Author: editor

  • E dhimbshme! 10 vjeçari i jep fund jetës pasi ishte ngacmuar në shkollë

    E dhimbshme! 10 vjeçari i jep fund jetës pasi ishte ngacmuar në shkollë

    Nju Jork- 10 vjecari i jep fund jeten pasi dyshohet se ai ishte ngacmuar apo bullizuar ne shkolle.

    Por babai ka akuzuar shkollen pasi mesuesin nuk u kujdesen per te dhe nuk u moren me djalin.

    Babai i 10 vjecarit kerkon drejtesi pasi ai ka thene se:Nuk kam asgjë për të humbur ndaj do luftoj per femijet e tjere.

    Mesuesit nuk duhet te ishin kaq nenglizhent ndaj nje femije qe kerkonte ndihme.

    Policia eshte duke hetuar humbjen e jetes se 10 vjecarit pasi ne duhet te frenojme ngjarje te tjera dhe te jemi me te kujdesshem ndaj femijeve.

  • Shkoi në bashki për t’u martuar, por përballet me të papriturën më të madhe të jetës së tij

    Shkoi në bashki për t’u martuar, por përballet me të papriturën më të madhe të jetës së tij

    Një burrë nga Republika Domenikane është përballur me një të papritur pasi kishte vendosur që të martohej.

    39 vjeçari shkoi në bashkinë e qytetit për t’u martuar me të fejuarën e tij po zbuloi se ishte i martuar prej tetë vitesh.

    Kjo ngjarje ka ndodhur në Pastena, në provincën e Salernos.

    39-vjeçari nga Republika Domenikane por që jeton në Itali, mohoi që ta njihte gruan në fjalë.

    Ai bëri një denoncim në komisariatin e Salernos dhe paraqiti si provë pasaportën e tij nga e cila rezultonte se në atë kohë ai nuk ndodhej në Republikën Domenikane, por në shtetin italian.

  • “Të paça vlla”/ Del biseda me kamer nga prapaskena e Për’puthen e Luizit, ja me kë fliste (Video)

    “Të paça vlla”/ Del biseda me kamer nga prapaskena e Për’puthen e Luizit, ja me kë fliste (Video)

    Një bisedë tepër interesante e fituesit të BBV2, Luiz Ejlli ka dalë ndërsa ishte në prapaskenën e “Për’puthen”, ku ky i fundit ishte i ftuar në rolin e opinionistit.

    Zbulohet se personi me të cilin po fliste ishte një nga djemtë, ndër të parët që ka marrë pjesë në protestë, në kohën e spektalit BBV2.

    Pjesë nga biseda:

    Luizi: Të paça vlla

    Personi: O shok ça bone?

    Luizi: A je mirë

    Personi: A je lodh

    Luizi: Hiç mo erdha këtu, u donte me ardh sa më përputh nja dy veta, edhe me ik

    Personi: A ka gja?

    Luizi: Ça ka, u puthën u përputhën, ku di gja unë ça banë, ikën, s’e mora vesh nga ikën…

  • Djali mëson se mami shiste foto s*eksi në faqen për të rritur, ajo tregon: Nuk mund ta besoja reagimin e tij!

    Djali mëson se mami shiste foto s*eksi në faqen për të rritur, ajo tregon: Nuk mund ta besoja reagimin e tij!

    Ylli i njohur i “OnlyFans”, Lucy Banks, tani është një nga personalitetet më të njohura të medias në Australi. Por në shtëpi, ajo është thjesht nënë.

    Prandaj, bukuroshja brune u trondit kur djali i saj e pyeti së fundmi në lidhje me karrierën e saj të ‘egër’.

    Duket se dikush i kishte thënë fëmijës së saj se çfarë pune bënte ajo, duke e çuar në një situatë të pakëndshme.

    “Dikush i tha djalit tim që unë punoj në “OnlyFans” dhe ai më pyeti një ditë për sekretin tim. E pyeta nëse e dinte se çfarë ishte dhe ai u përgjigj ‘është ai vendi ku shet foto nudo’. E pyeta se kush ia kishte dhënë këtë informacion, por ai nuk tregoi në asnjë moment. Prandaj e pyeta se ‘si ndihesh për këtë?’ dhe u habita nga përgjigja e tij”, ka treguar Lucy.

    Kjo e fundit shtoi se djali i saj nuk ishte shumë i shqetësuar nga karriera e saj e ‘egër’ në internet.

    “Ai më tha ‘është mirë, kujt i intereson? Njerëzit bëjnë gjëra më të këqija për para, ke dëgjuar për vrasës?’”, tregoi Lucy, e cila shtoi: “Kjo çoi në një dialog të hapur dhe të shëndetshëm me djalin”.

    I biri i kishte thënë gjithashtu se ‘nëse je e lumtur, atëherë kjo më bën të lumtur’.

  • Asnjë gjurmë prej 2 muajsh, merr tjetër rrjedhë fati për “Koçolen” dhe Sulovarin në Sarandë

    Asnjë gjurmë prej 2 muajsh, merr tjetër rrjedhë fati për “Koçolen” dhe Sulovarin në Sarandë

    Të zhdukur prej 2 muajsh, ende nuk ka asnjë gjurmë të Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit.

    Mësohet se policia pas disa javësh kërkime, ka ndërprerë operacionin për gjetjen e trupave të Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit, të zhdukur prej 6 Prillit, në Sarandë.

    Ky fakt është konfirmuar nga familjarët e dy të zhdukurve të cilët kanë zhvilluar dy herë takime me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për t’i kërkuar të zbulojë se çfarë ka ndodhur me Theodhorin dhe Sulovarin.

    Por ndonëse kërkimet janë ndërprerë, hetimet vijojnë në forma të tjera. Verifikime po kryen për gjetjen e personave që fshihen pas rrëmbimit e më pas groposjes së 45-vjeçarit Sulovari dhe 52-vjeçarit Theodhori.

    Dy të zhdukurit janë emra të njohur për policinë, pasi në të shkuarën kanë patur precedent në fushën e narkotikëve. Përfshirja e tyre në aktivitete kriminale dyshohet të jetë arsyeja e zhdukjes.

  • 41 vjeçari i jep fund jetës duke kryer verëvarje, zbulohet arsyeja e trishtë (EMRI)

    41 vjeçari i jep fund jetës duke kryer verëvarje, zbulohet arsyeja e trishtë (EMRI)

    Një 41-vjeçar nga Përmeti i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

    Ai është gjetur i vetëvarur në panelin e dushit në tualetin e shtëpisë së tij. Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Fredi Fekushi.

    Ka qenë xhaxhai i viktimës ai që ka lajmëruar policinë mbrëmjen e djeshme, teksa e ka gjetur të pajetë nipin e vet në ambientet e dushit me litar në qafë.

    Mësohet se Fekushi jetonte i vetëm në banesë në lagjen Mejden. Burime nga vendngjarja konfirmojne se 41-vjeçari kishte ditë që nuk konsumonte ushqim. Ndërkaq ai njihej si konsumues i lëndëve narkotike.

  • Dalin rezultatet e provimit të gjuhës së huaj, ministria e Arsimit publikon rezultatet

    Dalin rezultatet e provimit të gjuhës së huaj, ministria e Arsimit publikon rezultatet

    Ministrja e Arsimit Evis Kushi nëpërmjet një statusi në Facebook ka njoftuar rreth rezultateve të provimeve të Maturës Shtetërore.

    Ministrja shprehet se për provimin e Gjuhës së Huaj; “kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve”.

    Jam optimiste për rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore. Gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me rezultate të larta.

    Kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve.

    Suksese të gjithëve edhe në provimet e radhës dhe ju bëj thirrje të gjithë nxënësve dhe mësuesve që të vijojmë të respektojmë rregulloren me korrektësi maksimale dhe të garantojmë së bashku një proces mature të qetë e me standarde!

  • Tronditet vendi fqinj/ Dy oficerë policie gjenden të vdekur

    Tronditet vendi fqinj/ Dy oficerë policie gjenden të vdekur

    Një triller po zhvillohet orët e fundit në Lasithi të Kretës, teksa dy efektivë policie janë gjetur të varur.

    Bëhet fjalë për dy burra të së njëjtës moshë – 35 vjeç – të cilët u gjetën të varur, njëri në një ullishte dhe i dyti në derën e shtëpisë së tij, sipas cretalive.gr.

    Dy policët shërbenin në komisariate të ndryshme, njëri në Kretë dhe tjetri në Atikë.

    Ngjarja është një mister i madh dhe nuk dihet nëse janë të lidhura me njëra-tjetrën, teksa policia po këqyr vendet e ngjarjes. /albeu.com

  • Dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’, ka të plagosur

    Dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’, ka të plagosur

    Një aksident automobilistik ka ndodhur para pak minutave në aksin Krahës-Mallakastër.

    Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

    Burime për Panorama bëjnë me dije se automjeti tip Mercedez-Benz me targa AA843TK i ka prerë rrugën mjetit tip ‘Toyota’, me targa AB920AP ku fatmirësisht përplasja nuk ka qenë e fortë dhe të plagosurit kanë marrë lëndime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Gjirokastër për ndihmë mjekësore të mëtejshme.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

  • Plas sherri mes Kristit dhe Keisit? Çfarë po ndodh në Turqi mes dyshes

    Plas sherri mes Kristit dhe Keisit? Çfarë po ndodh në Turqi mes dyshes

    Mes aludimeve, Olsa Muhameti konfirmoi se Keisi Medini do të jetë një nga konkurrentet e “Kepi i Vipave”.

    Ndër të tjera ajo ka treguar se Keisi do te ketë konfrontime me një prej personazheve të kaluar të BBV.

    Megjithëse nuk përmendi emra, këto detaje na çojnë pikërisht te Krist Aliaj, banor me të cilin Keisi pati edhe një njohje, por që nuk vazhdoi më tej.

    “Këtu Kejsi mendoj se do ketë konfrontime, ndoshta shkojmë edhe në ndonjë darkë romantike me një nga personat më të përfolur të BB. Po bëjmë tentativa për këtë darkë dhe të shohim nëse do ta realizojmë dot”, tha autorja e programit.

    Të presim edhe të shohim se si do të shkojnë gjërat.