Author: editor

  • Vizitoi restorantet e tij si një lypës, pronari ia plas së qarit nga ajo që shikoi

    Vizitoi restorantet e tij si një lypës, pronari ia plas së qarit nga ajo që shikoi

    Në këtë video do t’ju tregojmë një histori vërtet interesante për një njeri që vizitoi restorantet që ai zotëronte i veshur si një i pastrehë.

    Kjo histori reale ndodhi në Spanjë, ajo që ai pa e bëri të qajë.

    Për më tepër shikoni videon:

  • Luizi i dedikoi një tjetër këngë, ja si reagoi Kiara Tito (Foto)

    Luizi i dedikoi një tjetër këngë, ja si reagoi Kiara Tito (Foto)

    Ditën e sotme, fituesi i “Big Brother Vip Albania”, Luizi publikoi këngën e tij të re. Kënga titullohet “Përjetësisht” dhe është baladë që i dedikohet bashkëshortes së tij, Kiara Titos.

    “Kur jeta më mundi rrugën e gjeta te ti. Nuk e di a të meritoj pasha dy sytë në ballë, kam një jetë që po të kërkoj, unë si ti kurrë nuk kam parë. Se çdo ditë e ndjeja, e ndjeja që një ditë do jem me ty”, këndon Luizi mes të tjerash.

    Në rrjet u aludua se kënga ishte dedikim për Kiarën, pasi edhe vargjet përshtaten me historinë e tyre.

    Kiara e ka publikuar këngën në Instastoryn e saj dhe krahas saj ka shkruar: My summer jam.

    Mesa duket i ka pëlqyer shumë!

  • Aksident me vdekje, autobusi përplaset me 5 makina

    Aksident me vdekje, autobusi përplaset me 5 makina

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një autobus është përplasur me pesë makina pastaj përfundoji në një shkëmb.

    Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në autostradën A16 Napoli-Canosa, në drejtim të Napolit, pranë komunës Vallesaccarda në km 101, ku si pajojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 14 të tjerë.

    Autobusi me 38 persona në bord nga Flixbus, ishte nisur nga Leçe për në Romë Tiburtina.

  • E gjithë bota po mbjell pemën e ullirit në vazo, arsyeja do t’ju habisë

    E gjithë bota po mbjell pemën e ullirit në vazo, arsyeja do t’ju habisë

    Ju tashmë e dini se si mund të dekoroni shtëpinë tuaj me bimë dhe lule nga më të ndryshmet: sa më shumë, aq më mirë.

    Kjo është provuar shkencërisht se bimët dhe lulet mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni, mund t’ju frymëzojnë krijimtarinë dhe sigurisht ndihmojnë të keni ajër sa më të pastër rreth jush.

    Dhe ajo që është futur në një trend së fundmi dhe po përhapet gjithandej, sipas “House Beautiful”, është mbjellja e pemës së ullirit në shtëpi.

    A e dini se ato mund të rriten brenda në një vazo? Po dhe janë të përmasave të ndryshme, në vazo të mëdha dhe të vogla.

    Nëse edhe ju doni ta bëni këtë gjë, e mira është që pasi ta blini një pemë të tillë, të siguroheni që ta vendosni në një vend ku ajo mund të marrë të paktën gjashtë orë diell çdo ditë.

    Dhe ju duhet ta ujisni rregullisht bimën tuaj dhe të mos lejoni që të thahet.

    Mund të zgjidhni edhe një pemë xhuxhe, por mbani parasysh se kjo lloj peme sërisht mund të rritet në gjatësi, nëse nuk i krasitni degët, për t’i mbajtur ato të shkurtra.

  • Arrestohet zjarrfikësi me kokainë dhe armë pa leje

    Arrestohet zjarrfikësi me kokainë dhe armë pa leje

    Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka arrestuar një zjarrfikës në Roskovec për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga ka rënë 22-vjeçari E.Sh. I riu u kap me 13 doza kokaine, një peshore elektrike si dhe para. Ndërkohë që gjatë kontrollin në banesën e tij u gjet edhe një armë gjuetie tip “Çifte”.

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier- Berat) njofton se ka arrestuar E. SH., 22 vjeç, me detyrë Zjarrfikës në M.Z.SH Roskovec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Berat në automjetin Honda Civic që ai drejtonte, u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartmonedhë me prerje 50 euro dhe 1000 lekë.

    Gjithashtu gjatë kontrollit të kryer nga specialistët e AMP në banesën e shtetasit E. SH. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “Çifte” dhe dy aparatë telefonikë celularë.

    Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

  • Mbyti të ëmën pas një konflikti të momentit, pamje ka vendi i krimit në Përmet

    Mbyti të ëmën pas një konflikti të momentit, pamje ka vendi i krimit në Përmet

    Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 është regjistruar një ngjarje e rëndë në familjen Muhollari ku djali 24-vjeçar, Albi Muhollari mbyti me plasmas nënën e tij 63-vjeçare.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur 4 ditë pasi ishin rikthyer për pushime në Shqipëri nga Amerika ku jetonin prej vitesh. Sipas policisë 24-vjeçari vuan nga gjendja depresive dhe është i dyshuari kryesor.

    Ndërkohë i ati i 24-vjeçarit ka hedhur akuza për doktorin i cili trajtonte të riut duke u shprehur se duhet të futet në burg ai dhe jo i biri pasi ata kishin shprehur shqetësimin se ai ishte agresive e familjarët.

    Sipas të atit doktori nuk mori asnjë masë për ta shtuar në një institucion të përshtatshëm.

    Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë mbrëmë:

  • I riu vrau nënën në Përmet, flet babai: Në burg nuk duhet të futet im bir, por …

    I riu vrau nënën në Përmet, flet babai: Në burg nuk duhet të futet im bir, por …

    Qyteti i Përmetit u trondit mbrëmjen e djeshme nga vrasja e 65-vjeçares, Zeniate Muhollari, e cila u mbyt për vdekje nga djali i saj 24-vjeçar.

    Albi Muhollari në gjendje të rënduar depresive mbyti nënën e tij me plastmas. Nënë e bir jetonin në Amerikë dhe kishin vetëm 4 ditë që ishin kthyer në Shqipëri për pushime.

    Burime për media bëjnë me dije se pas një debati, 24-vjeçari në gjendje depresive ka mbytur me plasmas 68-vjeçaren.

    I tronditur nga ngjarja, babai bën me faj doktorin, që nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm edhe pse disa herë i kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e 24 vjeçarit.

    Gjithashtu mësohet se prindërit kanë qenë të shqetësuar për sjelljen agresive të djalit të tyre. Madje ato kanë pasur frikë se mos u bënte keq të afërmve apo dhe njerëzve të tjerë./albeu.com/

  • Historia e varrit që ruhet çdo orë e minutë, që nga mesnata e korrikut të vitit 1919, nuk do e besoni arsyen

    Historia e varrit që ruhet çdo orë e minutë, që nga mesnata e korrikut të vitit 1919, nuk do e besoni arsyen

    Varri i ushtarit të panjohur është një monument i ngritur në nder të një ushtari, detari, piloti apo marinari, si dhe për kujtimet e përbashkëta të të gjithë ushtarëve, marinsave, aviatorëve dhe detarëve të vrarë në çdo luftë, transmeton KultPlus.

    Varret e tilla mund të gjenden në shumë vende dhe janë zakonisht të profilit të lartë të monumenteve kombëtare.Ky monument ndodhet në Virixhinia të Shteteve të Bashkuara të Ámerikës.

    Ái ruhet çdo orë e çdo minutë që nga mesnata e 2 korrikut të vitit 1919. Rojet nuk largohen asnjëherë që aty, edhe kur moti është i keq. Madje ata kanë rrezikuar edhe jetët e tyre në rastet e uraganeve të ndodhura.

    Gjatë gjithë historisë, shumë ushtarë kanë vdekur në luftëra eshtrat e të cilëve kanë mbetur të paidentifikuar.Pas Luftës së Parë Botërore, u ngrit një lëvizje për të përkujtuar këta ushtarë me një varr të vetëm, që përmban trupin e një ushtari të tillë paidentifikuar.

    Rojet nuk largohen asnjëherë nga aty, edhe kur jeta e tyre është rrezikuar nga Uragani Sandy, duke shërbyer kështu me dinjitet dhe krenari.

  • “Reshje të lehta shiu dhe temperatura të larta”, parashikimi i motit për sot

    “Reshje të lehta shiu dhe temperatura të larta”, parashikimi i motit për sot

    Këtë të dielë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Gjirokastër të shoqëruara me shtrëngata.

    Ndërkohë ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.

    Sipas Institutit të Gjeoshkencave temperaturat sot do shkojnë deri në 28 °C.

    Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

    në bregdet: 17 / 25 °C

    në vendet e ulëta: 13 / 28 °C

    në vendet malore: 9 / 22 °C

    Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

  • Femrat shkonin të sëmura me grip, mjeku i shtrinte dhe më pas i’u bënte diçka që sot këto gra po “terbohen”

    Femrat shkonin të sëmura me grip, mjeku i shtrinte dhe më pas i’u bënte diçka që sot këto gra po “terbohen”

    Kjo që do t’ju rrëfejmë duket si një histori e pabe.su eshme, por faktikisht ka ndodhur dhe ngjarja është kthyer në lajmin e ditës, sepse fajtori i dyshuar përfundoi në arr.est shtëpiak disa orë më parë. Për çfarë po flasim? Një mjek në Alba të Italisë aku.zohet se ka përdorur hipnozën për të përfituar nga pacientët e tij.

    Por le të shkojmë hap pas hapi për të rindërtuar gjithçka që ka ndodhur.

    Protagonisti është një mjek familjar 56-vjeçar, M. V. S. i aku zuar për ab.uz im me pacientët e tij.

    Faktet kthehen në periudhën midis 2012 dhe 2016. Mjeku përdori hipnozën për t’i bërë gratë të binin në gjumë në studion e tij dhe më pas i prekte kudo, madje edhe në zona in.t ime.

    E gjitha filloi me de.non cimin e njëres nga pacientët e tij. Gruaja (emri i të cilës nuk publikohet për çështje të privatësisë) kishte shkuar tek mjeku duke u ankuar për një të ftohur që kurrë nuk dukej se po i kalonte.

    Mjeku i kishte dhënë në recetë disa pilula dhe spray-t dhe pastaj, pasi nuk kishte përmirësime, ai kishte sugjeruar hipnozën.

    Gruaja tha: “Ai ishte mjeku im. I besoja atij. Çfarë tjetër mund të bëja? Ai më preku. U habita. Nuk mund ta kontrolloja trupin tim. Por më kujtohet gjithçka që bëri”.

    Mjeku e kishte prekur dhe ab u.zuar duke mos e ditur se diçka kishte shkuar keq në hipnozë dhe se gruaja nuk ishte plotësisht e pavetëdijshme.

    Gruaja shkoi në polici dhe e de.noncoi atë. Dhe pas den.oncimit të saj, filloi një hetim që i bëri agjentët të zbulonin histori të tjera si të gruas në fjalë.

    Në të vërtetë, gra të tjera kanë raportuar se janë hipnotizuar (pasi donin të trajtonin gripin) dhe se ishin zgjuar shtrirë në shtratin e mjekut dhe me rroba të çrregullta. Por nuk mbanin mend dot më shumë detaje.

    Hipnoza me ta kishte funksionuar më mirë, por ata ende kishin dyshime ndaj rrobave të çrregullta.

    Pak ditë më parë, arre.stimii mjekut u bë në bazë të një urdhri nga gjykata e Astit.

    Mjeku është tani nën arr.est shtëpie dhe do t’i duhet të përgjigjet para gjykatësit për kri.met e kontestuara. Burimi: Unionesarda.it/ Përshtati: ShkodraNews