Author: editor

  • E rëndë në Durrës/ E zunë pllakat e mermerit poshtë, vdes në vend punëtori

    E rëndë në Durrës/ E zunë pllakat e mermerit poshtë, vdes në vend punëtori

    Një ngjarje rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.

    Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se ka ndërruar jetë një 52-vjeçar pasi e zunë poshte pllakat e mermerit që kishte në kamion.

    Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarejs dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

    Policia informon se ‘rreth orës 11:30, në lagjen nr.15, dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi A. K., 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën.

    Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje’.

  • E mori në Kosovë për të shkuar bashkë te dasma e vëllait, shqiptari vret të dashurën argjentinase: E shtyn nga dritarja e katit të 6-të

    E mori në Kosovë për të shkuar bashkë te dasma e vëllait, shqiptari vret të dashurën argjentinase: E shtyn nga dritarja e katit të 6-të

    Një shqiptar me shtetësi zvicerane është arrestuar në Kosovë pasi dyshohet se e ka vrarë një 27-vjeçare argjentinase.

    Siç raporton mediumi zviceran, “20minuten”, ai është një 32-vjeçar nga kantoni i Bernës.

    Sipas mediave, ai kishte udhëtuar drejt Kosovës së bashku me argjentinasin për dasmën e vëllait të tij.

    Ai kishte vetëm katër muaj që ishte në lidhje me 27-vjeçaren.

    “Ahengu me rreth 500 të ftuar është anuluar ndërkohë. Familja është plotësisht e dërmuar dhe nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur”, citojnë mediat dikë me njohuri për rastin.

    Sipas portalit LeCanton27.ch, i riu mësohet se pas një debati e ka shtyrë argjentinasen nga dritarja në katin e gjashtë të hotelit. Ajo ka vdekur në spital për plagët e marra. Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si vrasje dhe ka nisur hetimet.

    Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA) i Zvicrës ka konfirmuar arrestimin e shtetasit zviceran. “Ambasada jonë në Prishtinë është në kontakt me autoritetet përkatëse lokale. Për arsye të të dhënave dhe privatësisë, nuk mund të jepet asnjë informacion i mëtejshëm”, ka thënë një zëdhënës./express

  • Vetëm pak dite larg! Kush është surpriza që të gjithë presin nga Capital T në koncert

    Vetëm pak dite larg! Kush është surpriza që të gjithë presin nga Capital T në koncert

    Jemi vetëm pak ditë larg koncertit “Time Capsule” të Capital T. Reperi organizoi pak ditë më parë në Prishtinë një festë private me miqtë, gazetarët dhe bashkëpuntorët, e mes tyre nuk mungoi as Adrola Dushi, me të cilën është përfolur prej kohësh se janë në një lidhje.

    Edhe pse asnjëri nuk e ka pohuar, herë pas here shenja kanë lanë të kuptohej se mes tyre ka diçka më shumë.

    Pas përfundimit të festës, Adrola postoi në Instagram foto me personat që ishin të pranishëm, por vetëm me të “zotin” e festës jo. Ajo u pyet nga ndjekësit se përse nuk ka bërë foto me Capital T. Ja përgjigjia më poshtë:

    “E pse me Capital T ske ba foto?”

    “Këtë pyetje i bëra vetes tani që pashë fotot”- shkruan Adrola.

  • Tragjike! Vetëm 26-vjeç, miss-i i njohur vdes në aksident

    Tragjike! Vetëm 26-vjeç, miss-i i njohur vdes në aksident

    Riana Viera, miss Venezuela, ka vdekur tragjikisht në një aksident automobilistik në Orlando të Florida në SHBA.

    Ajo ishte një nga modelet më premtuese në botë, por ndërroi jetë në moshën 26-vjeçare. Viera do të merrte pjesë në konkursin e Miss Amerika Latine 2023 dhe Miss Bota 2023, por humbi jetën në një aksident me makinë.

    Vetë nëna e Arianës konfirmoi se vajza e saj ishte duke duke drejtuar mjetin shumë e lodhur pas një sërë angazhimesh pune.

    “Atë e zuri gjumi, ishte shumë e lodhur,” tha Ochoa.

    “E kanë ringjallur, por ajo pësoi atak në zemër. Kur do ta çonin në terapi intensive, ajo vdiq aty. Ariana ka qenë gjithmonë mbështetja ime, shoqja ime,” tha nëna e saj.

    Babai i Arianës, i cili jeton në Peru, ka aplikuar për një vizë humanitare që të mund të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara dhe të shoqërojë familjen e tij pas kësaj humbjeje. Megjithatë, viza u dha vetëm një ditë pas funeralit të vajzës së tij.

    Në SHBA, Ariana Viera dhe familja e saj drejtonin një biznes të quajtur Full House Cleaning, i cili ofronte shërbime pastrimi të shtëpisë.

  • “S’na dha lekët”, çfarë deklaruan në polici autorët e vrasjes së Luljetës tek “Ura e Dajlanit”

    “S’na dha lekët”, çfarë deklaruan në polici autorët e vrasjes së Luljetës tek “Ura e Dajlanit”

    Një 32 vjeçare është gjetur e vrarë me thikë një ditë më parë tek Ura e Dajlanit në Durrës. Policia bëri të mundur zbardhjen e kësaj ngjarje dhe arrestimin e dy autorëve Aldo Ibrahimi 22 vjeç dhe Ylli Grabovari 45 vjeç të cilët edhe jetonin në grup me viktimën.

    Ndërkaq në lidhje me vrasjen e Luljeta Prezës, përveç dy të arrestuarve janë vënë nën hetim edhe tre shtetase të tjera mes të cilëve një minorene të cilat kishin dijeni për ngjarjen.

    Autorët kishin dëshmuar në polici se ishin konfliktuar me 32 vjeçaren pasi ajo kishte refuzuar që tu jepte të gjithë paratë që mund të kishte bërë nga aktiviteti i saj seksual, pasi një pjesë i kishte shpenzuar në spital pasi e kishte përplasur një makinë.

    “Prej muajsh ne njihemi me njëri tjetrin, konflikti ka nisur pasi nuk na ka dhënë paratë që kishte mbledhur që ti bënin bashkë me ato që mblidhnin ne duke lypur në rrugë”, kanë thënë ata.

    Gjithashtu mësohet se 32 vjeçarje prej kohësh nuk ka pasur kontakte me familjarët e saj pasi jetonte me dy të arrestuarit dhe me tre mikeshat të cilat janë vënë nën hetim.

    https://youtu.be/qvengXR_boU

  • E rëndë! Vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar në Angli

    E rëndë! Vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar në Angli

    Një 33-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë mëngjesin e 27 Korrikut në Wolverhampton, Angli.

    Jetmir Pemaj vdiq pasi u plagos rëndë në një goditje të dyfishtë me thikë në Harrow Street, Whitmore Reans. Në sulmin ku ai mbeti i vrarë u plagos rëndë edhe një 20-vjeçar.

    Në lidhje me këtë ngjarje, autoritetet britanike kanë arrestuar Lucious Winchester, 24 vjeç, nga Quinton, Birmingham, akuzohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje.

    Vrasja e 33-vjeçarit për motive që ende nuk dihen ka tronditur fort familjen e tij. Këta të fundit e përshkruajnë Jetmirin si një djalë, vëlla dhe partner të dashur.

    Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe partner i dashur. Ai ishte shumë i dashur dhe do t’i mungojë shumë të gjithë familjes dhe miqve të tij.

  • Del në ankand mikrofoni me të cilin Cardi B qëlloi fansin në koncert, ‘pronari’ cakton shumën marramendëse prej 30 mijë dollarësh! Ja si do të shpërndahen paratë

    Del në ankand mikrofoni me të cilin Cardi B qëlloi fansin në koncert, ‘pronari’ cakton shumën marramendëse prej 30 mijë dollarësh! Ja si do të shpërndahen paratë

    Mikrofoni që këngëtarja Cardi B i hodhi një spektatori gjatë koncertit të saj gjatë fundjavës pritet të dalë në ankand për bamirësi.

    Pronari i kompanisë ‘The Wave’, e cila siguroi pajisjet në koncert e listoi mikrofonin në një reklamë në eBay.

    Në të, ai thekson se 100% e të ardhurave do të shkojnë për dy bamirësi, Friendship Circle Las Vegas dhe Wounded Ëarrior Project.

    Siç shkruan Scott Fisher, ai donte të “përpiqej të bënte diçka të mirë”.

    “Pas disa inkurajimeve nga njerëzit e mi, vendosa ta nxjerr në ankand me 100% të fitimit të ndarë në mënyrë të barabartë midis 2 organizatave bamirëse. Njëra është një organizatë bamirëse lokale e quajtur Friendship Circle Las Vegas. Tjetri është Projekti i Luftëtarit të Plagosur ”, shkruan ai.

    Vlera tashmë ka arritur në 30,000 dollarë, me ankand që përfundon më 8 gusht.

  • Hajdutët hynë në shtëpinë e Morena Tarakut, marrin sende me vlerë 340 mijë €

    Hajdutët hynë në shtëpinë e Morena Tarakut, marrin sende me vlerë 340 mijë €

    Modelja dhe këngëtarja, Morena Taraku e cila prej vitesh jeton në Turqi ka rënë pre e grabitjes.

    Vetë këngëtarja ka treguar në rrjetet sociale se hajdutët kanë hyrë në banesën e saj në rezidencën luksoze në Bomonti, Stamboll kur ajo nuk ishte aty. Persona ende të paidentifikuar kanë thyer me forcë dyert e banesës dhe kanë vjedhur kasafortën.

    Kjo kasafortë sipas mediave turke përmbante disa nga paratë, bizhuteritë dhe diamantet me vlerë rreth 340 mijë euro (10 milionë lira).

    Kur punonjësit e saj e kuptuan situatën shkuan menjëherë në komisariat, pasi Morena ndodhej jashtë Turqisë. Sapo është kthyer në Stamboll ajo ka bërë denoncimin dhe forcat e sigurisë nisën punën për kapjen e hajdutit.

    Ekipet e policisë nisën të kontrollonin kamerat në hyrje dhe dalje të banesës

    https://youtu.be/

  • ‘Çmendet’ moti në këtë vend/ Përmbytet aeroporti, anulohen qindra fluturime (Video)

    ‘Çmendet’ moti në këtë vend/ Përmbytet aeroporti, anulohen qindra fluturime (Video)

    Tajfuni Doksur që goditi Pekinin, Tianjin dhe provincën e Hebeit në fund të korrikut, ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të shumta në Kinë. Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe mijëra banorë janë evakuuar, në përmbytjet më të këqija që goditën Kinën në më shumë se një dekadë.

    https://www.instagram.com/reuters/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c8bf3192-8b3d-4448-85e2-5d20e675e607

    Qindra rrugë u përmbytën, duke detyruar parqet dhe pikat turistike të mbyllen. Qindra fluturime ose u vonuan ose u anuluan në dy aeroportet kryesore të qytetit, për shkak të avionëve të bllokuar për shkak të përmbytjeve.

  • U kap me 50 gram heroinë, Singapori var të burgosurin e 5 të arrestuar për drogë në 2023

    U kap me 50 gram heroinë, Singapori var të burgosurin e 5 të arrestuar për drogë në 2023

    Një 39-vjeçar i dënuar për trafik heroine u ekzekutua me varje nga autoritetet në Singapor, duke u bërë i burgosuri i pestë i arrestuar për drogë që i nënshtrohet një vendimi të tillë në qytetin-shtet nga fillimi i këtij viti.

    Agjencia antidrogë sqaroi se Mohammed Saleh Abdul Latif u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2019, pasi akuzohej se posedonte afërsisht 55 gram heroine dhe kishte për qëllim shitjen e saj në doza.

    Sipas dokumenteve, shoferi i dërgesës, i cili u arrestua në vitin 2016, dëshmoi se besonte se po kontrabandonte cigare për llogari të një shoku, të cilit i kishte borxh.

    Ai është i dënuari i gjashtëmbëdhjetë i varur që kur autoritetet në Singapor rifilluan ekzekutimet në mars 2022 pas një pauze dyvjeçare gjatë pandemisë së koronavirusit.

    Më 28 korrik, autoritetet e Singaporit ekzekutuan një grua 45-vjeçare që ishte dënuar pasi tentoi të trafikonte 30,72 gram heroinë, dyfishi i sasisë maksimale të dënueshme sipas ligjit të Singaporit.

    Ndërsa, dy ditë më parë, një 57-vjeçar u var pasi trafikoi rreth 50 gramë të së njëjtës lëndë.

    Këto ekzekutime janë kritikuar ashpër nga Kombet e Bashkuara , të cilat i kanë bërë thirrje Singaporit të zbatojë një moratorium mbi ekzekutimet ose të heqë dënimin me vdekje.