Author: editor

  • Reagon për herë të parë policia serbe për rrëmbimin e 3 policëve në Kosovë: Terroristët e Kurtit u arrestuan sepse …

    Reagon për herë të parë policia serbe për rrëmbimin e 3 policëve në Kosovë: Terroristët e Kurtit u arrestuan sepse …

    Serbia i ka cilësuar si terroristë 3 efektivët e policisë së Kosovës të cilët u rrëmbyen siç thonë autoritete e Kosovës.

    Sipas autoriteteve në Serbi efektivët shqiptarë janë arrestuar në territorin serb dhe se ishin të armatosur me automatike e pajisje GPS e harta.

    “Dua t’ju njoftoj se sot në ora 12:38, në zonën administrative në drejtim të Kosovës dhe Metohisë, larg në thellësi të territorit të Serbisë, pjesëtarët e njësitit antiterror kanë lokalizuar dhe arrestuar pjesëtarët e të ashtuquajturit, Policisë së Kosovës.

    Që të tre ishin me pajisje të plota luftarake, me automatikë, pajisje GSP dhe harta.

    Ata janë arrestuar në vendkalimin alternativ Tresava-Batnjik, ku kanë lënë mjetin dhe kanë arritur në këmbë në fshatin Gnjilicë, ku edhe janë arrestuar.

    Theksoj se Republika e Serbisë është një vend serioz dhe se pjesëtarët tanë të Ministrisë së Brendshme nuk kanë kaluar, as nuk kanë qenë afër vijës administrative, prandaj nuk kanë shkelur rezolutën 1244 dhe marrëveshjen teknike ushtarake dhe as kanë ndërmarrë ndonjë vepër e kundërligjshme ndaj të arrestuarve. Policia do të vazhdojë punën e saj me prokurorinë “, tha Željko Brkiç.

  • Tensionet në veri, Ministria e Jashtme e Kosovës del me thirrjen urgjente

    Tensionet në veri, Ministria e Jashtme e Kosovës del me thirrjen urgjente

    Ministria e Jashtme e Kosovës u ka bërë thirrje emigrantëve që kthehen në atëdhe të shmangin kalimin nëpër Serbi për shkak të situatës së tensionuar politike.

    Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria për Punët e Jashtme dhe Diasporën u bëri thirrje shtetasve kosovarë që të njoftojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një njoftim të dytë.

    “Informacion i rëndësishëm për të gjithë ata që janë duke udhëtuar drejt Kosovës.

    Ju lutemi, ndiqni me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe mos udhëtoni përmes Serbisë.

    Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje njoftohen të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.

    Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”- thuhet në njoftimin zyrtar.

  • “Nëse shihni në ëndërr hije, gjarpërinj…”, habit astrologia: Bëhet magji nga dheu i varrit (Video)

    “Nëse shihni në ëndërr hije, gjarpërinj…”, habit astrologia: Bëhet magji nga dheu i varrit (Video)

    Elena Demollari, astrologia e ftuar në “Shqipëria Live” ka folur specifikisht për magjinë e zezë, ndërsa ka treguar se në vitet e fundit ajo është shtuar shumë.

    “Vijnë në lidhje me dashurinë, kur kanë probleme në çift. Kur kanë kriza, ose kur ndahen, të cilat dyshojnë se mund të ketë ndodhur nga magjia e zezë. Në këto 10 vitet e fundit është përhapur shumë magjia e zezë.

    Në moment kur personi sheh, qen, gjarpërinj, të vdekur, sikur bien nga lartësitë, ose kur i vjen një hije dhe mund të ketë një dridhje të trupit, kjo është një pjesë e magjisë së zezë.

    Ka një energji negative që e ndikon, si në punë, si në dashuri. Bëhet magji nga dheu i varrit, tha astrologia.

  • A do të përkeqësohet situata? Ish ministri i Jashtëm i Kosovës ngre alarmin për qytetarët, ja çfarë do të ndodhë

    A do të përkeqësohet situata? Ish ministri i Jashtëm i Kosovës ngre alarmin për qytetarët, ja çfarë do të ndodhë

    Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha tha se rrëmbimi i tre policëve në veri është pasojë e krizës politikë të shkaktuar nga qeveria Kurti.

    Në një intervistë për “News Line” , Berisha theksoi se ekziston rreziku që tensionet në veri të përshkallëzohen në konflikt.

    Kjo ngjarje është pasojë e krizës politike të shkaktuar nga Kurti sepse Serbia gjithmonë është e gatshme me krijuar probleme por maturia politike kosovare që nga ’91 ka qenë shmangia e situatave të panevojshme të krizës duke parë parasysh historinë dhe destruktivitetin e Serbisë.

    Dhe Serbia duke parë rrjedhën e ngjarjeve të izolimit ndërkombëtar të Kosovës, ka shfrytëzuar momentin.

    Kjo e vështirëson situatën dhe paraqet rrezik të një konflikti më të rëndë sesa situata aktuale. Qeveria Kurti ka arritur të mobilizojë 27 vende evropiane për të marrë masa kundër qeverisë së Kosovës dhe kjo është një vetëmbytje, vetëvrasje e politikës së kësaj qeverie që të mobilizojë bashksinë evropiane në një zë., theksoi ai.

  • Tensionet në Veri, komandanti i KFOR-it takohet me Vuçiçin, ja çfarë pritet të ndodhë

    Tensionet në Veri, komandanti i KFOR-it takohet me Vuçiçin, ja çfarë pritet të ndodhë

    Komandanti i misionit të KFOR-it, udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka takuar sot presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Beograd.

    Në fokus të bisedimeve ishte situata aktuale në rajon dhe aktivitetet e KFOR-it në përputhje me mandatin e tij të OKB-së dhe në mbështetje të Dialogut, udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

    Tensionet mes palëve janë rritur sërish, pasi sot 3 policë kufitar dyshohet se janë marrë peng në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç.

    Sipas policisë, ata dyshohet që janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre.

    Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.

  • Bastiset shtëpia e ish-presidentit të njohur, ja çfarë kërkojnë prokurorët

    Bastiset shtëpia e ish-presidentit të njohur, ja çfarë kërkojnë prokurorët

    Policia franceze ka kontrolluar shtëpinë në Paris të ish-presidentit Nicolas Sarkozy. Lemonde shkruan se kontrolli ka ardhur në një kohë kur prokurorët po kërkojnë që ai të përballet me një proces të ri gjyqësor në lidhje me financimin e fushatës elektorale të vitit 2007.

    Bashkë me 12 persona të tjera, Sarkozy akuzohet se ka marrë miliona euro financim nga regjimi i liderit të dikurshëm të Libisë, Muammar Gaddafi për fushatën presidenciale.

    Që kur ka lënë detyrën e kreut të shtetit, Sarkozy është dënuar dy herë nga drejtësia franceze, një herë për korrupsion dhe herën tjetër për përgjime.

    Vetë ish-presidenti ka mohuar çdo shkelje, duke i cilësuar proceset gjyqësore të ngritura ndaj tij si hakmarrje politike.

    Muajin e kaluar, Sarkozy humbi apelin kundër dënimit të vitit 2021 për korrupsion dhe ushtrim influence. Gjykata e Apelit në Paris mbajti në fuqi dënimin me tre vjet burg të tij, por vendosi se dy vite do të pezulloheshin dhe se pjesën tjetër Sarkozy do ta kalonte në arrest shtëpie, me byzylyk elektronik.

  • Rrëmbimi i tre policëve në Veri, publikohen pamjet, ja momenti kur merren peng dhe futen në mjete pa targa (Video)

    Rrëmbimi i tre policëve në Veri, publikohen pamjet, ja momenti kur merren peng dhe futen në mjete pa targa (Video)

    Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë ditës së sotme. Ministri i Brendshëm i Kosovës deklaron se ushtria serbe ka hyrë ne territorin e Kosovës duke shënuar një precedentë të rrezikshëm kriminal.

    Tre efektivë të policisë së Kosovës dyshohet se janë marrë peng nga forcat serbe në vendin e quajtur Tresavë në zonën kufitare me Serbinë.

    Policia e Kosovës ka deklaruar se efektivët kanë qënë me detyrë patrullimi në zonë dhe se në momentin që kanë konstatuar një person të maskuar dhe armatosur kanë kërkuar përforëcime.

    Sic shihet edhe në videon e shpërndarë nga mediat serbe, efektivët e policisë së Kosovës me pranga në duar shoqërohen nga persona të paidentifikuar dhe futen në një makine pa targa.

    Njësia policore e nisur drejt Tresavës në momentin e mbërritjes kanë konstatuar se në zonë ndodhej vetëm automjeti i policisë dhe jo tre efektivët të cilët ishin me detyrë si policë patrullues.

    Policia bën me dije se drejt vendngjarjes kanë shkuar edhe njësi të tjera policore, si dhe janë informuar të gjitha institucionet e sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se efektivët janë marrë peng nga forcat serbe.

    Ministri i brendshëm Xhelal svecla ka reaguar menjëherë pas ngjarjes, duke kërkuar nga faktori ndërkombëtar të rrisë presionin ndaj Serbisë dhe të ndalë provokimet kundrejt Kosovës.

    Në komunikimin për media, policia e Kosovës ka deklaruar se janë vënë në dijeni të gjitha mekanizmat vendore dhe ndërkombëtare me qëllim që të ndërmerren veprime konkrete për sigurinë e efektivëve të policisë dhe lirimin sa më parë të tyre.

    Edhe në media të ndryshme serbe është raportuar se njësitë speciale serbe, kanë arrestuar zyrtarë të Policisë së Kosovës, por sipas tyre në Serbinë qendrore.

  • Çfarë po ndodh? Shfaqet për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh djali i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç-it

    Çfarë po ndodh? Shfaqet për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh djali i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç-it

    Djali i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, Marko Millosheviç, është shfaqur në publik pas më shumë se 20 vitesh.

    Mediat serbe raportojnë se ai i mori pjesë në zbulimin e monumentit të babait të tij në Moskë, në shoqërinë e themeluesit dhe udhëheqësit të klubit të motoçikletave “Ujqërit e natës” Aleksander Zaldostanov. Zaldostanov është një mik i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.

    Me ftesë të tij, Millosheviç, për të cilin ekziston një urdhër arrest nga Interpoli, mbajti një fjalim të shkurtër, incizimi i të cilit u bë publik.

    “Siç shkruhet në këtë tabelë, për fat të keq ne ishim një provë e asaj që ndodhi në Rusi dhe çfarë po ndodh tani në Ukrainë. Kriza jugosllave, luftërat jugosllave janë të njëjta, vetëm se ky është tani një variant i përshpejtuar në Ukrainë. Fatkeqësisht, ne e humbëm betejën, por shpresoj se nuk e humbëm luftën. Në gabimet tona dhe në fatin tonë, rusët morën një mësim dhe ne do të fitojmë”, tha Millosheviç.

    Dikush pranë tij shtoi: “Serbinë e mbron lavdia dhe Zoti”, dhe Zaldastanov tregoi tre gishtat.

    Marko Millosheviç dyshohet në Serbi për pjesëmarrje në krimin e organizuar. Pas përmbysjes së regjimit të të atit më 5 tetor 2000, u hap një mundësi për të hetuar biznesin e të riut Millosheviq.

    Megjithatë, ai u largua nga Jugosllavia vetëm dy ditë më vonë. Ai u përpoq të shkonte në Pekin me një pasaportë false, por u deportua në Rusi më 9 tetor.

    Nëse Marko Millosheviç do të vinte në Serbi, ai duhet të arrestohej për shkak të urdhër-arrestit.

  • Stuhi shiu, rrufe dhe…/ Kthesa e fortë e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

    Stuhi shiu, rrufe dhe…/ Kthesa e fortë e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

    Dita e enjte do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët, e intervale kthjellimesh.

    Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

    Në mesdite dhe pasdite reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri mesatar përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirës Perëndimore.

    Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqeruar me shkarkesa elektrike dhe bresher.

    Era do të fryjë me nga me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, e cila më momentin e zhvillimit të varënsirave dhe përgjatë vijës bregdetare fitonë shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 14 deri 25°C

    në zonat e ulëta 16 deri 31 °C

    në zonat bregdetare 18 deri 30°C

  • Tensionohet situata/ Arrestimi i policëve të Kosovës, reagon Serbia

    Tensionohet situata/ Arrestimi i policëve të Kosovës, reagon Serbia

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, ku tre efektivë të policisë së Kosovës janë arrestuar nga Serbia.

    Në lidhje me ngjarjen ka reaguar Beogradi.

    Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviç ka deklaruar se njësiti antiterror i xhandarmërisë serbe ka arrestuar tre pjesëtarë të Policisë Speciale të Kosovës, pasi ishin futur thellë në territorin e Serbisë qendrore.

    “Kjo bandë terroriste është arrestuar sot në orën 12:38 në thellësi të territorit të Serbisë qendrore, në zonën e fshatit Gnjilicë në komunën e Rashkës”, tha Petkoviç në një konferencë për media.

    Ai tha se janë arrestuar efektivët R.Z., B.S. dhe M. Š. ndërkohë që ka shtuar se nga ana tjetër policia serbe nuk ka shkelur në territorin e Kosovës dhe se nuk ka kaluar asnjë milimetër të vijës administrative.

    Petkoviç tha se Serbia është e gatshme për një hetim ndërkombëtar dhe se përfaqësuesit perëndimorë po japin imazhet e tyre satelitore.

    Sipas tij, efektivët ishin të armatosur deri në dhëmbë, por ka siguruar se ata as nuk do të torturohen dhe as do të rrihen.