdon aksionin për goditjen e kultivimit të rasteve në Velipojë, Mat, Lezhë dhe në Krujë. Në Velipojë u asgjësuan 270 bimë të dyshuara cannabis sativa. Policia publikoi pamjet e momentit kur ndiqen kultivuesit me dron dhe kapen sapo hapin serat me kanabis. Në Mat 164 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Selicë.

    Në Lezhë u gjetën të kultivuara në parcela në tokë pyjore në fshatin Kaluer dhe fshatin Gërnac, Kurbin, në total 600 bimë cannabis sativa. Në Krujë në fshatrat Brret dhe Picrrage u zbuluan 16 ambiente të hapura ku kultivoheshin bimë narkotike. Nga këto ambiente, u gjetën dhe u asgjësuan 494 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa. Shumica e kultivuesve janë në kërkim, si gjithmonë.