Author: editor

  • Keisi konfrontim me Kristin në Turqi, Olsa Muhameti flet për marrëdhënien e ish-banorëve të BB (Video)

    Keisi konfrontim me Kristin në Turqi, Olsa Muhameti flet për marrëdhënien e ish-banorëve të BB (Video)

    Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Turqia ku po xhirohet emisioni “Kepi i Vip-ave”, autorja e programit Olsa Muhameti ka zbuluar emrat e disa prej personazheve që do të marrin pjesë në emision.

    Ajo tha se Keisi është një prej tyre dhe se pritet të ketë një konfrontim dhe jo vetëm me një prej personazheve më të përfolur të spektaklit Big Brother.

    “Këtu Kejsi mendoj se do ketë konfrontime, ndoshta shkojmë edhe në ndonjë darkë romantike me një nga personat më të përfolur të BB. Po bëjmë tentative për këtë darkë dhe të shohim nëse do ta realizojmë dot”, tha autorja e programit.

  • E rëndë në vend/ Makina përplas dy të mitur dhe “zhduket”, detajet e para

    E rëndë në vend/ Makina përplas dy të mitur dhe “zhduket”, detajet e para

    Një aksidenti i rëndë raportohet të ketë ndodhur pak çaste më parë në qendër të Rrogozhinës.

    Një automjet tip “Ford”, me targë dhe drejtuar ende të paidentifikuar ka aksidentuar dy të mitur 10 dhe 11 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Si pasojë të mituri ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    Njoftimi i policisë:

    Rrogozhinë/Informacion paraprak

    Më datë 09.06.2023, rreth orës 19:40, në qëndër të Rrogozhinës, një mjet tip “Ford”, me targë e drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar dy të mitur 10 dhe 11 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Si pasojë të miturit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.r.t/abcnews.al

  • Horoskopi ditor për nesër, do të befasoheni se çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Horoskopi ditor për nesër, do të befasoheni se çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Dashi

    Kjo e shtunë do të jetë e mbushur plotë me zhvillime të reja, në sajë të hyrjes së Venusit në shenjën tuaj. Dashuria dhe pasioni do të jenë në plan të parë për të lindurit e kësaj shenje. Do të keni intensitet maksimal me partnerin/en. Në raportin në çift do të jetë ditë e përkryer.

    Demi

    Do të jeni të përfshirë nga dashuria, flirtimet dhe udhëtimet. Mendimet dhe brejtja e ndërgjegjes do të shkojnë drejt një historie të përfunduar. Ndërkohë për ata që kanë një aktivitet të tyre profesional, do të marrin kënaqësi maksimale.

    Binjakët

    Hëna do të ketë ndikim pozitiv në shenjën tuaj, duke i’u bërë më të qetë. Sigurisht që nuk do të shkëlqeni nga kthjelltësia, por nëse nuk do të punoni gjatë kësaj dite, nuk është se do të prishej ndonjë punë.

    Gaforrja

    Harmonia e Mërkurit dhe Hënës, do ju dhurojnë emocione të forta dhe të thella. Gjeste dashurie dhe shumë ndjenja do iu dhurohen nga partneri/ja. Kjo e shtunë do të jetë e mbushur gjithë përkëdheli.

    Luani

    Lëreni të lirë zemrën, për të pritur çdo gjë të bukur që do të vijë në shenjën tuaj. Parashikohet një periudhë plotë me dashuri. Do të keni dëshirë për të përmirësuar pamjen. Bëni kujdes për anën estetike, por fokusi kryesor duhet të jetë tek ndjenjat.

    Virgjëresha

    Nëse keni në plan një takim të rëndësishëm për të ardhmen tuaj, “armatosuni” me buzëqeshje dhe lini mënjanë çdo pasiguri. Nën praninë e Hënës dhe Mërkurit, do të dini të thoni gjënë e duhur, në momentin e duhur.

    Peshorja

    Një e shtunë e bukur iu pret, ku do të shijoni raporte miqësore të cilat do ju mbushin me lumturi. Duhet të bëni kujdes në anën financiare, pasi parashikohen probleme.

    Akrepi

    Do të shfaqni ambicie të forta sa i takon karrierës. Por pavarësisht kësaj nuk pritet ndonjë ndryshim i madh. Hëna do ju ngushëllojë dhe do ju japë energji për aktivitete të reja.

    Shigjetari

    Udhëtimi është një kënaqësi për ju, një nevojë nga e cila nuk hiqni dot dorë. Sidomos tani që udhëtimi dhe dashuria në sajë të pranisë së Venusit, ju japin mbështetje të plotë. Do të jeni gati për t’u nisur drejt dikujt të cilin e keni lënë pas dore dhe që me zor prisni që ta përqafoni.

    Bricjapi

    Humori i mirë, harmonia dhe jo vetëm do të mbushin gjithë ditën tuaj. Gjithçka do të shkojë në funksion të afirmimit tuaj personal, Një nismë të cilën e keni përzemër do të japë frytet e duhura.

    Ujori

    Lëreni mënjanë krenarinë, nëse keni ende ndjenja drejt një personi të së kaluarës, është koha të reflektoni mirë. Kjo e shtunë do të jetë e gjitha e mbushur me melankoli.

    Peshqit

    Venusi do ju japë një mbështetje maksimale në sferën profesionale. Hëna do të ketë rol shumë të rëndësishëm, duke ua bërë mbarë me një udhëtim të cilin keni planifikuar. Parashikohen shpenzime bujare, blerje të arsyeshme, por do e keni të vështirë që gjatë fundjavës të ruani ekuilibrin ekonomik.

  • U njohën me shkuesi, djali habitet kur takon vajzën për herë të parë

    U njohën me shkuesi, djali habitet kur takon vajzën për herë të parë

    Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Kinë. Një burrë është larguar nga takimi i parë me një vajzë dhe për këtë arsye është paditur në gjykatë… Por historia është pak më e komplikuar.

    Mediat e huaja shkruajnë se djali, i quajtur Liu, ishte njohur me zonjushën Zhang nëpërmjet një mblesi. Të dy ata kishin rënë dakord që të takoheshin në një restorant. Mirëpo për habinë e djalit, vajza shkoi atje e shoqëruar nga 23 të afërm.

    Pas darkës, Liu-t iu dorëzuar fatura, por ka mbetur i shokuar pasi familjarët e vajzës kishin harxhuar në total rreth 2230 Paund. Në panik e sipër ai është larguar dhe detyroi vajzën që të paguante faturën.

    Kjo e fundit tha se do ta paguante po ta ndanin përgjysmë. Liu pranoi të paguante një pjesë, rreth 445 Paund dhe u shpreh se familjarët e vajzës duhet të paguajnë pjesën tjetër.

    Të zemëruar, familjarët e vajzës e paditën djalin për këtë rast. Por gjykata vendosi në favor të Liu-t duke thënë se ai mund të paguante për veten e tij dhe për vajzën, ose më saktë rreth 156 Paund.

    Ky incident ka shkaktuar debat në Kinë. Shumica e njerëzve janë rreshtuar krah djalit. Ndërkohë ekspertët lokalë thanë se marrja e 23 të afërmve i kalon normat e pranuara botërisht.

    “Nuk dihet nëse çifti vendoi të takohej sërish, por shumica e njerëzve mendojnë se jo”, shkruan në fund The Mirror./tvklan.al

  • U ngatërrua në rripat e çantës, ndërron jetë vajza 14 muajshe

    U ngatërrua në rripat e çantës, ndërron jetë vajza 14 muajshe

    E trishtë në Skoci. Një vajzë 14-muajshe ka vdekur pasi u ngatërrua në rripat e një çantë, duek u mbytur.

    Mia Macphee, nga Alness, në veri të Skocisë, vdiq në aksidentin tragjik dhe prindërit e saj kanë lëshuar një paralajmërim për të tjerët për rreziqet e varjes së gjërave nga dyert me fëmijë përreth.

    Prindërit e saj Connor dhe Hannah ishin larguar vetëm për disa minuta kur vajza e tyre, e cila zakonisht ishte e zhurmshme, heshti.

    Connor shkoi të shikonte dhe gjeti Mian të ngatërruar në një çantë shpine të vogël me rripa të hollë që varej nga dera.

    Ndërsa e zgjidhi atë, Connor bërtiti për partneren e tij, e cila e çoi Mian në dyshemenë e kuzhinës dhe thirri një ambulancë në spitalin Raigmore.

    Bebi Mia kishte mbetur pa oksigjen dhe iu deshën 30 deri në 45 minuta që zemra e saj të fillonte të rrihte sërish. 1-vjeçarja u transferua në spitalin e Edinburgut, ku familja e tij kaloi pothuajse katër ditë me të para se të ndërronte jetë.

  • Qëndroni sa më larg tyre, njihuni me 3 shenjat më të liga të horoskopit

    Qëndroni sa më larg tyre, njihuni me 3 shenjat më të liga të horoskopit

    Nëse jini kuriozë se pse disa njerëz janë nga natyra të mirë, ndërsa të tjerët janë kaq të këqij, mund t’i referoheni personalitetit tipik të shenjës së tyre të Horoskopit për disa përgjigje.

    Le të shohim më poshtë se cilat janë 3 shenjat më të liga.

    Binjakët mund të jenë shumë të mirë ose shumë të këqij dhe kjo varet nga lloji i humorit. Bazuar në këtë, ju pothuajse mund të garantoni që gjithmonë do të keni pak nga të dyja, falë personalitetit të tyre të dyfishtë.

    Kur janë më mirë, kjo ndodh sepse mund të jenë pak të ndjeshëm dhe nuk duan të trazojnë ujin si të tjerët në situata të pakëndshme. Kur Binjakët janë në të zezën e tyre, ata mund të jenë mjaft konfrontues. Kjo sigurisht tingëllon mjaft kontradiktore, por nuk duhet habitur që është kjo shenjë.

    Gaforrja mund të jetë shumë i mirë, por shpesh lë humorin për të ndërhyrë në personalitetin e tij përgjithësisht të sjellshëm. Ai me të vërtetë nuk mund të ketë asgjë të bëjë me atë me të cilin po bisedon ose shoqërohet, por ndjenjat e tij ndonjëherë mund ta bëjnë atë të duket më pak i këndshëm sesa është në të vërtetë.

    Kur ai nuk është në një humor të mirë, ai nuk është aq nervoz sa është i inatosur. Një gjë që nuk do ta përjetoni pothuajse kurrë me një Gaforre është një sjellje krejtësisht e keqe.

    Luani është aq i mirë sa mund të jetë, gjë që e bën atë të tingëllojë si një pretekst për të qenë i lig, por në realitet, ai dëshiron të bëjë një përpjekje. Atij i pëlqen të jetë miqësor dhe të shoqërohet mirë me njerëzit dhe e di se nuk mund ta bëjë këtë nëse është i keq. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që ai toleron gabimet dhe se nuk do të lejojë askënd që të abuzojë me të. Luani mund të jetë falës dhe i dhembshur, por ai nuk është i padëmshëm. Nëse përpiqeni të përfitoni nga një Luan ose të luftoni me të, gjithmonë do të humbni.

  • Sibora u vra me 4 goditje thike pas shpine, italiani e murosi bashkë me një tufë me lule

    Sibora u vra me 4 goditje thike pas shpine, italiani e murosi bashkë me një tufë me lule

    Rezultati i testit të ADN nuk ka dalë ende, por të gjitha elementet për të zbardhur identitetin e trupit të gjetur në fshehur në murin e shtëpisë në Torremolinos të Spanjës, fatkeqësisht të çojnë tek Sibora Gagani.

    Ajo ishte larguar nga Roma me Marco Romeo-n, të fejuarin e saj në atë kohë dhe vrasësin e dyshuar dhe rezultonte e zhdukur prej 9 vitesh.

    Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane elementët që i çojnë hetuesit të besojnë se bëhet fjalë pikërisht për të janë struktura trupore, tatuazhi, veshja që mbante në momentin e zhdukjes dhe një çantë që i përkiste, e cila po ashtu u gjet në shtëpi, e fshehur në mur.

    Kësaj i shtohet edhe rrëfimi spontan i 45-vjeçarit, që i tregoi policisë spanjolle edhe vendin ku e kishte fshehur trupin, ndonëse më pas u tërhoq nga kjo dëshmi.

    Gjithçka duket se të çon tek fakti se trupi i gjetur i përket Siborës, vajzën italo-shqiptare, vetëm 22-vjeçe, e cila u zhduk në këtë vend në 2014-n, pasi i kishte dhënë fund lidhjes me Marco-n.

    Nga hetimet, sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, rezulton se ajo është goditur 4 herë në kurriz, me thikën që u gjet në të njëjtin vend ku ishte murosur e ku ka ende shenja gjaku. Ekzaminimi i veshjes dhe ekspertiza mjeko-ligjore e kufomës zbuluan praninë e të paktën 4 goditjeve me thikë në pjesën e pasme të bustit, që tregojnë jo vetëm për shkakun e vdekjes, por edhe një sjellje seriale të Marco-s që vrau edhe partneren tjetër që e la: Paula. Ishte pikërisht arrestimi për këtë vrasje që çoi në zbulimin e fundit të tmerrshëm të Siborës.

    Trupin Marco e kishte fshehur në shtëpinë ku kishte jetuar me 22-vjeçaren. E kishte futur në një kuti prej druri, e kishte mbështjellë me plastikë dhe e kishte mbuluar me rërë dhe gëlqere. Pranë trupit u gjet po ashtu edhe një çantë kampingu dhe një buqetë me lule.

    Tashmë autoritetet spanjolle po hetojnë mbi jetën kriminale të italianit, i njohur edhe për krime që lidheshin me konsumin e drogës./tvklan.al

  • “Dëgjoj zëra, shoh djallin…” Vrau 33-vjeçarin shqiptar në Itali, çfarë deklaron Petrit Gega

    “Dëgjoj zëra, shoh djallin…” Vrau 33-vjeçarin shqiptar në Itali, çfarë deklaron Petrit Gega

    “Dëgjoj zëra, shoh djallin. Dua të flas me një ekzorcist”. Këto janë disa prej deklaratave që përcjell Giornale di Brescia dhe që i përkasin Petrit Gegës, 52-vjeçarit shqiptar i akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit Alfons Kola. 33-vjeçari mbeti i vrarë me thikë pasditen e 31 Majit, jashtë një lokali në Calcinatello të Brescia-s.

    Gega u ndalua nga karabinierët rreth 1 orë pas krimit. Autoritetet i trokitën në derën e shtëpisë në Lonato, ku 52-vjeçari me profesion murator, jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët.

    Ishin kamerat e shumta të sigurisë në zonë që e identifikuan. Kamerat filmuan po ashtu momentin e sherrit fillimisht me fjalë e më pas goditjen disa herë të 33-vjeçarit me një thikë kuzhine.

    Alfons Kola gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Brescia-s ku u transportua me helikopter në gjendje të rëndë. Kola dhe Gega ishin të dy nga fshati Kallmet i Vogël i Lezhës, fqinj me njëri-tjetrin. Pikërisht njohja e tyre e hershme, bën që hetuesit italianë të mos përjashtojnë mundësinë se krimi mund të ketë ardhur edhe për shkak të mërive të vjetra.

    Megjithatë, ende nuk ka një motiv për krimin e rëndë. Petrit Gega nuk ka folur ende për këtë. Ai mësohet se ka kërkuar ekzorcist dhe ka pretenduar se dëgjon zëra.

    Kujtojmë se pak ditë më parë, mbrojtësja ligjore e 52-vjeçarit tha se “bëhet fjalë për një çështje delikate”, pa dhënë shpjegime të mëtejshme, duke shtuar edhe më shumë misterin rreth kësaj vrasjeje./tvklan.al

  • PAMJE të dhimbshme! Rrufeja vret 32 krerë dhi në Krujë/ Blegtori: Ushqeja familjen (Video)

    PAMJE të dhimbshme! Rrufeja vret 32 krerë dhi në Krujë/ Blegtori: Ushqeja familjen (Video)

    Një rrufe ka goditur një tufë me dhi në një fshat të Krujës, ku si pasojë kanë ngordhur 32 prej tyre ndërsa çobani ka shpëtuar mrekullisht.

    Burime të Top Channel, kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar të zotin e bagëtive, i cili është shprehur se të gjithë kafshët janë groposur tashmë dhe se kërkon ndihme nga Drejtoria e Bujqësisë në Krujë dhe nga Bashkia, pasi ishin burimi i vetëm i të ardhurave për familjarët e tij.

    “Unë quhem Nel Deka, kam një hall. Unë kam pasur dhitë në pyll duke kullotur, djali me to 17 vjeç Ka rënë rrufeja tek dhitë, djali ka ngritur nja tre krerë, 32 koka ngordhën, i ka mbyt rrufeja. Më mori djali në telefon e kam shkuar me kryeplakun në vend, kanë ardhur dhe njerëz të tjerë, më pas kam lajmëruar, e të nesërmen ka ardhur veterinaria e bashkisë Krujës.

    I kemi gropos të gjitha të matrikulluara një për një. Vlera e të gjithave mund të jetë 5 milionë e sipër. Unë mbaj familjen me qumështin e tyre, ushqej fëmijët. Unë jam shumë i dëmtuar por mbi të gjitha të kem çunin. Unë kërkoj një ndihmë meqë jam pa shtëpi e jam me hall sa të jetë mundësia.

    I kërkoj drejtorisë së bujqësisë meqë i kam pasur dhitë e matrikulluara, të më dëmshpërblejnë. I bëj thirrje Bashkisë Krujë të më ndihmojnë sa të kenë mundësi se unë me këto dhi mbaj familjes.”- tha i zoti i kopesë.

  • E rëndë në Tiranë/ 6-vjeçarja bie nga kati i dytë, transportohet me urgjencë në spital

    E rëndë në Tiranë/ 6-vjeçarja bie nga kati i dytë, transportohet me urgjencë në spital

    Një e mitur është rrëzuar

    aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, në Bathore.