Author: editor

  • Vitet për ju do jenë thjesht një numër/ Ekspertët tregojnë sa vezë duhet të konsumoni në ditë dhe sëmundjet nga të cilat do shpëtoni

    Vitet për ju do jenë thjesht një numër/ Ekspertët tregojnë sa vezë duhet të konsumoni në ditë dhe sëmundjet nga të cilat do shpëtoni

    Veza është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super-ushqimeve dhe nuk ka mëngjes më të këndshëm se vezët, sido të jenë të gatuara. A e keni pyetur veten se cila vezë është më e vyera dhe sa vezë është mirë të konsumoni në ditë?

    Rezultatet e studimeve të fundit mbi dobitë shëndetësore të vezëve të pulave. Rezulton që 2-3 vezë është doza optimale ditore.

    Akoma më mirë nëse këto vezë janë me Omega 3, e cila konsiderohet sot në botë super-veza e shëndetit të mirë.

    Veza me Omega 3 konsiderohet veza që mbron zemrën dhe ushqen trurin. Më poshtë do të gjeni një listë të të mirave që i vijnë organizmin dhe shëndetit nga konsumimi i dy vezëve në ditë. Truri gjendet nën mbrojtjen e kolinës.

    Është provuar se kolina, kjo vitaminë e veçantë është materiali më i rëndësishëm ndërtimor i trurit.

    Nëse hani 2 vezë në ditë, trupi juaj merr mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese. Mungesa e kolinës çon në rënien e kujtesës. Shikimi ruhet falë luteinës

    Vezët e pulave janë të pasura me luteinë. Kjo substancë është përgjegjëse për shikimin e qartë dhe të mprehtë. Me mungesën e tij, indet e syrit dëmtohen dhe shikimi përkeqësohet në mënyrë të pakthyeshme.

    Vitamina D ndihmon për të absorbuar kalcium. Nëse i ofroni një personi të zgjedhë nëse do të pijë një lugë vaji peshku ose të konsumojë një vezë e zier, gjasat janë të preferojë këtë të fundit.

  • Babai e rrëmbeu pas divorcit dhe e qethi mos ta njihnin, pas dy vitesh ndodh e papritura (Video)

    Babai e rrëmbeu pas divorcit dhe e qethi mos ta njihnin, pas dy vitesh ndodh e papritura (Video)

    Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e një vajze 6 vjeç, që në 2021 u rrëmbye nga babai i saj, edhe pse në kundërshtim me vendimet e gjykatës.

    Vjollca Zyka u drejtua tek “Stop” me shqetësimin për vajzën dhe mbesën e saj. Ajo tha, se vajza ka qenë e martuar nga viti 1996 dhe në 2012-ën u vendos së bashku me dy djemtë dhe burrin në Itali.

    Nga kjo martesë, vajza e saj ka vuajtur dhunën fizike e psikologjike. Djemtë e çiftit janë sot 26 dhe 25 vjeç. Në vitin 2015, erdhi në jetë dhe vajza, por një vit më vonë çifti u nda. Ajo vazhdoi të jetonte në Itali dhe ish-burri me djemtë u kthyen në Shqipëri. Sot mbesa e Vjollcës është 8 vjeç.

    Pas kërkesave të vazhdueshme të djemve për të takuar motrën e tyre, vajza e zonjës Vjollca, Saimira kthehet në Shqipëri në Dhjetor 2021. Gjatë takimit me djemtë, ata dhe i ati, rrëmbejnë vajzën dhe largohen.

    Saimira iu drejtua policisë në Rinas dhe më pas në Durrës, por vajza nuk u gjet. “Stop” ra në gjurmët e zotërisë në zonën e plazhit në Durrës dhe mësoi se për ta fshehur që mos ta gjenin i ati edhe e kishte qethur atë.

    Më bashkëpunimin e Drejtorisë Vendore te Policisë Durrës u bë e mundur, që të vëzhgohej dhe të shoqërohej Robert Gjinika dhe djali i tij 25 vjeçar, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, kanë marrë vajzën e vogël, duke e fshehur nga e ëma.

    Pas takimit të parë të vështirë dhe me bashkëpunimin e punonjësve të policisë së Drejtorisë së Durrësit, “Stop” bëri të mundur që vajza e vogël të kthehej tek e ëma.

    Edhe njëherë babai u përpoq që të pengojë ekzekutimin e vendimit të gjykatës duke bërë akoma më të vështirë dhe plot tension situatën. U desh ndërhyrja e policisë që ai të shoqërohej në komisariat.

    Misioni për të bashkuar nënën me të bijën ishte shumë i qartë për “Stop” dhe ia dolën. Ky ishte momenti i shumëpritur ku të dyja, nënë e bijë, u larguan nga zyra përmbarimit.

    “Ne jemi shumë mirë edhe vajza është këtu me mua, po pret të flasë”, tregoi mamaja Saimira Zyka.

    “Faleminderit Viola”, tha vajza.

    “Ju falenderoj me gjithë zemër. Nuk e di, jam në borxh për gjithë jetën me ju. Shumë, shumë, shumë faleminderit me gjithë zemër”, tha mamaja./tvklan.al

  • “Mjafton një lugë në drekë”/ Ylli Merja zbulon përbërësin “magjik” që i nevojitet personave mbi 40 vjeç

    “Mjafton një lugë në drekë”/ Ylli Merja zbulon përbërësin “magjik” që i nevojitet personave mbi 40 vjeç

    Kolesteroli është një lloj yndyre, e domosdoshme për funksionimin e trupit që prodhohet nga dy të tretat e mëlçisë dhe nga ushqyerja. Por prodhimi i tij në masë më të madhe në organizëm shkakton probleme të ndryshme shëndetësore. Mjeku popullor Ylli Merja ndan këshillat që i nevojiten çdo personi që vuan nga kolesteroli i lartë, se si ta kurojnë përmes bimëve medicinale.

    Ndërsa shpjegoj që në organizëm kemi dy lloje kolesteroli që në gjuhën popullore i cilësojmë si të mirë dhe te keq.

    “Grimca yndyrore të cilat kryejnë disa funksione në organizëm. Së pari merr pjesë në ndërtimin e strukturës qelizore, i jep qelizave fortësi dhe elasiticitet. Nëse këto i mbajmë brenda vlerave normale atëherë trupi punon kronologjikisht në mënyrë të sinkronizuar. Nuk ka asnjë problem. Nëse kjo si balancë fillon të na prishet pa diskutim që do të na ndodhin edhe sëmundje.

    Kolesteroli i keq quhet kështu sepse ka si funksion ta marri yndyrën ta coj në inde për t’u djegur dhe nëse nuk digjet, nuk shkatërrohet kthehet në ujë dhe energji, atëherë kolesteroli i mirë bën të kundërtën merr këtë yndyrë të patretur dhe e çon në mëlçi për ta djegur dhe mandej më pas kjo ta nxjerri jashtë” tha ai.

    Ndër të tjera specialisti i bimëve medicinale dha këto këshilla për të rritur kolesterolin e mirë në organizëm duke përdorur vetëm bimë medicinale.

    “Ushtrimet fizike që shtojnë qarkullimin e gjakut që ai pak kolesterol i mirë që është qarkullon shumë herë dhe e merr atë yndyrë që ka ngelur në periferi dhe e tret, hudhra mund të konsumohet dy herë në ditë esëll, farat e rrushit që t’i hedhim në ushqim dhe vaji i lirit” .

    Ai theksoi rëndësinë e analizave tek personat mbi 40 vjeç, ndërsa shpjegoi shenjat që na tregojnë se problemet shëndetësore që mund të kemi, vijnë për shkak të kolesterolit të lartë në gjak.

    Të gjithë meshkujt mbi moshën 40 vjeç është mirë që të bëjnë një analizë të gjakut, të gjitha femrat mbi moshën 45 vjeç është mirë të kontrollojnë kolesterolin.

    “Nëse kemi nxirje të këmbëve ose kapilarë të zinj, një mavijosje kemi një paralajmërim që kemi një isuficence kardiake për shkak të mosqarkullimit të mirë të gjakut. Gjithashtu cdo njeri që ndjen një shtrëngim në gjoks, një ndezje të kraharorit, padiskutim që duhet të shkojë tek mjeku dhe të bëj ekon e zemrës, dhe të ndryshojë dietën ushqimore” shpjegoi ai për Report TV.

    Kolesteroli i lartë në gjak sjell një sërë problematikash, duke përfshirë edhe një ndikim në tensionin e lartë. Përpos bimëve medicinale që ndihmojnë në uljen e kolesterolit, ai sygjeroi edhe bimë që ndihmojnë në uljen e tensionit.

    “Mund të themi që molla e egër e cila përmban me shumicë acidin malik dhe nëse e përdorim si çaj do të përfitojmë një freskim të arterieve, fillojmë të forcojmë muskulaturën e zemrës. Duhet të konsumojnë në gjellën e drekës 1 lugë gjelle uthull” .

    Nëse kemi tension të lartë që vjen papritur, në mënyrë të menjëhershme duhet të marrim 5-6 litra ujë të nxehtë dhe të fusim këmbët në të, një çaj me limon dhe dy thelpi hudhër dhe tensioni ulet në mënyrë të mënjëhershme, mund të marrim pak spec djegës e fusim posht gjuhës , sepse zgjeron enët e gjakut. Mund të përdorim një gotë caj hibisku, petalet e këtij trëndafili të kuq janë të mrekullueshme për të ulur tensionin në mënyrë të menjëhershme. Një lugë gjelle uthull hudhre në një gotë ujë do të ketë një rezultat të mrekullueshëm në uljen e tensionit në mënyrë të menjëhershme” këshilloi mjeku popullor.

  • Të kapur dorë për dore, Luizi poston VIDEO-n e veçantë me Kiarën

    Të kapur dorë për dore, Luizi poston VIDEO-n e veçantë me Kiarën

    Këngëtari Luiz Ejlli vazhdon të jetë mjaft aktiv pas përfundimit të “Big Brother Vip 2”, si në tregun muzikor, por edhe me foto dhe video në rrjetet sociale.

    Prej dy ditësh, ai ndodhet së bashku me Kiarën në jug të vendit, ku mbrëmjen e djeshme ishin të ftuar në dasmën e Elgit Dodës dhe Klea Hutës.

    Së fundmi, Luizi ka postuar një video të veçantë ku shfaqet dorë për dore me Kiarën dhe siç duket nga veshja, është filmuar para dasmës së djeshme të Elgitit dhe Kleas. “Tuneli më i bukur në botë Alban” shkruan Luizi, duke iu referuar vendit

    Edhe Kiara ka postuar një foto me Luizin, nga i njëjti vend, të kapur dorë për dore dhe krahas fotos shkruan vetëm “të pashqetësuar”.

  • “Plakë e fëlliqur”, vajza ofendon rëndë nënën, zonja Eni – të moshuarës: Kështu i ke të 9 fëmijët?

    “Plakë e fëlliqur”, vajza ofendon rëndë nënën, zonja Eni – të moshuarës: Kështu i ke të 9 fëmijët?

    Vide Haka është një zonjë 84 vjeçe që jeton në qytetin e Lushnjes ku ka banesën e saj, por ka fituar edhe një tokë shumë të madhe. Kjo tokë është bërë shkak konflikti mes 9 fëmijëve të saj. Por çfarë është më e rëndë është se nga 9 fëmijë askush nuk ka dashur të kujdeset për zonjën Vide dhe ajo ka përfunduar e vetme në një banesë me kushte tejet të këqija.

    Këtë të diel zonja Vide thirri në një seancë ndërmjetësimi në rubrikën “Shihemi në Gjyq” te “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan vajzën e saj Majlinda, pasi sipas saj kjo e fundit i kishte premtuar se do të kujdesej për të, por më pas e kishte lënë në rrugë.

    Nga ana tjetër Majlinda thotë se ajo nuk mund të kujdeset për nënën e saj, pasi kjo e fundit gjithçka ua ka lënë djemve e madje e akuzon nënën se po e fut edhe në sherr me bashkëshortin.

    E habitur nga reagimet e zonjës Majlinda që nuk pushonte me fyerje ndaj nënës së saj, Eni Çobani i drejtohet zonjës Vide duke e pyetur nëse të gjithë fëmijët janë si Majlinda. Por Majlinda e quan nënën e saj shkaktare të konflikteve e madje i drejtohet edhe zonjës Eni se nëse do e merrte nënën e saj për një ditë do e kuptonte, pasi do e fuste në sherr edhe atë.

    Eni Çobani: Zonja Vide je nëna e 9 fëmijëve. Kjo është një nga të 9, kështu i ke të nëntë? Kështu i ke si Majlinda? Të marrin përpara të 9?

    Zonja Vide: Po përderisa s’më mbajnë, përpara më kanë vënë.

    Majlinda: Zonja Eni, një ditë merre në shtëpi.

    Eni Çobani: Si?!

    Majlinda: Po s’të vuri flakën, një ditë merre në shtëpi. Është plakë e fëlliqur plakë e qelbur, të fut në sherr. Një ditë merre në shtëpi dhe do e shikosh zonja Eni. Do fluturosh nga kati i tretë zonja Eni.

    Eni Çobani: Ta marr unë në shtëpi?

    Majlinda: Po, po, nga kati i tretë do fluturosh nga kati i tretë.

    Eni Çobani: Po unë i kam të mitë moj zonjë të marr dhe të tutë tani?

    Majlinda: Nga kati i tretë zonja Eni! Ka edhe 8 fëmijë të tjerë. Ta shikojnë pse më drejtohet vetëm mua?

    Eni Çobani: Po pse i the pra? Ti i ke thënë hajde.

    Majlinda: Mama të kam strehuar në shtëpi se ngele përjashta mama.

    Zonja Vide: Po më kishe premtuar moj bijë. Po të mos më kishe premtuar do e gjeja dhe unë vendin tim.

    Majlinda: Ngele në kasolle mama. Ne e kemi zakon në fshatin tonë, vajza u martua shkon te burri, e shikon te burri. Shkon te burri. Jo të mbaj vjehrrën im shoq.

    Zonja Vide: Unë kam qenë mbretëreshë që ju rrita, ishit 9 fëmijë moj, nuk i rrit dot njeri edhe ju nuk mbani një nënë. Turp t’ju vij.

    Eni Çobani: Edhe dhëndri e mban vjehrrën.

    Majlinda: Po s’ta kam borxh. Ke edhe 8 fëmijë të tjerë.

  • Skandal! Vazhdon shitja e vendeve të varreve në Durrës

    Skandal! Vazhdon shitja e vendeve të varreve në Durrës

    Durrës- Pak javë më parë emisioni Fiks Fare solli një investigim mbi mënyrën sesi blihej një vend varri në varrezat e Durrësit, tekniku i kësaj ndërmarrje rezervoi një vend varri me të dhënat që bashkëpunëtorja e Fiksit i nisi kundrejt parave, duke betonizuar dhe vendosur një pllakë.

    Por menjëherë pas transmetimit të kësaj kronike punonjësi që mori paratë u arrestua.

    Por arrestimi i tij nuk frikësojë njeri, pasi e njëjta skemë vazhdon sërish. Gazetarët e Fiksit sjellin fakte të reja për shitjen e vendeve të varreve po në varrezat e Durrësit.

    Këtë herë përgjegjësi akuzon ish teknikun që u arrestua pas kronikës së Fiksit për këtë problematikë, por gazetarët sollën raste të ruajtjes së vendeve edhe pasi dikush shkoi pas hekurave.

    Gazetarët sollën disa raste varresh të rezervuara apo ruajtura. Madje dy prej tyre mbanin emrin e të njëjtit person dhe datën e vdekjes të njëjtë, njëri ishte varri real, tjetri i betonizuar por bosh. Dhjetëra raste të ngjashme gjendeshin vetëm në një parcelë ku gazetarët ndaluan. Vend në të cilin më përpara ishin bërë video nga qytetari , i cili me një shtizë hekuri faktonte varrezat reale dhe ato fiktive.

    Për këtë arsye gazetarët kërkuan një përgjigje te përgjegjësi i varrezave i cili për çdo gjë fajësonte personin që Fiksi nxori duke marrë ryshfet për të rezervuar vend varri dhe përfundoi në burg.

    Madje përgjegjësi tregon se me ikjen e tij kanë filluar edhe të prishen ato varre që janë të rezervuara, por gazetarët e Fiksit faktuan të kundërtën duke i vënë në dispozicion përgjegjësit video ku dukeshin varre të rezervuara pas datës 4 prill, datë në të cilin u arrestua edhe tekniku. Por në këtë rast përgjegjësi nuk ka përgjigje, ai thotë se këtë e ka bërë një firmë private.

  • ‘Tuneli më i bukur në botë, Alban’! Të kapur dorë për dore, Luiz Ejlli poston videon e veçantë me Kiara Titon!

    ‘Tuneli më i bukur në botë, Alban’! Të kapur dorë për dore, Luiz Ejlli poston videon e veçantë me Kiara Titon!

    Vetëm para pak javësh, këngëtari Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në Big Brother ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja. Lidhja e tij me Kiara Titon vazhdon ende edhe pse shpesh herë çifti aludohet se janë ndarë.

    Pas publikimit të këngës së tij të re, e cila titullohet “Përjetësisht” dhe kuptohet se është një dedikim për Kiarën duket se ata vazhdojnë të jenë bashkë dhe të lumtur. Vetëm pak më parë Luizi ka postuar në Instastory një video duke ecur dorë për dore me Kiarën nga mbrëmja e djeshme, para se të shkonin në dasmën e Kleas dhe Elgitit.

    Më datë 3 Qershor artisti i njohur publikoi në kanalin e tij zyrtar në Youtube këngën e parë solo pas daljes si fitues nga edicioni i dytë i “BBV”. Projekti i tij më i ri titullohet “Përjetësisht” dhe u kthye menjëherë në një sukses të padiskutueshëm. Kënga e tij ka marrë vëmendjen e publikut shqiptar dhe jo vetëm. Këtë nuk e themi ne, por faktet të cilat janë të regjistruara nga platforma më e madhe Youtube. E duke qenë se jemi tek shifrat e rekordeve, kënga ka arritur të renditet gjatë ditës së djeshme në vendin e 15-të në listën e video-ve muzikore më ‘trending’ në mbarë botën. Kjo sigurisht ishte e padiskutueshme për faktin se edhe në rrjetet sociale ka pasur një ndikim mjaft pozitiv si këngë.

    https://www.instagram.com/reel/CtHW6b6oXRo/?utm_source=ig_embed&ig_rid=41a47c23-e4bb-46a2-9890-f3aa3aa9319c

  • Mos vallë e ka sërish me Tahirin? Edi Rama: I kemi dhënë mundësinë vendit të bëjë drejtësi me të fuqishmit!

    Mos vallë e ka sërish me Tahirin? Edi Rama: I kemi dhënë mundësinë vendit të bëjë drejtësi me të fuqishmit!

    Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Lushnjë në turin e tij të falënderimit për zgjedhjet e 14 majit.

    Gjatë fjalës së tij, Rama tha se e di se ka shumë gjëra që nuk shkojnë dhe me këtë drejtësinë e re dhe që do donim të shkonim ndryshe në drejtim. Kryeministri shtoi po ashtu se ka momente kur duhet të shtërngojë dhëmbët, kur sheh njerëz që abuzojnë me besimin e njerëzve por dhe të PS-së.

    Rama nuk përmendi emra, por kjo deklaratë mund të ketë lidhje me arrestimet në rradhët e PS-së, ku një prej tyre është dhe ish-ministri Saimir Tahiri, i cili së fundmi fitoi lirinë.

    “Nuk na falet të mos bëjmë gjithçka. Kam shumë besim që gjërat do vazhdojmë të bëhen gjithmonë e më mirë. Por duhet të kemi durim.

    Ka momente që duhet të shtrëngojmë dhe dhëmbët kur shikojmë njerëz që papritur e pa kujtuar që besimin tuaj dhe mbështetjen tonë të përbashkët e abuzojnë dhe na bëjnë të gjithëve të skuqemi kur i shohim.

    E di që ka shumë gjëra që nuk shkojnë edhe me këtë drejtësinë e re dhe shumë gjëra që do donim t’i shikonim ndryshe. Por të mos harrojmë që çfarë ka ndodhur sot nuk ka ndodhur kurrë më parë. Nuk mund të bëjmë dot atë që nuk u bë në 500 vjet. Por duhet të jemi shumë krenar që i kemi dhënë këtij vendi mundësinë të bëjë drejtësinë duke u sjellë ashpër me të fuqishmit. Nuk ka ndodhur kurrë në këtë vend që njerëz të fuqishëm të shkojnë para drejtësisë.

    Por mund të bëjmë më shumë pikërisht që fëmijët tanë të mos paguajnë kostot e së keqes në pushtet, siç paguajnë të rejat dhe të rinjtë kostot e faktit që reformat që ne nisëm, nuk u nisën kur duhet të niseshin. E kemi filluar këtë rrugë nga një pikë kur gjysma nuk paguanin dritat. Sot nuk krahasohemi me atje ku ishim. Ne duhet të shohim të ardhmen dhe të vrapojmë drejt së ardhmes të gjithë së bashku. Nëse ka arsye për të besuar jeni ju”, tha Rama.

  • Sherri për pronën në Fier vazhdon edhe pas vdekjes së djalit, e moshuara pretendoi se ishte dhunuar, nusja i nxjerr videon me sëpatë në dorë

    Sherri për pronën në Fier vazhdon edhe pas vdekjes së djalit, e moshuara pretendoi se ishte dhunuar, nusja i nxjerr videon me sëpatë në dorë

    Një 80-vjeçare nga Fieri u bë pak muaj më parë protagonist në emisionin “Me zemër të hapur”.

    Në një video të publikuar nga mediet ajo shihej e shtrirë dhe pretendonte se ishte dhunuar nga nusja e djalit dhe djali i saj Viktori.

    Ky i fundit, pas këtij episodi të transmetuar vetëm pak kohë më vonë ndërroi jetë për shkak të një sëmundje të rëndë që po vuante.

    Edhe pas vdekjes së djalit, e moshuara është në konflikt me nusen e saj për pronën.

    Por nusja dhe familjarët e saj kanë dhënë dëshminë e tyre lidhur me ngjarjen.

    Ata thonë se e moshuara nuk është dhunuar as nga nusja, as nga djali, pork y është një lloj presioni dhe komunikimi pasi shkak i gjithë këtij konflikti është shtëpia, që sipas nuses dhe djalit është pronë e tyre.

    Ata u shprehën se e moshuara kishte inskenuar ngjarjen për të përfituar këtë banesë. Por mesa duket konfliktet midis dy familjeve Tanku nuk kanë të sosur.

  • Shpërthen në flakë automjeti në autostradë, dyshohet se(Video)

    Shpërthen në flakë automjeti në autostradë, dyshohet se(Video)

    Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradë, pranë Malit të Robit, duke shkaktuar momente paniku.

    Rreth orës 18:30 një automjet tip “Benz” ka marrë flakë në ecje.

    Fatmirësisht shoferi ka dalë jashtë makinës në kohë dhe ka njoftuar zjarrfikësen dhe policinë,të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

    Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.