Author: editor

  • Breshëri plumbash! Kush u vra mbrëmë me armë brenda makinës?

    Breshëri plumbash! Kush u vra mbrëmë me armë brenda makinës?

    Mbrëmë në Kosovë rreth orës 20:00 një person nga Maqedonia e Veriut u qëllua për vdekje me armë zjarri në “Rrugën C” në Prishtinë. Ai u gjet pa shenja jete në veturën me targa të Maqedonisë Veriore.

    Pak më larg vendit të ngjarjes u gjet një veturë e djegur me targa të Gjermanisë, e cila dyshohet se u shfrytëzua nga të dyshuarit për të ikur nga vendi i krimit.

    Të dyshuarit ndodhen në arrati, teksa prokuroria dhe policia po punojnë për identifikimin e tyre. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj dha detaje për mediat lidhur me krimin.

    “Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, derisa në koordinim të plotë me Policinë dhe institucionet relvante janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të këtij rasti, si dhe identifikimit të personit/ave të dyshuar në këtë rast”, tha Ulaj.

  • Zbulohen detaje të reja nga dasma e Arbanës dhe Eduartit, ja artistët që do performojnë

    Zbulohen detaje të reja nga dasma e Arbanës dhe Eduartit, ja artistët që do performojnë

    Të tjera detaje janë mësuar nga dasma e moderatores Arbana Osmanit dhe regjisorit Eduart Grishajt.

    Gazetari Gerald Qerimi tha për “Shqipëria Live” se dasma pritet të ketë rreth 120 të ftuar.

    “Dasma do jetë në Toskana në Itali. Dasma do të jetë shumë private, me 120 të ftuar të konfirmuar. Ndër artistët të cilët do të performojnë janë Ylli Limani, Klajdi Haruni, Flor Mumajesi, Bruno dhe pastaj dhe artistë të tjerë. Ajo çfarë po aludohet është se Arbana të gjithë stafin në Toskanë do e ketë shqiptarë. Ata që do i dizanjojnë fustanin, grimierët…ky është lajmi që ka qarkulluar këto ditë, por që nuk dihet a është i vërtetë”, tha gazetari.

  • Futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet baba për herë të dytë

    Futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet baba për herë të dytë

    Futbollistët e Kombëtares shqiptare ndodhen të grumbulluar në vendin tonë këto ditë, teksa edhe sot zhvilluan stërvitjen e radhës në stadiumin “Air Albania”, në vendin ku do të zhvillohet ndeshja e ardhshme e përfaqësueses, e vlefshme për “Euro 2024”, më 17 qershor.

    Megjithatë në grumbullim u vu re mungesa e dy futbollistëve, më saktësisht dy mbrojtësve të Kombëtares, Berat Gjimshitit dhe Frederic Veselit, te cilët nuk ishin të pranishëm në seancën stërvitore. Për këtë të fundit mendohet se arsyeja është një dëmtim fizik, ndërsa për të parin vjen një lajm shumëi bukur, pasi raportohet se është bërë baba për herë të dytë

    Kujtojmë se Gjimshiti është baba edhe i një djali, ndërsa ende nuk dihet gjinia e fëmijës së dytë, që pritet ta zbulojë së shpejti.

    Kujtojmë që edhe dy futbollistë të tjerë të Kombëtares janë bërë prindër së fundmi, Eros Grezda dhe Odise Roshi.

  • Deklarata e fortë e ekspertit të sigurisë: Nëse Kosova do të sulmohet, 100 aeroplanë do të mbulonin Serbinë brenda 2 orëve

    Deklarata e fortë e ekspertit të sigurisë: Nëse Kosova do të sulmohet, 100 aeroplanë do të mbulonin Serbinë brenda 2 orëve

    Situata në Veriun e Kosovës vijon të jetë e tensionuar, pasi serbët kundërshtojnë që në krye të komunave të vendosen kandidatët e zgjedhur përmes votës. Ditën e djeshme, tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, u rrëmbyen nga focat speciale serbe dhe kjo gjë ka sjellë frikën se situata mund të përshkallëzohet. I ftuar në “Atv”, eksperti i sigurisë, Agim Musliu, deklaroi se nëse Serbia do të sulmonte Kosovën, për 2 orë 100 aeroplanë do të mbulonin Serbinë.

    Eksperti Musliu gjithashtu theksoi se Serbia nuk do të kishte më kurrë ushtri, nëse Vuçiç “në një çmenduri ekstreme të fundit” do të ndërmerrte këtë akt.

    Agim Musliu: Nëse sulmohet Kosova, në një çmenduri ekstreme të fundit të Vuçiç, atëherë 40 aeroplanë F16C prej Acianos nisen momentalisht, 40 aeroplanë 35A nisen njëkohësisht, domethënë 80 aeroplanë. 20 eurofighters të Italisë që janë në kuadër të NATO-s nisen menjëherë. Brigada e 82 e parashutistëve amerikanë niset menjëherë.

    Brigada e parashutistëve italianë që është në kuadër të NATO-s, niset menjëherë.

    Domethënë kjo brenda 2 orëve. Brigada e 5-të e motorizuar nga Bari niset menjëherë.

    I duhet 7-8 orë derisa të mbërrijë. Brenda 2 orëve Serbia nuk do të ketë më ushtri kurrë asnjëherë. Le ta provojë e të bindet. Për dy orë do të ketë 100 aeroplanë mbi kokë, nuk do ti punojë më asgjë.

    Asnjë mjet komunikues, apo gjurmues që bllokohen nga kryqëzorët amerikanë të NATO-s.

    Pothuajse as ora në dorë nuk do t’iu punojë. Brenda 2 orëve do të ketë mbi kokë 100 aeroplanë dhe brigadat e parashutistëve, të cilët asgjësojnë të gjitha trupat në terren.

    Le ta provojë gënjeshtari Vuçiç edhe këtë osiadën e fundit dhe do të mbetet kurrë asnjëherë nuk do të ndërtojë më ushtri.

  • Prona fut në sherr dy vëllezër, përfundojnë të dy në pranga (EMRAT)

    Prona fut në sherr dy vëllezër, përfundojnë të dy në pranga (EMRAT)

    Sherri për pronën ka bërë që dy vëllezër të përplasen me njëri-tjetrin fizikisht, pas një konflikti mes tyre.

    Mësohet se shtetasit Festim Përgjegji, 50 vjeç, dhe Liman Përgjegji, 61 vjeç, kanë dhunuar fizikishisht njëri-tjetrin. Të dy janë arrestuar, pasi akuzohen për veprën penale “Dhuna në familje”.

    Policia informon se ‘shërbimet e komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Laçes, po ndodhte një konflikt mes dy vëllezërve, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.

    Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy vëllezërve F. P. dhe L. P., të cilët po goditnin njëri-tjetrin me sende të forta.

    Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit F. P., 50 vjeç, dhe L. P., 61 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme’.

  • Fillon për pak orë! Bëhuni gati për shtrëngata shiu, zonat që preken

    Fillon për pak orë! Bëhuni gati për shtrëngata shiu, zonat që preken

    Vera nuk ka ardhur ende në Shqipëri dhe rajon pavarësisht se kalendari shënon 15 qershor.

    Shirat e dendur rikthehen thuajse çdo pasdite në vendin tonë duke përfshirë zona të mëdha.

    Moti nuk do të zhgënjejë edhe sot në këtë drejtim teksa pritet që Tirana, Durrësi, Kruja si edhe jugu i gjithi, të përfshihen nga reshje të dendura shiu duke nisur nga ora 16:00 e ditës së sotme deri në orët e para të mbrëmjes.

    Reshjet do të jenë të dendura më shumë në Tiranë dhe Durrës, të cilat do të shoqërohen edhe me rrufe.

  • Dasma, Arbana Osmani sjell pamje nga Toskana

    Dasma, Arbana Osmani sjell pamje nga Toskana

    Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të celebrojnë me martesë dashurinë e tyre këtë fundjavë, në Toskanë të Italisë.

    Përgatitjet kishin filluar prej kohësh, por tashmë vetë Arbana është zhvendosur atje për prekjet e fundit të ceremonisë, që do të mbledhë të afërm, kolegë e miqtë e tyre më të mirë.

    Moderatorja ka publikuar sot në llogarinë e saj një foto nga Toskana, ku shfaqet me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

    Madje, nuk munguan as disa pamje të këndshme të vendit në InstaStory.

    https://noa.al/newsImages/2023/06/alb.mp4?_=2

    Celebrimi i tyre është menduar të bëhet në natyrë, në perëndimin e diellit, ku çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit në praninë e qindra të ftuarve. Menyja do t’i besohet restorantit italian, çfarë do të sjellë me gjasa një menu vendase. Megjithatë, e gjithë skuadra për nusen do të vijë nga Shqipëria.

    Fustani, aksesorët, grimieri dhe gjithçka tjetër do të udhëtojnë me Arbanën dhe Eduartin.

    Bruno dhe Klajdi do të jenë në skenë, por këtë herë do t’u bashkohet edhe Flor Mumajesi. Për të celebruar dashurinë e dyshes, do të jetë edhe Ylli Limani, një nga artistët e preferuar të Arbanës.

    Me gjasa nuk do të mungojnë as disa nga yjet e “Big Brother”-it.

  • Kamioni në ecje përfshihet nga flakët në aksin Tiranë-Elbasan

    Kamioni në ecje përfshihet nga flakët në aksin Tiranë-Elbasan

    Një kamion në ecje është përfshirë nga flakët në aksin e rrugës kombëtare Tiranë- Elbasan.

    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:55 në afërsi të Tunelit të Krrabës.

    Pas zjarrit, forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, dhe rikthimin e normalitetit në qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor.

  • E rëndë! Vritet 3-vjeçari

    E rëndë! Vritet 3-vjeçari

    Një fëmijë 3-vjeçar u vra nga granatimet nga forcat ukrainase në rajonin e Kherson, i cili kontrollohet pjesërisht nga Rusia, njoftoi sot agjencia e lajme TASS.

    Kherson është një nga katër rajonet që Rusia pretendon se i ka aneksuar që nga viti i kaluar edhe pse forcat e saj nuk e kontrollojnë plotësisht territorin e saj.

    Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë këtë mëngjes se kishin rrëzuar një raketë dhe 20 dronë të prodhuar nga Irani të nisur nga Rusia në një sulm të ri gjatë natës.Forcat ukrainase arritën të kapnin një nga katër raketat e lëshuara nga Deti Kaspik dhe 20 dronë që u ngritën nga veriu dhe jugu, njoftuan forcat e armatosura përmes aplikacionit Telegram. Tre raketa të tjera goditën “objektet industriale në rajonin e Dnipropetrovsk”, sipas të njëjtit burim.

    Në të njëjtën kohë, agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi sot se rojet kufitare bjelloruse njoftuan se kishin rrëzuar një dron ukrainas në rajonin Gomel në kufi me Ukrainën.

    https://twitter.com/rusashanews/status/1669263761633411072/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1669263761633411072%7Ctwgr%5E63d6b6c66ca1566b0bdf9357323d10519af50a90%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmetverteta.com%2F2023%2F06%2F15%2Fe-rende-vritet-3-vjecari%2F

  • Rrëmbimi i 3 policëve, Kosova rrit nivelin e gatishmërisë. Kurti: E çuditshme heshtja dhe toleranca e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë

    Rrëmbimi i 3 policëve, Kosova rrit nivelin e gatishmërisë. Kurti: E çuditshme heshtja dhe toleranca e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbajti një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë. Në fokus të diskutimeve të tyre ka qenë rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga forcat serbe. Kurti e quan rastin agresion ndaj Kosovës dhe hakmarrje ndaj policisë e cila po lufton krimin në veri.

    Ai i bëri thirrje aktorëve ndërkombëtarë që ta dënojnë sjelljen e Serbisë. Po ashtu u shpreh se “është e çuditshme heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë”

    “Rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë demokratik, hakmarrje ndaj policisë së Kosovës që po lufton krimin dhe intencë për eskalim e destabilizim në kohën kur ne tashmë kemi propozuar planin pesë-pikësh për de-përshkallëzim, pra për de-eskalim dhe normalizim. Për këto arsye institucionet tona të rendit dhe të sigurisë e kanë rritur nivelin e gatishmërisë. Për arsye të sigurisë si hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet e automjeteve që vijnë nga Serbia, sidomos ato transportuese.

    Cënimi i kufirit dje nga Serbia na detyron që të rrisim kontrollet kufitare që të rrisim kontrollet kufitare që varësisht nga analiza dhe vlerësimet e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë mund të përfshijnë edhe ndalesa të qarkullimit në rastet kur vlerësohet se mund të përbëjnë rrezik apo nuk mund të garantohet siguria. Veprimet e radhës do të merren në bazë të rekomandimeve të institucioneve përkatëse. Synimi ynë është siguria dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve policorë të rrëmbyer dhe u bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që ta dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë dhe të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar. Serbia nuk ka ndryshuar në qëllime, synime apo apetite. Nuk është se po na befason me sjelljen e saj. Ajo që është e çuditshme është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë e cila vazhdimisht kërkon pretekste për eskalim dhe destabilizim. E kur nuk ka atëherë është e gatshme dhe e aftë t’i krijojë ato”, tha Kurti.

    Kujtojmë që ditën e djeshme, tre policë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe në Leposaviç. Autoritetet kosovare njoftuan se ky rast ndodhi në brendësi të territorit të Kosovës./