Author: editor

  • E ka seriozisht? Ronaldo Sharka u bën thirrje njerëzve të pasur: Më dhuroni një makinë! (VIDEO)

    E ka seriozisht? Ronaldo Sharka u bën thirrje njerëzve të pasur: Më dhuroni një makinë! (VIDEO)

    Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Ronaldo Sharka, ka fituar shumë popullaritet së fundmi dhe shkak janë bërë postimet e tij të ndryshme në rrjetet sociale.

    Moderataroi i njohur herë pas here bën postime shumë ‘funny’ në profilin e tij në “Instagram”, të cilat marrin menjëherë vëmendjen e të gjithëve. E kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme.

    Ronaldo ka postur disa video në “Instastory”, ku u ka bërë thirrje personave që bëjnë pjesë te kategoria e të pasurve, që t’i blejnë një makinë të shtrenjtë dhe luksoze.

    Ai shprehet se kjo do të jetë gjëja më e bukur që ata do të bëjnë këtë verë. Kuptohet që ky postim është me sens humori, ashtu siç Sharka bën së fundmi.

    “Përshëndetje të gjithëve, kam një njoftim shumë të rëndësishëm për ju. Për ndonjë person që e sheh këtë story dhe bën pjesë te kategoria e njerëzve të pasur. Pra, nuk është se ka 100 mijë 200 mijë euro në bankë por ka mbi 1 milion euro apo gjysmë milionë euro. Nuk ka ç’të bëjë këtë verë, do të bëjë diçka interesante që duket ‘cool’, që duket uauu, le të më dhurojë mua një ‘Range Rover’ nga këto të fundit patjetër, edhe të 2-3 viteve të fundit nuk ka problem.

    Domethënë përveçse do të bëjë diçka të bukur, do të bëjë një njeri të ndihet mirë, që në këtë rast jam unë. Por do të bëjë edhe diçka ndryshe në jetën e vet. E di që mund të keni bërë shumë gjëra këtë verë po kjo do të jetë gjëja më e bukur e kësaj vere. Përveç kësaj mund të dalësh në portale.

    Ndryshe tani jetën tënde, është koha të ndryshosh jetën tënde. Më dhuro mua një ‘Range Rover’ ose GLE, në fakt edhe GLE nuk është keq”, dëgjohet të thotë moderatori në videot e postuara në “Instastory”.

    https://www.cdnimpuls.com/video/64d21808e4928.mp4?_=2

  • E pazakontë! Shqiptari i telefonon policisë italiane: Eja më vrisni!

    E pazakontë! Shqiptari i telefonon policisë italiane: Eja më vrisni!

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku protagonist është bërë një shqiptar.

    Sipas mediave italiane, shqiptari i cili ishte në arrest shtëpie ka telefonuar karabinierët, të cilëve u ka kërkuar që ta vrasin me plumb në kokë.

    shqiptari u tha se nuk kishte më dëshirë të qëndronte në “arrest shtëpiak”, nga frika se nuk do të mund të kontrollonte instinktet e tij. Kjo sepse deri më tani, ai kishte dhunuar nënën dhe djalin e tij, me të cilët jetonte.

    Burri u arrestua majin e kaluar për keqtrajtim, lëndim dhe dhunë seksuale ndaj partneres së tij 46-vjeçare, e cila ndërkohë është larguar nga shtëpia me djalin e saj të mitur.

    I vendosur në arrest shtëpiak me nënën e tij të moshuar dhe djalin tjetër, 50-vjeçari ka shkelur masën duke u përfshirë në sjellje të pahijshme, duke ushtruar hdunë ndaj tyre.

  • Fansat po ‘plasin’ ta dinë! Adrola Dushi dhe Capital T vijojnë të mos ndahen nga njëri-tjetri (Video)

    Fansat po ‘plasin’ ta dinë! Adrola Dushi dhe Capital T vijojnë të mos ndahen nga njëri-tjetri (Video)

    Prej kohësh tashmë në rrjetet sociale po qarkullojnë thashethemet se mes bukuroshes Adrola Dushi dhe Capital T ka një lidhje dashurie.

    Ndërkohë që ende nuk ka një konfirmim nga ana e dyshes, në rrjetet sociale qarkullojnë shumë video të dy personazheve të njohur, nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

    Një video e publikuar në profilin e Instagramit të Ardit Cunit, Adrola Dushi shihet teksa shijon koncertin e Capital T, duke kënduar dhe kërcyer këngët e artistit.

    Adrola, gjithashtu shihet ta përkrah shumë artistin përmes postimeve të saj në Instagram, i cili pritet të japë koncertin e tij, më 11 gusht, në qytetin e Prishtinës.

    Kujtojmë që Adrola Dushi, ka qënë figurante në klipin e këngës së njohur të Capital T, “C’est La Vie”, e publikuar rreth tre vite më parë. Madje thashethemet për një lidhje mes tyre, lindën pikërisht pas publikimit të këtij klipi.

    Adrola, e cila është nëna e një djali nga martesa e mëparëshme me Adis Patushi, është një personazh mjaft i preferuar për publikun shqiptar, duke përcuar mjaft pozitivitet. Nga ana tjetër edhe Kapoja ka qënë gjithmonë larg skandaleve të shoubizit, kështu që padyshim përbëjnë ciftin perfekt dhe fansat po presin me padurim një foto mes tyre.

    https://www.cdnimpuls.com/video/64d219002ede8.mp4?_=2

  • Tronditëse! Qiradhënësi gjen 39-vjeçarin të dekompozuar në banesë, prej muajsh…

    Tronditëse! Qiradhënësi gjen 39-vjeçarin të dekompozuar në banesë, prej muajsh…

    Trupi i pajetë i një koreani, që prej disa kohësh jetonte në Shkodër, është gjetur i pajetë në banesën që kishte marrë me qira.

    Ngjarja në fjalë është zbuluar mbrëmë. Ka qenë pronari i banesës, shtetasi me inicialet A. V., 38 vjeç, ai që sinjalizoi policinë se në shtëpinë e tij në lagjen “Naim Gjylbegu” kishte gjetur trupin e shtetasit me inicialet D. K., të dekompozuar.

    NJOFTIMI I POLICISE:

    Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nga shtetasi A. V., 38 vjeç, se në banesën që kishte lënë me qira, në lagjen “Naim Gjylbegu”, kishte gjetur të dekompozuar trupin e shtetasit D. K., 39 vjeç (qiramarrësi), lindur në Korenë e Jugut dhe banues në Shkodër (që nga muaji shkurt i vitit 2022).

    Sipas deklarimeve të 38-vjeçarit, ai kishte shkuar në këtë banesë, pasi prej muajsh nuk kishte përgjigje nga qiramarrësi i saj, shtetasi D. K., dhe kur ka konstatuar trupin e dekompozuar të këtij shtetasi, ka njoftuar menjëherë Policinë.

    Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa nga kontrollet e imtësishme në këtë banesë, janë gjetur disa doza të dyshuara të lëndëve narkotike. Paraprakisht dyshohet se shtetasi D. K. e ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

  • VIDEO/ Rreziku më i ri në rrugët e vendit – Kapen dy shoferët e droguar në Tiranë

    VIDEO/ Rreziku më i ri në rrugët e vendit – Kapen dy shoferët e droguar në Tiranë

    Policia Rrugore njofton se gjatë kontrolleve të fundit ka vënë në pranga dy shtetas që drejtonin automjetet në efektin e lëndëve narkotike.

    Që nga nisja e testimeve me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti janë arrestuar 26 drejtues mjetesh që kanë rezultuar nën efektin e narkotikëve në timon.

    Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. B., dhe S. L.

    Këta shtetas u ndaluan për kontroll pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetet e tyre, në mënyrë të parregullt. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se këta shtetas drejtonin automjetet, në efektin e lëndëve narkotike.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    https://www.facebook.com/watch/?v=1699973023784146

  • ‘Më shau i pari. Nuk doja ta vrisja’! Zbardhet dëshmia e Rei Metës për krimin në Vlorë

    ‘Më shau i pari. Nuk doja ta vrisja’! Zbardhet dëshmia e Rei Metës për krimin në Vlorë

    Rei Meta, autori i vrasjes së Armando Meshaut ditën e djeshme në Vlorë ka folur para policisë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

    Meta ka thënë se 55-vjeçari e ka ofenduar teksa ishin duke debatuar dhe pretendon se e ka goditur për vetëmbrojtje.

    “Debatuam, ai më shau i pari. Nuk kisha për qëllim ta vrisja, e bëra për vetëmbrojtje”, ka deklaruar Rei Meta.

    Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme (7 gusht) në një qendër interneti, pranë Gjykatës së Vlorës. Meta e ka goditur viktimën me 2 grushte, në fytyre dhe pas koke dhe Armando Meshau ka rënë në tokë, ku ka goditur kokën në pllaka dhe kjo ka rezultuar fatale për të.

    Autori i ngjarjes është larguar nga skena e krimit dhe u kap rreth 4 orës pas vrasjes, në zonën e Lungomares.

  • Eros Ramazzotti puth të bijën në buzë në mes të koncertit, revoltohen italianët (VIDEO)

    Eros Ramazzotti puth të bijën në buzë në mes të koncertit, revoltohen italianët (VIDEO)

    Eros Ramazzotti mbajti më datë 3 gusht një koncert në Teatrin Antik të Taorminës, ku ngjalli polemika të shumta për shkak të një gjesti të tij. Në rreshtin e parë për ta dëgjuar ishte edhe vajza e madhe Aurora, së bashku me partnerin e saj Goffredo Cerza. Kjo e fundit ka ndarë në rrjete sociale një moment shumë emocionues të koncertit, kur ajo dhe babai i saj kënduan së bashku në skenë “It ëill be Daëën” , këngë e shkruar nga kantautori menjëherë pas lindjes së saj.

    Gjatë performacës këngëtari italian e puthi në buzë të bijën 26-vjeçare duke shkaktuar komente të shumta negaive në rrjete sociale.

    Pasi iu afrua vajzës së saj ulur në vendet e para të Teatrit Antik të Taorminës, për të kënduar me të, Eros Ramazzotti e përshëndeti duke i dhënë një puthje në buzë. Gjesti përfundoi në TikTok dhe u bë viral shumë shpejt.

    Videoja ngjalli një debat dhe polemika mbi temën “A është e drejtë apo jo të puthësh fëmijët në buzë?”.

    https://v19-web-newkey.tiktokcdn.com/6960bff560be12c32eb3ff5d46955a57/64d25de7/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068c001-euttp/oALpYgKikWDH7G4ZBdeDQGnPEzARfBxIQpbzPN/?a=1988&ch=0&cr=0&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C0&cv=1&br=2558&bt=1279&cs=0&ds=3&ft=ApKJEB0Vq8ZmoNvc-c_vjs~P8AhLrus&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=NDNnaDVkNWhkNDc4ZDRoaUBpajZrPGg6ZjZnbTMzZjczM0BjMzYuLmExNjAxLjBjYi1jYSM1Z2NucjRvMDNgLS1kMWNzcw%3D%3D&l=20230808092244041F63E9B142A504EF48&btag=e00088000

  • “Mbi 200 dhoma gjumi”, dalin pamjet e burgut ‘lundrues’ në Angli që do strehojë azilkërkusit shqiptarë dhe të huaj (Foto)

    “Mbi 200 dhoma gjumi”, dalin pamjet e burgut ‘lundrues’ në Angli që do strehojë azilkërkusit shqiptarë dhe të huaj (Foto)

    Britania e Madhe që nga dita e djesme ka filluar të zhvendosë disa emigrantë, përfshirë edhe shqiptarë, duke i vendosur ata në platforma lundruese në brigjet e saj jugore.

    Mediat britanike kane publikuar pamjet e atyre qe tashme quhen “burgje lundruese”. Vendimi është pjesë e planeve për të kursyer fonde, duke u hequr mundësinë e dërgimit nëpër hotele të migrantëve që arrijnë në Britani me varka të vogla.

    Kryeministri Rishi Sunak e ka bërë goditjen kundër emigracionit të paligjshëm një përparësi kryesore të qeverisë së tij, përpara zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen vitin e ardhshëm.

    Në përpjekje për të penguar shtetas të huaj të hyjnë në Britani pa dokumente, qeveria po i zhvendos emigrantët në vende ushtarake të papërdorura, si edhe në ndërtesa lundruese trekatëshe gri, në Portland, ku mund të strehojë rreth 500 njerëz në më shumë se 200 dhoma gjumi.

  • 1 vit kërkime nga zhdukja e Ervis Martinajt, publikohet videoja kur ‘mbreti i kumarit’ notonte në këtë vend (Video)

    1 vit kërkime nga zhdukja e Ervis Martinajt, publikohet videoja kur ‘mbreti i kumarit’ notonte në këtë vend (Video)

    Është mbushur plot 1 vit nga zhdukja në Shijak e Ervis Martinaj, njeriut që jetonte mes biznesit të lojrave të fatit dhe botës të krimit të organizuar.

    Pikërisht në 9 gusht 2022, 41-vjeçari humbi kontaktet me rrethin e tij shoqëror dhe familjar, çka solli që një ditë më pas në 10 Gusht xhaxhai i tij Rakip Martinaj të kallëzonte në policinë e Laçit, rastin e humbjes së kontaktit me nipin.

    Shijaku ishte pika e fundit e ndalesës së tij, duke hyrë në banesën e një të njohuri A.A. Shijaku mban të fshehur misterin nëse Ervis Martinaj është gjallë apo e kanë vrarë.

    “Ora News” ka siguruar një video, ku njeriu më i kërkuar nga policia, Ervis Martinaj, shfaqet teksa noton në Lagunën e Patokut në Laç.

    Në video duket qartë Ervis Martinaj, teksa bën lëvizje të krahëve dhe më pas zhytet në ujërat e Lagunës.

    E teksa noton disa metra, del me urgjence nga uji, duke bërtitur: “…o ka gafore…”.

    Për një periudhë 1-vjeçare emri i Ervis Martinajt, ka ngjallur kureshtje, duke e ndarë opinionin publik, median dhe policinë, mes misterit nëse është i gjallë apo është i vdekur.

    Prokuroria e Laçit dhe më pas ajo e Lezhës, prej 1 viti po kryen hetime për akuzën e “Rrëmbimit dhe zhdukjes së personit”.

    Por deri në këtë fazë nuk është bërë e mundur të gjendet asnjë provë apo sinjalizim, rreth fatit të njeriut që jetonte mes botës së lojrave te fatit dhe Krimit të Organizuar.

    Njerëzit e fundit që shoqëronin Ervis Martinaj nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas, ishin e dashura e tij Sadete Kokomani dhe punonjësi i policisë, Jeton Lami.

    Ky i fundit u arrestua për “Shpërdorim detyre” dhe më pas u dënua nga gjykata e Lezhës me dy vjet e 10 ditë burgim.

    E megjithëse Prokuroria e Lezhës, për rastin Martinaj po kryen hetime në pistën e rrëmbimit dhe zhdukjes së personit, nga ana tjetër SPAK, brenda 1 viti ka iniciuar 4 procedime penale kundër tij, duke i vendosur 2 masa sigurimi “Arrest në burg”.

    Nga maji 2022 deri në korrik 2023, Ervis Martinaj është shpallur dy herë në kërkim nga SPAK, si person i implikuar në sigurimin e kushteve për të vrarë Endrit Doklen, Kleant Musabelliut dhe vrasjen e Gjin Boriçit në Shkodër.

    Një masë tjetër është dhe inicimi i një hetimi pasuror, duke vendosur sekuestrimin e pasurive të biznesmenit dhe familjarëve të tij.

    Ndërkohë një proces tjetër është iniciuar në SPAK pas dyshimeve të përfshirjes së tij në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Europë.

    Njëherësh në prokurorinë e Lezhës, në shtator 2022 Martinaj rezulton të jetë marë i pandehur së bashku me Nikolin Nikën, për “Heqjen e paligjshme të lirisë” ndaj 64-vjeçarit Nikoll Buna.

    Por pas të gjitha këtyre dosjeve penale të lindura brenda 1 viti, Ervis Martinaj, nuk ka dhënë asnjë sinjal që ekziston.

    Për fatin e tij është interesuar personalisht dhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili gjatë një takimi në Ministrinë e Brendshme, me krerët më të lartë të policisë, lëshoi ultimatumin se brenda 3 muaj policia duhet të kishte zbardhur enigmën.

    “…është e papranueshme që me javë të tëra mëngjeset dhe darkat e shqiptarëve, ekran më ekran dhe faqe më faqe janë bërë si një “Big Brother” i kronikës së zezë. Jo u vra, jo s’u vra ai që ishte i shumëkërkuar nga drejtësia dhe çfarë nuk dëgjojnë njerëzit, lloj-lloj legjendash me luanë, me bamirësa, me oligarkë, shto ujë e shto miell si një serial absurd për një nga figurat më të zeza të botës së krimit shqiptar”, – u shpreh në 7 shtator 2022, Edi Rama.

    Por edhe pas ultimatumit që i dha drejtorit të sapormëruar Muhamet Rrumbullaku se brenda 3 muaj, policia duhet të dilte me një version zyrtar për fatin e Ervis Martinaj, është mbushur 1 vit që Policia e Shtetit dhe organet e tjera të inteligjencës nuk kanë një version zyrtar për fatin e Martinaj.

  • Monedhat e huaja dalin nga ‘gremina’, ja me sa shiten dhe blihen sot në tregun valutor (Tabela)

    Monedhat e huaja dalin nga ‘gremina’, ja me sa shiten dhe blihen sot në tregun valutor (Tabela)

    Sot, më 8 Gusht 2023, dollari amerikan blihet me 93.7 lekë dhe shitet me 95.1 lekë.

    Euro blihet me 103.3 lekë dhe shitet 104.3 lekë.

    Paundi britanik blihet me 118.8 lekë dhe shitet me 120.8 lekë.

    Franga zvicerane blihet me 106.7 lekë dhe shitet me 108.4 lekë.

    Dollari kanadez blihet me 69.5 lekë dhe shitet me 72 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja: