Author: editor

  • Në Shqipëri bie shi, por në këtë vend temperaturat arrin mbi 45°C. Vdesin 8 persona

    Në Shqipëri bie shi, por në këtë vend temperaturat arrin mbi 45°C. Vdesin 8 persona

    Ministria e Shëndetësisë në Meksikë njoftoi se tetë persona kanë humbur jetën që nga e premtja për shkak të valës së të nxehtit që goditi vendin.

    Nga totali i vdekjeve, tre u raportuan në Veracruz, dy në Quintana Roo, dy në Sonora dhe një në Oaxaca. Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, temperatura në këto shtete arrin mbi 45 gradë Celsius (113 gradë Fahrenheit), shkruajnë mediat e huaja.

    Në këtë sezon janë shënuar 487 raste të sëmundjeve nga të nxehtit ekstrem. Në përgjigje të valës së të nxehtit, Ministria e Shëndetësisë dha rekomandimet e mëposhtme për të shmangur goditjen nga nxehtësia, dehidratimin ose djegien nga dielli.

    -Konsumoni të paktën dy litra ujë të pastruar çdo ditë. -Shmangni ekspozimin e zgjatur në diell, veçanërisht midis orëve 11:00 dhe 15:00 kur temperatura arrin nivelet më të larta. -Vishni veshje të lehta. -Përdorni krem ​​kundër diellit dhe një kapelë ose çadër dhe vishni syze dielli. -Gjeni hapësira me hije, të freskëta dhe të ajrosura mirë. -Ftojini automjetet përpara se të vozitni.

    Ministria rekomandoi gjithashtu që t’i kushtohet vëmendje e veçantë grupeve vulnerabël, si fëmijët nën moshën gjashtë vjeç, të moshuarit dhe ata me kushte të tjera shëndetësore si sëmundjet e zemrës.

  • Luarasi: Ka epsh të madh, shumë burra përdorin pushtetin për marrëdhënie seksuale

    Luarasi: Ka epsh të madh, shumë burra përdorin pushtetin për marrëdhënie seksuale

    Pedagogia Iris Luarasi ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku komentoi videoskandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici.

    Luarasi tha se duke u bazuar dhe në organizatën që ajo drejton ka dëgjuar shpesh hitori të ngjashme për burra që shfrytëzojnë pushtetin në politikë, ose biznes për të kryer marrëdhënie seksuale me asistentet.

    Luarasi nënvizoi se edhe nëse ka qenë e stisur videoja, personat që e kanë realizuar kanë kryer një shërbim ndaj qyetarëve për të treguar se personi nuk e meriton atë post.

    “Ka një përdorim jo vetëm të pushtetit, ka një lloj epshi të madh për të treguar që të gjithë burrat që janë në vendimarrje kur kanë mudnësi për të pasur asistente kemi dëgjuar pafund historira që ndodhin në shtet dhe privat.

    Më duket sikur gjithçka rrotullohet rreth seksit dhe këtu e gjitha fillon dhe mbaron me marrëdhëniet seksuale. Patjetër kur e mendon që kjo mund të ketë qenë e stisur, sinqerisht nuk kam asnjë lloj problem dhe personat që e kanë stisur. Nëse ti je kundërshtar politik, përdor të gjitha mënyrat për të treguar që personi përballë nuk e meriton ta mbajë këtë post.

    Pasi t’i vërteton që një njeri përdor pushtetin e tij ëpr të kryer marrëdhënie seksuale dhe kjo është një çështje mne të cilën po merret SPAK”, tha Luarasi.

  • A punonte në Bashkinë e Kukësit? Gazetari i njohur zbardh detaje të reja: Gruaja në video me Gjicin, punonte në disa emisione …

    A punonte në Bashkinë e Kukësit? Gazetari i njohur zbardh detaje të reja: Gruaja në video me Gjicin, punonte në disa emisione …

    Gazetari Edison Vatnikaj ka dhënë detaje në lidhje me jetën e shtetases Alma. K e cila shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale me ish-kryebashkiakun Safet Gjici, në zyrën e këtij të fundit.

    I ftuar në emisionin “Revieë” në Euronews Albania, ai theksoi se gruaja e cila është nënë e një fëmije në moshën 12-vjeçare kishte shkuar shpesh në komisariat për shkak të sherreve që kishte pasur me fqinjët.

    Më tej ai theksoi Alma ishte gazetare në disa emisione investigative si dhe kishte marrë pjesë në disa fushata zgjedhore në bashki.

    Në Drejtorinë vendore të Policisë së Durrësit mesa kam arritur të pyes është një vajzë që shpesh shkonte në komisariat për shkak të sherreve që kishte me komshinjtë. Jeton mes Tiranës dhe Durrësit.

    Kam informacione që punonte në emisionet investigative në disa media. Ajo më tha që nuk është pronare e një biznesi në Tiranë. Nuk më dha një konfirmim nga SPAK. Më tha që një avokate po merret me çështjen e saj. Ajo nuk na dha përgjigjet që duam ne.

    Sigurisht në raport me Gjicin nuk tha se në çfarë rrethanash ka krijuar marrëdhënie me të. Kam informacione se ka qenë e angazhuar shumë në fushatën politike në disa bashki- tha Vatnikaj.

  • “Shantazh për tender”- Spahiu: Video e Gjicit u filmua me urdhër të …

    “Shantazh për tender”- Spahiu: Video e Gjicit u filmua me urdhër të …

    Juristi Kreshnik Spahiu zbuloi detaje nga videoskandali i ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici.

    I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, Spahiu tha se filmimi dyshohet të jetë kryer për të shantazhuar kryebashkiakun Gjici në lidhje me vendimarrjen për një tender.

    Sipas tij pagesa është bërë nga Gjici, për vajzën që ka kryer filmimin dhe për personin që e ka detyruar, por më pas informacioni ka rrjedhur dhe video është bërë publike.

    “Nëse Alma Koçiu deklaron të vërtetën, çon në përgjegjësi penale veten e saj, pasi i bie që të ketë vepër penale për shantazh. Arsyet e filmimit kanë qenë për të ndërhyrë në një tender. Sipas të dhënave janë marrë paratë një javë më parë, janë marrë nga kjo vajzë dhe nga një person shumë VIP.

    Më pas informacioni ka rrjedhur dhe video është publikuar dje. Nëse kjo e pranon se e ka filmuar, do të shkojnë tre persona në përgjegjësi penale, kjo vajza, Safeti dhe ai që e ka detyruar ta filmojë.

    Kjo është teoria e konspiracioneve e informacioneve që vijnë nga burimet politike dhe mediatike, por që nuk do konfirmohen. Pasi çelësi që të të çojë tek e vërteta është vetëm një person, është kjo vajza.

    Këtë vajzën nuk e detyron dot as me prokurori, as me SPAK, as me gjykatë, as me polici, as me parti, as me bashki pasi nëse thotë të vërtetën, i bie të mbajë përgjegjësi penale. Ajo nuk do tregoj se do shpëtoj veten dhe jo Safetin”, tha Spahiu.

  • Bashkia Kukës merr vendimin e papritur për Safet Gjicin

    Bashkia Kukës merr vendimin e papritur për Safet Gjicin

    Video-skandali i ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë ka marrë vëmendjen e të gjithë mediave, ndërkohë nuk kanë munguar dhe komentet negative dhe denigruese.

    Ka qenë vet Gjici, i cili njoftoi dorëheqjen e tij në një postim në Facebook, ku më pas ka fshirë dhe llogarinë në rrjetet sociale.

    Por duket se kjo nuk ka mbetur vetëm me kaq, pasi dhe faqja zyrtare e Bashkisë Kukës, ka fshirë çdo postim në të cilën shfaqej Safet Gjici.

    Pasi Gjici dha dorëheqjen nga posti ditën e djeshme, shkarkimi I tij erdhi dhe nga qeveria.

    Gjici ka fshirë dhe llogarinë në Instagram.

    Faqja ne Facebook
  • Gruaja në video erotike të Safet Gjicit thyen heshtjen: Kemi pasur raport intim prej kohësh …

    Gruaja në video erotike të Safet Gjicit thyen heshtjen: Kemi pasur raport intim prej kohësh …

    Gruaja e cila u filmua në momente intime me ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka zbuluar në një intervistë për “Ora News” se me të ajo ka patur një raport prej kohësh.

    Gjatë intervistës Alma ka treguar se disa prej lajmeve që janë publikuar në internet janë sajesa dhe të pavërteta.

    Po ashtu vajza në fjalë sqaroi se me ish-kryetarin Safet Gjici ka pasur një raport intim prej kohësh.

    Sakaq ajo ka zbuluar se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë.

    Po ashtu ajo hedh poshtë akuzat se gjithçka ka qënë e stisur apo e futur nga dikush tjeter për të kryer filmime apo për ta shantazhur Safet Gjicin.

    Pyetjes nëse ajo ka dhënë deklarimë para hetusëve të policiseë apo SPAK Alma nuk preferoi tu përgjigjej por tha se ka pajtuar një juristë e cila po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes.

    Po ashtu komente nuk kishte as për videon e regjistruar por nga biseda lihet të nënkuptuar se video ishte publikuar nga një person i tretë.

  • Nga raporti intim me Safet Gjicin në skandalin erotik në zyrën e shtetit. Zbulohet dëshmia e vajzës në video

    Nga raporti intim me Safet Gjicin në skandalin erotik në zyrën e shtetit. Zbulohet dëshmia e vajzës në video

    Ora News ka zhvilluar një bisedë telefonike me Alma.K vajzën e cila një ditë më doli në video intime me kryetarin e bashkisë Kukës Safet Gjicin.

    Për gazetarin Edison Vatnikaj ajo ka treguar se disa prej lajmeve që janë publikuar në internet janë sajesa dhe të pavërteta. Po ashtu vajza në fjalë sqaroi se me ish-kryetarin Safet Gjici ka pasur një raport intim prej kohësh.

    Po ashtu në bisedën e zhvilluar me gazetarin Alma.K ka treguar se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë.

    Po ashtu ajo hedh poshtë akuzat se gjithçka ka qënë e stisur apo e futur nga dikush tjeter për të kryer filmime apo për ta shantazhur Safet Gjicin.

    Pyetjes nëse ajo ka dhënë deklarimë para hetusëve të policiseë apo SPAK Alma nuk preferoi tu përgjigjej por tha se ka pajtuar një juristë e cila po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes.

    Po ashtu komente nuk kishte as për videon e regjistruar por nga biseda lihet të nënkuptuar se video ishte publikuar nga një person i tretë.

    Sipas të dhënave të siguruar nga Ora News e reja shpesh herë ka qënë në dyert e komisariatit të policisë së Durrësit për incidentete të ndryshme.

  • Kush është prokurorja që ka në dorë dosjen e Safet Gjicit, do kontrollojë dhe hyrje-daljet …

    Kush është prokurorja që ka në dorë dosjen e Safet Gjicit, do kontrollojë dhe hyrje-daljet …

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar ditën e djeshme se ka nisur hetim nën akuzën për shpërdorim detyre për kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, pas video-skandalit ku ai është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës.

    Mësohet se prokurorja e SPAK e cila është ngarkuar me hetimin e Gjicit, është Manjola Kajana, ndërkohë që si bazë për hetimet janë marrë në shqyrtim që nga regjistri i hyrje-daljeve në bashki, e deri te pamjet filmike dhe dokumente.

    Raportohet se vajza e cila është në videon e kryebashkiakun e Kukësit është identifikuar, por se ende nuk ka të dhëna që është marrë në pyetje.

    Kujtojmë se Gjici dha dje dorëheqjen nga detyra si qytetar i parë i Kukësit pas publikimit të video-skandalit, ndërkohë që pretendoi se ishte viktimë e një kurthi të mirëmenduar.

    Ai ishte rikonfirmuar në detyrë pas zgjedhjeve të 14 majit.

    Ndërkohë vetëm pak orë më vonë, qeveria njoftoi shkarkimin e tij nga detyra. Ministrja Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se Këshilli mori vendimin për shkarkimin e tij.

  • DETAJE nga aksidenti TRAGJIK në Elbasan/ E ëma udhëtonte së bashku me vajzat, 8-vjeçarja…

    DETAJE nga aksidenti TRAGJIK në Elbasan/ E ëma udhëtonte së bashku me vajzat, 8-vjeçarja…

    Detaje të reja mësohen nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin ku humbi jetën një 8-vjeçare, ndërsa 6 persona të tjerë mbetën të plagosur.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, kur një automjet me targa të Gostivarit, i cili drejtohej nga një grua ka humbur drejtimin dhe është përplasur kokë më kokë me një makinë tjetër.

    Mësohet se gruaja udhëtonte me dy vajzat e saj dhe viktimë ka mbetur njëra prej tyre, vetëm 8 vjeç.

    Të plagosura kanë mbetur drejtuesja e automjetit, vajza tjetër e saj dhe 4 persona që ndodheshin në automjetin tjetër që u përfshi në aksident.

    Përplasja ndërmjet dy makinave ka qenë aq e fortë saqë makina me targa të Gostivarit, ku ndodhesh gruaja dhe dy vajzat, ka përfunduar mbi barrierën e rrugës.

    Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund te jetë bërë lagështia në rrugë.

  • Humbi jetën 8-vjeçarja, dalin detaje të reja nga aksidenti tragjik, shkak dyshohet se …

    Humbi jetën 8-vjeçarja, dalin detaje të reja nga aksidenti tragjik, shkak dyshohet se …

    Detaje të reja mësohen nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin ku humbi jetën një 8-vjeçare, ndërsa 6 persona të tjerë mbetën të plagosur.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, kur një automjet me targa të Gostivarit, i cili drejtohej nga një grua ka humbur drejtimin dhe është përplasur kokë më kokë me një makinë tjetër.

    Mësohet se gruaja udhëtonte me dy vajzat e saj dhe viktimë ka mbetur njëra prej tyre, vetëm 8 vjeç.

    Të plagosura kanë mbetur drejtuesja e automjetit, vajza tjetër e saj dhe 4 persona që ndodheshin në automjetin tjetër që u përfshi në aksident.

    Përplasja ndërmjet dy makinave ka qenë aq e fortë saqë makina me targa të Gostivarit, ku ndodhesh gruaj dhe dy vajzat, ka përfunduar mbi barrierën e rrugës.

    Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund te jetë bërë lagështia në rrugë.