Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradë, pranë Malit të Robit, duke shkaktuar momente paniku. Rreth orës 18:30 një automjet tip “Benz” ka marrë flakë në ecje.
Fatmirësisht shoferi ka dalë jashtë makinës në kohë dhe ka njoftuar zjarrfikësen dhe policinë, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Ylli i famshëm i Big Brother, Lauren Harries, është futur në koma të shkaktuar pas një operacioni të madh në tru.
45-vjeçarja britanike iu nënshtrua një operacioni urgjent në prill pasi u shtrua në spital me një gjendje misterioze. Familja e saj ndau një përditësim me fansat në faqen e saj në rrjetet sociale.
“Mbrëmë Lauren pati një përkeqësim dhe mjekëve iu desh ta fusnin në koma të induktuar për ta marrë nën kontroll. Lauren ka nevojë për të gjithë mbështetjen dhe dëshirat tuaja, ajo ju do të gjithëve.”- thuhej në mesazh.
Fansat nxituan t’i dërgojnë urimet e tyre Lauren, e cila është shfaqur më parë në Naked Attraction të Channel 4, në vitin 2019.
Lauren hoqi fashat e saj javën e kaluar pas një operacioni të madh në tru. Personazhi televiziv ka pozuar për foto në spital pasi operacioni i urgjencës i rezultoi me rruajtjen e flokëve. Nëna e Lauren, Katy, ka përditësuar fansat për përparimin e Lauren në Tëitter dhe ka shpërndarë një foto të tyre së bashku në repartin e saj.
Laure ka pasur një rikuperim sfidues që kur përfundoi në ICU. Nëna e saj zbuloi se ajo kishte vuajtur nga errësira dhe një fytyrë e varur pas procedurës së urgjencës.
Ajo u infektua me Covid si dhe dy infeksione, të cilat i shkaktuan asaj probleme me frymëmarrjen. Katy ka ndarë fotografitë e Lauren me fansat – duke i kërkuar që të “luten” për të.
Shumë nga shqiptarët janë nisur drejt vendeve të botës për të gjetur një jetë më të mirë, teksa fermeri M.H.,
nga Gramza e Krujës i është dashur të zëvendësojë fermerët e tij që emigruan me shtetas të huaj, Fermeri ka punësuar në fermën e tij tre shtetas pakistanezë.
Një punon në bujqësi dhe të tjerët kujdesen për lopët. Sipas fermerit pakistanezët flasin pak e punojnë shumë.
Ndër të tjera femëri thotë se të huajt janë më punëtorë se vendasit dhe i ka përzgjedhur bazuar në nevojat që ka.
“Në Pakistan kam informacion se lopët i mjelin me dorë, këtu ju kam siguruar makineri. Ju kam bërë mencë, vendet e fjetjes. Jam shumë i kënaqur. Ju bëj program ata e zbatojnë me përpikmëri. Janë shumë korrektë”, u shpreh fermeri.
Sipërmarrësi ka dhe një fasoneri dhe ka menduar të punësojë në fabrikën e këpucëve zanatçinj të huaj.
Një 21-vjeçar në Britaninë e Madhe pretendon se u ndalua gabimisht të udhëtonte me një kompani ajrore për shkak të emrit të tij. Rasti i Kieran Harris është publikuar në mediat angleze.
I riu duhej të udhëtonte në Alicante më 25 Maj, dhe prenotimin e kishte bërë që para 1 muaji. Por vetëm 1 ditë para datës së shënuar, ai merr një njoftim nga EasyJet se nuk mund të udhëtonte.
Shkak sipas linjës ajrore ishte një ndëshkim ndaj tij si pasojë e sjelljes që kishte pasur në një udhëtim. Për këtë kishte marr një sanksion 10-vjeçar që të mos udhëtonte me kompaninë në fjalë.
Por 21-vjeçari pretendon se kompania në fjalë e ka ngatërruar me një person që ka të njëjtin emër dhe ditëlindje si ai dhe që është dënuar me 12 javë në burg si pasojë e sjelljes në një fluturim në vitin 2021.
“Shoku im mori email në orën 18:00 një natë para fluturimit duke thënë se kishte një ndalim 10-vjeçar për udhëtim. Isha i hutuar”, tha ai.
Harris tregoi se problemi u zgjidh pasi kompania i kërkoi një foto të pasaportës në mënyrë që të konfirmonte identitetin. Megjithatë kjo procedurë e la prej disa orësh në aeroport. /
Kalimi i Afërditës, planetit të dashurisë në shenjën e Luanit do të sjellë lajme të mira për shenjat por fillimisht do duhet që të bëjmë kujdes në tre ditët e para të javës. Një tjetër lëvizje planetare do të vështirësojë disi situatën dhe do të sprovojë disi shenjat.
Në parashikimin javor nga Meri Shehu në “Rudina” në Tv Klan, asnjëra prej shenjave nuk arrin të marrë 5 yjet ndërsa duket se Shigjetarët do vazhdojë t’i ndjekë fati i mirë pas kryesimit të renditjes mujore.
Meri Shehu: Sot hyn Afërdita në Luan dhe kjo është një nga prurjet më të bukura të verës sepse është në shenjën e dashurisë, bukurisë, madhështisë, luksit, gëzimit, dhurimit, haresë, fëmijëve dhe sjell një gëzim. I prek të gjitha shenjat sepse të gjithë e kemi diku në hartën astrologjike Luanin. Tre ditët e para Afërdita përballet me Plutonin në Ujor që do të thotë se kalojmë nga një pasion i madh, nga një sprovë e madhe për të merituar dashurinë e madhe ose më të sinqertën.
Mund të na vihen përballë tundime, joshje, provokime dhe në fund fare do të shihet se sa ne apo të dashurit tanë i kemi rezistuar këtyre gjërave dhe të arrijmë pastaj të shohim çift ose tek dashurinë ose Afërditën në Luan. Këtë javë futet edhe Mërkuri në Binjak që do të thotë se komunikimi do të jetë shumë i mirë, i këndshëm dhe do të na japë një ajër të freskët në marrëdhëniet tona në përgjithësi.
Dashi – 3 yje
Afërdita në Luan i jep një sharm, një gëzim, dëshirë për të shijuar jetën, për të dalë, për t’u argëtuar, është në shenjën e dashurisë për Dashët. Këto tre ditët e para do të vihen direkt në sprova të mëdha, personale, sociale, mund të kemi thashetheme, gjëra që i prekin në identitetin e tyre. Do kalojnë një krizë personale pastaj do qetësohen në fund të javës.
Demi – 2 yje
Janë në katërkëndësh direkt me Luanin, Afërdita do bëjë një lidhje të vështirë me Jupiterin në Dem dhe do sprovohen në çështje familjare, në investime biznesesh familjare ose në marrëdhënie me njerëzit e afërt. Duhet të marrin parasysh se çfarë kanë e çfarë mungon.
Binjakët – 3 yje
Mërkuri në shenjën e tyre do bëjë të fillojnë komunikimin, jetën personale, bashkëpunimin, udhëtime dhe Afërdita në Luan nuk është e keqe, marrin një energji të mirë, promovime e propozime. Tre ditët e para mund të kenë një tradhti në lidhje me biznesin ose çështjet ligjore.
Gaforrja – 1 yll
Është një nga shenjat që do të shpenzojnë më shumë ose do vihet përballë një tundimi për të dhënë para. Do përdoren ose do përdorin të tjerët por futen në një tunel të errët sa i përket shpenzimeve ekonomike. Një pasion i madh i fshehur diku iu del papritur në zemrën e tyre ose që mendonin se i kishin vënë kapakun, por s’është mbyllur mirë e i vë përballë një sprove shpirtërore.
Luani – 3 yje
Kurorëzohen Luanët me Afërditën, mbretëreshën e bukurisë dhe dashurisë në shenjën e tyre dhe të ekonomisë, por tre ditët e para do kenë partneritete të vështira, sprova të vështira para se të arrijnë ta shijojnë. Mund të kenë ndarje në çift, keqkuptime, xhelozira dhe kujdes në partneritete e bashkëpunime.
Virgjëresha – 2 yje
Kanë prapaskena në lidhje me punën dhe jetën personale me Afërditën në Luan. Afërditën, në tre ditët e përparme ose të mbrapme e kanë më shpirtërore, më të fshehtë dhe të paqartë për ta deklaruar ndjenjën e tyre. Kujdes në ekonomi. Në jetën që ka të bëjë me punën, shtetin, ligjin do ecin shumë mirë dhe aty duhet të fokusojnë energjinë, tek puna dhe udhëtimet.
Peshorja – 3 yje
Janë një nga shenjat që favorizohen shumë nga Afërdita në Luan, marrin drejt për së drejti këtë energji, do ndihen mirë. Të kenë kujdes në çështjet ekonomike, ligjore ose në dashuri mund të përjetojnë ca dramaticitete 3 ditët e para ose keqkutpime dhe t’i çojnë gjërat në ekstrem, erotikë ose xhelozi ekstreme.
Akrepi – 3 yje
Do merren shumë me kontaktet me jashtë, dashuritë që i kanë lënë përgjysmë jashtë, njohjet por që fillimisht do ndiejnë sikur është e paarritshme, e pakontrollueshme por iu hapet një rrugë shumë e madhe, udhëtime dhe kontakte e njohje,fejesa e martesa për ata që nuk janë martuar, me dikë të huaj ose diku jashtë që iu ndrin ylli edhe njëherë sa i përket jetës erotike dhe ekonomike.
Shigjetari – 4 yje
Afërdita në Luan është një faktor shumë frymëzues, shumë pozitiv në dashuri, në ekonomi, në gëzim, dalje, udhëtime, relacione, partneritete. Sado këto 3-4 ditët e para do jenë nervozë, të paqartë, duket sikur duan të tradhtojnë gjithë botën për dëshirat që nuk u janë plotësuar, do e marrin veten. Do dalin me anën e tyre më të mirë pas të mërkurës dhe do e shijojnë si ata, ashtu dhe njerëzit rreth tyre.
Bricjapi – 3 yje
Do shikojnë një mundësi të mirë ekonomike që iu mohohet 3 ditët e para nga një bashkëpunim, ndarje në martesë nuk marrin dot atë që pretendohet nga të tjerët. Nga mesi i javës e tutje iu hapen punët, iu çlirohen çeqet ose llogaritë dhe investojnë shpirtërisht dhe i bëjnë gjërat me dashuri.
Ujori – 3 yje
Janë katalizatori që do vërë në sprovë të gjithë shenjat e tyre. Demët, Luanët, Afërdita në Luan përballë Ujorit direkt. Do jetë kriteri i vërtetësisë apo arti i të qenit mirë me veten. Po nuk aprovoi Ujori një marrëdhënie ose çek, është e pamundur të ecë përpara bashkëpunimi dhe marrëdhënia.
Peshqit – 3 yje
Do finalizojnë një punë shumë të këndshme që ka të bëjë me artin, me të bukurën, femrën, dashurinë, me teatrin. Do shpenzojnë shumë për ta arritur sepse shijet janë shumë të forta dhe të shtrenjta. Këtu ndoshta do çalojnë tre ditët e para por do i gjejnë burimet financiare për ta realizuar.
Këshilla e fundit e astrologes është të keni kujdes sepse do të jetë një “javë mëkatare”./tvklan.al
Ndër të ftuarit “VIP” në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës mbrëmjen e djeshme ishte edhe Bora Zemani. Moderatorja tërhoqi vëmendje me paraqitjen e saj si “barbie” me një fustan të gjatë në ngjyrë rozë pastel.
Por, a jeni kuriozë të dini sa ka kushtuar veshja e Borës mbrëmë? Faqja në internet “Albania Street Style” ka bërë me dije se ka kushtuar plot 325 dollarë.
Për disa mund të duket çmim i kripur për një fustan, por tek personazhet e showbiz-it tanë jemi mësuar shpesh të shohim shifra edhe më të larta në veshjet e tyre.
Në ceremoni i pranishëm ishte sigurisht edhe Donald Veshaj, i cili ishte kombinuar me partneren me një kostum rozë.
Kryeministri britanik Rishi Sunak deklaroi sot se numri i emigrantëve shqiptarë që mbërrijnë me varka të vogla në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë me gati 90”.
“Tani kemi kthyer 1800 në Shqipëri në vetëm gjashtë muaj. Kemi kaluar nga pranimi i rreth një në pesë raste të azilit shqiptar në vetëm një në 50” u tha Sunak gazetarëve.
“Deri më tani këtë vit, numri shqiptare që mbërrinin me anije të vogla ka rënë me gati 90%” tha ai, shkruan BBC.
Java që nisëm do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditët fillojnë me mot të kthjellë e vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës.
Në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashreshme me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa përgjatë relieveve malore lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
I ftuar në “E Diell”, Kristi tha se mes çiftit Kiara-Luiz po mbaron pasioni dhe kjo mund të bëjë që ata të ndahen. Sipas tij, kjo dallohet nga sjellja e Luizit, ndërsa shtoi se këngëtari është i paqartë dhe i çorientuar.
“Luizi është i paqartë. I çorientuar. Pas 5 muajsh, pasioni fillestar tani po mbaron dhe tani kjo duket. Po zbehet. Duhet të gjejnë mënyra të tjera për ta mbajtur lart pasionin. Kuptohet nga sjellja e Luizit.”- tha Kristi.