Author: editor

  • Menjëherë pas lirimit Kurti viziton familjarët e tri policëve të rrëmbyer nga serbët, zbardhen bisedimet

    Menjëherë pas lirimit Kurti viziton familjarët e tri policëve të rrëmbyer nga serbët, zbardhen bisedimet

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka vizituar familjarët e Beqir Sefës, Rifat Zekës dhe Shemë Mustafës, tre policëve të Kosovës të rrëmbyer dje nga forcat serbe në veri të Kosovës.

    Në Mitrovicë, Kryeministri u takua me familjarët e Shemë Mustafës, përfshirë të vëllanë e tij që ishte po ashtu polic kufitar.

    Familjarët vlerësuan përkrahjen nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe nga populli, që po ua lehtëson barrën.

    Në fshatin Peran të Komunës së Podujevës, ai u prit nga familjarët e Beqir Sefës, në mesin të cilëve ishte dhe djali i tij, që po ashtu është pjesëtar i Policisë së Kosovës në Prishtinë dhe i angazhuar në Task Forcën për veri.

    Kryeministri i njoftoi familjarët se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është në kontakt me institucionet atje, në përpjekje për të marrë sa më parë dhe sa më shumë informacione për gjendjen e policëve të rrëmbyer. Ata e falënderuan kryeministrin për vizitën, si dhe për qëndresën e tij.

    Në fshatin Letanc të Komunës së Podujevës, kryeministri Kurti pastaj vazhdoi me vizitën te familja e Rifat Zekës. Ai shprehu mbështetjen dhe solidaritetin me familjen.

    Kurti ritheksoi se Republika e Kosovës është në të drejtën e saj dhe se dëshmitë që posedojnë institucionet e vendit dokumentojnë se zyrtarët e Policisë së Kosovës ishin brenda territorit të Republikës. Policët ishin në nivel detyre, në luftim të kontrabandës, në atë pjesë ku më herët janë mbyllur 16 rrugë ilegale.

  • “Të përfshirë edhe…”, brenda skemës së kontrabandës së shoferit të Ardi Veliut, si nisi gjithçka me vajzën e tij

    “Të përfshirë edhe…”, brenda skemës së kontrabandës së shoferit të Ardi Veliut, si nisi gjithçka me vajzën e tij

    Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i ish-shoferit të Ardi Velit, Sokol Idrizaj për kontrabandë dhe pastrim parash.

    E ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, gazetarja Aulona Kadillari deklaroi se i përfshirë ëhstë dhen jë biznesmen i njohur, i cili ka në pronësi një argjendari të njohur në Tiranë. Sipas saj, mallrat merrehsin nga Franca dhe më pas shiteshin në vendin tonë.

    “E gjitha familja e shoferit të Ardi Velit është ndaluar. Pra Sokol Idrizaj, gruaja e tij dhe dy vajzat e tyre. Një vajzë është lënë në arrest shtëpie, tjetra në detyrim paraqitjeje. Pasuria mund të jetë vendosur me anë të aktivitetit kriminal. Ka pronarë argjendarie. Një ndër argjendaritë më të njohura në vend. Biznesmeni është arrestuar. Sendet me flerë mereshin nga Franca, mblidheshin nga disa persona. Gjithçka ka filluar me vajzën e Idrizajt. Këto bizhuteri vinin në Shqipëri së bashku me para cash, dhe ato më pas shiteshin në argjendari të ndryshme të Tiranës ose nga personat vetë. 3.4 kg bozhuteri floriri. Janë futur në Shqipëri 2.1 milionë euro kash dhe 52 mijë franga.

    Ashtu si në autobusin në Durrës që vitne nga Bari, ku paratë ishin fshehur në tavan, kështu transportoheshin dhe këto para. Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet franceze. Ndërkohë dyshohet se janë përfshirë në skemë dhe efektivë të policisë kufitare.”- tha gazetarja.

  • Njoftimi i rëndësishëm: Çdo fundjavë do kufizohet qarkullimi në akset kryesore të vendit, çfarë duhet të dini

    Njoftimi i rëndësishëm: Çdo fundjavë do kufizohet qarkullimi në akset kryesore të vendit, çfarë duhet të dini

    Duke nisur nga dita e sotme, gjatë fundjavës dhe ditëve të festave në vend, do të ketë kufizime për qarkullimin disa kategorive të mjeteve.

    Sipas policisë, bëhet fjalë për mjete të tonazhit të rëndë, mjetet rrugore bujqësore, si dhe autoshkollat.

    Masa e ndërmarrë bëhet në kuadër të lehtësimit të qarkullimit gjatë sezonit turistik.

    Do të ketë kufizime për të gjitha kategoritë e mjeteve rrugore si më poshtë:

    • Mjetet rrugore për transportin e mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar, mbi 7500 kg;

    • Mjetet rrugore me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m (transporte me mjete jashtë norme ose transporte në kushte jonormale);

    • Mjetet rrugore bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë;

    • Mjetet rrugore që kalojnë përmasat kufitare, sipas nenit 61 të Kodit Rrugor;

    • Mjetet rrugore që shërbejnë për kursantët e autoshkollave mësimore.

    -Kufizimet e lëvizjes përfshijnë akset e mëposhtme:

    •“PKK Muriqan-Shkodër” dhe anasjelltas; “PKK Hani i Hotit-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Zogajt-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Shirokës-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Velipojës-Shkodër” dhe anasjelltas;

    •”Shkodër-Lezhë”, “Lezhë-Shëngjin”, “Lezhë-Patok” dhe anasjelltas;

    •”Durrës-Tiranë”, “Durrës-Gjiri i Lalëzit”, “Durrës-Currila”, “Durrës-Kavajë”, “Kavajë-Plazhi i Gjeneralit”, “Kavajë-Spille”, “Kavajë-Kthesa e Divjakës-Lushnjë” dhe anasjelltas;

    •”Lushnjë-Fier”, “Fier-Seman”, “Fier-Plazhet e Poros” dhe anasjelltas;

    •”Vlorë-Palasë-Dhërmi-Vuno-Himarë-Qeparo-Borsh-Bunec-Sarandë” dhe anasjelltas;

    •”Sarandë-Butrint”, “Elbasan-Pogradec”, “Elbasan-Rrogozhinë” dhe anasjelltas;

    •”Qafë Thanë-Lin-Pogradec-Tushemisht” dhe anasjelltas;

    •”Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë” dhe anasjelltas;

    •”PKK Morinë-Kukës-Milot-Durrës-Lezhë” dhe anasjelltas;

    •”PKK Qafë Morinë-Bajram Curri” dhe anasjelltas.

    -Këto kufizime lëvizjeje parashikohen në ditët dhe në oraret si më poshtë:

    •Të premten, nga ora 15:00-22:00;

    •Të shtunën, nga ora 08:00-12:00 dhe nga ora 16:00-22:00;

    •Të dielën, nga ora 07:00-22:00.

  • “Sot më tha duhet me u kthy në punë se kanë nevojë për mu, ishte i sëmurë”, bashkëshortja e policit që u rrëmbye në veri tregon çfarë bisedoi me të

    “Sot më tha duhet me u kthy në punë se kanë nevojë për mu, ishte i sëmurë”, bashkëshortja e policit që u rrëmbye në veri tregon çfarë bisedoi me të

    Shemsi Mustafa, sot vendosi të kthehej në punë pas 10 ditësh pushim mjekësor për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

    E në ditën e parë të tij ai u kidnapua në veri të Kosovës në Leposaviq së bashku me dy policë të tjerë.

    Në një intervistë ekskluzive për Gazetën infokus, Shpresa Mustafa, bashkëshortja e zyrtarit policor ka thënë se ka frikë për të dhe se po mendon edhe më të keqen për shkak se nuk mundet me përballu stresin e presionin duke qenë edhe i sëmurë.

    Mes lotësh ajo tregon se për dy vite punë në veri, Shemsi Mustafa gjthmonë kishte gjetur mundësi ta kontaktonte atë përveç sot.

    Ndiqeni intervistën e plotë:

  • Ja si amerikanët nxorën jashtë loje Edi Ramën nëpërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit, zbardhen prapaskenat

    Ja si amerikanët nxorën jashtë loje Edi Ramën nëpërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit, zbardhen prapaskenat

    Mania e Edi Ramës për të mbartur misione prej lideri global që askush nuk ia jep, është trill i vazhdueshëm i tij. Kryeministri shqiptar thirri pak ditë më parë një “konferencë të jashtëzakonshme” shtypi dhe kur të gjithë ishin mprehur të pyetej për arrestimin e Vangjush Dakos, ai lajmëroi se kishte vënë “botën perëndimore” në lëvizje, si SHBA-në, Gjermaninë dhe Francën, duke iu dorëzuar një draft për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi. Natyrisht, kuptohet që askush nuk ia ka kërkuar Edi Ramës këtë nder, pasi këtë fakt e konfirmuan dhe liderët e Beogradit dhe Prishtinës.

    Por ajo që është më e rëndësishme është se këtë herë, kreu i qeverisë shqiptare doli përfundimisht jashtë loje. Draftin e tij nuk e përfilli njeri. Dhe anglezët thanë se nuk e kanë lexuar fare. Çfarë do lloj plani që kishte planifikuar kryeministri nuk u realizua. Madje të vetmen gjë që arriti ishte që kosovarët të krijojnë një urrejtje të panevojshme ndaj vendin tonë dhe e gjitha për shkak të qëndrimeve të liderit tonë global. Këtë herë, amerikanët i treguan “vendin” Ramës nëpërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiçit.

    Edhe pse këta dy të fundit shfaqen si armiq të egër deri në vdekje, janë SHBA në prapaskenë që luajnë “fijet” dhe si presidenti serb, apo lideri kosovar nuk bëjnë dot asnjë gjë jashtë urdhrave të amerikanëve. Në mediat serbe gjithmonë është shfaqur qëndrimi i qartë dhe i prerë se konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë mund ta zgjidhë SHBA. Sipas Beogradit, gjithmonë ka mjaftuar një telefonatë nga Uashingtoni drejt Albin Kurtit që të vihet në rresht.

    Vuçiç “i përkëdheluri” i SHBA

    Nga ana tjetër, SHBA e sheh Vuçiçin si partner legjitim në bisedimet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Edhe politika serbe e ka pranuar para pak ditësh se Perëndimit i duhet ai për të kryer detyrën për të cilën dikur ishte projektuar dhe të cilën presidenti serb premtoi se do ta përmbushte. Amerikanët besojnë se Vuçiç është i detyruar ta realizojë atë që u ka premtuar në lidhje me Kosovë. Perëndimi e mbështet liderin e Beogradit edhe për shkak të pamundësisë së tij për të gjetur bashkëpunëtorë adekuat brenda opozitës për çështjen e Kosovës. Pra, Kosova tani është mburoja më e madhe politike për qeverisjen e Aleksandër Vuçiçit dhe interesat e tij janë që të mos dalë kundër SHBA.

    Qëndrimi i Kurtit

    Në konferencë për median kryeministri Albin Kurti tha se nuk e ka parë dhe as lexuar draftin e asociacionit të propozuar nga kryeministri Edi Rama. “Unë i besoj Ramës, që ai beson se ai model është i mirë për pakicat kombëtare. Por dhe duke u bazuar në Kushtetën e Shqipërisë, neni 8 pika 1 por dhe kontenstin politik ku ndodhemi unë po tregoj se ku është adresa dhe cila duhet të jetë kërkesa për këtë model. Adresa Beogradi. Kërkesa për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Nuk e di nuk e kam lexuar por i besoj Ramës, që ai beson se ai model është i mirë dhe i duhur”, tha Kurti.

    Presidenti serb refuzon Ramën

    Edhe Vuçiç nuk e ka pranuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për Asociacionin. Ai deklaroi se as kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe as ai i Kosovës, Albin Kurti nuk kanë të drejtë të bëjnë një propozim për statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. Lideri serb ripërsëriti se të drejtën e propozimit të këtij statuti e ka vetëm ekipi menaxhues, për të cilin është rënë dakord më herët, i përbërë nga serbët. “Kur dëgjoni që Kurti ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, se Rama ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, që disa OJQ kanë propozimin e tyre për Asociacionin e komunave serbe, asnjëri prej tyre nuk ka të drejtë të ketë propozime. Ai propozim duhet të bëhet nga serbët dhe ekipi menaxhues i përbërë nga serbët”, tha Vuçiç.

    “Shuplaka” e Escobar

    Me projektin e Asocacionit kryeministri Rama ka anashkaluar në këtë mes sërish Uashingtonin. I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e tha qartë nga Beogradi se Asociacioni nuk është çështje urgjente. Teksa ka komentuar kërkesat për zgjidhjen e situatës në veri, zyrtari i DASH ka thënë se nuk i ka dhënë afat Kurtit. 3 kërkesa i janë paraqitur kryeministrit kosovar nga Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, për zgjidhjen e krizës në veri të vendit. Qetësimi i situatës në terren, shpallja e zgjedhjeve të reja për katër komunat veriore dhe rikthimi në tryezën e dialogut, i ka në tavolinë kryeministri Kurti. Lideri kosovar po i zbaton me përpikmëri mesazhet e qarta dhe të prera të Perëndimit. Kjo lëvizje në këtë moment e Ramës duke e trajtuar Asociacionin si shpëtim për Kosovën tregon hapur se Rama po flet sërish me gjuhën e Vuçiçit. Presidenti serb në çdo dalje të tij për media, takim me ndërkombëtarët, por edhe në fjalimet e tij përmend çështjen e Asociacionit si diçka që duhet të realizohet sa më parë dhe këtë gjë po e pengon Prishtina.

    Kritikat e Zërit të Amerikës

    Në fjalët e Ramës kur dha lajmin se kush e hartoi draftin kishte shumë paqartësi dhe një nga këto i evidentoi dhe Zëri i Amerikës. “Mbetet po ashtu e paqartë nëse ka qenë qeveria shqiptare e cila ka kërkuar hartimin e këtij dokumenti, apo ai i është ofruar asaj. Zoti Rama tha se ekspertët kanë dhënë një kontribut dhe se ai thjesht ka bërë që ky kontribut të kthehet në një mundësi për dialog duke theksuar se nuk ka dalë vullnetar për të bërë asnjë marrëveshje, “unë thjesht kam marrë përsipër të kontribuoj për tryezën e dialogut nëpërmjet kumbarëve të procesit, që janë presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë. I takon atyre të bëjnë atë që dëshirojnë me këtë kontribut sepse tani ishte gati për tu bërë dhe tani janë kushtet për tu bërë, duke parë që në vend se të ulen në tryezë njëri çon policinë në godina bosh, tjetri çon ushtrinë për të kënduar këngë në kufij me Kosovën”, thuhet në shkrimin e “VOA”.

  • Po pastronte gropën me gëlqere, qytetari nga Gramshi t ronditet nga ajo që nxjerr

    Po pastronte gropën me gëlqere, qytetari nga Gramshi t ronditet nga ajo që nxjerr

    Një rast i çuditshem ka ndodhur me nje qyetetar nga Gramshi, i cili është habitur dhe ka mbetur pa fjale nga “thesari” që i ka nxjerre lopata teksa pastronte gropën e gëlqeres.

    18 kallashnikovë të ndryshkur dhe 80 kaseta me fishekë të dëmtuar ishin hedhur brenda gropës që i përkiste.

    B.K, 62 vjeç, banues në lagjen “Sporti” Gramsh, njoftoi menjëherë Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh për ato ç’ka gjeti. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje si dhe ka njoftuar forcat xheniere të Ushtrisë.

    Me ndihmën e forcave xheniere të ushtrisë u bë pastrimi i gropës, ku u gjetën dhe u sekuestruan nga grupi hetimor 18 armë zjarri pushkë model 56,

    kalibër 7.62 mm, të ndryshkura, 80 copë kaseta me fishekë model 56, kalibër 7.62 mm,të dëmtuara nga lagështia.

  • Harrojeni hash*shin/ Ja cila është lulja që kushton sa një shtëpi, Anglia jep 10 mijë paund për të(Video)

    Harrojeni hash*shin/ Ja cila është lulja që kushton sa një shtëpi, Anglia jep 10 mijë paund për të(Video)

    Nëse mendoni kështu, na lini t’ju themi se e keni gabim.

    Ndoshta ju nuk e njihni bimën Primula Veris, një bimë aromatike e familjes Primulacea, që rritet në lartësinë 700-2.300 metra.

    Kjo bimë rritet në zonat malore.

    E quajtur “Lulja e Darvinit” apo “Primula e pranverës”, ka vlerë të madhe tregtare dhe bima e therë shitet deri në 50.000 euro kilogrami

    në tregun gjerman apo dhe vende të tjera./ndalexpres.al

  • Lajm i mirë për të gjithë ata që kanë EURO/ Ja çfarë po ndodh sot

    Lajm i mirë për të gjithë ata që kanë EURO/ Ja çfarë po ndodh sot

    Euro vijon rikuperimin ndaj Lekut edhe gjatë ditës së sotme duke fituar sërish pikë.

    Banka e Shqipërisë bën me dije se gjatë ditës së sotme një euro është këmbyer mesatarisht me 107.87 lekë duke fituar 0.49 pikë krahasuar me ditën e djeshme.

    Kjo është dita e katërt rresht që Euro fiton pikë ndaj Lekut pas rënies së djeshme të dy javëve të kaluara ku zbriti në kufijtë e 105 lekëve.

    Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ajo që po ndodh këto ditë është një trend rritës i euros ndaj lekut apo një korrektim i momentit nisur nga rënia e ndjeshme e javës së shkuar.

    Rritje po ashtu ka patur dollari amerikan ndaj lekut, i cili është këmbyer me 99.47 lekë duke fituar 0.10 pikë ndaj lekut krahasuar me dje. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe paundi britanik, i cili sot u këmbye mesatarisht me 125.87 lekë. /albeu.com

  • Papa Françesku del të premten nga spitali

    Papa Françesku del të premten nga spitali

    Papa Françesku do të lirohet nga spitali Gemelli i Romës të premten, pasi iu nënshtrua një operacioni abdominal për të riparuar një hernie të shkaktuar nga një operacion i vitit 2021 javën e kaluar, tha të enjten zyra e shtypit e Vatikanit.

    “Ekipi shëndetësor që monitoron Papa Françeskun konfirmoi daljen e tij nga spitali mëngjesin e së premtes, 16 qershor”, tha zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni.

    Dje zyra e shtypit e Vatikanit raportoi se kursi klinik i Papës po përparon normalisht pas operacionit që ai bëri të mërkurën e kaluar dhe se stafi mjekësor “po planifikon daljen e tij për ditët e ardhshme”.

  • 2023-i mund të shënojë vitin më të ngrohtë në histori

    2023-i mund të shënojë vitin më të ngrohtë në histori

    Temperaturat globale po rriten në nivele rekord këtë muaj, një shenjë se kriza klimatike po përparon.
    Ekspertët shprehen se femomeni “El Nino” i cili ka nisur në shumë shtete, mund të bëjë që ky vit të jetë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë. Temperaturat globale të rregjistruara në Qershor janë 1 gradë Celsius mbi mesataren duke thyer kështu rekordin e vendosur në vitin 2016.

    Ky vit ka nisur tepër i ngrohtë, ku rekordi i të nxehtit u vendos nga Porto Rico në Siberi në Spanjë, ndërsa nxehtësia e madhe në Kanada shkaktoi zjarre masive. Temperaturat në Qershor shkuan në mbi 30 gradë Celcius.

    Sipas një raporti nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike në SHBA, bota rregjistroi Majin e tretë më të ngrohtë në një rekord të temperaturës, me Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut që të dyja u përballen me nxehtësi ekstreme.

    Në Maj, Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëroi se temperaturat globale ka të ngjarë të rriten gjatë pesë viteve të ardhshme, të nxitura nga “El Niño” si dhe emetimet. Ndërsa njerëzit po ndiejnë nxehtësinë në tokë, një shpërthim edhe më i jashtëzakonshëm i nxehtësisë po ndodh në dete, ku sipas shkencëtarëve temperatura e deteve dhe oqeaneve është rritur ndjeshëm nga Marsi në Maj. Nxehtësia e tepërt në oqeane, të cilat mbulojnë 70% të sipërfaqes së globit po deformon popullsinë e peshqve dhe po shkatërron shkëmbinj nënujorë koralorë.

    Klan News