Author: editor

  • FOTO/ “Dhurata ishe ti”, Stresi i bën dedikimin e papritur këngëtares

    FOTO/ “Dhurata ishe ti”, Stresi i bën dedikimin e papritur këngëtares

    Kjo pasi reperi shqiptar, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, ka postuar në faqen e tij zyrtare të rrjetin social “Instagram” një foto më këngëtaren ku kjo e fundit ka qenë duke i vendosur një varëse në qafë.Nga dedikimi mbi foto, Stresi ka zbuluar se varësja ishte dhuratë nga vetë Morena, të cilën ai vendosi ta falënderonte publikisht.

    “Flm për dhuratën, por dhurata ishe ti”- ka shkruar reperi.
    Kujtojmë se Morena ka qenë mbështetësja më e madhe e Stresit në Big Brother Kosova.😊😊

  • Shqiptari lë duhanin dhe bëhet “milioner”. E pabesueshme sa para kurseu ai

    Shqiptari lë duhanin dhe bëhet “milioner”. E pabesueshme sa para kurseu ai

    Shaban Guri nga Kaçaniku kishte bërë bujë në rrjetet sociale,
    duke treguar publikisht kursimet e tij.

    Sipas përshkrimit të tij, ai këto kursime i ka bërë duke e lënë duhanin.

    “Kush thotë se duhani dë mton shëndetin gabon,

    duhani dëmton edhe buxhetin.

    Këto kursime janë nga ndalimi i duhanit”, kishte thënë Guri,

    duke publikuar monedhat 2-euroshe që ka kursyer.

    Ndaj fillo nje jete te re dhe largojeni nga jeta juaj pasi do te shpetoni ju dhe familja juaj.

  • Gjendet foleja e rrallë me vezë në malet e Librazhdit, askush nuk e di çfarë janë(Video)

    Gjendet foleja e rrallë me vezë në malet e Librazhdit, askush nuk e di çfarë janë(Video)

    Kënaqësia që të ofron kjo pamje është me të vërtetë e mrekullueshme.

    Është një emocion për të cilin duket se nuk gjen dot fjalë për ta përshkruar.

    Kjo fole e mbushur plot me vezë është gjetur në Sopot të qytetit të Librazhdit.

    Fotoja e rrallë është publikuar

    nga gazetari Agim Blloshmi.

    Qyteti i Librazhdit njihet për peizazhe të mrekullueshme dhe pasuri të shumta natyrore.

  • Djali i anëtares së KLP sekser për të përfituar apartament, zbardhet e vërteta pse Rei Meta vrau ndërtuesin në Vlorë

    Djali i anëtares së KLP sekser për të përfituar apartament, zbardhet e vërteta pse Rei Meta vrau ndërtuesin në Vlorë

    Detaje të tjera janë zbardhur pasditen e sotme nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Vlorë, ku për pasojë humbi jetën një person.

    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 33-vjeçari Rei Meta kishte ndërhyrë si sekser për një prej pronave që biznesmeni i ndërtimit kishte interes, duke i premtuar garanci se do t’i zgjidhte punë.

    I riu kishte premtuar zgjidhje për pronën e Armando Meshaut, duke përdorur emrin e të ëmës, që është anëtarja e KLP-së, Nurihan Seiti Meta dhe për punën që do bënte do të përfitonte një apartament që do t’i falej nga ndërtuesi i njohur në Vlorë.

    Por, 33-vjeçari nuk e kishte mbaruar punën si sekser dhe 55-vjeçari kishte zgjidhur çështjen me lidhje të tjera. Por 33-vjeçari pretendonte se ndërtuesi duhet t’i falte apartamentin dhe për këtë arsye nisi edhe konflikti mes tyre.

    55-vjeçari kishte refuzuar t’ia kalonte në pronësi apartamentin Rei Metës dhe ditën e sotme u përballën në një kancelari në Vlorë aty konflikti verbal degradoi në dhunë fizike, ku si pasojë 55-vjeçari humbi jetën.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 8 gusht 2023

    Horoskopi për ditën e sotme, 8 gusht 2023

    Dashi

    Ju vuani nga zhgënjimet e lidhura me punën pasi të gjithë të tjerët duket se po marrin të gjithë lavdërimet dhe vëmendjen, ndërsa ju jeni ai që në të vërtetë bën të gjithë punën. Mundohuni të përqendroheni më shumë në atë që po bëni, në vend të asaj që po bëjnë të gjithë të tjerët.

    Demi

    Çdo rrezik që ndërmerrni në lidhje me punën me siguri do të shpërblehet. Jeni në një pozicion me fuqi të madhe dhe besimi juaj është i lartë. Mos lejoni që ky avantazh i mrekullueshëm të shkojë dëm. Kini besim në veten tuaj dhe të tjerët do të kenë besim tek ju.

    Binjakët

    Njerëzit me të cilët punoni ose për të cilët mund të sillen si miqtë tuaj sot, mund të mos jenë aspak miqtë tuaj. Mbani në mend se ata kanë motive egoiste. Ata nuk janë në këtë lojë për të përmirësuar karrierën tuaj. Ata janë në të për të përmirësuar veten e tyre. Vazhdoni me kujdes.

    Gaforrja

    Kjo është një nga ato ditët në të cilat nuk bëhet fjalë për atë që dini, por për personat që njihni. Jini të vetëdijshëm se lidhjet me njerëzit e tjerë janë pasuria juaj më e vlefshme sot. Mbajeni në dorë librin tuaj të telefonit. Bëj telefonata kur të duhet.

    Luani

    Do të keni ndjesinë se të tjerët nuk po luajnë sipas rregullave sot. Instinktet tuaja janë të sakta. Dikush po merr një qasje mjaft të papjekur. Ai ose ajo po përkul rregullat për të ecur përpara. Mos kini frikë të lajmëroni eprorët tuaj për këtë.

    Virgjëresha

    Jeni në një pikë shumë kulmore të muajit. Mos ngurroni të bëni një lëvizje që mund të keni hezituar ta bëni disa ditë më parë. Çdo shfaqje e trimërisë do të shpërblehet shumë. Nëse zvogëloheni në sfond, do të mbeteni prapa.

    Peshorja

    Nëse shkoni me rrjedhën, do të jetë e vështirë për të tjerët t’ju zgjedhin nga turma. Bëni diçka që do t’ju bëjë të dalloheni. Provoni një qasje dramatike dhe krijuese. Të tjerët nuk do të jenë në gjendje t’i rezistojnë stilit tuaj artistik kur paraqiteni me shije.

    Akrepi

    Mos kini frikë të merrni një vendim ekzekutiv sot, edhe nëse teknikisht nuk jeni në gjendje ta bëni këtë. Aftësitë tuaja drejtuese janë në shpejtësinë maksimale, kështu që ju gjithashtu mund t’i shfaqni ato dhe t’u tregoni të tjerëve se mund ta drejtoni shfaqjen.

    Shigjetari

    Do të kërkohet durim për t’u marrë me dikë që nuk ka aq largpamësi sa ju. Kur shtytja vjen për të shtyrë, mos kini frikë të nxirrni arsenalin tuaj të fakteve që i keni mbledhur ngadalë dhe me zell. Do të triumfoni.

    Bricjapi

    Lajkat do t’ju sjellin gjithçka që dëshironi në botën e punës sot. Mos kini turp që t’i bëni dush shefit tuaj me komplimente që e dini se ai ose ajo dëshiron t’i dëgjojë. Jini të respektueshëm, por mos kini frikë të vendosni pak sheqer shtesë.

    Ujori

    Ju mund të ndiheni sikur aftësitë tuaja nuk po përdoren plotësisht në vendin e punës. Sigurohuni që të njoftoni punëdhënësit tuaj se ky është problemi. Mos kini frikë të tregoni aftësitë tuaja sot dhe të tregoni se jeni më të vlefshëm sesa mund të mendojnë të tjerët.

    Peshqit

    Ngjarjet në botën e punës janë natyrisht në favorin tuaj. Për shkak të kësaj, ju do të fitoni shumë. Nëse keni nevojë për një punë të re, kjo është një kohë e mirë për t’u prezantuar virtualisht me punëdhënësit e mundshëm. Përshtypja që do të lini do të jetë e mirë.

  • Zbulohen detajet e para nga filmi i Bora Zemanit dhe Donald Veshaj

    Zbulohen detajet e para nga filmi i Bora Zemanit dhe Donald Veshaj

    Bora Zemani dhe Donald Veshaj do të bëjnë një film së bashku dhe ishte vetë Donaldi i cili gjatë emisionit të tij “Më lër të flas” i konfirmoi lajmet.

    “Na prisni në vazhdim në lajme të reja…mendoj se do ta lansojmë shumë shpejt. Na kanë zënë edhe ne këto halle. Do ta zbulojmë më vonë.” tha Donaldi.

    Disa burime për revistën “Bordo” kanë zbuluar se ai do të jetë më shumë si një reality show, pasi sipas revistës emrat dhe historia e çiftit do të jetë e tyre.

    Ndërsa përsa i përket skenaristit të filmit, sipas burimeve ai do të jetë Besmir Mustafaj.

  • E frikshme! Makina përplas qëllimisht dy të rinj dhe largohet me shpejtësi (Video)

    E frikshme! Makina përplas qëllimisht dy të rinj dhe largohet me shpejtësi (Video)

    KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodur në Fushë Kosovë, ku një person ka goditur me makinë dy persona.

    Në videon që ka siguruar Paparaci, shihet teksa makina ka hedhur në ajër dy personat. Në lidhje me rastin nuk ka akoma një raportom nga policia e Kosovës

    Pas përplasjes shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Ja video: Kujdes pamje të rëndda!

    https://www.facebook.com/watch/?v=225165360031118

  • Ngjarje e trishtë! E zë dera poshtë, ndërron jetë vogëlushi 8-vjeçar

    Ngjarje e trishtë! E zë dera poshtë, ndërron jetë vogëlushi 8-vjeçar

    KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suharekë, ku si pasojë ka vdekur një 8-vjeçar pasi e kanë zënë dera e oborrit. Mësohet se i mituri ishte duke luajtur së bashku me motrën e tij 6-vjeçare, e cila ka pësuar lëndime të rënda dhe ndodhet në spital ku po vazhdon të trajtohet.

    ”Policia në Suharekë ka pranuar një informacion që dy fëmijë kërkuar ndihmë mjekësore pasi i ka zënë dera e oborrit. Pastaj të dytë janë dëguar në spitalin rjaonal në Prizrne, ku nga plagët një fëmija 8-vjeçar, mashkull ka humbur jetë“,- ka thënë për Gazetën Express Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizren.

  • Valbona Mema tregon se për çfarë e ka marrë malli më shumë nga BBV?

    Valbona Mema tregon se për çfarë e ka marrë malli më shumë nga BBV?

    Valbona Mema ishte një ndër pjesëmarrëset e edicionit të dytë të Big Brother Vip, e cila u dallua për harmoninë e sjellë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Pushime On Top”, këngëtarja ka treguar se ajo cfarë i mungon më shumë nga BBV është mëngjesi, kur ngrihej për të pirë kafen, duke kënduar.

    Pavarësisht se mban marrëdhënie të ngushta me të gjithë ish-konkurrentët, Valbona shprehet se e ka marrë malli për përqafimet e banorëve.

    “Më ka marrë malli për gatimet, të cilat banorët i hanin dhe më falenderonin. Më ka marrë malli për gjithcka, për të mirat dhe të këqijat”, tregon emocionuar Valbona.

    Sa i përket planeve për të ardhmen, artistja ka treguar se dëshiron të bëjë një koncert të madh, në stadium ose në shesh.

    https://www.instagram.com/pushime_on_top/?utm_source=ig_embed&ig_rid=789e9f50-7810-4dcb-8d1c-5a9527e46d9a

  • Qentë e rrugës sulmojnë burrin me motor, ambulanca shkon në vendngjarje

    Qentë e rrugës sulmojnë burrin me motor, ambulanca shkon në vendngjarje

    Në Lezhë qentë e rrugës janë kthyer në një rrezik të madh për qytetarët.

    Mbrëmjen e sotme, 4 qen rruge kanë sulmuar një burrë që po udhëtonte me motor në zonën e Kallmetit.

    Qentë e kanë rrëzuar nga motori burrin dhe kanë nisur ta sulmojnë.

    Një banor i zonës i ka shkuar në ndihmë burrit i cili është sulmuar nga këmbët nga grupi i qenve, ndërsa ambulanca ka mbërritur në vendngjarje.