Author: editor

  • Lot dhe tmerr! Ky është shkaku që dyshohet pse burri qëlloi gruan

    Lot dhe tmerr! Ky është shkaku që dyshohet pse burri qëlloi gruan

    46-vjeçari Aleko Myrtollari ka qëlluar disa herë me thikë gruan e tij, Marjola Myrtollari, 36-vjeçe, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

    46-vjeçari pasi ka kryer krimin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për kapjen e tij.

    Gruaja ka marrë plagë në disa pjesë të trupit. Ka qenë vajza 16-vjeçare ajo që e ka gjetur të plagosur nënën e saj dhe më pas ka lajmëruar policinë.

    Paraprakisht dyshohet se çifti kishte konflikte për motive xhelozie, pasi autori dyshonte të gruaja e tij për tradhti.

  • Nxorri jashtë fëmijët dhe qëlloi me thikë gruan e tij/ Ky është autori i plagosjes në Korçë dhe bashkëshortja e tij

    Nxorri jashtë fëmijët dhe qëlloi me thikë gruan e tij/ Ky është autori i plagosjes në Korçë dhe bashkëshortja e tij

    Pak orë më parë një ngjarje e rëndë u raportua nga qyteti i Korçës, ku 46-vjeçari, Aleko Myrtollari plagosi rëndë më thikë gruan e tij, Manjola Myrtollari, 38-vjeç dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

    Mësohet se çifti jetonte me qira, ndërsa kishin më shumë se një muaj që ishin zhvendosur nga Tiranë për të jetuar në Korçë.

    Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, thuhet se çifti ka pasur probleme prej kohësh.

    Bashkëshorti ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj Manjola Myrtollarit. Në banesë në ato momente kanë qenë edhe fëmijët, por autori më parë i ka nxjerrë ata jashtë dhe më pas ka qëlluar disa herë bashkëshorten.

    Ka qenë vajza 16-vjeçare ajo që më pas është futur brenda ka parë nënën e saj të plagosur dhe ka njoftuar policinë.

    Po ashtu mësohet se bashkëshorti konsumonte alkool dhe rrinte shpesh i dehur, ndërsa punonte me sezone jashtë shtetit.

    Njoftimi i policisë:

    Korçë/Informacion paraprak

    Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi Aleko Myrtollari., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen Marjola Myrtollari., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit Aleko Myrtollari., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al

  • Britma dhe ulërima në shtëpi! Burri qëllon me thikë gruan

    Britma dhe ulërima në shtëpi! Burri qëllon me thikë gruan

    Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Korçë.

    46-vjeçari Aleko Myrtollari ka qëlluar disa herë me thikë gruan e tij, Marjola Myrtollari, 36-vjeçe, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

    46-vjeçari pasi ka kryer krimin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për kapjen e tij.

    Gruaja ka marrë plagë në disa pjesë të trupit. Ka qenë vajza 16-vjeçare ajo që e ka gjetur të plagosur nënën e saj dhe më pas ka lajmëruar policinë.

  • Më pak se 72- orë publikim/ Kënga e re e Luiz Ejllit kap majat, nuk do ta besoni se në cilin vend renditet në rang botëror

    Më pak se 72- orë publikim/ Kënga e re e Luiz Ejllit kap majat, nuk do ta besoni se në cilin vend renditet në rang botëror

    Ditën e djeshme artisti i njohur Luiz Ejlli publikoi në kanalin e tij zyrtar në Youtube këngën më të re “Përjetësisht” e cila u kthye direkt në një sukses të padiskutueshëm. Kënga e tij ka marrë vëmendjen e publikut dhe brenda 24 orëve ka arritur mbi 1 milion klikime.

    E duke qenë se jemi tek shifrat e rekordeve, kënga e fituesit të edicionit të dytë të Big Brother VIP ka arritur të renditet në vendin e 15-të në listën e video-ve muzikore më ‘trending’ në mbarë botën të platformës YouTube.

    Kjo sigurisht ishte e padiskutueshme për faktin se edhe në rrjetet sociale ka pasur një ndikim mjaft pozitiv si këngë. Faktet flasin vetë…

    Nuk duhet të lëmë pa përmendur edhe një tjetër sukses. Hashtagu #perjetesisht është bërë trending në Twitter, duke përfshirë gjithashtu diskutime të shumta rreth këngës së re të Luiz Ejlli.

    Përdoruesit e Twitterit po shprehin mendime dhe reagime të tyre ndaj këngës, duke komentuar vokalin e tij të shkëlqyeshëm dhe emocionet që transmeton me interpretimin e tij. Disa përdorues po ndajnë tekste dhe citime të preferuara nga kënga, ndërsa të tjerë po lavdërojnë arritjen e Luiz Ejlli në industrinë muzikore.

  • Tmerr, babai vret me thikë djalin 3 vjeç, thirrja prekëse e familjes: Varroseni pranë nënës së tij

    Tmerr, babai vret me thikë djalin 3 vjeç, thirrja prekëse e familjes: Varroseni pranë nënës së tij

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sydney, ku një 45-vjeçar ka vrarë me thikë djalin e tij 3-vjeçar.

    Mediat e huaja shkruajnë se tashmë familja e vogëlushit po kërkojnë që trupi i tij të prehet pranë trupit të nënës,e cila humbi jetën pak pasi e solli në jetë.

    Trupi i pajetë i vogëlushit u zbulua në një apartament në Riverwood, në jugperëndim të Sydneyt, të mërkurën pasdite.

    Babai kishte lëndime të rënda me thikë, të cilat policia beson se ishin vetëshkaktuar dhe u dërgua me urgjencë, ku iu nënshtrua një operacioni urgjent.

  • ‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon…

    ‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon…

    Dubai është shndërruar në “parajsën” e bosëve të krimit, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe shumë vende të tjera të botës.

    Krerët e bandave kanë zgjedhur Dubain si vendin e tyre të sigurt për t’i shpëtuar drejtësisë në vendit e origjinës. Një nga arsyet është mos lejimi i ekstradimit të tyre dhe lehtësirat në qarkullimin e parave të pista që Dubai mundëson.

    Për këtë çështje ka folur edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili ka deklaruar se pranë ministrisë së Drejtësisë, Prokuroria e Posaçme ka dërguar 4 kërkesa ekstradimi të shqiptarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por janë ende në proces shqyrtimi nga autoritetet arabe.

    “Prokuroria e Posaçme ka transmetuar pranë Ministrisë së Drejtësisë katër kërkesa për ekstradimin e shtetasve shqiptarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat janë akoma në proces shqyrtimi nga autoritetet arabe. Ekstradimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe nuk është një problem vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Unë e kam adresuar këtë problem në raport, ju takon autoriteteve të tjera për ta ndjekur në vijim”, tha Dumani për Tv Klan.

    Kujtojmë që refuzimin e parë SPAK e mori për ekstradimin e Plaurent Dervishajt në 2020, i cili ka në Gjykatën e Posaçme të hapur dy procese si pjesëmarrës dhe organizator në atentate të ndryshme.

    Një vit më vonë, të njëjtin fat pati edhe kërkesa për Florenc Çapjen, tashmë i dënuar me burgim të përjetshëm.

  • Gazetari i njohur zbulon pistën hetimore që çoi në vrasjen e 65- vjeçares me plasmas nga i biri

    Gazetari i njohur zbulon pistën hetimore që çoi në vrasjen e 65- vjeçares me plasmas nga i biri

    Krimi i rëndë në familje në Përmet, hetuesit dyshojnë se 24-vjeçari mbyti të ëmën për shkaqe pronësie! Nuk ishte dakord që shtëpia t’i kalonte motrës

    Një pistë tjetër ka dalë nga hetimet për krimin e ndodhur ne familjen Muhollari në Përmet.

    Gazetari i njohur, Piro Nase bën me dije se dyshojnë se se konflikti përshkallëzoi për shkak se dy prindërit i kaluan në pronësi banesën e tyre njërës prej vajzave.

    Ndërtesa tre katëshe mendohet se i kishte kaluar ne pronësi te motrës së tij dhe kjo është bërë pa dijeninë e tij.

    Mësohet se i riu ka qene tërësisht i qete dhe se aktin e ka kryer pasi ka mësuar se prona i pati kaluar te motrës se tij. Hetimet vazhdojnë.

  • Aksident i rëndë, ka të plagosur

    Aksident i rëndë, ka të plagosur

    Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Mat.

    Mësohet se një automjet me dy turistë francezë ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 50 metra në greminë.

    Për pasojë të dy kanë mbetur të plagosur.

  • “Dua të vdesësh”, kërcënohet me jetë sportisti i dashur për publikun (emri)

    “Dua të vdesësh”, kërcënohet me jetë sportisti i dashur për publikun (emri)

    Luis Alberto, ashtu edhe bashkëshortja e tij Patricia Venegas, janë me origjinë andaluze dhe e kanë dashur gjithmonë tokën e tyre. Ky afeksion është derdhur edhe te skuadra e Sevilla-s, ku numri 10 i Lazio-s ka luajtur tashmë dhe ku nëse do të mundte do të kthehej me nxitim.

    Më 31 maj, padyshim që në shtëpinë e Luis Alberto-s të gjithë ishin tifozë me Sevilla-n në finalen e Europa League. Menjëherë pas shprehjes së gëzimit për suksesin e skuadrës së drejtuar nga Mendilibar, profili social i lojtarit u mbush me epitete dhe fraza të papërsëritshme.

    Mirëpo, kjo nuk e trembi çiftin të cilët përkundrazi reaguan me shpejtësi, pa ulur kokën. “Kështu janë njerëzit të sëmurë, nga festa për ekipin tim, Sevilla, të cilin e kam mbështetur për një jetë dhe që fitoi Kupën. Dhe gjëja më e keqe është se nuk mora vetëm një”, zbuloi Venegas në rrjetet sociale.

    “Dua të them gjithashtu se janë denoncuar të gjithë ata që i janë përkushtuar dërgimit të këtij lloj mesazhi”, ka shtuar ajo, duke treguar kështu se ka marrë masa ligjore. Një moment mjaft delikat dhe i trishtë për botën e futbollit.

    “Vdis nga kanceri malinj, duhet të vdesësh keq, duhet të plasësh”, – kjo është përmbajtja e disa mesazheve që i janë dërguar çiftit, tani kushedi se çfarë do të ndodhë, por policia është në punë.

  • ”Nuk u dorëzova derisa zbulova …” Aida Shtino trondit me atë që thotë për Bleona Matën

    ”Nuk u dorëzova derisa zbulova …” Aida Shtino trondit me atë që thotë për Bleona Matën

    Mòderatòrja e Fax News, Aida Shtinò ka ‘rrëfyer’ jetën e saj pròfesiònale në një intervistë për emisiònin “Ka Mòtòrr” me Ana Haxhimalin.

    Mòderatòrja tregòi se ishte ftesa e Preisdentit te Fax News, Kasem Hysenbelliù që e bindi t’i bashkòhet Fax News në një emisiòn ndryshe nga ai që kishte drejtùar prej disa vitesh, Njerëz të Hùmbùr.

    Aida Shtinò tha se kjò ishte një sf idë e rë për të, pòr ajò nga natyra është njeri kò këfòrtë që i shkòn gjërave deri në fùnd .

    Dùke fòlùr për “Njerëz të Hùmbùr”, Shtinò ù shpreh se edhe sòt njerëzit e pyesin se çfarë ù bë me vògëlùshen Bleòna Mata apò të tjerë persòna të hùmbùr.

    Flet Aida Shtinò Pata një ftesë nga Presidenti i ndjerë Kasem Hysenbelliù.

    Ishte një periùdhë pùshimi, dhe hapi tjetër që dò bëja ishte një emisiòn që nùk dò kërkòja njerëz të hùm bùr pòr identitetin tònë të hùmbùr.

    ùnë kùptòva nga dita në ditë se ne nùk njòhim històrinë tòna. Në fillim ka pasùr mòsbesim se isha gazetare femër, investigative.

    Nga natyra jam pak kò këfòrtë dhe i çòj gjërat deri në fùnd, edhe sikùr të gjithë ti kisha kùndër.

    Sigùrisht kisha një staf të përkùshtùar. Kùr gjetëm persònin e parë aty mòrëm fòrca dhe vazhdùam ùdhëtimin prej shùmë vitesh.

    Ka lënë mbresa te mùa dhe më ka ndryshùar jetën, nga històritë që dëgjòja çdò ditë dhe nga kërkimet që bëja, me thënë të drejtën jam bërë njeri më i mirë.

    Ne shpeshherë shq etësòhemi për gjëra që nùk janë shùmë të rëndësishme dhe kùr vjen mòmenti që një një nënë kërkòn fëmijën që nùk e ka parë prej vitesh.

    Tani që e mendòj them si e kam përballùar.

    Mùndòhesha mòs ti marr shùmë emòciònalisht gjërat. Ne pùnònim deri në 12 të natës. Në ekran dilnim vetëm ditën e premte.

    Històritë ishin shùmë të ndërlikùar. Ka qenë vë shtire sepse ka pasùr raste që kemi qëndrùar 6 òrë live, dhe regjizòri më thòshte Aida mbylle se shkòi vònë.

    Kùr vija në shtëpi aty më rrinte mendja. Është e pashmangshme që të shkëpùtesha nga Njerëz të Hùmbùr.

    Dhe kùr dilja me familjen time të gjithë më pyesnin çfarë ù bë për Bleònën.

    Jò vetëm Bleòna, ùnë kam kërkùar shùmë fëmijë të hù mbùr në emisiòn.

    LEXONI ME SHUME