Author: editor

  • E rëndë! Anastasia 27-vjeçare u gjet e pajetë nën një pemë, trupi i mbuluar me degë

    E rëndë! Anastasia 27-vjeçare u gjet e pajetë nën një pemë, trupi i mbuluar me degë

    Gjendet trupi i pajetë i vajzës e zhveshur në zonën e Alikës. Policia beson se bëhet fjalë për 27-vjeçaren nga Polonia e cila kishte ardhur për të punuar muajt e verës. – Pritet identifikimi nga partneri i saj.

    Tragjik duket se është përfundimi i hetimeve për vendndodhjen e 27-vjeçares Anastasias në Kos, pasi pasditen e së dielës (18/6) është gjetur një grua e pajetë në zonën e Alykes ku autoritetet besojnë se bëhet fjalë për vajzën 27-vjeçare.

    Sipas informacioneve, një vullnetar që merrte pjesë në hetime, gjeti trupin nën një pemë në një qese të mbuluar me degë, në një zonë rreth një kilometër nga shtëpia e 32-vjeçarit nga Bangladeshi që po mbahet nga policia.

    Tashmë pritet identifikimi i trupit nga nëna dhe partnerja e 27-vjeçares polake.

    Hetimet janë fokusuar në identifikimin e autorit të vrasjes. I dyshuari kryesor mbetet 32-vjeçari nga Bangladeshi i cili është arrestuar dhe ka qenë personi i fundit me të cilin 27-vjeçarja ka takuar para zhdukjes.

    Personi i dytë në “kornizën” e hetimeve

    Përveç Bangladeshit, autoritetet po hetojnë edhe shokun e tij pakistanez. Pamjet nga kamerat e sigurisë nga banesat fqinje tregojnë Bangladeshin duke hyrë në shtëpinë e tij me 27-vjeçaren. Megjithatë, shoku i tij i dhomës u tha autoriteteve se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë, me policinë që besonte se ai gënjen.

    Dëshmitë e nxjerra nga analiza e materialit gjenetik janë gjithashtu të rëndësishme, pasi ADN-ja e Anastasia u gjet në shtëpinë e Bangladeshit.

    Afati kohor i çështjes

    Gjurma e vajzës, e cila punonte në një hotel në ishull, humbi mbrëmjen e së hënës (12/6), ndërsa të nesërmen partneri e raportoi të zhdukur.

    Sipas asaj që partneri i saj raportohet se i ka thënë policisë, 27-vjeçarja e ka kontaktuar me telefon mbrëmjen e së hënës dhe i ka thënë se ishte nën efektin e alkoolit dhe pak kohë më pas i ka dërguar vendndodhjen e saktë se ku ishte.

    Partneri i saj shkoi në vendngjarje, por nuk gjeti njeri, dhe celulari i vajzës ishte i fikur. Të martën (13/6) ka bërë deklarimin e zhdukjes.

    Më pas autoritetet vazhduan arrestimin e një 32-vjeçari nga Bangladeshi me akuzën e rrëmbimit. Burri thuhet se tha se e takoi vajzën natën që ajo u zhduk, ata bënë seks në shtëpinë e tij dhe më pas e zbritën në një vend të caktuar, të cilin policia e kontrolloi, por nuk gjeti asgjë.

    Sipas të njëjtave informacione, i arrestuari kishte nxjerrë një biletë për t’u larguar nga vendi.

  • Gruaja e skandalit er*tik me Safet Gjicin me patentë amerikane, zbardhen detajet të bujshme për 40-vjeçaren

    Gruaja e skandalit er*tik me Safet Gjicin me patentë amerikane, zbardhen detajet të bujshme për 40-vjeçaren

    Gruaja e skandalit seksual në zyrën e kreut të Bashkisë së Kukësit, është njohëse e gjuhëve të huaja.

    Një burim hetimor tha për DITA se ajo e ka ofruar veten në situata të ngjashme me Gjicin për persona të ndryshëm, madje e ka provuar edhe me diplomatë.

    40-vjeçarja flet mirë frëngjisht. Ajo arriti disa vite më parë të bënte video seksuale me ish-drejtorin e Hekurudhës, ky pak muaj pas plasjes së skandalit, vdiq nga një infarkt në moshën 50 vjeçare. Ajo ju paraqit atij si franceze, duke e thelluar njohjen derisa arriti ta regjistronte në një akt masturbimi në zyrën e tij.

    Por ajo flet edhe anglisht, madje ka përdorur një patentë shoferi amerikane false për të joshur viktimat e saj.

    Kjo patentë e publikuar nga DITA bashkë me disa foto dhe dokumente të tjerë të personit në fjalë nuk është e asnjë shteti amerikan. Veç kësaj ajo ka firmë tjetër poseduesi dhe emri i vendit ku është “lëshuar”, është shkruar gabim.

    Ajo është false dhe është përdorur për mashtrim:

  • Dalin fotot e gruas së skandalit seksual “Gjici” edhe me ish-deputetin socialist

    Dalin fotot e gruas së skandalit seksual “Gjici” edhe me ish-deputetin socialist

    Gruaja e skandalit seksual me Safet Gjicin, duker se ka një “arkivë” të pasur me foto dhe video.

    Një burim hetimor tha për DITA se ekzistojnë foto të saj me politikanë, biznesmenë dhe persona të njohur të medias në Tiranë.

    Nuk dihet sa nga këta persona e kanë ngrënë ‘karemin’, por për disa prej tyre ka regjistrime.

    Nga fotot që burimi ka vënë në dispozicion të redaksisë, kuptohet se Alma Kaci është afruar për disa kohë me ish-deputetin socialist Ben Blushi.

    Ajo ka foto që shfaqin afri me të si dhe ka marrë pjesë në aktivitete të partisë që ai hapi pasi u divorcua me PS.

    Në foto të ndryshme vihet re se Alma përgjithësisht ka patur “nuhatje të mirë” se ku duhej të afrohej.

    Më herët DITA ka botuar fotot e saj me “dy kokat” e PD, doktor Berishën dhe Lulzim Bashën.

  • “Janë materiale famëkeqe”, gazetari i njohur plas ‘bombën’: Pse nuk po publikohet video erotike e Arben Ahmetaj?

    “Janë materiale famëkeqe”, gazetari i njohur plas ‘bombën’: Pse nuk po publikohet video erotike e Arben Ahmetaj?

    Gazetari Flavio Qarri teksa ka komentuar videon ku shfaqet ish-kryebashkiaku Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale më shtetasen Alma.K në zyrën e Bashkisë së Kukësit.

    Në një intervistë televizive, Flavio Qarri është shprehur se ekziston një video erotike e deputetit socialist, Arben Ahmetaj.

    “Meqë ra fjala për skandalet seksuale, publiku me zor po pret një video të Arben Ahmetaj prej 4 vitesh.

    Janë materiale famëkeqe të zotit Ahmetaj është sekreti që po i mbahet publikut. Shumë nga vajzat dhe gratë bien pre dhe nuk i beson njeri”, shprehet Flavio Qarri.

  • “Një tragjedi që na prek të gjithëve”, Pacolli publikon fotot e tre familjarëve të tij që mbetën viktimë e aksidentit tragjik

    “Një tragjedi që na prek të gjithëve”, Pacolli publikon fotot e tre familjarëve të tij që mbetën viktimë e aksidentit tragjik

    Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka publikuar fotografitë e tre personave që kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidentit në lumin Lepenc.

    Ai ka shprehur ngushëllime për ngjarjen tragjike.

    Tragjedia prej autoriteteve të Maqedonisë së Veriut i është konfirmuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

    Ndërkaq Pacolli publikoi fotografitë e viktimave duke shprehur ngushëllime.

    “Viktimat e familjes Pacolli, të prehen në paqe në atdhe. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Një tragjedi që na prek të gjithëve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

  • “E zhdëpën dhëndrin në dru”/ Prishi traditën në dasmë, Irini Qirjako tregon ndodhinë e frikshme në një dasmë: U çuan gjithë burrat…

    “E zhdëpën dhëndrin në dru”/ Prishi traditën në dasmë, Irini Qirjako tregon ndodhinë e frikshme në një dasmë: U çuan gjithë burrat…

    Këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun Irini Qirjako, ka treguar eksperiencën e veçantë në një dasmë, ku kishte shkuar për të kënduar.

    Në rubrikën “E DIELL FOLK”, ajo ka treguar se dasma bëheshe në Maqedoni dhe tradita ishte që burrat të qëndronin veç dhe gratë veç, por kur filloi të këndonte një nga këngët e saj, burrat harruan traditat dhe të gjithë erdhën tek vendi ku festonin gratë.

    Ervin Kurti: Meqënëse ti këndon dhe i qan ato dasma, një që të ngelur në mendje cila është?

    Irini Qirjako: Më kanë ngelur në mendje shumë, por njëra është më… Në një dasmë në Maqedoni sigurisht burrat veç, gratë veç. Në shtëpi ishte dhëndri në oborrin e shtëpisë dhe e morën e ruajtën pastaj e zhdëpën në dru. Ishte dhe Maksi, burri im atje. Tha Maksi, çfarë është kjo, çfarë bëjnë kështu?! O Maksi kanë traditat i thashë unë. Pastaj kur shkuam tek darka gratë ishin veç jashtë dhe burrat në një ndërtesë në 60 metro tutje, sepse qëndronin të ndarë. Filloi dasma, orkestra ishte tek gratë dhe sa fillova këngën “O te rrapi more në mashkullore”, kur dëgjoj unë “pau, pau, pau”. U ngritën të gjithë burrat që ishin tek ajo ndërtesa aty erdhën të gjithë dhe me vrap, kush të më kapte më parë.

    Ervin Kurti: Po ti paske prishur traditat!

    Irini Qirjako: Po tani ç’të bëj unë. Nuk kisha faj unë, i harruan traditat ata (qesh).

  • Nxirret nga lumi makina e familjes Pacolli, bashkë me trupat e pajetë (Video)

    Nxirret nga lumi makina e familjes Pacolli, bashkë me trupat e pajetë (Video)

    Janë nxjerrë pas më shumë se 24 orësh trupat e pajet të familjes Pacolli nga Kosova e cila ërfundoi në lumë në aksin Shkup-Bllacë në Maqedoninë e Veriut.

    Makina BMW ku udhëtonte familja Pacolli, përfundoi në lumin Lepenc, pasi u përplas me një tjetër automjet.

    Kërkimet nisën prej pasdites së djeshme. Nga 4 personat që ndodheshin në automjet, u arrit të shpëtohej një 20-vjeçar i cili u dërgua në spital.

    Në operacionin për gjetjen e familjes që udhëtonte drejt Prishtinës u angazhuan autoritetet maqedonase e ata nga Kosova, por edhe vullnetarë.

  • Aksidenti i rëndë në aksin Shkup-Bllacë, nxirret makina me 2 persona nga lumi

    Aksidenti i rëndë në aksin Shkup-Bllacë, nxirret makina me 2 persona nga lumi

    Pasditen e sotme është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga ujërat e lumit Lepenc një BMW me targa të Kosovës.

    Ditën e djeshme ndodhi një aksident në rrugën Shkup-Bllacë ku makina përfundoi në lumë.

    Sipas Klani Macedonia brenda automjetit duken dy trupa njerëzish.

    “Nga këtu shoh dy trupa njerëzish. Trupin e tretë do e shohim kur të afrohet vetura dhe të fillojë punën prokuroria”, tha gazetari Saliu në edicionin e lajmeve atje.

    Saliu konfirmon se bëhet fjalë për veturën e familjes Pacolli nga Kosova, ndërsa shtoi se trupat, sipas gjitha gjasave, janë të pajetë.

  • “I nxehti afrikan do të ‘pushtojë’ Shqipërinë”, vjen parashikimi për ditët e ardhshme: Temperaturat shkojnë deri në 37 gradë Celsius (Tabela)

    “I nxehti afrikan do të ‘pushtojë’ Shqipërinë”, vjen parashikimi për ditët e ardhshme: Temperaturat shkojnë deri në 37 gradë Celsius (Tabela)

    Më në fund pas disa javësh me mot të paqëndrueshëm, për javën që presim përpara vendi ynë do të kthehet në “normalitet”! Kjo referuar depërtimit gradual të Anticiklonit Afrikan fillimisht mbi Europën Qëndrore dhe më pas edhe mbi territorin e vendit tonë.

    Në këtë mënyrë, për të gjithë javën që presim përpara moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe plot orë me diell.

    Megjithatë, në relievet malore në lindje në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të ketë zhvillim vranësirash por kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formë shtrëngatash të izoluara.

    Për këtë javë vlen për tu theksuar rritja e ndjeshme e temperaturave si në vlerat minimale por kryesisht ato të mesditës me vlera deri në 36-37 grad celcius. Gjithashtu, duhet të përmendim se duke nisur nga dita e Mërkurë por kryesisht ditët e Enjte dhe e Premte, ndjesia reale e temperaturave të mesditës do të jetë disa grad më e lartë sesa ajo e matur në kafazin meteorologjik për shkak të lagështirës relativisht të lartë në ajër.

  • Tragjedia me emigrantët, Greqia del me vendimin e papritur

    Tragjedia me emigrantët, Greqia del me vendimin e papritur

    Autoritetet greke të zbatimit të ligjit i kanë kërkuar autoritetit policor evropian, Europol, për mbështetje në hetimin e tyre për katastrofën e anijes me emigrantë në Mesdhe që besohet të ketë vrarë disa qindra njerëz, ndërsa kërkimi për të mbijetuarit po përfundon.

    Hetimi po fokusohet në nëntë të mbijetuar, të cilët u arrestuan si kontrabandistë të dyshuar. Njëri prej tyre ndodhet ende në spital. Egjiptianët, të moshës 20 deri në 40 vjeç, akuzohen për trafikim njerëzor, vrasje nga pakujdesia dhe formim i një organizate kriminale.

    ”Ata dyshohet se i përkasin një rrjeti kontrabandistësh njerëzish që mund të kenë organizuar deri në 18 kalime të rrezikshme nga bregdeti libian në Itali gjatë muajve të fundit”, raportoi transmetuesi shtetëror grek ERT.

    Me ndihmën e Europolit, hetuesit grekë shpresojnë të përcaktojnë organizatorët pas operacionit të kontrabandës. Personat e arrestuar u identifikuan përmes deklaratave të të mbijetuarve të tjerë. Gazeta ”Kathimerini” raportoi se një nga të arrestuarit pranoi se merrte para për punën në bord dhe se të tjerët mohuan të gjitha akuzat. Të mbijetuarit thanë se kishin paguar 5 000-6000 euro për kokë për udhëtimin.

    Të hënën, kontrabandistët e dyshuar do të sillen para magjistratit hetues. Të mërkurën, një varkë peshkimi e mbipopulluar plotësisht me 500 deri në 700 emigrantë u fundos gjatë rrugës nga Afrika në Evropë. Gjithsej 104 persona u mundën të shpëtoheshin, ndërsa 78 u gjetën të vdekur.

    Vendi i aksidentit, rreth 90 kilometra në jugperëndim të gadishullit të Peloponezit, shtrihet pikërisht mbi thellësinë e Calypso, e cila me më shumë se 5 000 metra është pika më e thellë në Mesdhe.

    Është e mundur që varka e peshkimit të mos gjendet kurrë. Roja bregdetare vazhdonte të operonte në rajon edhe dje me një fregatë, tre varka patrullimi dhe një helikopter. Megjithatë, erërat e forta penguan punën e tyre. Shpresat për shpëtimin e të mbijetuarve të tjerë praktikisht nuk ekzistojnë.