Author: editor

  • “Ti do qëndrosh edhe pak ditë kryetar bashkie!”, si u vu Gjici në alert para skandalit

    “Ti do qëndrosh edhe pak ditë kryetar bashkie!”, si u vu Gjici në alert para skandalit

    Gazetarët Artan Hoxha dhe Glidona Daci kanë deklaruar mbrëmjen e sotme në “Opinion” se ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ishte paralajmëruar më herët se nuk do të qëndronte gjatë në postin e tij.

    Ata thonë se në mbledhjen e 9 Qershorit të Këshillit Bashkiak të Kukësit, Gjici ka debatuar me një anëtar të Këshillit. Ky i fundit jo nga radhët e PS-së, e kishte paralajmëruar Gjicin se ditët e tij në bashki ishin të numëruara.

    Glidona Daci: Po ka pasur dijeni sepse një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak në mbledhje i ka thënë “Ti do qëndrosh edhe pak ditë kryetar bashkie se do shikosh çfarë do të të bëj!” Dhe kjo gjë e ka vënë Safet Gjicin në alert dhe ka filluar të dyshojë. Ka lajmëruar dhe zyrtarë të tjerë

    Artan Hoxha: Janë konfliktuar me këtë anëtar të Këshillit, ka pasur debate të mëhershme, është i një partie tjetër. Shiko, kur Gjici ka shkuar në Kukës ky personi ka qenë i Partisë Socialiste dhe në momentin që Gjici e ka marrë Kukësin në administrim ai personi ka ikur.

    Ka patur debat dhe gjatë fushatës elektorale, por debati në mbledhjen e 9 Qershorit ka pasur debat se ky anëtari i Këshillit Bashkiak ka fituar mes 4 anëtarëve të këshillit për të qenë në Këshillin e Qarkut dhe zoti Gjici nuk e ka pranuar. Në gjaknxehtësi e sipër, kanë bërë debat verbal. Në Kukës flitej dhe para zgjedhjeve që kishte diçka./tvklan.al

  • “Me këtë në dorë…”, momenti kur Safet Gjici dyshoi, si i hodhi vajza “hi syve”

    “Me këtë në dorë…”, momenti kur Safet Gjici dyshoi, si i hodhi vajza “hi syve”

    Në emisionin Now në Euronews Albania u publikua videoja e plotë e skandalit në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

    Videoja e publikuar nga gazetari Artan Hoxha tregon gruan e videoskandalit të ish-kryebashkikut të Kukësit, e cila disa minuta pas momenteve intime, bisedon me këtë të fundit për një tender lidhur me sterilizimin e qenve të rrugës.

    Gazetari Armand Bajrami tha se vajza që shfaqet në videon seksuale të Gjicit kërkon të heqë çdo dyshim teksa i thotë disa herë se telefonin e ka lënë në makinë.

    “Kur ajo këmbëngul që telefonin e kam në makinë, të lutem ma shëno numrin, i heq palës tjetër çdo dyshim se ajo mund të ketë ndonjë përpjekje regjistrimi”, tha Bajrami.

  • Sazan Guri tregon se si u njoh me gruan e video-skandalit me Safet Gjicin

    Sazan Guri tregon se si u njoh me gruan e video-skandalit me Safet Gjicin

    Aktivisti Sazan Guri ka rrëfyer takimin me gruan që bëri videon me ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjicin.

    Sazan Guri tregoi se ai ndodhej në një restorant në Durrës së bashku me nusen e tij, ku ka takuar vetëm një herë gruan e përfshirë në videon intime.

    Ai tha në emision se i kishte dhuruar librin “Psikologjia e qenit”, që jepte ide se si të bashkëpunohet me krerët e bashkive në vend për trajtimin e qenve të rrugës.

    “Nuk kisha ndërmend të flisja për këtë çështje, por pashë sot se si një gazetar, meqë pyeti dhe unë i thashë që po i kam dhënë një libër që ka ide, por ai e ka shkruar sikur i kam dhënë një projekt të falur.

    Atë vajzën e kam takuar vetëm një herë, më ka ardhur me një kushëririn tim që kishte një tokë në Durrës. Ai libër, “Psikologjia e qenit” ka tre vjet që kur nisën problemet në bashkinë e Pogradecit me qentë e rrugës, dhe aty thuhet se si hyhet në diskutim me kryetarët e bashkive në Shqipëri.

    Kjo erdhi dhe mori librin, ndërsa isha në një restorant në Durrës me nusen time dhe nuk e kam parë më. Unë sugjeroja që ushqimet që mbeteshin nga njerëzit në kompleksin turistik, t’u jepeshin qenve të rrugës”, tha Sazan Guri.

  • Skandali seksual i Safet Gjicit, gazetari Artan Hoxha jep detajet e fundit: Videoja u bë nga …

    Skandali seksual i Safet Gjicit, gazetari Artan Hoxha jep detajet e fundit: Videoja u bë nga …

    Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja nga skandali seksual i ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici.

    Ai u shpreh se videoja intime që ka dalë publikisht është bërë nga vetë vajza me një pajisje që është futur në zyrë nga ajo.

    “Video është bërë nga vajza, me një pajisje që është futur në zyrë nga vajza. Vajza ka filmuar takimin. Sa herë kemi pasur ne raste… Po nuk filmuan vetë veten ata si do i gjejmë ne? Ata videot mban mend që bëhej lufta e videove të nxehta të politikanëve? Po vetë i kishin filmuar ata. Nuk ke mundësi që të hysh atje. Aq më tepër që në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit stafi ishte shumë diskret. Nuk lejonte askënd që të hynte brenda me çanta, me dosje, me mjete të dyshimta”, u shpreh Hoxha.

    Gazetari theksoi se vajza për të qenë e besueshme ka lënë celularët në makinë. Sipas tij, ajo mund ta ketë fshehur kamerën e sigurisë në një termus që e ka pasur në çantë.

    “Vajza për të qenë korrekte dhe e besueshme i ka lënë celularët e vet në makinë. Ajo ka pasur me vete një çantë dhe ato që zakonisht mbajnë femrat më të domosdoshme për çështje higjiene.

    Një shishe ujë dhe një termus dyshoj unë se unë nuk e kam parë akoma. Unë dyshoj që ka qenë një termus sepse shikoj që herë pas here vajza shkon te çanta edhe për të kontrolluar a po filmon. Por ka justifikim gjithmonë.

    Shkon dhe merr diçka që duhet të jenë letra të lagura që i mbajnë rëndomë në setin e tyre të përditshëm femrat.

    Madje në një moment ish-kryetari i Bashkisë ia thotë, ku vete me këtë çantë ti nëpër zyrat e bashkisë. Ia thotë. Është në video”, u shpreh Hoxha./tvklan.al

  • Mundësi, emocione dhe…/ Horoskopi javor, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

    Mundësi, emocione dhe…/ Horoskopi javor, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

    Kjo javë sjell dinamika të reja në jetën tënde. Gjej shenjën tënde dhe zbulo të rejat.

    Dashi

    Në këtë moment ke nevojë për të mbyllur një kapitull dhe falë Jupiterit dhe Saturnit, do të çlirohesh nga zakone të vjetra, si dhe nga gjërat që të mbajnë peng në të shkuarën. Duhet ta kuptosh se “shtëpia” është shpesh një ndjesi dhe se sjelljet dhe përvojat e bëjnë këtë emocion edhe më të fortë.

    Demi

    Lejoji të tjerët të të duan, i dashur Dem! Ndërveprimi i Saturnit dhe Jupiterit të tregon se ku përket në lidhje me marrëdhëniet dhe njerëzit rreth teje. Sezoni i Gaforres gjithashtu nxit aftësitë e tua të komunikimit, veçanërisht për komunikimin verbal.

    Binjakët

    Jeto sipas vlerave dhe parimeve të tua. Një tranzicion interesant do të ndodhë në fushën profesionale, ndërkohë që ti zbulon më shumë rreth aftësive dhe identitetit tënd. Dëgjoje trupin tënd dhe përqafo sjellje dhe ide më fitimprurëse.

    Gaforrja

    Një udhëtim në grup? Mos e refuzo, pasi shumë situata komike dhe të lezetshme do të ndodhin. Kjo do të të ndihmojë që të lidhesh edhe më shumë me miqtë e tu dhe do të perfeksionosh inteligjencën emocionale, intuitën dhe empatinë.

    Luani

    Një ndjesi e re se duhet të ndryshosh sjellje dhe të përkushtohesh më shumë në marrëdhënien me veten dhe të tjerët rreth teje do të të kaplojë gjatë kësaj jave. Kur ta ndiesh të nevojshme, merr një pushim dhe mos ha inat me shëndetin.

    Virgjëresha

    Mendo pozitivisht dhe përqendrohu te momenti dhe mirënjohja për gjërat që aktualisht e bëjnë jetën tënde më të bukur. Ky muaj është shumë produktiv për ty dhe do të ndikojë shumë në mënyrën se si të tjerët të shohin dhe të admirojnë. Do të përmbushësh një detyrë të rëndësishme dhe më pas, do të kesh të gjithë kohën e botës për të kaluar kohë me njerëzit e dashur.

    Peshorja

    Djalli fshihet në detaje, Peshore! Kjo të ndihmon që të gjesh suksesin dhe të shohësh të mirën kudo. Vëreji gjërat e vogla dhe kupto se përmes tyre do të kesh më shumë arritje në të ardhmen.

    Akrepi

    Është një periudhë e vështirë, por e guximshme për ty. Kur e gjitha të mbarojë do të jesh mëse i/e lumtur që ia dole. Deri atëherë, qëndro me këmbë në tokë, gati për të krijuar një strategji të mirëfilltë.

    Shigjetari

    Gjatë kësaj jave do të ndodhë një kthesë e rëndësishme, falë bashkëpunimit të Jupiterit dhe Saturnit, të cilët do të sjellin një tranzicion të dhimbshëm, që mund të përfshijë: zhgënjim, zemërthyerje dhe pikëllim. Përjetoji këto ndjesi, por mos i lër të kenë një ndikim shumë negativ në jetën dhe mendimet e tua.

    Bricjapi

    Kjo javë të sjell emocione të reja, të cilat do të kesh mundësi t’i shprehësh. Një marrëdhënie “të kundërtat tërheqin” duket në horizont. Nëse tanimë je në një marrëdhënie, do të përballesh me sfida ose me fuqizim të këtij raporti.

    Ujori

    Me shumë mundësi, gjatë kësaj jave do të arrish një sukses personal që ka të bëjë me sjellje specifike dhe zakone të veçanta në jetën tënde. Do të nisësh një rrugëtim të ri mirëqenieje dhe do të kryesh ndryshime të vogla, me ndikim të madh.

    Peshqit

    Tregoje të vërtetën tënde, mos bjer pre e frikës se do të të keqkuptojnë dhe mundohu që të mos kënaqësh të tjerët dhe të zhgënjesh veten. Dëgjo podkaste që të frymëzojnë, bëj gjëra që të ngrënë vetëvlerësimin dhe shpalosi idetë e tua brilante. Bota është gati të të dëgjojë!

  • Nuk ndalen çmenduritë e motit, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

    Nuk ndalen çmenduritë e motit, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

    Shanse për rrebeshe të izoluara paraqiten të martën pasdite vonë, të mërkurën dhe të premten.

    Këto rrebeshe do të jenë vetëm në disa vise malore, por të mërkurën dhe të premten mund të paraqiten kudo në viset kontinentale të Kosovës.

    Këto rrebeshe me bubullima do të jetë të karakterit krejtësisht lokal dhe të koncentruara më së shumti përgjatë disa viseve kodrinore-malore.

    Në aspektin termik temperaturat shënojnë rritje të ndjeshme progresive duke arritur kulminacionin të premten edhe në Kosovë ku priten vlera mbi 30 gradë Celsius, ndërsa në Shqipëri pak mbi 35 gradë Celsius.

  • Kush e publikoi video-skandalin seksual? Artan Hoxha zbulon detaje të reja nga afera “Gjici”

    Kush e publikoi video-skandalin seksual? Artan Hoxha zbulon detaje të reja nga afera “Gjici”

    Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje nga skandali i ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

    Hoxha sqaroi se nuk kemi të bëjmë vetëm me një skandal erotik, por mund të ketë edhe korrupsion në aferën e kryebashkiakut me shtetasen A.K dhe se kjo mbetet për t’u sqaruar nga SPAK.

    Bëhet fjalë për një projekt të sterilizimit dhe strehimit të qenve të rrugës, të cilin A.K i’a kërkon Gjicit për shkak të detyrës së tij si kryebashkiak. Pas aktit seksual, Gjici e drejton shtetasen A.K tek zyrtarë të tjerë të bashkisë, të cilëve u dorëzon dokumentat.
    E gjithë ngjarja është zhvilluar në 13 minuta.

    Pjesë nga biseda:

    Artan Hoxha: Është një ngjarje që në Shqipëri themi se zgjat tre ditë. Iu sulën të gjithë asaj vajzës, kush e futi, kush fshihet, ka dalë me Berishën, etj. Në fakt historia e vërtetë është ajo që ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit. Jam vënë në dijeni për videon, ditën që është bërë betimi i tij si kryebashkiak. Filmimi është bërë në 6 qershor, tre ditë para se të bëhej betimi i Gjicit si kryebashkiak. Për 14 minuta ajo vajza ka hyrë në zyrë, ka mbaruar punë, është diskutuar pë një projekt për kastrimin dhe sterilizimin e qenve të rrugës, është thirrur kryetari i bashkisë për këtë punë, ka vajtur në zyrë për të marrë orientimin, i është thënë që kjo gjë do të shkojë në Këshillin Bashkiak dhe në minutën e 13 ajo del nga bashkia, hipën në makinë dhe aty mbyllet video. Për 13 minuta ka ndodhur e gjithë historia.

    Ylli Rakipi: Kush e ka hapur videon?

    Artan Hoxha: Ajo është në hetim nga SPAK. Nuk mendoj se Safeti apo vajza kanë patur interes për ta nxjerrë videon. Megjithëse ajo ka dhënë emër tjetër aty. Marrëdhënia intime është thjesht shkelje etike. Problemi është projekti mbrapa për qentë. Para se të flisnin për projektin bënë atë që panë njerëzit dhe pastaj

    Ylli Rakipi: Kjo kërkon sterilizimin e qenve?

    Artan Hoxha: Nuk del dhjamë nga pleshti, por edhe nga dhjami qenit u nxirrkan para. E di sa territory ka Bashkia e Kukësit? Kush i numëron sa qen ka? Kur ne na ikin gjëra të mëdha, kush i numëron qentë? Pse u bë sot kjo gjë? Gjatë këtyre tre ditëve po largohej vëmendja nga problemi dhe po merreshin me gjëra dytësore. Problemi është keqpërdorimi i pushtetit, keqpërdorimi i ambjenteve të pushtetit dhe pastaj kjo që duhet verifikuar. Kjo video tregon se ajo që tha Gjici nuk është e vërtetë, pra s kanë patur lidhje, por se është bërë për këtë gjë. Për këtë ka vajtur ajo, për të marrë fonde. Ajo thotë e kam marrë këtë tender në Librazhd dhe thotë jam ambientaliste, aktiviste për mbrojtjen e kafshëve. Ajo ka thënë të marr këtë projekt, duke e ditur që Kukësi e ka këtë problem. Por, kjo mbetet në fazën e tentativës.
    Video u regjistrua në datën 6, betimi ka ndodhur në datën 9. Është thënë që do të kalohej në Këshill por nuk u arrit të bëhej mbledhja e dytë.

  • Nëse shihni dikë me këtë shenjë në dorë duke ju përshëndetur nga makina, lajmëroni menjëherë policinë

    Nëse shihni dikë me këtë shenjë në dorë duke ju përshëndetur nga makina, lajmëroni menjëherë policinë

    A e dini se çfarë do të thotë kjo shenjë? Kjo do të thotë se dikush është në telashe.

    Prandaj, nëse ndonjëherë e shihni dikë me pikë të zezë në pëllëmbën e dorës së tyre, mos heziton ta thërrisni policinë në sekondë.

    Kjo ndryshe quhet edhe “Kampanja Pika e Zezë”, e cila ka filluar në Facebook dhe është një mënyrë për t’i njohur viktimat e abuzimeve të ndryshme.

    Prandaj, nëse e shihni dikë me këtë pikë të zezë, ju duhet ta dini se ai/ajo person është në rrezik.

  • “Marrëveshje dhe me Librazhdin”, Alma që fundos Gjicin plas “bombën” e rradhës (Video)

    “Marrëveshje dhe me Librazhdin”, Alma që fundos Gjicin plas “bombën” e rradhës (Video)

    Videoskandali i publikuar të premten që lamë pas, në lidhje me atë që kishte ndodhur në zyrën e Bashkisë së Kukësit, me protagonistë Safet Gjicin dhe Alma.K, pas hetimeve të bëra deri tnai rezulton, se nuk është thjeshtë një histori ekrotike, pasi ka brenda edhe elementë korruptimi dhe përfitimi.

    Siç dëgjohet edhe në videon e plotë të regjistruar në Bashkinë e Kukësit, Alma.K pasi ka “mbaruar punë” në zyrën e Safet Gjicit, është drejtuar për në zyrën e nëkryetarit Granit Gjana.

    Gjatë bisedës me Gjanën, Alma.K thekson se projekti i saj për strehimin e qenve të rrugës është një histori suksesi, duke sjellë si shembull Bashkinë e Librazhdit. Koha për të cilën flet Alma është kur në krye të Bashkisë së Librazhdit ka qenë Kastriot Gurra.

    “Në bëmë një marrëveshje para dy vjetësh me Bahskinë e Librazhdit (minuta 09”06)eci mirë. Tani se sa e aprovoni ju, kjo ëhstë pjesa juaj”, dëgjohet tek flet Alma.K në video, ndërsa vijon bisedën me Granit Gjanën.

  • Lehtësohen procedurat për qëndrimin e emigrantëve që duan të punojnë në Gjermani, ja ndryshimet e reja

    Lehtësohen procedurat për qëndrimin e emigrantëve që duan të punojnë në Gjermani, ja ndryshimet e reja

    Grupet parlamentare të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së kanë rënë dakord për ndryshimet e fundit në ligjin për imigrimin e punonjësve të kualifikuar.

    Siç njoftuan sekretaret parlamentare Katja Mast (SPD), Irene Mihalic (Të Gjelbërit) dhe Johannes Vogel (FDP), ligji pritet të vihet në agjendën e Bundestagut këtë javë për një diskutim përfundimtar.

    Një nga ndryshimet që u bënë në projektligjin e qeverisë është lejimi i azilkërkuesve të qëndrojnë për qëllime pune. Ata duhet të jenë në gjendje të hyjnë në tregun e punës nëse kanë një ofertë pune që u mundëson të jetojnë. Kjo është e mirë për sipërmarrjet, të cilat presin që njerëzit tashmë në vend të mund të punojnë atje, si dhe për komunat, të cilat do të liroheshin nga burokracia dhe kostot, shpjegoi Irene Mihalic.

    Pragu minimal i të ardhurave pritet të ulet

    Vogel vuri në dukje se rregulloret zbatohen vetëm për azilkërkuesit në proces dhe me efekt prapaveprues. Afati i fundit është data 29 mars 2023, kur projektligji u bë publik me vendim të kabinetit. Sipas Vogel-it, ndryshime të mëtejshme do të bëhen në “hartën e mundësive” të planifikuar. Kështu, duhet të qartësohet perspektiva e qëndrimit në Gjermani për personat që kanë gjetur punë në këtë vend. Për më tepër, kufiri minimal i të ardhurave që lejon imigrimin e punës nëpërmjet “kartës blu” do të ulet më tej, në rreth 3500 euro bruto në muaj.

    Mast shpjegoi se koalicioni kishte rënë dakord edhe për detajet përfundimtare të ligjit të planifikuar për kualifimimin fillestar dhe të vazhduar. Kjo përfshin një garanci shkollimi për të gjithë të rinjtë në Gjermani. Mbështetja dhe inkurajimi i potencialeve kombëtare është ana e dytë e medaljes në tërheqjen e fuqisë punëtore të kualifikuar. Edhe kjo pritet gjithashtu të hidhet në votë në Bundestag këtë javë.

    Me ndryshimin e ligjit për imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, koalicioni tripartiak në pushtet në Gjermani kërkon të lehtësojë ndjeshëm imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. Në të ardhmen, të huajt nga vendet jo anëtare të BE-së mund të vijnë në Gjermani për të kërkuar punë me një “kartë shansi” bazuar në një sistem pikësh. Profesionistët me diplomë dhe përvojë profesionale mund të vijnë pa pasur nevojë që paraprakisht t’u njihet diploma nga Gjermania. Për të huajt me diplomë të njohur nga Gjermania, ulen pengesat, si paga minimale e përcaktuar.

    Agjencia Federale e Punësimit ndërmjetëson më shumë azilkërkues të pranuar

    Zyrat e punës në Gjermani po ndërmjetësojnë gjithnjë e më shumë azilkërkuesit e pranuar në rrugën e tyre drejt tregut të punës. Që nga viti 2012, numri i personave të mbështetur nga vendet e origjinës së azilkërkuesve është rritur nga 105.000 në 571.000, sipas Agjencisë Federale të Punësimit. Kësaj i shtohen edhe 208.000 azilkërkues të pranuar që marrin pjesë në kurse integrimi.

    Këta persona kryesisht vijnë nga vendet nga të cilat erdhën në Gjermani në vitet 2015 dhe 2016 shumica e njerëzve: Afganistani, Eritrea, Iraku, Irani, Nigeria, Pakistani, Somalia dhe Siria. Në të njëjtën kohë, numri i personave të punësuar tashmë nga vendet e origjinës së azilkërkuesve është rritur nga 81.000 në 2012 në 568.000 vitin e kaluar./DW