Author: editor

  • 39.6 gradë Celsius, thyhet rekordi i temperaturave ekstreme, alarmohen ekspertët: Është vala më e keqe e të nxehtit në histori e rajonit

    39.6 gradë Celsius, thyhet rekordi i temperaturave ekstreme, alarmohen ekspertët: Është vala më e keqe e të nxehtit në histori e rajonit

    Siberia po përjeton një valë të paprecedentë të të nxehtit, duke thyer rekorde të temperaturave të larta në shumë zona të saj dhe në fillim të qershorit, gjë që po rrit shqetësimin e ekspertëve.

    Të shtunën e kaluar, temperaturat arritën 37.9 gradë Celsius në Jalturovosk, dita e tij më e nxehtë në histori, sipas klimatologut Maximiliano Herrera, i cili gjurmon temperaturat ekstreme në të gjithë globin.

    Që atëherë në Siberi janë regjistruar një sërë rekordesh të temperaturës. Disa rekorde të të gjitha kohërave të nxehtësisë u thyen të mërkurën, duke përfshirë Baevo, e cila arriti 39.6 gradë Celsius dhe Barnaul, e cila arriti 38.5 gradë Celsius.

    “Është vala më e keqe e të nxehtit në histori e rajonit”, postoi Herrera në Twitter të mërkurën.

    Dhe duket se do të bëhet edhe më keq, pasi të enjten u regjistruan temperatura deri në 40 gradë Celsius.

    Sipas ekspertëve ngrohja globale po shkakton temperatura më ekstreme, veçanërisht në gjerësi më të larta. Siberia priret të shohë luhatje të mëdha mujore dhe vjetore të temperaturës, por dekadat e fundit kanë parë një prirje të fortë ngrohjeje.

    “Siberia është një nga rajonet me ngrohjen më të shpejtë në planet me ekstreme të nxehta në rritje në intensitet”, tha për CNN Omar Baddour, shefi i monitorimit të klimës dhe shërbimeve të politikave në Organizatën Botërore Meteorologjike.

    “Këto valë të nxehtit kanë implikime të mëdha për njerëzit dhe natyrën dhe do të vazhdojnë të ndodhin më shpesh nëse nuk reduktojmë me shpejtësi emetimet e gazeve serrë,” tha Samantha Burgess, zëvendës drejtore e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus.

    Nxehtësia ekstreme ka të ngjarë të përkeqësojë zjarret. Siberia, së bashku me Kanadanë është përballur gjithashtu me zjarre të mëdha dhe intensive.

    Nuk është vetëm Siberia që ka parë nxehtësi rekord këtë javë. Është përhapur në të gjithë Azinë Qendrore. Në fillim të prillit, Turkmenistani shënoi temperatura prej 42 gradë Celsius që ishte “një rekord botëror për atë gjerësi gjeografike”, tha Herrera.

    Të mërkurën, temperaturat më shumë se 45 gradë Celsius u regjistruan në Kinë, 43 gradë Celsius në Uzbekistan dhe 41 gradë Celsius në Kazakistan.

    https://publish.twitter.com/?query=https%3A%2F%2Ftwitter.com%2Fextremetemps%2Fstatus%2F1666805141893427204&widget=Tweet

  • “Më vunë çarçafin e bardhë, 17 minuta në morg”/ Behgjet Pacolli rrëfen historinë prekëse, ja si i shpëtoi dy herë vdekjes: Një aksident më paralizoi…

    “Më vunë çarçafin e bardhë, 17 minuta në morg”/ Behgjet Pacolli rrëfen historinë prekëse, ja si i shpëtoi dy herë vdekjes: Një aksident më paralizoi…

    Biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli ka folur këtë të Enjte në një intervistë për Blendi Fevziun në “Opinion” edhe për jetën e tij personale.

    Thuajse e pabesueshme, por ai thotë se ka një herë të dytë që i ka shpëtuar vdekjes. Një aksident në vitin 1980 me makinë i shkaktoi plagë të rënda, aq sa mjekët në spitalin ku e dërguan e konsideruan të vdekur.

    Por, ishte një bllok ku Pacolli kishte shënuar numrat e tij të kontaktit ai që bëri “mrekullinë”.

    -Në këtë kohë kur ju kishit filluar të punonit në biznes në Zvicër, pësoni një aksident shumë të rëndë.

    Behgjet Pacolli: Në vitin 1980 në Ljubjanë, ishte koha kur Tito ndodhej në të njëjtin spital dhe po kalonte ditët e fundit të jetës. U përplasa para Ljubjanës dhe kam qenë pa vetëdije 28 ditë.

    -28 ditë pa vetëdije?! Po pastaj keni qëndruar i veshur për një kohë të gjatë?

    Behgjet Pacolli: Unë kam qenë i paralizuar për arsye se dhe fotografitë sot e tregojnë që kam një konstruksion, këto vrimat këtu janë… Kam mbajt një konstruksion metalik për me mbajt…

    -Qafa të mbante peshën e kokës? Është e vërtetë që në momentin e parë të aksidentit menduan që kishit vdekur?

    Behgjet Pacolli: Mua më kanë menduar për të vdekur, dhe njeriu që më ka tërhequr prej asaj kapeles ku i mbajmë të vdekurit, një mjek që ishte kryesori i spitalit të cilin drejtori i spitalit vjen vetëm 17 minuta pas momentit që jam dërguar në morg. Vjen e thotë ku është ky pacient? Kur më heqin xhaketën e gjakosur, më bie blloku i numrave të telefonit. Ajo vajza e hap bllokun dhe i bien sytë te Mahmut Bakalli.

    -I cili ishte anëtar i Byrosë politike të Jugosllavisë…

    Behgjet Pacolli: I njohur. Ajo e merr në telefon Bakallin dhe është shumë interesant që thirr pikërisht këtë numër, se aty kanë qenë disa numra. E thërret numrin e shtëpisë, aty lajmërohet drejtpërdrejtë Mahmuti dhe ai thotë si është e mundur. Ajo i thotë që Behgjeti është këtu dhe është në gjendje të vështirë. Bakalli thërret homologun e tij, ai drejtorin e spitalit dhe ky i fundit doktorin e zemrës. Ky vjen aty dhe në momentin e parë që ma heqin çarçafin e bardhë dhe kam filluar të derdh gjak nga goja. Ai e bën një bypass në mënyrën më primitive, me një pompë e pret venën dhe bën të mundur që gjaku të shkojë në tru. Për arsye se zemra dhe organet e tjera këtej kanë qenë të bllokuara. Aty fillon çdo gjë të funksionojë mirë, po ata nuk e dinin se unë isha i paralizuar. Pas 4 muajve ata e kuptuan se unë nuk mund të lëvizja dhe më vunë atë konstruksionin.

  • U përlot në dasmën e Elgitit dhe Kleas, Romeo Veshaj: Imagjinova veten dhëndër

    U përlot në dasmën e Elgitit dhe Kleas, Romeo Veshaj: Imagjinova veten dhëndër

    Romeo Veshaj ka zbuluar arsyen se përse u përlot në dasmën e Elgit Dodajt dhe Klea Hutës. Romeo ka treguar për “Ftesë në 5” se është shumë i ndjeshëm dhe ato momente imagjinoi veten dhëndër.

    “E kam zemrën shumë të dobët. Të gjithë mendojnë se jam i fortë, por unë jam më i dobët se Donaldi realisht. Më bëhet shumë qejfi për Elgitin që u kurorëzua sot. Pashë dhe veten si mund të isha dhëndër. Mua kur s’më mbajnë këmbët shoqërues, imagjino dhëndër… Uroj të jenë të qeshur, të lumtur, të gëzuar gjithë jetës e pse jo me 2-3 fëmijë të tjerë që të mos e lënë Kridin vetëm”, tha Romeo.

  • Po përflitet për ndarjen nga partnerja, Olsi Bylyku do martohet së shpejti? Aktori habit me deklaratën: Do kap lulet që së shpejti të bëjmë edhe ne dasëm

    Po përflitet për ndarjen nga partnerja, Olsi Bylyku do martohet së shpejti? Aktori habit me deklaratën: Do kap lulet që së shpejti të bëjmë edhe ne dasëm

    Prej disa javësh në rrjet po qarkullonin zëra se aktori i njohur Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Egli Tako janë ndarë.

    Mirëpo Olsi ndryshe nga herët e tjera mori pjesë i vetëm në dasmën e Elgit Dodës dhe Klea Hutës, e teksa me këtë veprim dukej se ai konfirmoi ndarjen me këngëtaren.

    Gjatë ceremonisë martesore së çiftit të njohur, u intervistuan shumë personzhe Vip, ku ndër ta ishte edhe Olsi.

    I pyetur nga gazetarja se kur do të martohet, aktori i habiti me përgjigjen e tij se së shpejti edhe ai do të bëjë një dasmë.
    “Shpresoj ta kem edhe unë sa më shpejt. Sot nuk u bë ajo hedhja e luleve, se mezi isha duke e prit që ta kap. Është pastaj te dasma. Do luftoj që t’i kap lulet dhe t’ia arrij që të bëjmë edhe ne një dasëm.”– tha Olsi.

    Ndërsa aktori i humorit nuk la pa përmendur as çiftin që po kurorëzonin dashurinë e tyre me martesë, për të cilët tha se ai është shumë i lumtur për të gjitha gjërat që ata kanë arritur në jetë.

    “Jam shumë i lumtur sot për gjithë karrierën që kanë ndërtu, për familjen që e kanë mbajtë aq mirë në balancë dhe më në fund e realizuan kaq bukur me miqtë e tyre”, u shpreh aktori.

  • Qëlloi gruan me thikë dëshmia e Aleko Myrtellarit në gjyq: Unë punoja jashtë, ajo prishte paratë e mia. Vajza pinte …!

    Qëlloi gruan me thikë dëshmia e Aleko Myrtellarit në gjyq: Unë punoja jashtë, ajo prishte paratë e mia. Vajza pinte …!

    Aleko Myrtellari, i cili plagosi gruan e tij, Marjola Myrtellari, do të dalë sot para gjykatës së Korçës, ku do të njihet me masën e sigurisë. Ai ka shprehur pendesë në sallën e gjyqit dhe është justifikuar për krimin e rëndë duke akuzuar gruan se i prishte paratë dhe nuk edukonte fëmijët.

    “Më mbetën fëmijët pa shkollë për shkak të gruas dhe nuk u edukuan mirë. Unë punoja jashtë shtetit, ajo prishte paratë e mia këtu dhe varte florinj në qafë. Çupa me pinte cigare dhe fëmijët ishin pa shkollë kur erdha nga Gjermania, ndërkohë që gruaja kishte florinj në qafë. U pendova për krimin”, ka deklaruar në gjyq Myrtollari.

    Tre ditë më parë, 46-vjeçari u vetëdorëzua në polici pas disa ditësh në arrati. Ndërkohë, 38-vjeçarja ndodhet tek Trauma, ku u transportua para dy ditësh me helikopter për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore. Kujtojmë se çifti Myrtollari jetonin me qira në lagjen nr 10 të qytetit të Korçës.

    Çifti janë prindër të 3 fëmijëve ndërsa në këtë zonë nuk kishin as 1 muaj që kishin shkuar për të banuar me qira. Para se të kryente plagosje, autori kishte larguar fëmijët nga banesa. Banorët e zonës nuk dinë nëse çifti ka pasur më përpara konflikte apo jo pasi janë banorë të rinj të zonës, por thonë se konsumonte alkool ndërsa hetimet e policisë do të zbardhin të gjithë ngjarjen paraprakisht nga grupi hetimor dyshohet për shkaqe xhelozie.

  • E goditi me çekiç në kokë dhe thikë në zemër, shqiptari fajtor për vrasjen e bashkatdhetarit

    E goditi me çekiç në kokë dhe thikë në zemër, shqiptari fajtor për vrasjen e bashkatdhetarit

    Një shqiptar në Angli është shpallur fajtor për vrasjen me çekiç e thikë të shokut të tij me të cilin ndante shtëpinë.

    Briken Quni, 43 vjeç thuhet se ka goditur me një çekiç dhe ka therur në mënyrë të përsëritur me thikë shokun e tij të banesës Ergys Koci.

    36-vjeçari Ergys Koci u gjet me plagë të shumta në kokë dhe trup në banjën e shtëpisë së tij në West Green Road, Tottenham, Angli më 21 shtator.

    Shoku i tij i banesës, Briken Quni, 43 vjeç, ngjalli dyshime te oficerët pasi ai u kthye disa herë për të fjetur në dhomën e tij të gjumit, ndërsa oficerët e mjekësisë ligjore ekzaminonin trupin e pajetë të Ergysit.

    Detektivët zbuluan se një sherr i ashpër kishte ndodhur mes dy shqiptarëve, të cilët jetonin së bashku në shtëpi dhe dikur ishin miq.

    Gjykatësi tha se Quni nisi një sulm të dhunshëm me çekiç dhe thikë ndaj Ergysit. Ky i fundit pësoi lëndime të shumta duke përfshirë disa goditje në kokë dhe plagë të shumta me thikë, dy prej të cilave i shpuan mushkëritë dhe zemrën.

    Prokurorët thanë se Quni më pas u përpoq të fshihte trupin dhe më vonë të pretendonte vetëmbrojtje. Një ekzaminim pas vdekjes vërtetoi se shkaku i vdekjes së Ergys ishte një traumë e fortë në kokë. Ai gjithashtu kishte pësuar disa plagë me thikë.

    Niveli i dhunës së përdorur në këtë sulm ishte ekstrem. Ergys pësoi disa goditje të rënda në kokë me një çekiç dhe mori plagë të shumta me thikë në trup. Quni më pas u përpoq të fshihte trupin e tij dhe më vonë pretendoi se kjo ishte vetëmbrojtje. Shpresoj që shpallja fajtor e Qunit të sjellë pak ngushëllim për familjen e tij të dijnë se drejtësia është vënë në vend.

    Briken Quni, 43 vjeç, pa adresë fikse, u shpall fajtor pas një gjyqi në Gjykatën Wood Green Crown, i cili përfundoi të hënën, 5 qershor. Quni do të dënohet në Old Bailey më 30 qershor.

  • Ngrihet alarmi/ Ekspertët bëjnë paralajmërimin e frikshëm për botën: Pasojat do të jenë të rënda…

    Ngrihet alarmi/ Ekspertët bëjnë paralajmërimin e frikshëm për botën: Pasojat do të jenë të rënda…

    Një paralajmërim serioz vjen nga 50 shkencëtarë të shquar botërorë se emetimet e larta rekord të gazrave serrë dhe reduktimet e ndotjes së ajrit kanë shkaktuar një përshpejtim të paprecedentë të ngrohjes globale. Nga viti 2013 deri në vitin 2022, “ngrohja për shkak të aktiviteteve njerëzore po rritet me një normë të paprecedentë prej më shumë se 0.2 gradë Celsius në dekadë”, raportuan shkencëtarët në një studim të rishikuar nga kolegët për politikëbërësit.

    Emetimet mesatare vjetore në të njëjtën periudhë arritën në një rekord prej 54 miliardë tonë CO2 ose ekuivalentin e gazrave të tjerë serrë, që është rreth 1700 ton çdo sekondë. Udhëheqësit botërorë do të marrin të dhëna të reja në samitin e klimës COP28 të këtij viti në Dubai, ku do të diskutohet përparimi drejt objektivave të marrëveshjes së klimës së Parisit 2015.

    “Megjithëse nuk kemi arritur ende 1.5 gradë të ngrohjes, buxheti i karbonit ose sasia e gazeve serrë që njerëzit mund të lëshojnë pa e tejkaluar atë prag, ka të ngjarë të tejkalohet në vetëm disa vjet”, tha autori kryesor i raportit, Piers Forster, profesor i fizikës në Universitetin në Leeds.

    Ky vlerësim është përgjysmuar që kur organi këshillues i OKB-së për klimën, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), përpiloi të dhëna për raportin e tij të fundit të vitit 2021, sipas Forster dhe kolegëve, shumë prej të cilëve morën pjesë në punën e IPCC.

    Për të pasur një shans 50 për qind për të ndaluar ngrohjen nën pragun prej 1.5 gradë Celsius, emetimet e CO2, metanit dhe gazeve të tjera që shkaktojnë ngrohjen globale, e cila kryesisht shkaktohet nga djegia e lëndëve djegëse fosile, nuk duhet të kalojë 250 miliardë tonë, theksuan shkencëtarët. Përmirësimi i perspektivës në dy të tretat ose katër të pestat do të rriste hapësirën për manovrim në 150 ose 100 miliardë tonë emetime të gazeve serrë, që është dy deri në tre vjet më shumë me normën aktuale të emetimeve.

    Në mënyrë që qëllimet klimatike të Parisit të mbeten në lojë, ndotja nga dioksidi i karbonit do të duhet të reduktohet me të paktën 40 për qind deri në vitin 2030 dhe të eliminohet plotësisht nga mesi i shekullit, sipas llogaritjeve të IPCC. Ironikisht, një nga historitë e mëdha të suksesit klimatik të dekadës së fundit përshpejtoi pa dashje ritmin e ngrohjes globale, tregojnë të dhënat e reja. Reduktimi gradual i përdorimit të qymyrit, i cili është dukshëm më ndotës se nafta ose gazi, për prodhimin e energjisë ka ngadalësuar rritjen e emetimeve të karbonit. Por, gjithashtu reduktoi ndotjen e ajrit që mbron Tokën nga fuqia e plotë e rrezeve të Diellit. Ndotja e grimcave të imta nga të gjitha burimet zbut ngrohjen me rreth gjysmë gradë Celsius, që do të thotë se, të paktën në afat të shkurtër, më shumë nxehtësi do të arrijë në sipërfaqen e planetit sepse ajri është më i pastër.

    I publikuar në revistën Earth System Science Data, hulumtimi i ri është i pari në një seri analizash periodike të gjendjes që do të ndihmojë në plotësimin e boshllëqeve midis raporteve të IPCC, të cilat janë botuar mesatarisht çdo gjashtë vjet që nga viti 1988. Një nga autoret e raportit, Valerie Masson-Delmotte, tha se të dhënat e reja duhet të jenë një “thirrje zgjimi” përpara samitit COP28, megjithëse ka prova se rritja e sasisë së gazeve serrë në atmosferë është ngadalësuar. “Ritmi dhe shkalla e veprimit klimatik nuk është e mjaftueshme për të kufizuar përshkallëzimin e rreziqeve të lidhura me klimën”, paralajmëroi ajo. Shkencëtarët kanë raportuar gjithashtu një rritje të habitshme të temperaturës në sipërfaqet e tokës, me përjashtim të oqeaneve, që nga viti 2000.

    “Temperaturat mesatare maksimale vjetore në tokë janë rritur me më shumë se gjysmë gradë Celsius në dhjetë vitet e fundit (1,72 gradë mbi kushtet para-industriale) krahasuar me dekadën e parë të mijëvjeçarit (1,22 gradë)”, thuhet në studim. Valët më të gjata dhe më intensive të të nxehtit do të jenë një kërcënim kërcënues për jetën në dekadat e ardhshme në pjesë të mëdha të Azisë Jugore dhe Juglindore dhe në rajonet ekuatoriale të Afrikës dhe Amerikës Latine, tregon një studim i ri.

  • Kujtonte se e tradhtonte gruaja dhe mori dedektiv privat, burri nga Tirana sh*kohet nga ajo që zbulon

    Kujtonte se e tradhtonte gruaja dhe mori dedektiv privat, burri nga Tirana sh*kohet nga ajo që zbulon

    Në emisionin “Fol me Psikologen” është trajtuar një rast ndryshe.

    Protagonist i saj është një 40-vjeçar nga Tirana, i cili ka rrëfyer se si e gruaja që e kishte njohur që në bankat e shkollës, e me të cilën kishte dhe dy fëmijë shkone me nje tjeter.

    Ai thotë se e shoqja kishte filluar të ndryshonte, nuk kishte më rutinën e përhershme, nuk kishte më të njëjtin dedikim ndaj fëmijëve, ishte bërë agresive dhe të gjitha këto e bën të dyshonte.Ai është shprehur:

    “Fillimisht e kisha mendjen e fjetur, por pastaj ishin disa veprime te bashkëshortes që me thënë të drejtën filluan u bën aq të trasha sa filluan të më tërhiqnin vëmendjen, ndërroi rutinën e përhershme, pothuajse ndërroi gjithë gardërobën, parfumet, oraret e daljeve, shoqëri e re.

    Zakonisht në orën 7, 7 e 30 unë dal me fëmijët , një ditë më qëlloi që ajo të më çonte një mesazh, që ishte e zënë dhe nuk mund t’i merrte dot fëmijët, sepse nga shkolla i merrte ajo. Nuk e vrava mendjen shumë, u shkëputa 2 orë më përpara i mora fëmijët dhe i çova në shtëpi. E prita sepse u vonua pak dhe kur erdhi filloi një grindje që s’kishte baza, më krijoi atë idenë sikur e kishte sjellë njeri me zor në shtëpi.”

    40-vjeçari thotë se nuk mund ta akuzonte për dyshimet e tij pa prova dhe kjo ishte arsyeja që kontaktoi një detektiv privat. 20 ditët e pritjes së të vërtetës ishin plot ankth dhe frikë nga ajo që do të merrte vesh. Momentin e bashkëshorten e ka përjetuar si një çast frike, por edhe çlirimi.

    Pas zbulimit së tradhtisë bashkëshortore ajo që e ka shokuar ishte reagimi i saj. Në gjykatë kërkoi kujdestarinë e fëmijëve dhe të gjitha provat e mbledhura nga detektivët i përdori dhe fitoi.

    I ftuari tjetër në emision ka qenë drejtori i Institutit të Detektivëve Privatë, Ndue Pjetra. Ai ka folur mbi punën e detektivëve se si ata i zbulojnë të fshehtat:

    “Maksimumi i kohës që na duhet për të zbuluar një tradhëti bashkëshortore është 11 apo 15 ditë, asnjë çift i dashuruar s’mund të rrijë 7 deri në 11 ditë pa u takuar me njëri-tjetrin. Ato ditë do jesh në vëzhgim gjithë kohën, por ka patur raste kur është kapur edhe për 2 orë.”

    Ndue Pjetra thotë se rastet më të vështira për t’u zbuluar janë ato të politikanëve dhe biznesmenëve, ndërsa ka rrëfyer edhe raste konkrete se si gratë pasi marrin informacion prej tyre vrapojnë gjithë ankth drejt adresave se ku ndodhen bashkëshortët.

    Autorja e “Fol me psikologen” Ervisa Lula së bashku me të ftuarën psikologen Lorela Garuli kanë trajtuar këtë tematikë më gjerësisht. Si fillim ato kanë theksuar shkaqet që i shtyjnë individët tek një lidhje jashtë martese dhe më pas tek pasojat që këto lidhje kanë, jo vetëm tek raporti në çift, por edhe tek e gjithë familja dhe në mënyrë të veçantë, tek fëmijët.

  • Turqia bllokon OnlyFans: Promovon imoralitet dhe shkatërron familjen

    Turqia bllokon OnlyFans: Promovon imoralitet dhe shkatërron familjen

    Turqia ka bllokuar platformën për të rritur OnlyFans pas ankesave nga publiku.

    Qasja në platformën e abonimit në internet u kufizua të mërkurën nga Gjykata e Stambollit. Përdoruesit që u përpoqën të hynin në faqen e internetit të mërkurën u ndeshën me një mesazh paralajmërues që tregonte se lidhja e tyre ishte e pasigurt.

    Ndalimi duket se është vendosur në përgjigje të një ankese të paraqitur në Qendrën Presidenciale të Komunikimit (CIMER). Në ankesën e tyre CIMER thotë se OnlyFans promovon akte “imorale” duke përdorur “metoda të neveritshme”.

    Disa përdorues fitojnë më shumë se 10,000 dollarë në muaj nga postimet pornografike në këtë platformë. Situata e luhatshme në ekonominë e vendit tonë ndikon keq në shoqëri dhe veçanërisht tek të rinjtë dhe shumë njerëz përdorin mënyra të këqija për të fituar para të lehta.

    Në ankesë shtohej se nëse platforma të tilla nuk bllokoheshin, atëherë:

    Struktura e familjes turke do të prishet dhe përfundimisht do të degjenerohet.

    OnlyFans u themelua në Mbretëria e Bashkuar në vitin 2016 dhe përdoret kryesisht nga punonjësit e seksit dhe krijuesit e përmbajtjeve për të rritur, përveç muzikantëve, lojtarëve dhe influencuesve.

  • Momenti kur Ermal Fejzullahu i heq llastikun tufës me para, çfarë nuk u pa nga dasma e Kleas & Elgitit (Video)

    Momenti kur Ermal Fejzullahu i heq llastikun tufës me para, çfarë nuk u pa nga dasma e Kleas & Elgitit (Video)

    Mesditën e së dielës që lamë pas Klea dhe Elgiti i thanë “Po” përgjithmonë njëri-tjetrit. Në një ceremoni përallore mes njerëzve të shpirtit, çifti më i njohur i showbizit festuan dhe kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në dasmë.

    Nga videot e publikuara nga dasmorët zbuluam se ishte një dasmë magjike, ku përveç të ftuarve ata që kishin kërcyer dhe kënduar më tepër, ishin pikërisht çifti.

    Mes familjarëve, sigurisht që kishte edhe shumë të ftuar “Vip” dhe siç ju e dini që Klea dhe Elgiti kanë miq njësoj si vetë ata, me shpirt artisitik.

    Një prej tyre ka qenë dhe këngëtari Ermal Fejzullahu, ku përveçse “ngriti peshë” dasmën me këngët e tij, nuk anashkaloi as traditën. Ashtu si dhe zakoni e do, Ermali është parë teksa ka hequr “llastikun parave” dhe ja ka hedhur çiftit teksa ishin duke kërcyer.