Author: editor

  • “Pikë plumbi” me 230 km/h në autostradë!

    “Pikë plumbi” me 230 km/h në autostradë!

    Në nisje të sezonit turistik Policia Rrugore ka dalë në terren duke blinduar akset rrugore nacionale dhe urbane duke përdorur mjetet inteligjente. Nga Rruga e Kombit, Hani i Hotit deri në Sarandë, radarë automatikë, makina inteligjente, Poliscan dhe dronë edukues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

    Si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar shpejtësi që varionin nga:

    154 km/h deri në 167 km/h në rrugën e Kombit;
    203 km/h deri në 230 km/h në autostradën Laç-Milot;

    137 km/h deri në 141 km/h në rrugën interurbane kryesore Çermë-Lushnjë.

    Janë pezulluar 155 leje drejtimi si dhe janë vendosur 2125 masa administrative për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

    Janë ndëshkuar me masë administrative:

    553 drejtues automjetesh për parakalime të gabuara;

    598 për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa sanksionin plotësues atë të pezullimit të lejes së drejtimit;

    334 për mosvendosje të rripit të sigurimit;

    513 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit;

    127 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

  • Luizí dhe Olta e thonë hapur, kjo nuk prítej! Ja çfarë ka ndòdhùr

    Luizí dhe Olta e thonë hapur, kjo nuk prítej! Ja çfarë ka ndòdhùr

    Luizí dhe Olta postuan së fùndmi një foto ku shfaqeshin dùke lexuar skenarin e filmit që do të luajnë së shpèjti.

    Por ajo ç’ka askush nuk ka kapur është ákti se në një nga fletët dùket një puthje me buzèkuq.

    Mos ndoshta ky është një mesazh i koduar? Mesa dùket díkush e ka dhënë shenjën e sáj, të jetë Kiara apo díkush tjetër, kjo mbètet për tu parë…

    Siç është bërë e ditur Olta dhe Luizí do të luajnë rolin si burrë dhe grua.

    Filmi do të titùllohèt “Në kuadër të dashùrisë“, nga prodùksioni “Top Channel Films”. Filmi do të jetë i zhanerit “komedi-romancë”.
    “Do të jetë një histori e vërtetë dashùrie në kohët moderne që ndërlídh jetën e dy njerëzve,

    dy familjeve të tyre në një komedi romantíke që do t’u bëjë të qeshni, të qáni dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”-thuhèt në përshkrímin e filmit.

  • Me varka, dronë dhe vrap! Polici i hidhet në fyt kultivuesit (VIDEO)

    Me varka, dronë dhe vrap! Polici i hidhet në fyt kultivuesit (VIDEO)

    Policia e shtetit vazhdon aksionin për goditjen e kultivimit të rasteve në Velipojë, Mat, Lezhë dhe në Krujë. Në Velipojë u asgjësuan 270 bimë të dyshuara cannabis sativa. Policia publikoi pamjet e momentit kur ndiqen kultivuesit me dron dhe kapen sapo hapin serat me kanabis. Në Mat 164 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Selicë.

    Në Lezhë u gjetën të kultivuara në parcela në tokë pyjore në fshatin Kaluer dhe fshatin Gërnac, Kurbin, në total 600 bimë cannabis sativa. Në Krujë në fshatrat Brret dhe Picrrage u zbuluan 16 ambiente të hapura ku kultivoheshin bimë narkotike. Nga këto ambiente, u gjetën dhe u asgjësuan 494 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa. Shumica e kultivuesve janë në kërkim, si gjithmonë.

  • I preferuari i shqiptarëve, mjekja e njohur lëshon alarmin: E konsumojmë pa kriter, pse ky ushqim është shumë i rrezikshëm, pasi është shkaktari i sëmundjeve të zemrës

    I preferuari i shqiptarëve, mjekja e njohur lëshon alarmin: E konsumojmë pa kriter, pse ky ushqim është shumë i rrezikshëm, pasi është shkaktari i sëmundjeve të zemrës

    Dr. Albana Daka theksoi se sëmundjet e zemrës përbëjnë shkaktarin kryesor të vdekjeve. Mjekja nutricioniste shpjegoi se një stil jete i shëndetshëm, kombinuar me aktivitet fizik dhe me një regjim të mirë ushqimor mund të parandalojë këto sëmundje. “Që të kemi një zemër të shëndetshme duhet të kemi një një stil jete të shëndetshme që në fëmijëri. Sipas OBSH, një stil jete i shëndetshëm tregon se parandalon 1/3 të sëmundjeve të zemrës, si hipertensioni, dislipidemitë, që janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve vaskulare.

    Këto fatalitete përbëjnë 40-45 përqind të vdekjeve. Patologjitë e zemrës fillojnë pas dekadës së katërt dhe të pestë të jetës, kryesisht dislipidemitë, episodet me rritje të tensionit të gjakut. Sot po ulet mosha me nivele të larta të tensionit. Në pjesën më të madhe të rasteve, vjen nga stili shumë i çrregullt.

    Për të parandaluar nivelet e larta të tensionit dhe dislipidemitë, të cilat për vite veshin enët e gjakut me pllaka yndyrore dhe shkaktojnë raste fatale të zemrës dhe trurit, duhet të fokusohemi te stili i jetës. Sipas OBSH, regjimi mesdhetar është ideali për të parandaluar këto sëmundje.

    Nëse më parë shikonim një 60 vjeçar me probleme të hipertensionit, sot i shikojmë në mosha më të reja. Studimet tregojnë se janë rritur për shkak të stilit të pashëndetshëm, pa aktivitet fizik, ngase kemi yndyrna të larta dhe rritje të tensionit të gjakut në moshë të re si dhe probleme me sheqerin në gjak.”, tha ajo.

    Dr. Albana theksoi se regjimi ushqimor ideal është ai mesdhetar.

    “Duhen sa më shumë vakte me perime dhe fruta, në formën e perimeve krudo, të paktën një pjatë e parë si në drekë por dhe në darkë me perimet ku gatimi të jetë sa më i thjeshtë. Sa më pak kripë, me vaj ulliri por në sasi të moderuar. Sa më pak mish të kuq gjatë javës, të dominojë pula dhe peshku.

    Kryesisht peshqit të jenë të vegjël sesa të mëdhenj për shkak të Omega-3 që përmbajnë. Sa më shumë bishtajore. Pra, një regjim mesdhetar është ideal për parandalimin e çdo sëmundjeje.”, tha Dr. Albana.

    E pyetur nga moderatori Alban Musa për produktet që shqiptarët përdorin shumë por që janë të rrezikshme për shëndetin, mjekja përmendi mishin e kuq, bulmetrat dhe brumrat.

    “Ne kemi një kuzhinë mikse mesdhetare dhe orientale. Kuzhina jonë dominohet nga mishi i kuq.

    Duhet të jetë sa më pak në regjimin tonë por në fakt dominon. Sa më shumë miq të kuq, i gatuar pafund, aq më shumë i dëmshëm është ai. Dhe bulmetrat i kemi në të treja vaktet. Bulmetrat, mishi i kuq dhe brumërat dominojnë kuzhinën tonë.“, tha Dr. Albana.

  • Shpërndante pakot, merrte paratë dhe i fuste në xhep/ Publikohet foto, ja kush është 46-vjeçarja që përvetësoi 3 milionë euro nëpërmjet mashtrimit

    Shpërndante pakot, merrte paratë dhe i fuste në xhep/ Publikohet foto, ja kush është 46-vjeçarja që përvetësoi 3 milionë euro nëpërmjet mashtrimit

    Kjo është Alma Beqiri, 46 vjeçarja nga Korça, e cila u vu në prangat e policisë për mashtrim.

    Arrestimi i saj u bë i mundur pasi Beqiri, agjente e një poste private në Korçë dhe Pogradec ka arritur të përfitojë rreth 3 milionë euro duke mashtruar gjatë periudhës 2021-2023.

    Gjatë këtyre dy viteve, 46-vjeçarja shpërndante pako të ndryshme postare për llogari të subjekteve të treta dhe paratë e marra nga klientët që kishin bërë porosi online, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.

    Sipas policisë, shumën e konsiderueshme prej 3 milionë eurosh të përfituar përmes këtij aktiviteti të paligjshëm, Alma Beqiri dyshohet se e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emrin e saj dhe të familjarëve.

    Pas arrestimit, Beqirit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 automjete qe perdoreshin prej saj. Hetimi nga ana e policisë për këtë rast kishte nisur dy muaj më parë.

  • Gjermania në krizë për punëtorë, mungesa në një ndër gjashtë profesione, si mund të aplikojmë

    Gjermania në krizë për punëtorë, mungesa në një ndër gjashtë profesione, si mund të aplikojmë

    Në një ndër gjashtë profesione mungojnë punonjësit e kualifikuar, sipas një studimi të Agjencisë Federale për Punës: Më 2022 në 200 nga rreth 1200 profesione ka mungesë personeli – shumë më tepër se një vit më parë.

    Agjencia Federale e Punës në Nyrnberg sapo ka publikuar studimin për punonjësit e kualifikuar gjatë vitit të kaluar.

    Rezultatet janë tronditëse. Numri i punonjësve është pakësuar me një të katërtën brenda vitit në profesionet më të prekura nga kjo dukuri.

    Ka mungesa në profesionet që kanë të bëjnë me kujdestarinë, personelin mjekësor, në zanatet në fushën e ndërtimit, në kopështe e çerdhet për fëmijët, në teknikën e automjeteve dhe në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Krahasuar me një vit më parë gjatë vitit 2022 në hoteleri dhe gastronomi, në metalurgji dhe në autobusët e shërbimit urban ka mungesë personeli.

    Për të ashtuquajturën analizë mbi mungesën e punonjësve të kualifikuar Agjencia Federale për Punën analizon 120 profesione dhe i vlerëson ato mbi bazën e gjithsej 14 indikatorëve. Si profesion me mungesë personeli klasifikohet ai profesion, nëse janë gjashtë indikatorë që nënkuptojnë këtë dukuri. Ndër këto indikatorë janë p.sh. kohëzgjatja e zënies së vendit vakant të punës, kuota e papunësisë në këtë profesion dhe zhvillimi i nivelit të pagesave.

    Shumë vende vakante për pak punonjës të kualifikuar

    Fillimi i vitit 2022, sipas Agjencië Federale për Punën, ishte mjaft premtues. Vështirësitë me furnizimet dukej se po kapërceheshin dhe pasojat e pandemisë ishin në shumë sektorë të përballueshme. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt 2022 ishte një ngjarje vendimtare, kur shumë njerëz nga Ukraina morrën arratinë dhe ndër të tjera gjetën mbrojtje edhe në Republikën Federale të Gjermanisë.

    Ky zhvillim u ndje në tregun e punës. Regjistrimi i shtetasve të Ukrainës ndikoi në tregun e punës duke bërë që numri i të papunëve të ketë rritje më 2022. Nevojat e sipërmarrjeve për forca të reja pune megjithatë u rrit dhe numri i vendeve vakante arriti një vlerë të re rekord me gati dy milionë.

    Ende nuk ka shenja përmirësimi

    Edhe në profesionet e ndërtimit në vitin 2022 ka pasur mungesa në nivel federal. Në diferencimin sipas landeve megjithatë ka disa dallime si p.sh. në Berlin/Brandenburg ku ka mungesë në sektorin e ndërtimeve në lartësi dhe në thellësi. Ndërsa në disa lande të tjera aktualisht mungojnë arkitektë dheinxhinierë ndërtimi.

    Në nivel federal prej vitesh mungojnë gjithashtu ekspertë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe në këtë drejtim ende nuk duket se do të ketë përmirësim të situatës. Transformimi në këtë sektor mund ta intensifikojë edhe më shumë problemin e gjetjes së punonjësve të kualifikuar për këtë sektor. Në vitin 2022 ka pasur mungesa personeli kryesisht në fushën e zhvillimit të software-ve dhe në programim./DW

  • Ngjarje tragjike/ Përplasen dy trena, raportohet për të paktën 280 të vdekur dhe qindra të plagosur

    Ngjarje tragjike/ Përplasen dy trena, raportohet për të paktën 280 të vdekur dhe qindra të plagosur

    Numri i viktimave nga përplasja e trenave në Odisha të Indisë ka shkuar në 288 dhe mbi 1000 janë plagosur, raporton CNN.

    Numri i viktimave pritet të rritet pasi shumë njerëz dyshohet se janë bllokuar nën vagona. Në aksident u përfshinë dy trena pasagjerësh dhe një mallrash.

    Më shumë se 115 ambulanca dhe disa njësi të shërbimit zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.

    Ushtria indiane, ekipe nga Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Fatkeqësive, Forca e Veprimit të Shpejtë të Fatkeqësive Odisha dhe shërbimet e zjarrit të shtetit janë dërguar në vend.

    Qindra njerëz janë mbledhur jashtë spitaleve për të dhuruar gjak. Një zyrtar i lartë tha se rreth 850 njerëz janë shtruar në spital. Ministri i Hekurudhave Ashëini Vaishnaë urdhëroi një hetim të nivelit të lartë për incidentin ndërsa kryeministri i Odisha, Naveen Patnaik shpalli zi shtetërore njëditore.

    Ky konsiderohet si një nga aksidentet më vdekjeprurëse të trenave në Indi në kohët e fundit. India ka pasur shumë aksidente të mëdha hekurudhore në të kaluarën, por siguria hekurudhore është përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit falë investimeve dhe përmirësimit të teknologjive.

    Aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e Indisë ndodhi më 6 qershor 1981 kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në shtetin e Biharit dhe shtatë vagonë ??ranë nga një urë në ujërat e lumit Bagmati, duke vrarë mbi 800 njerëz.

  • Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, ja çfarë po ndodh me monedhat e tjera

    Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, ja çfarë po ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 100.6 lekë dhe do të shitet me 101.8 lekë.

    Sot monedha evropiane do të blihet me 108.1 lekë dhe do të shitet me 109.2.

    Franga zvicerane sot do të blihet me 110.3 lekë dhe do të shitet me 111.3 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do të blihet me 125.2 lekë dhe do të shitet me 126.5 lekë.

  • E rëndë! Vritet me armë zjarri 20-vjeçari shqiptar në Itali

    E rëndë! Vritet me armë zjarri 20-vjeçari shqiptar në Itali

    Një ngjarje e rënda ka ndodhur në provincën e Piacenza në Itali.

    Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u gjet i plagosur.

    Shqiptari vdiq gjatë transportit për në spital pasi u plagos me armë zjarri brenda një shtëpie.

    Në shtëpinë ku u gjet djali ndodhej një burrë i cili mbajti shqiptarin për orë të tëra mbyllur në banesë duke mos e hapur derën për policët,

    Burri u shoqërua në paraburgim, teksa ambulanca mori djalin 20-vjeçar, por ai humbi jetën rrugës në spital.

    Ngjarja është ende mister, teksa policia po heton.

  • Studimi i ri: Këto janë llojet e ilaçeve që rrisin me 55% shanset për vdekje

    Studimi i ri: Këto janë llojet e ilaçeve që rrisin me 55% shanset për vdekje

    Ekspertët kanë realizuar një studim afatgjatë me rreth 500 mijë persona, mbi lidhjen e kohëzgjatjes së gjumit dhe përdorimit të pilulave të gjumit dhe me vdekshmërinë.

    Vëzhgimi i publikuar në “Sleep Health” ka treguar disa rezultate mjaft të habitshme, me 8.9% të pjesëmarrësve që morën pilula gjumi në fillim të studimit të cilët vdiqën gjatë periudhës së ndjekjes (rreth 10 vjet), krahasuar me 3.4% me ata që nuk merrnin pilula.

    Përdoruesit e ilaçeve të gjumit mund të jetojnë 5 vjet më pak dhe kanë një risk vdekshmërie më të lartë. Konkretisht ata kanë një risk vdekshmërie 55% më të lartë në krahasim më ata që nuk i përdorin.

    Kërkuesit kryen analiza të rregulluara (duke përshtatur moshën, gjininë, historinë mjekësore etj.), dhe gjithmonë e më shumë janë të bindur se ka një rritje të vdekshmërisë tek ata që marrin pilula gjumi…Është e vështirë të jepet një numër i përgjithshëm, pasi ata nuk kanë kryer një analizë globale duke krahasuar të gjithë “marrësit e pilulave të gjumit” me “ata që nuk kanë marrë”.

    Dyfishimi i rasteve të vdekshmërisë rezultoi më i lartë nga krahasimi i atyre që merrnin pilula dhe flinin mbi 8 orë, me ata që nuk merrnin pilula dhe flinin 6-8 orë. Rezultoi se 3.5% e pjesëmarrësve vdiqën gjatë studimit dhe të dhënat e tyre nuk u morën deri në fund.