Author: editor

  • Merr flakë pallati! Tym, flakë, viktima dhe të plagosur (Video)

    Merr flakë pallati! Tym, flakë, viktima dhe të plagosur (Video)

    Në Romë, një ndërtesë mori zjarr. Flaka ishte gjigande.

    Një person ka humbur jetën dhe 17 persona janë plagosur.

    Shtatë kanë pësuar djegie dhe tre prej tyre janë shtruar në gjendje të rëndë në spital.

    Megjithatë, dhjetë ishin të asfiksuar nga tymi.

    Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga zjarrfikësit në shkallët e pallatit.

  • Tërmet në treg, euro nuk mban më! Thyhet rekordi negativ, sot si kurrë më parë

    Tërmet në treg, euro nuk mban më! Thyhet rekordi negativ, sot si kurrë më parë

    Euro ka zbritur sot në nivelin më të ulët historik duke thyer gjatë javës së fundit çdo ditë rekordin negativ.

    Banka e Shqipërisë raportoi pak më parë se një euro u ble sot me mesatarisht 108.73 lekë dhe u shit mesatarisht me 109.07 lekë duke shënuar një kurs me lekun si asnjëherë më parë që prej fillimit të përdorimit të saj.

    Euro është në rënie te lirë prej disa muajsh, gjë e cila u përshpejtua gjatë fushatës zgjedhore.

    Dy ditë më parë euro ra nën 110 lekë dhe tashmë duket se ai ishte kufiri psikologjik dhe tani rënie vijon nga ora në orë.

    Arsyet kryesore të rënies së euron lidhen me sasinë e madhe të monedhës europiane në treg për shkak se vendi është kthyer në një parajsë të pastrimit të parave, por edhe për shkak të nisjes së sezonit turistik.

  • Tronditëse! Burri që vrau gruan shtatzënë: Që të mos vuante e godita në …

    Tronditëse! Burri që vrau gruan shtatzënë: Që të mos vuante e godita në …

    Mediat italiane zbardhin detaje të reja për vrasjen e Giulia Tramontano-s, 29-vjeçares e cila ishte në muajin e 7 të shtatzënisë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Milano të Italisë, por u zbulua vetëm një ditë më parë.

    Giulia u vra nga i fejuari i saj, 30-vjeçari Alessandro Impagnatiello, pasi e reja kishte zbuluar se ai e tradhtonte. Alessandro, barist në një prej lokalet më në zë të Milanos e pranoi krimin dhe tregoi edhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

    Në rrëfimin e tij, Alessandro tha se kishte tentuar disa herë ta digjte trupin e Giulia-s, pasi e kishte mbajtur fillimisht në garazh e më pas në valixhe, për 3 ditë radhazi. Valixhen e braktisi më pas në rrethinat e Senago, aty ku u gjet pas rrëfimit të tij.

    Ai po ashtu mësohet se ka pretenduar para hetuesve se gjatë sherrit me 29-vjeçaren, kur kjo e fundit ishte rikthyer në shtëpi pasi kishte zbuluar tradhtinë e tij me një vajzë që po ashtu kishte mbetur shtatzënë, por e kishte abortuar fëmijën, Giulia kishte tentuar të vetëvritej. “E vrava që të mos vuante”, mësohet të jetë shprehur ai.

    “Teksa vinte drejt meje me thikën që po përdorte për të prerë domatet, nisi të priste veten në krahë, më thoshte që nuk donte më të jetonte. Kishte bërë disa prerje në qafë dhe kur iu afrova, në mënyrë që të mos vuante i bëra tre ose katër goditje të tjera në afërsi të qafës që të mos vuante.

    Thika ra në tokë, përpara divanit. Ajo ra përtokë dhe unë i thoja se gjithçka kishte mbaruar dhe se duhet të pushonte”, mësohet të ketë thënë para hetuesve italianë 30-vjeçari.

  • “Pas lirimit ish-ministri kthehet dot në politikë?”/ Spartak Ngjela zbulon profesionin e ri ku mund ta shohim Saimir Tahirin

    “Pas lirimit ish-ministri kthehet dot në politikë?”/ Spartak Ngjela zbulon profesionin e ri ku mund ta shohim Saimir Tahirin

    Avokat Spartak Ngjela shprehet se ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri u lirua nga burgu pasi nuk iu provuan akuzat për korrupsion.

    Sipas tij, Tahiri ka plotësuar kushtet e vendosura në ligj dhe për këtë arsye gjykata ka vendosur që pjesën tjetër të dënimit ta kryejë në shtëpi.

    I pyetur nëse ish-ministri mund t’i rikthehet sërish politikës, avokati i njohur shprehet se:

    Tani nuk e lë dënimi. Mund të dalë avokat, ai ka formim juridik.

  • Lajm i keq për ata që kanë EURO/ Si kurrë më parë euro bie në nivelin më të ulët historik, ja sa blihet dhe shitet sot në treg

    Lajm i keq për ata që kanë EURO/ Si kurrë më parë euro bie në nivelin më të ulët historik, ja sa blihet dhe shitet sot në treg

    Euro ka zbritur sot në nivelin më të ulët historik duke thyer gjatë javës së fundit çdo ditë rekordin negativ.

    Monedha e euros u ble sot me mesatarisht 108.73 lekë dhe u shit mesatarisht me 109.07 lekë duke shënuar një kurs me lekun si asnjëherë më parë që prej fillimit të përdorimit të saj.

    Euro është në rënie te lirë prej disa muajsh, gjë e cila u përshpejtua gjatë fushatës zgjedhore.

    Dy ditë më parë euro ra nën 110 lekë dhe tashmë duket se ai ishte kufiri psikologjik dhe tani rënie vijon nga ora në orë.

    Arsyet kryesore të rënies së euron lidhen me sasinë e madhe të monedhës europiane në treg për shkak se vendi është kthyer në një parajsë të pastrimit të parave, por edhe për shkak të nisjes së sezonit turistik.

  • “Nga problemet shëndetësore të gruas te kujdesi për fëmijët e mitur dhe…”/ Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Ja çfarë e shpëtoi ish-ministrin Tahiri nga qëndrimi në qeli

    “Nga problemet shëndetësore të gruas te kujdesi për fëmijët e mitur dhe…”/ Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Ja çfarë e shpëtoi ish-ministrin Tahiri nga qëndrimi në qeli

    Zbardhen detaje nga lirimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata e Elbasanit ka vendosur që Tahiri të vijojë dënimin e tij të mbetur në shtëpi.

    Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se në Gjykatë janë dorëzuar dy ekspertiza mjeko-ligjore, në të cilat thuhet se gruaja e Tahirit vuan nga probleme shëndetësore, ndërsa ai duhet të kujdeset për fëmijët e mitur.

    Ndërkohë, situata për familjen e tij është rënduar sipas avokatëve të Tahirit është rënduar dhe nga vdekja e babait të ish-ministrit pak kohë më parë.

    Lala përmendi si element që çoi në lirimin e Tahirit dhe të faktit për sjelljen e tij të mirë në burg.

    Duke iu parashtruar këto kërkesa, edhe prokurori i çështjes ka qenë dakord me kërkesën, që Tahiri të vuante ditët e tjera të dënimit në shtëpi.

  • Sulmi me armë zjarri ndaj 50-vjeçarit në Shijak/ Autori ende në arrati, dy vite më parë plagosi edhe..

    Sulmi me armë zjarri ndaj 50-vjeçarit në Shijak/ Autori ende në arrati, dy vite më parë plagosi edhe..

    Autori i dyshuar i plagosjes së një 50-vjeçari gjatë natës së kaluar në qytetin e Shijakut, është ende në arrati.

    Policia po vijon punën për kapjen e 38-vjeçarit të identifikuar si autor të ngjarjes që ndodhi rreth orës 22:10 të së enjtes në lagjen “Popullore” të Shijakut, aty ku banon i plagosuri Ardian Çyrbja.

    Konflikti mes dy banorëve të qytetit ka nisur më parë në lokalin e lagjes, për t’u zhvendosur më pas në rrugën poshtë pallatit, ku autori i dyshuar ka qëlluar tri herë mbi Çyrben me një pistoletë.

    Më pas, autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja është parë dhe nga bashkëshortja dhe njëri nga djemtë e mitur të 50-vjeçarit.

    Burime nga policia vendore bëjnë të ditur se i plagosuri nuk është person i panjohur për ta.

    Dy vjet më parë ai është ndaluar nga policia e Shijakut për plagosjen me thikë të një 21-vjeçari, gjithashtu banor i lagjes “Popullore”. Disa muaj më vonë, në shtator të vitit 2021, ndaj Çyrbes me vendim gjykate u pushua çështja penale për plagosje të rëndë me dashje.

    Ndërkohë mbrëmjen e vonë të së enjtes për shkak të një konflikti banal të nisur në lokal, 50-vjeçari u plagos me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

  • I FUNDIT/ Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe forca goditëse

    I FUNDIT/ Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe forca goditëse

    Një tërmet prej 3.1 balle ka goditur Shqiperine rreth ores 12:30.

    Lëkundjet janë ndjerë në qytetin e Lezhës dhe në rrethinat e saj.

    Tërmeti ishte me një magnitudë 3.1 ballë dhe thellësi fokale 2km.

    Deri tani nuk është raportuar për ndonjë dëm të shkaktuar nga tërmeti.

  • Lirimi i Saimir Tahirit nga qelia, vjen reagimi i menjëhershëm nga Gazment Bardhi

    Lirimi i Saimir Tahirit nga qelia, vjen reagimi i menjëhershëm nga Gazment Bardhi

    Kryetari i Grupi i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Elbasanit për të liruar nga qelia Saimir Tahirin, ish-ministrin e Brendshëm të PS-së, duke lejuar që ky i fundit të kryej dënimin në shtëpinë e tij.

    Bardhi thekson se lirimi me kusht i Saimir Tahirit është tallje me drejtësinë. ”

    Lirimi para kohe me kusht i tij është një tallje e drejtësisë me drejtësinë. Ndërsa qytetarët shqiptarë presin nga drejtësia e re ti jepet fund pandëshkueshmërisë, zyrtarët e lartë të korruptuar përfitojnë nga vendime gjyqësore thellësisht politike, që i shndërrojnë dënimet e tyre në qesharake”, thekson Bardhi.

    REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE, Z. GAZMENT BARDHI

    Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të mbahet mend si ministri kampion i Edi Ramës që garantojë paprekshmërinë e grupeve kriminale, thellojë bashkëpunimin e shtetit me to dhe si kurrë më parë me leje shtetërore mbushi vendin me kanabis, duke favorizuar fuqizimin e krimit të organizuar.

    Lirimi para kohe me kusht i tij është një tallje e drejtësisë me drejtësinë. Ndërsa qytetarët shqiptarë presin nga drejtësia e re ti jepet fund pandëshkueshmërisë, zyrtarët e lartë të korruptuar përfitojnë nga vendime gjyqësore thellësisht politike, që i shndërrojnë dënimet e tyre në qesharake.

    Abuzuesit e pushtetit duhet të vuajnë të plotë dënimin e tyre, pa asnjë favorizim politik dhe duke u trajtuar të barabratë me çdo qytetar tjetër. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e konsideroj vendimin e sotëm politik të Gjykatës së Elbasanit një turp të drejtësisë dhe si një nxitje për thellimin e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.

  • Cfarë nuk po dëgjojmë! Djali nga Korça martohet me 12 vjeçaren, thotë se nuk mundemi të jem gjithmonë beqarë

    Cfarë nuk po dëgjojmë! Djali nga Korça martohet me 12 vjeçaren, thotë se nuk mundemi të jem gjithmonë beqarë

    Ndërsa moshataret e saj, që jetojnë vetëm pak kilometra larg luajnë ende, një 12-vjeçare nga fshati Polis Sheh të Librazhdit e kanë fejuar. Lajmi bëri jo pak bujë në mediat shqiptare, madje edhe ato italiane, pasi ky nuk ishte i vetmi rast që ndodhte në këtë fshat, ku femrat martohen kur janë ende të mitura

    Emisioni investigativ në Itali, “Le Iene”, solli rastin e 12 – vjeçares nga ky fshat që ishte fejuar me një 24-vjeçar nga fshati Kaliveç i Gramshit. Në emisionin e pasdites në Top Channel ka folur pikërisht 24-vjeçari Alfred Karaj, i cili nuk sheh asgjë të keqe në këtë lidhje.

    “Jemi njohur me mbles. Goca ka rënë dakord, kanë ardhur njerëzit dhe kanë parë, gjithçka në rregull. Kemi bërë marrëveshje”, thotë ai. I pyetur nëse ka dijeni që ligji nuk i lejon martesat nën moshën 18-vjeç, Alfredi përgjigjet, “Pse, do të rrimë beqarë ne?”.

    Ai këmbëngul se vajza është 14-vjeçare dhe se kjo është një moshë e lejueshme për martesë, duke rrëfyer se një herë e ka pasur në shtëpinë e tij dhe më pas e ka dërguar sërish në fshat.

    “Prindërit janë njerëz normalë dhe nuk kam dëgjuar asgjë për ta. Nuk kam kushte ekonomike që ta çoj në shkollë të lartë, por të mesmen do ta mbarojë”, shton më tej 24-vjeçari. Gruaja 12-vjeçare sipas tij nuk ka ankesa, ndaj Alfredi kërkon që askush mos të ndërhyjë në ma rrëdhënien mes tyre. I pyetur nëse vajza e ka marrë e vetme këtë vendim, 24-vjeçari shprehet, “Do të rritet avash-avash”.

    LEXONI ME SHUME