Author: editor

  • Bashkia i shembi shtëpinë, 63-vjeçarja në Vlorë nis grevën e urisë: Na kanë lënë në rrugë

    Bashkia i shembi shtëpinë, 63-vjeçarja në Vlorë nis grevën e urisë: Na kanë lënë në rrugë

    Një ditë më parë, në Vlorë u shemb një ndërtesë ku banonte prej 40 vitesh, 63-vjeçarja Tatjana Hoxhaj. Kjo e fundit bashkë me të bijën, bën rezistencë ndaj policisë dhe kundërshtuan shembjen e shtëpisë së tyre duke hipur mbi tarracën e ndërtesës dy katëshe që u shemb nga IKMT.

    Ndërkohë Tatjana është në grevë urie. Ajo po vazhdon betejën për të kërkuar të drejtën e pronës së saj që u shemb. Hoxhaj ishte pronare e një apartamenti 56 metra katror, dhe është dëmshpërblyer me vendim të këshillit të ministrave, por sipas saj, vlera e 4 milionë e 700 mijë lekeve dëmshpërblim është fyese pasi tani familja e saj po jeton në rrugë.

    “Nuk pranojmë shpërblimin e Bashkisë, është tallëse dhe vlerë fyese. Na kanë lënë në rrugë. Ndërsa në këtë hapësirë nuk do ndërtohet asnjë projekt publik, kemi dokumente se këtu do ndërtohet pallat”-tha Tatjana.

  • Luizi i “qepet” keq dhe ia “ngec” maestros

    Luizi i “qepet” keq dhe ia “ngec” maestros

    Duket se ngacmimet e Luiz Ejllit ndaj Armaldo Kllogjerit gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 2” nuk kanë qenë vetëm në kuadër të lojës.

    Tenori është personi tek i cili ai gjen batutat e duhura. E teksa, pas daljes nga BBV, nuk janë më afër fizikisht, ngacmimet vazhdojnë me komente në rrjetet sociale.

    Luizi i ka komentuar sërish Armaldos tek postimi i radhës dhe i ka marrë sërish të gjithë vëmendjen.

    “Kemba rri me e ajrosur duke veshur kepuce te hapura dhe me te lehta…” shkruan Armaldo. “Ose veshim shapka dhe jemi ok me stinën” i shkruan Luizi.

  • Nuk janë të afta në timon? Ja çfarë thonë statistikat për gratë shofere

    Nuk janë të afta në timon? Ja çfarë thonë statistikat për gratë shofere

    Një grua është e aftë të bëjë gjithçka ashtu si çdo burrë. Megjithaë, kemi dëgjuar shumë herë se “gratë nuk mund të ngasin makinën” ose se “ato nuk janë të afta në timon” në krahasim me burrat. Por, a ka një fakt shkencor që pretendon se gratë nuk mund të ngasin makinën? Apo është një tjetër stereotip?

    Deri në qershor 2018, grave u ndalohej të drejtonin makinën në Arabinë Saudite. Qeveria e vendit besonte në disa rregulla që diktonin se gratë nuk duhej të udhëtonin pa asnjë kujdestar mashkull, në shumicën e rasteve i cili do të ishte në gjendje të drejtonte makinën për to.

    Përveçse ky është një rregull në një vend, është një stereotip në të cilin shumë njerëz besojnë, se gratë nuk duhet të udhëtojnë vetëm ose që burrat mund të ngasin gjithmonë për to. Për shkak të kësaj, qysh në kohët e hershme, ishte mashkulli në familje që drejtonte makinën dhe femrave u jepeshin më pak mundësi, duke rezultuar në pjesëmarrje më të vogël të tyre në aktin e vozitjes.

    Sipas raportimeve, në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2017, burrat ishin përgjegjës për 72% të të gjitha dënimeve në lidhje me kundërvajtjet e trafikut edhe pse numri i shoferëve meshkuj dhe femra ishte pothuajse i njëjtë. Sipas të njëjtit studim, burrat ishin përgjegjës për 84% të të gjitha shkeljeve të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur dhe 78% të të gjitha shkeljeve të shpejtësisë.

    Të gjitha këto rezultate të studimit janë të mjaftueshme që ne të kuptojmë se sa drejtuese të sigurta janë gratë në krahasim me burrat.

  • U kap me kokainë, bizhuteri dhe gati 2 mijë euro, arrestohet shoferi i furgonit në Portin e Durrësit

    U kap me kokainë, bizhuteri dhe gati 2 mijë euro, arrestohet shoferi i furgonit në Portin e Durrësit

    Kokainë, bizhuteri dhe një sasi eurosh janë sekuestruar në Durrës, gjatë kontrolleve në një furgon.

    Automjeti, që udhëtonte nga Italia për në Durrës, kaloi në kontroll të detajuar dhe në të u gjetën një sasi bizhuterish floriri (177 unaza, varëse, ora), 1900 euro dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë.

    Në pranga ka rënë shoferi i furgonit, A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë.

    Njoftimi i policisë:

    Goditet një tjetër rast i tentativës për kontrabandimin e sendeve me vlerë, në Shqipëri.

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Bizhutë”, i zhvilluar nga Policia Kufitare e Portit Durrës dhe Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim dhe me autoritetet doganore të Portit.

    Operacioni, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia Kufitare dhe ajo e qarkut, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të armëve dhe të lëndëve narkotike, të futjes së shumave të mëdha të parave, pa i deklaruar, të naftës dhe të mallrave të tjera kontrabandë.

    Sekuestrohet një sasi bizhuterish floriri (177 unaza, varëse, ora), 1900 euro dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë.

    Vihet në pranga drejtuesi i furgonit ku u gjetën bizhutë, eurot dhe doza me kokainë.

    Policia Kufitare e Portit Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëhsme për goditjen e krimeve ndërkufitare, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, analizës së riskut dhe inteligjencës policore, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Bizhutë”.

    Në kuadër të operacionit u kalua për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, një automjet furgon që drejtohej nga shtetasi A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, që udhëtonte nga Italia për në Durrës.

    Gjatë kontrollit të detajuar, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në furgon, 1900 euro dhe bizhuteri floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme

  • FOTO/ Ka rënë në dashuri? Enca Haxhiaj habit me postimin e fundit

    FOTO/ Ka rënë në dashuri? Enca Haxhiaj habit me postimin e fundit

    Këngëtarja e njohur Enca Haxhiaj është një ndër vajzat më provokuese të show-bizit shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan me fansat momente si nga jeta e saj personale ashtu edhe nga ajo profesionale.

    Artistja njihet për fotot dhe videot e saj mjaft provokuese, ku i tillë ishte dhe postimi i fundit që ajo ka bërë në rrjetet sociale.

    Ditën e sotme Enca ka postuar një shkrim në InstaStory, ku ka bërë të gjithë të mendojnë se ajo është në një lidhje dashurie.

    “Kam rënë në dashuri me shoku tim të ngushtë”, ka shkruar Enca, ndërsa pas këtij postimit ajo ka publikuar edhe një foto tjetër në det, ku shihej ajo e shtirë në një dërrasë së bashku me një djalë, imazhi i të cilit nuk duket.

    Nuk dihet nëse artistja ka rënë me të vërtetë në dashuri, apo postimi i saj është thjeshtë një paralajmërim për këngën e saj më të re.

    Kujtojmë që Enca njihet për deklaratat e saj të fuqishme që gjithmonë bëjnë bujë, ku ndër to ishte edhe kjo e fundit.

  • Trazirat në veri/ Turqia do të dërgojë trupa në Kosovë me kërkesë të NATO-s

    Trazirat në veri/ Turqia do të dërgojë trupa në Kosovë me kërkesë të NATO-s

    Turqia planifikon të dërgojë trupa në Kosovë, në përgjigje të një kërkese të NATO-s për t’u bashkuar me forcën paqeruajtëse të aleancës KFOR pas trazirave në veri të Kosovës, tha Ministria e Mbrojtjes turke.

    Në një deklaratë të lëshuar sot, ministria apelon për përmbajtje dhe dialog konstruktiv për zgjidhjen e krizës, pasi diçka e tillë se mund të dëmtojë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

    “Njësia jonë (një batalion komando) është planifikuar të vendoset në Kosovë më 4-5 qershor ,” njoftoi ministria.

    Një krizë politike shpërtheu në dhunë në veri të Kosovës kur kryetarët shqiptarë morën detyrën në qytetet me shumicë serbe në rajon, duke nxitur SHBA-në dhe aleatët e saj të kritikojnë Prishtinën.

    Popullsia serbe, e cila është shumicë në veri të Kosovës, bojkoti zgjedhjet e prillit, të cilat rezultuan në zgjedhjen e kryetarëve shqiptarë. Në incidentet e dhunshme të së hënës, 30 paqeruajtës dhe 52 serbë që protestonin kundër kryetarëve të komunave u plagosën.

    Dhuna e shtyu NATO-n të njoftonte se do të dërgonte 700 trupa shtesë për të forcuar misionin e saj prej 4,000 trupash.

  • Njëri dhunoi të dashurën tjetri nënën, arrestohen dy burrat në Vlorë

    Njëri dhunoi të dashurën tjetri nënën, arrestohen dy burrat në Vlorë

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

    Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. A., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e nënës së tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

    Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim L. Z., 30 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Punonte tek posta ADEX/ Kjo është agjentja që vodhi 3 milionë euro (skema)

    Punonte tek posta ADEX/ Kjo është agjentja që vodhi 3 milionë euro (skema)

    Personi që shihni në foto është Alma Beqiri, agjentja e shërbimeve postare private, e cila iu vodhi 3 milionë euro bizneseve duke i mashtruar. Beqiri është arrestuar nga Policia e Korçës për shkak se përmes mashtrimit ka përvetësuar 3 milionë euro në dy vite në postën private ADEX, ku ishte agjente.

    Denoncimi për Alma Beqirin është kryer nga vetë kompania postare private ADEX, por edhe nga disa klientë, të cilët kryen pagesa për shërbimin e marrë, por rezultuan përsëri debitorë kundrejt ADEX. Këta të fundit deklaruan që kishin kryer pagesat rregullisht pas marrjes së shërbimit.

    Ndërsa ajo po merret në pyetje, policia po heton persona të tjerë të lidhur me të. Bëhet fjalë për punonjës të tjerë brenda postës dhe familjar të te arrestuarës, që dyshohet se kanë bashkëpunuar për përvetësimin dhe fshehjen e parave të përfituara.

  • Për Të Gjithë Ato Që Thuajse Çdo Ditë Pijnë Paracetomol, Ekspertët Japin lajmin e KEQ

    Për Të Gjithë Ato Që Thuajse Çdo Ditë Pijnë Paracetomol, Ekspertët Japin lajmin e KEQ

    Il’açet kundër dhi mbjeve me kosto të ulët mund të blihen në shumicën e farmacive.Paracetamoli përdoret për të trajtuar dhi mbjet dhe gjithashtu mund të përdoret për të ulur një temperaturë të

    lartë.Duke parë se është një il’aç kaq i dobishëm, a mund të jetë në të vërtetë i dëmshëm duke pasur parasysh mundësinë e arritjes së tij?Më poshtë gjeni gjithçka që duhet të dini rreth paracetamolit:Sa kohë i duhet pa racetamolit për të funksionuar dhe sa është një do zë standarde?

    Paracetamoli zakonisht merret në një formë tabletash ose kapsule, ose një ose dy kapsula 500mg në të njëjtën kohë. Il’açet kundër dhi mbjes marrin deri në një orë për të filluar efektin dhe nuk duhet të merret së bashku me il’açet e tjera që tashmë përmbajnë paracetamol.

    Paracetamoli mund të merret me ose pa ushqim dhe gratë shtatzëna ende mund ta përdorin atë në sasi të moderuara.A është e sigurt të merrni paracetamol çdo ditë?Do za e zakonshme për të rriturit është një ose dy tableta 500mg deri në katër herë në 24 orë dhe gjithmonë duhet të lini të paktën katër orë midis do zave.

    Kjo do të thotë një maksimum absolut prej tetë tabletave 500mg brenda një dite. Mbidozimi i paracetamolit mund të shkaktojë ef ekte anë sore serioze, që do të thotë se nuk duhet të tundoheni kurrë për të rritur do. zën ose për të marrë një do. zë të dyfishtë nëse keni dhi mbje të forta.Nëse jeni ende duke iu përmbajtur kufijve,

    por e shihni veten duke kërkuar paracetamol çdo ditë, duhet të kontaktoni mjekun tuaj.Megjithëse është i dobishëm kur merret me masë, marrja e paracetamolit për një kohë të gjatë mund të dëmtojë mëlçinë tuaj. Kontaktoni me mjekun tuaj dhe ata duhet të jenë në gjendje të gjejnë një zgjidhje afatgjatë të problemit

  • Pushimet verore/ Çmimet më të ulëta në Shqipëri dhe në Turqi

    Pushimet verore/ Çmimet më të ulëta në Shqipëri dhe në Turqi

    Pushimet vjetore në jug të Evropës janë përgjithësisht më të lira për gjermanët sesa pushimet në atdheun e tyre.

    Ndonjëherë dukshëm më të lira. Këtë e tregojnë të dhënat e reja të Entit Federal të Statistikave (Destatis), i cili krahasoi kostot e shërbimeve në gastronomi dhe akomodimit në hotele në vende të ndryshme evropiane.

    Rritja e kostove të energjisë dhe ushqimit ndikon në uljen e buxhetit të disponueshëm të shumë njerëzve në Gjermani për udhëtime turistike, theksojnë statisticienët gjermanë. “Megjithatë, veçanërisht në vendet e Europës Jugore apo vendet turistike të Europës Juglindore, niveli i çmimeve të shërbimeve në gastronomi dhe hotelieri është dukshëm më i ulët se në Gjermani”, shton Destatis.Niveli i çmimeve në Shqipëri dhe Turqi ishte më i ulëti ndër vendet e krahasuara nga Byroja Federale e Statistikave. Në të dyja këto vende, çmimet e shërbimeve turistike ishin 56% më të ulëta se në Gjermani. Në Portugali dhe Maltë, kostot e të ngrënit në restorante dhe qëndrimi në hotele ishin 28% më të ulëta për turistët gjermanë sesa në vendlindje.

    Në Spanjë, Poloni dhe Republikën Çeke, të njëjtat shërbime janë paguar mesatarisht 18% më pak në mars të këtij viti (muaji në të cilin Destatis ka analizuar çmimet) sesa në Gjermani. Në Kroaci dhe Qipro – 17% më pak. Në Greqi, kursimet arritën në 21%. Çmimet ishin edhe më të favorshme në Mal të Zi dhe Rumani – ku akomodimi në hotel dhe shkuarja në një restorant mund të ishte 46% më lirë se në Gjermani. Sipas Destatis, Kroacia është një vend më i shtrenjtë për turistët sesa konkurrentët e saj evropiano-jugor, Turqia, Greqia, Portugalia dhe Spanja.

    Për sa u përket vendeve në jug të Evropës, nga të gjitha vendet në të cilat Destatis analizoi çmimet, Italia ishte më e shtrenjta. Por edhe në gadishullin Apenin, sipas statisticienëve gjermanë, niveli i çmimeve në hotele apo restorante në periudhën e hulumtuar ishte pesë për qind më i ulët se në Gjermani.

    Për qytetarët e Republikës Federale, një pushim në veri të Evropës ose në disa vende fqinje është më i shtrenjtë se një pushim veror në Gjermani. Nga të gjitha vendet e anketuara, Zvicra ishte më e shtrenjta në mars. Atje, për të njëjtin shërbim (restorant ose natë në hotel) duhej paguar 61% më shumë se në Gjermani. Destinacionet e njohura turistike si Danimarka apo Norvegjia janë gjithashtu më të shtrenjta – me më shumë se 40%.

    Finlanda është pak më e lirë, por gjithsesi dukshëm më e shtrenjtë se Gjermania: netët e hoteleve dhe shërbimet gastronomike ishin 25% më të shtrenjta atje sesa në Republikën Federale të Gjermanisë në mars të këtij viti. Në Irlandë, turistët duhej të paguanin 21% më shumë, pushimet në Suedi ishin 17% më të shtrenjta se në Gjermani, ndërsa në Austri 15%.

    Në Francën fqinje, një nga destinacionet turistike më të njohura të Gjermanisë, në mars duhej të paguhej tetë për qind më shumë për akomodimin në hotel dhe në restorante sesa në Gjermani, njoftoi Destatis.

    Edhe pse kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm në Gjermani gjatë muajve të fundit dhe norma e inflacionit ka arritur një nivel rekord, dhe pavarësisht pasigurive që lidhen me ecurinë e mëtejshme të luftës në Ukrainë, shumica e turistëve gjermanë në këtë sezon veror duan që më në fund (prapë) të shijojnë pushimet e tyre pa shumë shqetësime. Sipas të dhënave të publikuara muajt e fundit, industria e turizmit pret vazhdimin e trendit pozitiv nga viti i kaluar, në të cilin vëllimi i udhëtimeve turistike arriti nivelin e një viti përpara pandemisë së virusit korona.

    Nga nëntori 2021 deri në fund të tetorit 2022, shpenzimet për udhëtime janë dyfishuar (nga 28.8 në 58.6 miliardë euro), konfirmoi Shoqata e Operatorëve Turistikë Gjerman (DRV). Rritje veçanërisht e fortë në atë periudhë u vu re në sektorin e ashtuquajtur “aranzhimet paushale”. Në shkurt të këtij viti u publikua “Analiza e Turizmit Gjerman”, do të thotë rezultatet e një sondazhi me 3000 persona mbi 18 vjeç – gjashtë nga dhjetë të anketuar thanë se po planifikonin një udhëtim turistik këtë sezon. “5 destinacionet kryesore turistike në valën kryesore gjatë verës do të jenë Turqia, Spanja, Greqia, Egjipti dhe Portugalia”, parashikojnë përfaqësuesit e DRV./ DW