Author: editor

  • Një shofer autobusi humb jetën pasi përplaset me dy deve

    Një shofer autobusi humb jetën pasi përplaset me dy deve

    Një shofer autobusi shkollor ka vdekur pasi ka goditur dy deve në Queensland qendrore, Australi.

    Shoferi kishte qenë duke udhëtuar përgjatë rrugës Emu Park në Nankin, afër Rockhampton, në orën 5:15 të mëngjesit të së hënës.

    Autobusi goditi dy deve përpara se të përplasej me një argjinaturë. Shoferi mbeti i vdekur në vendngjarje. Policia tregon se është nisur një hetim për këtë ngjarje dhe ngushëllon familjen e viktimës.

    Pronari i deveve John Richardson shprehet se ndihet keq për këtë ngjarje dhe i jep ngushëllimet familjes së shoferit.

  • Burri anglez martohet me vajzën shqiptare, por i ndodh ajo që nuk e priste: Ngela i tronditur kur mora vesh se çfarë pune bënte

    Burri anglez martohet me vajzën shqiptare, por i ndodh ajo që nuk e priste: Ngela i tronditur kur mora vesh se çfarë pune bënte

    Kësaj here në rubrikën e psikologes në gazetën britanike ‘The Sun’, ka mbërritur një histori që përfshin një vajzë shqiptare. Një 39-vjeçar anglez është njohur me një vajzë 23-vjeçe nga Shqipëria përmes rrjeteve sociale, dhe vetëm pak kohë më pas ata janë martuar. Por vajza pas martese i tregon se është prostitutë dhe se dëshiron ta vazhdojë aktivitetin e saj pasi kështu fiton shumë para. Ai nuk e ka pranuar këtë marrëveshje me vajzën shqiptare dhe kështu ka nisur procedurat e divorcit…por historia vijon edhe më tej! Ja çfarë i ka treguar ai psikologes Deidre.

    Letra e 39-vjeçarit

    “Nuk i rezistoj dot bashkëshortes sime kur e takoj pasi ajo është vërtetë një grua shumë seksi, por ky është një gab im që po bëj sepse ne tashmë do të divorcohemi.

    Ajo është 23 vjeçe dhe vjen nga Shqipëria. Ne jemi njohur online dhe unë kam paguar që ajo të vinte në Angli para tre muajsh dhe menjëherë pas kësaj u martuam.

    Fatkeqë sisht martesa jonë zgjati vetëm 1 javë!

    Unë jam 39 vjeç dhe gjithnjë kam qenë tip i turpshëm dhe nuk kam pasur eksperienca seksuale apo lidhje, dhe për këtë jam justifikuar me faktin se jam i zënë me punë. Vajzën e njoha teksa po flisja online dhe rastësisht filluam të bisedonim. Ajo mu duk shumë e sjellshme dhe më hyri në zemër.

    Kur vendosi që të vinte këtu tek unë ajo më tha se duhej të martoheshim sepse për ndryshe do t dërgonin sërish në Shqipëri sepse nuk kishte dokumentacione. Unë pranova dhe u martuam menjëherë. Vetëm pas një jave martese, ajo më tregon se punon prostitutë dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë pasi kjo i sjell shumë të ardhura. U mundova ta bind se nuk ka nevojë të punojë pasi tashmë më ka mua…por sërish ajo vazhdoi zanatin.

    Fillova të bëj gati di vo rcin pasi nuk mendoj se ajo vajzë është e duhura për mua.

    Muajin e fundit ajo më kontaktoi prapë dhe më kërkoi që të merrte një pjesë nga pasuria ime por avokati i shpjegoi se nuk i takonte asgjë. Pas kësaj ajo kërkoi që të më takonte dhe më tha se e kishte marrë malli. Kur e takova nuk i rezistova dot, sepse seksi me të gjithnjë më ka m arro sur, por e di që po bëj gabim. Ndihem shumë keq sepse e kam të vë shtirë të largohem prej saj…”

    Përgjigjja e psikologes

    “Ti je një persona i ku jdesshëm dhe me vlera dhe nuk mund të pranosh martesën me një punonjëse seksi.

    Nëse e ke të vështirë të shkëputesh prej saj pasi e takon, atëherë mos e tako. Duke bërë seks me të edhe nuk shkëputesh por njëkohësisht edhe rre zikon të marrësh ndonjë së mundje se k s ua lisht të transmetueshme, duke marrë parasysh që vajza fle me shumë meshkuj. Të këshilloj ta harrosh atë dhe të vijosh me procedura e divorcit. Gjithashtu fillo të dalësh dhe të njohësh miq dhe persona të rinj”.

  • ‘MC Kresha’, reperi i njohur i përkushtohet një pasioni tjetër. Licensohet si trajner futbolli…

    ‘MC Kresha’, reperi i njohur i përkushtohet një pasioni tjetër. Licensohet si trajner futbolli…

    Muzika dhe sporti kanë shumë të përbashkëta, sidomos sa i përket argëtimit të publikut. Ka fansa të çmendur pas futbollistëve apo skuadrave të veçanta, sidomos në futboll, sikurse ka fansa po aq të thekur mbas një rryme muzikore apo këngëtari specifik.

    Ka disa raste kur futbollistët janë përpjekur të sprovohen dhe në muzikë, qoftë me ndonjë këngë të tyre, qoftë si pjesë e një grupi apo edhe si figurantë klipesh, kryesisht jashtë vendit tonë. Rasti në fjalë, për të cilin po shkruajmë, edhe ana tjetër e medaljes.

    Më saktësisht, reperi i njohur kosovar “MC Kresha”, pasi ka prodhuar hite si këngëtar, tani po tenton të jetë i suksesshëm edhe në futboll. Ai njihet si një adhurues i këtij sporti, e ka ushtruar deri diku edhe në fushat e blerta, ndaj mendon se ka ende për të dhënë në këtë drejtim.

    Për këtë ka ndjekur 60 orë leksionesh në kurset e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit, ka dhënë provimin përkatës dhe ka marrë licensën UEFA C për trajner futbolli. Mund të konsiderohet si hapi i parë i kualifikimit në trajning, sepse një diplomë e tillë shërben për të trajnuar vetëm në ekipe amatore, ndërsa nga UEFA A dhe lart, kur t’i marrë ato, mund të bëjë trajnerin edhe në elitën e futbollit.

    Me siguri, “MC Kresha” nuk e ka sa për formalitet këtë investim profesional, për të pasur një diplomë të tillë në shtëpi, por synon t’i kryejë edhe shkallët e tjera të kualifikimit pranë FSHF-së dhe t’i përkushtohet si trajner pasionit të djalërisë.

    Nëse zëri për të kënduar nuk pyet shumë për moshë, fusha e blertë është tjetër histori, kërkon përgatitje fizike si futbollist. Etapë e tejkaluar kjo për reperin e njohur kosovar, por jo ajo e trajninut, ku sapo ka hedhur hapat e parë. Synimi është për sa më lart…

  • LAJM I FUNDIT/ Merr flakë bombola e gazit në Vlorë, shkrumbohet banesa

    LAJM I FUNDIT/ Merr flakë bombola e gazit në Vlorë, shkrumbohet banesa

    Qyteti i Vlorës është tronditur nga një shpërthim ditën e sotme. Mësohet se ka marrë flakë një bombol gazi në lagjen pranë Spitalit në Vlorë. Sipas informacioneve, sapo familjarja ka ndezur bombolën ajo ka shpërthyer në flakë.

    Ngjarja në lagjen Karabash të Vlorës, ku mësohet se banesa është shkrumbuar totalisht dhe ka dëme të shumta materiale. Por, për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar. Besnik Çobo pronari banesës.

  • Zbuloni shenjat e horoskopit që “tërbohen” nëse mbeten pa para

    Zbuloni shenjat e horoskopit që “tërbohen” nëse mbeten pa para

    Askujt nuk i pëlqen të mbetet pa para në fund të muajit. Të mos kesh të ardhura dhe të mos dish çfarë të bësh derisa të paguheshpërsëri. Gjithsesi, janë tre shenja që e marrin shumë më shumë vështirë se të tjerat dhe çmenden dhe bëjnë panik. Ata kanë gjithmonë para në krah dhe rroga mujore trajtohet me mençuri dhe nuk shpërdorohet. Le të shohim se për cilat tre shenja po flasim:

    Gaforrja

    Jeni befasuar kur e shihni në listën tonë përkatëse? Ne do të shpjegojmë pse e kemi përfshirë atë. Në përgjithësi, gaforrja është shumë e mirë në menaxhimin financiar. Paratë i ka gjithmonë anash dhe kujdeset që rrogën ta shpenzojë siç duhet dhe paratë t’i mjaftojnë deri në pagesën tjetër. Mirëpo, nëse i ndodh diçka e papritur nga ana financiare dhe nuk i mjafton rroga mujore, atëherë i zë paniku dhe çmendet, pasi nuk dëshiron në asnjë rrethanë t’i “vërë dorën” paratë e gatshme që ka në krah. Pra, pavarësisht nga kursimet e saj, ajo ankth sepse nuk dëshiron t’i mbarojë.

    Luani

    Luani në përgjithësi nuk bën mirë menaxhim financiar. Ai është shpenzues dhe shpenzon atë që ka. Ai nuk mund t’i rezistojë jetës së mirë dhe kënaqësive. Pra, nëse në fund të muajit i mbeten pa para, atëherë i zë paniku dhe trishtohet sepse nuk do të mund të dalë, të argëtohet dhe të bëjë gjithçka që do. Ai nuk duron të shohë të tjerët duke kaluar mirë dhe nuk mund të shkojë me ta sepse nuk ka para. Të privosh një Luan nga jeta e mirë është gjëja më e keqe që mund t’i bësh.

    Bricjapi

    Për Bricjapin gjërat janë krejtësisht të ndryshme në krahasim me dy shenjat e tjera që përmendëm pak më lart. Ai është një person i përgjegjshëm që di si t’i trajtojë paratë e tij dhe si t’i shpenzojë ato me mençuri. Mirëpo, nëse në fund të muajit mbaron dhe nuk ka para, atëherë e zë paniku sepse nuk do të mund të bëjë pagesat që duhet. Sepse detyrimet e tij do të kthehen prapa dhe fakti që ai do të shfaqet i paaftë dhe nuk do t’i përmbushë ato, mund ta rrëzojë atë.

  • Media në zi/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur

    Media në zi/ Ndahet nga jeta gazetari i njohur

    Giorgos Georgiou është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare. Gazetari i njohur grek i sportit dhe prezantuesi i emisioneve televizive

    dhe radiofonike ishte prekur nga kanceri dhe së fundmi ishte shtruar në spitalin e Agios Savvas.

    Georgiou lindi në Petralonë më 26 maj 1952.

    Ai ishte tepër aktiv në fushën e gazetarisë sportive që nga viti 1982, si anëtar i ekipit themelues të gazetës sportive greke “O Filathlos” të botuesit Girogos Kouris.

    Ai u bë i njohur për publikun përmes rubrikës së tij të përditshme në Filathlos,si dhe emisionit të tij të parë në radio, më vonë në televizion.

  • Mbretëresha, Prima Donna apo kuçedra? Nuk do ta besoni se cili epitet i pëlqen më shumë Olta Gixharit

    Mbretëresha, Prima Donna apo kuçedra? Nuk do ta besoni se cili epitet i pëlqen më shumë Olta Gixharit

    Aktorja e njohur Olta Gixhari arriti famë të madhe pas pjesëmarrjes në “Big Brother Vip Albania”. Së fundmi ajo ka folur për eksperiencën e saj për emisionin “nZa”.

    “Ka qenë një eksperiencë unike, shumë e bukur, një eksperiencë për të cilën nuk jam bërë aspak pishman. Po të kthehesha mbrapa do ta ribëja. Kam mësuar shumë gjëra dhe kam sfiduar veten time. Siç e kam thënë edhe natën që kam dalë, natën e 1 prillit, që askush nuk e besonte që unë po dilja vërtet sepse ishte dita e gënjeshtrave, Big Brotherin tim unë e kam fituar dhe realisht ndjehem një fituese përballë vetes time sepse sfidat më të mëdha i kam me veten time”, ka thënë Olta.

    Për sa i përket epiteteve të cilat i mori gjatë këtij edicioni të Big Brother, ajo tregoi se cilin prej tyre e konsideron më të vërtetin.

    “Cilën prej epiteteve e shijova më shumë?

    “Mbretëresha”, “Prima Dona” apo Kuçedra? Po t’i bësh të tria bashkë është një kokteil i mrekullueshëm. Kështu që nuk do të hiqja asnjërën. Epiteti që është përdorur më së shumti për mua është Prima Dona, ajo është e vërtetë, mbase nga mbase nga mënyra e sjelljes sime sepse unë kam një sjellje të shkujdesur”, ka thënë Olta.

  • Tronditet ky shtet/ Të shtëna me armë zjarri, raportohet për 5 viktima

    Tronditet ky shtet/ Të shtëna me armë zjarri, raportohet për 5 viktima

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador, ku 5 persona kanë mbetur të vrarë dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë në një shtëpi në në Guayaquil.

    Bëhet e ditur se sulmi ka ndodhur nga tre burra që mbërritën me një motoçikletë në lagjen Isla Trinitaria, në pjesën jugore të qytetit.

    Dy ditë më parë, persona të armatosur sulmuan një shtëpi funerali në Manda dhe hapën zjarr mbi të pranishmit, duke vrarë katër dhe duke plagosur tetë.

    Autoritetet ia atribuojnë rritjen e dhunës betejave të bandave për kontrollin e bregdetit të Paqësorit, një qendër strategjike për trafikun e drogës në SHBA dhe Europë.

  • Djali rrinte gjithë ditën në ballkon, nëna shokohet kur zbulon se arsyeja ishte një vajzë e zhveshur në …

    Djali rrinte gjithë ditën në ballkon, nëna shokohet kur zbulon se arsyeja ishte një vajzë e zhveshur në …

    Një nënë e shqetësuar ngeli e habitur kur pa se në mënyrë të çuditshme djali i saj kishte mbi dy orë që rrinte në ballkon.

    E shqetësuar nga kjo sjellje jo normale e tij, ajo e thërret të futet brenda, por ai pasi futet del përsëri pas pak minutash.

    E bërë kurioze nga ky fakt, nëna del vetë në ballkon për të parë se çfarë po ndodh më të birin. Por në momentin që del dhe vetë, kupton gjithçka.

    Një vajzë e re kishte dalë gjysëm e zhv eshur në ballkonin poshtë dhe po merrte rreze dielli.

    Pamja ishte tunduese me sa duket duke bere qe ai te “piqej” në diell duke parë të pasmet e vajzës.Natyrisht vajza ishte brenda shtëpisë së saj, por duhet të ishte treguar pak më e kujdesshme duke patur parasysh se sipër kishte ballkonet e komshinjve.

    Por edhe nëna mund të ishte treguar më e kujdesshme me djalin e saj duke e kontrolluar që në fillim situatën dhe duke mos e lene djalin e shkrete per dy ore jashte.

  • Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 100.6 lekë dhe do të shitet me 101.6 lekë.

    Ndërkohë euro do të blihet me 108 lekë dhe do të shitet me 109 lekë, ndërsa franga zvicerane do të blihet me 110.3 lekë dhe do të shitet me 111.2 lekë.

    Paundi britanik në tregun shqiptar do blihet me 125 lekë dhe do shitet me 126.2 lekë.