Pas skandalit seksual të kryebashkiakut socialist në Kukës, Safet Gjici, ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha, ku me nota ironi thotë se po sillet vërdallë në Kukës, por ka frikë t’ua jap dorë gjithkujt.
“Jam duke u sjell vërdallë nëpër Kukës, por nuk ma mban me ia dhënë dorën gjithkujt…
Thjesht po i përshëndes me dorë nga larg, si Komandanti vaktit”, shkruan Hoxha.
Dita e 6 majit duket se ka qenë shumë e zënë me “aktivitete” e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.
Në Facebook, në këtë datë, ai ka publikuar një ngjarje të rëndësishme për qytetin e Kukësit, pasi janë inauguruar ambjentet e reja të zjarrfikëseve.
“Sot në përurimin e ambjenteve të reja të zjarrfikëseve të qytetit pasi janë ndërtuar me të gjitha standartet e larta,” shkruan ai.
Por pas një dite të lodhshme me punë, përkon edhe video që është bërë virale së fundmi, ku Gjici kryen akte seksuale me atë që raportohet se është sekretarja e tij.
Në videon e bërë është shënuar data 6 qershor e këtij viti, por kjo duket edhe nga veshja e kryetarit të Bashkisë.
Tre policëve të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit.
Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë e mori vendimin pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti në pjesën qendrore të Serbisë.
Sipas mediave në Kosovë nuk është e qartë kohëzgjatja e paraburgimit.
Jep dorëheqjen Safet Gjici. Kryetari i bashkisë së Kukësit vetëm pak orë pasi doli video intime e tij në zyrën e shtetit përmes një postimi në Facebook njoftoi largimin. “Kam tradhtuar besimin e atyre mijëra njerëzve” shprehet Gjici.
Pranon autenticitetin e videos dhe akuzon se kurthin ia ngritën rivalët që kishte në zgjedhjet e 14 Majit. Për vajzën që u filmua në zyrë, thotë se “prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime”, por është i ndërgjegjshëm se “nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur”.
“Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve.
Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth.
Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë.
Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jeten kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve” shkruan ai.
Profesori Ismail Demneri është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme pas një sëmundjje të gjatë.
Lajmi konfirmohet nga miqtë dhe familjarët e tij të cilët e cilësojnë si kolosin e qytetarisë së Tiranës.
Profesor Ismail Demneri lindi në Tiranë, më 15 Maj 1938, në një nga familjet e hershme autoktone tiranse e njohur për traditat e saj atdhetare. Pasi kreu me sukses studimet e larta gjatë viteve 60-të në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua si inxhinier mekanik dhe më pas dha mësim, si një nga ekspertët më të njohur në fushën e Termodinamikës.
Madje, për disa kohë Ismail Demneri mbajti edhe postin e zv/dekanit.
Prof. Ismail Demneri, përpos meritave në fushën e profesionit të tij dhe cilësive njerëzore, ishte një tiranas 100 përqind, e pa dyshim një nga shtyllat kryesore me kontribut te jashtëzakonshëm në mbarëvajtjen e veprimtarive te Shoqates TIRANA, ku për njëzet vite mbajti me dinjitet postin e nënkryetarit të shoqatës, duke lënë kësisoj gjurmë te pashlyeshme në gjithë veprimtarinë e Shoqatës TIRANA, por edhe të kryeqytetit sidomos të banorëve autokton, që e donin dhe e respektonin pafund.
Prof.Ismail Demneri lindi në Tirane me 15 Maj 1938 në një nga familjet e hershme autoktone tiranse e njohur për traditat e saj atdhetare. Pasi kreu me sukses studimet e larta gjate viteve 60-te në universitetin e Tiranës, ku u diplomua inxhinier mekanik dhe ndërkohë pas një specializimi jashtë shtetit deri sa doli në pension dha mësim në universitetin politeknik të Tiranës si një nga ekspertet më të njohur në fushën e Termidinamikës.
Madje për disa kohe ai mbajti edhe postin e zëvendësdekanit të këtij fakulteti. Veçmas kësaj u angazhua edhe në veprimtaritë e Shoqatës TIRANA ku kontributi i tij qe i përmasave të jashtëzakonshme. Kështu fale ideve te tij u krijua, u shkrua e u botua kolana TIRANA PERSONALITETE.
Me ndarjen nga jeta te PROF. ISMAIL DEMNERIT familja, miqtë e farefisi humbën njeriun e tyre të dashur, kurse Shoqata TIRANA e mbarë tiransit humben bashkëqytetarin e devotshëm e të palodhur që nuk reshte se evidentuari vlerat e qenësishme të të gjithë trevës tiranse./Albeu.com/
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të videos erotike ku shfaqet kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e tij.
Vasili shprehet se fushata e Edi Ramës i ktheu zyrat e shtetit në bordello dhe shtëpi publike.
“Kjo eshte fytyra e qelbur rilindase e zgjedhjeve te 14 majit te Edi Rames! Fushata e Edi Rames “Vetem perpara, ta hongsha zemren” i ktheu zyrat e shtetit ne kuplara, bordello dhe shtepi publike.
Dhe kane surrat dhe flasin per fitore keta bastarde, qe jane turpi dhe faqja e zeze e ketij vendi”, shkruan ai.
Fituesi i “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli është një ndër personazhet më të komentuar të showbizit shqiptar
Pas daljes nga ky reality show ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan me fansat momente nga përditshmëria e tij.
Ditën e djeshme ai ka postuar një foto të tijën në Instagram, i cili dukej mjaft i kuruar.
E teksa shumica e komenteve ishin pozitive, këngëtarit i ra në sy një koment ndryshe nga të tjerët.
Një ndër fansat i kishte shkruar: “Çfarë të bën leku që të zbukuron. Kur ishe pa lek ishe si 60 vjeç”, ndërsa Luizi i dha përgjigjen e tij epike.
“E sigurtë është që ty s’të bën derman as leku”, ka shkruar Luizi.
Kujtojmë se Luizi gjatë qëndrimit në këtë shtëpi u njoh dhe krijoi një romancë me Kiara Titon, të cilën dyshja e kurorëzuan me martesë në natën finale të këtij spektakli.
Dy makina u përfshinë në një aksident të rëndë këtë të premte në Balldre, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Gazetarja Vera Deda, nga vendi i ngjarjes mëson paraprakisht se nga ngjarja ka humbur jetën shoferi i një prej automjeteve, i cili mësohet se ishte efektiv policie. Viktima është identifikuar si Gazmir Zhuka, 46 vjeç, punonjës policie në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Në momentin e ngjarjes, sipas Dedës, ai ishte jashtë shërbimi.
Siç duket edhe në këto pamje që përcjell gazetarja, përplasja ka qenë mjaft e fortë. Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat policore, ashtu sikurse edhe zjarrfikësit që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga mjeti. Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.
“Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në Balldre, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin G. Zh., 46 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit ) dhe automjeti me drejtues shtetasin serb D. P., 30 vjeç.
Si pasojë, ka marrë dëmtime të rënda fizike, shtetasi G. Zh. i cili është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmë mjekësore, por ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti“, thuhet në një njoftim të policisë së Lezhës. /tvklan.al
Një urban është përplasur me një taksi në Prishtinë këtë mëngjes.
Mediet në Kosovë raportojnë se aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka”.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur pesë persona, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalSiç duket nga pamjet urbani është përplasur kokë më kokë me taksinë. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i PolicisëSot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë ,
ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut./albeu.com/
Gjatë ditës së sotme u regjistrua një ngjarje tragjike në autostradën Tiranë-Durrës. Visar Meshi është 35-vjeçari është i riu që humbi jetën nga ngjarja e rëndë. Baba i dy fëmijëve, banues në Durrës, Visari ishte sipërmarrës.
Pas ngjarjes tragjike, miqtë e tij, janë shokuar nga lajmi tronditës dhe kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Visarit. I ndjeri sapo kishte festuar ditëlindjen pak ditë më parë, më 5 Qershor.
‘Visar, na i theve zemrat e na trishtove,te gjitha do i pranoja por jo te shkruaj mesazh lamtumire per ty’, shkruan miku i Visarit.‘Nuk gjej dot fjalë për humbjen tënde Visar Meshi, komshi, shok dhe patriot i mirë. Tronditës ky lajm që mora sot për ty! Nuk dua ta pranoj por e vërteta e vdekjes qenka e pamëshirëshme dhe apsolute. Lamtumirë o njeri i mirë që na ike shumë shpejt’, shkruan një mik tjetër i viktimës.
Makina e tij tip “BMW X5”, ka dalë nga rruga është përplasur me bordurat. Për shkak të aksidentit, humbi jetën Visari dhe u plagosën shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital.