Author: editor

  • Luizi merr nënën në koncert dhe i bën thirrje djemve: Mos ma ngacmoni

    Luizi merr nënën në koncert dhe i bën thirrje djemve: Mos ma ngacmoni

    Luizi ka performuar mbrëmë në një nga klubet e kryeqytetit dhe e pranishme për ta ndjekur nga afër ishte nëna e tij. Luizi u shpreh se ndihej tepër i emocionuar dhe shkak për këtë ishte pikërisht nëna e tij.

    “Mirëmbrëma. Sonte është hera e parë që kam emocione, pasi për herë të parë kam sjell nënën me duart e mia, në këtë koncert”, tha ai dhe më pas i bëri një thirrje djemve: “Çuna mos ma ngacmoni”

    https://www.instagram.com/topalbania_radio/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4c6090f8-cb1e-40c0-b335-5d98cdf4abe3

  • Horoskopi, ja çfarë pritet të ndodhë më 10 gusht për të gjitha shenjat e zodiakut. Një lajm i madh po vjen!

    Horoskopi, ja çfarë pritet të ndodhë më 10 gusht për të gjitha shenjat e zodiakut. Një lajm i madh po vjen!

    Horoskopi, ja çfarë pritet të ndodhë të enjten më 10 gusht për të gjitha shenjat e horoskopit. Një lajm i madh po vjen, për dikë, edhe më shumë!

    Po vijnë disa lajme të mira për shenja të ndryshme të zodiakut, por, për kë saktësisht?

    Siç e dimë mirë, shumë njerëz besojnë në parashikimet astrologjike, për rrjedhojë ata presin të dhënat që mbledhin astrologët nga lëvizjet e yjeve dhe planetëve dhe ndikimin e tyre te njerëzit, për të kuptuar më mirë se çfarë mund të ndodhë në jetën e tyre.

    Sot t’ju prezantojmë parashikimet astrologjike të një prej astrologëve më të mëdhenj, Paolo Fox. Ky i fundit bëri të ditur se për disa shenja do të ndodhë diçka e veçantë në vigjilje të 10 gushtit.

    Dashi

    Shenja e Dashit dominohet nga Marsi i cili do të kalojë tranzit deri në datën 10 gusht 2023. Do të jetë një periudhë mjaft argëtuese për të lindurit e kësaj shenje, në të cilën shumë prej jush do të mund të gjejnë edhe zgjidhje për problemet e tyre. Afërdita është në këtë shenjë gati për të dhënë dhe sjellë qetësi në çift.

    Demi

    Ka shumë gjëra për të menduar në këtë muaj gusht, sa i përket jetës private. Do të ketë shumë çështje që lidhen me jetën e përditshme, gjëra që janë për të zgjidhur këto ditë. Megjithatë, një lajm i mirë është në rrugë e sipër, sidomos për ata që presin një përgjigje prej disa kohësh.

    Binjakët

    Dikush i lindur në shenjën e Binjakëve ka pësuar një zhgënjim ose është përballur me një ndryshim krejtësisht të papritur në këtë periudhë. Mund të ketë disa vështirësi në horizont, por ardhja e shumë gjërave të reja sigurisht që mund të largojë vëmendjen nga këto siklete.

    Gaforrja

    Shumë prej atyre që kohët e fundit janë mërzitur në punë mund të kenë të njëjtat probleme ditët në vijim. Fillimi i vitit nuk ka qenë i lehtë për shumë prej jush. Në çdo rast, shumë prej jush mund të kenë surpriza të mëdha në dashuri, veçanërisht ata që kanë filluar të jetojnë së bashku vitin e kaluar.

    Luani

    Tensioni nuk duhet të shndërrohet në agresion, kini kujdes që të mos shkoni shumë larg në këtë kuptim. Dikush mund të ketë probleme në fushën e punës dhe atë të karrierës profesionale, dikush tjetër mund të ketë probleme me paratë, për shkak të harxhimeve të papritura. Një lajm i madh mund të mbërrijë në mes të gushtit për të gjithë ata që kërkojnë të “zhyten” në dashuri. Venusi do të favorizojë takimet.

    Virgjëresha

    Disa nga ju sapo kanë nisur një punë, por investohuni në të, duke mos e ndalur ritmin. Kini kujdes të mos përfshiheni në qëndrime konkurruese, ose më troç, karshillëku. Dikush mund të jetë i lodhur nga një marrëdhënie që vazhdon prej disa kohësh dhe gjithashtu dëshiron të përjetojë dashuri të reja dhe emocione të reja.

    Peshorja

    Venusi është në një pozicion të favorshëm dhe me siguri do të jetë vendimtar për disa zgjedhje që do të duhet të bëjnë të lindurit përgjatë ditëve të shenjës së Virgjëreshës. Mund të ketë situata të veçanta për t’u përballur dhe dikush mund të ketë edhe reagime të ekzagjeruara dhe të ekzagjeruara.

    Akrepi

    Marsi është në shenjë dhe mbi të gjitha në një aspekt shumë favorizues. Saturni gjithashtu mbron të lindurit në shenjën tuaj dhe do të sigurojë që shumë Akrepa të njohur të bëjnë disa lëvizje goxha fituese. Në disa situata do të ishte mirë të veproni me diplomaci për të marrë rezultate të mira. Ky është një moment ideal për të qenë në gjendje të rishikoni disa zgjedhje që janë bërë deri më sot.

    Shigjetari

    Saturni është në kah të kundërt me shenjën në të cilën jeni lindur ju, prandaj këshilla është të ecni mjaft ngadalë, por sigurisht më me vetëbesim. Disa mund të frymëzohen nga kjo periudhë e përshtatshme për të filluar për shembull, një punë të re, e cila sigurisht që mund të sjellë avantazhe në të ardhmen e afërt.

    Bricjapi

    Pas mesit të gushtit do të ketë disa lajme mjaft interesante për të lindurit e kësaj shenje. Gjithsesi, kjo do të jetë një periudhë mjaft e vështirë që do të kërkojë shumë angazhime dhe energji.

    Ujori

    Pjesa e fundit e gushtit do të jetë sigurisht më e mirë se ajo e 15 ditëshit të parë në të cilin jemi aktu. Do të jetë një periudhë vërtet e rëndësishme për mundësi të reja, për të menduar për të ardhmen dhe madje për të bërë disa hapa më shumë se ç’e keni zakon.

    Peshqit

    Peshqit po rikuperohen edhe pse ngadalë. Në dashuri sigurisht që do të jetë më mirë të thuash të vërtetën sesa të fshehësh disa probleme. Lidhje të ndërlikuara dhe komplekse me Shigjetarin, Virgjëreshën dhe Binjakët. /noa.al

  • Pas rritjes së taksës së pronës, qeveria merr një tjetër vendim! Gati ligji për sigurimin e detyrueshëm të shtëpive, ja çfarë pritet (Dokumenti)

    Pas rritjes së taksës së pronës, qeveria merr një tjetër vendim! Gati ligji për sigurimin e detyrueshëm të shtëpive, ja çfarë pritet (Dokumenti)

    Rreth 3 vite e gjysmë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, qeveria ka gati projekt-ligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.

    Projekt-ligji i nxjerrë për konsultim publik, ka si qëllim mbulimin e humbjeve financiare nga tërmetet ndërsa detyrimin për t’u siguruar e kanë të gjitha banesat, përfshirë ato sociale me qira dhe ato në proces legalizimi.

    Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet zbatohet për llojet e mëposhtme të pronave të paluajtshme: banesa; seksionet që ndodhen brenda banesave që përdoren si njësi shitje, zyra apo për qëllime të ngjashme. Nuk zbatohet për ndërtesat të cilat përbëhen nga argjile/qerpiç, strukturë me fibër – kallami ose të ngjashme; ndërtesa me vendosje të lëvizshme ose të përkohshme.

    Detyrimin për sigurimin nga tërmetet e kanë edhe subjektet e banesave sociale me qira, përfshirë banesat në proces legalizimi, si edhe njësitë e vetqeverisjes vendore, të cilët financojnë primin nga buxheti i tyre.”
    Sigurimi që paguhet nga poseduesit e banesave do të rinovohet çdo 1 vit, ndërsa për shtresën në nevojë do të paguajë shteti. Vlera e tij do të përcaktohet nga këshilli i Ministrave. Projekligji parashikon ngrihen e Fondit Kombëtar për Tërmetet, i cili do të menaxhojë sigurimet e banesave por edhe të gjithë shumën e akumuluar nga ky sigurim i detyrueshëm.

    Fondi Kombëtar për Tërmetet është përgjegjës për:

    a) shitjen e policave të sigurimit;
    b) administrimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet;
    c) krijimin e përfitimeve nga investimi i të ardhurave nga policat e sigurimit;
    d) risigurimin e primit;
    e) trajtimin dhe pagesën e dëmeve që mbulohen nga polica e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet;
    Ky projekt-ligj, siç shpjegohet në relacionin shoqërues të projektligjit, vjen si nevojë e adresimit të ndikimit social dhe fiskal të tërmeteve, e për të siguruar fondet e nevojshme për rindërtimin e banesave, nisur nga tërmeti shkatërrues I 2019, që preku 200.000 njerëz në 11 bashki, përfshirë Tiranën dhe Durrësin dhe duke shkaktuar një ndikim të konsiderueshëm ekonomik të vlerësuar në 7.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

  • Përmbytjet në Kinë ju marrin jetën 14 personave

    Përmbytjet në Kinë ju marrin jetën 14 personave

    Katërmbëdhjetë vetë vdiqën gjatë fundjavës në qytetin kinez Shulan për shkak të përmbytjeve shkaktuar nga tajfuni Doksuri, njoftuan mediat shtetërore të hënën, ndërsa përpjekjet e shpëtimit për banorët e prekur nga përmbytjet vazhduan në të gjithë Kinën veriore.

    Vdekjet në Shulan të provincës verilindore Jilin, i shtohen më shumë se 20 personave që vdiqën javën e kaluar në Pekin dhe Hebei. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një numër të përgjithshëm të viktimave për të gjithë vendin. Sipërfaqe të mëdha u përmbytën dhe banorëve po u dërgohen artikuj të nevojshëm me helikopterë.

    Mbi 130,000 banorë janë prekur në Shulan dhe 79,000 njerëz janë evakuuar në provincën Jilin, njoftoi media shtetërore. Ministria e Burimeve Ujore e Kinës ngriti nivelin e gatishmërisë të dielën për disa rajone./VOA

  • ‘Më ka fryrë tek ndonjë Hoxhë’! Mevlani ‘flet për Livian

    ‘Më ka fryrë tek ndonjë Hoxhë’! Mevlani ‘flet për Livian

    “Kepi i vipave” ka ardhur me mjaft ngjarje interesante këtë javë dhe dy prej personazheve më të komentuar janë Mevlani dhe Livia.

    Duket se një ndjenjë dashurie po lind mes dyshes.

    “Ky pëlqim ndaj saj është me i fortë se unë përderisa u mërzita kaq shumë, kur nuk ke lidhje me një person”, shprehet Mevlani, referuar zënkës që ai pati me Livian.

    Nga ana tjetër, Livia vazhdon të jetë e mërzitur dhe shprehet: “Unë në atë moment jam ndjerë super keq dhe nuk ia lejoj askujt të më lëndojë e të më bëjë të ndihem keq.”

    Duket se ky reagim i Livias e ka lënë pa fjalë Mevlanin, i cili madje me shaka thotë se mos ajo e ka fryrë tek ndonjë Hoxhë.

    Mevlani ka rrëfyer se duke parë reagimet e Livias, ai ka mundur të kuptojë se është diçka më shumë se pëlqim.

    Teksa Mevlani ka shkuar në dhomën e gjumit të Livias për t’u sqaruar me të, dyshja ka përfunduar mes puthjesh dhe përqafimesh, duke bërë kështu paqe mes njëri-tjetrit.

    Pavarësisht kësaj Mevlani ende nuk është i bindur ndaj ndenjave të tij pasi siç edhe ai shprehet është një periudhë tepër e shkurtër.

  • E dhimbshme, burrë dhe grua vdesin në të njëjtën ditë

    E dhimbshme, burrë dhe grua vdesin në të njëjtën ditë

    Një rast tragjik dhe i rrallë ka ndodhur në Dubovik të Deçanit.

    Burrë dhe grua kanë ndërruar jetë brenda të së njëjtës ditë.

    Burimet bëjnë të ditur se Gjyle Berisha ka ndërruar jetë në bjeshkët e Deçanit.

    Lajmin për vdekjen e bashkëshortes e ka pranuar rëndë burri i saj Smajli duke u ndarë nga jeta disa orë më pas.

    Varrimi i burrit e gruas bëhet sot nga ora 17-00.

  • Musk: Përballjen në kafaz me Zuckerbergun do ta transmetojmë në platformën X

    Musk: Përballjen në kafaz me Zuckerbergun do ta transmetojmë në platformën X

    Pronari i platformës së medias sociale X me emrin e vjetër Twitter, Elon Musk tha se “ndeshjen e kafazit” që do të zhvillojë me drejtorin ekzekutiv të Meta-s, Mark Zuckerberg do ta transmetojë drejtpërdrejt përmes platformës X dhe se të ardhurat do t’i dhurojë për shoqatën e veteranëve.

    Në një deklaratë nga platforma X, Musk ndau informacionin se “Ndeshja Zuck dhe Musk do të transmetohet drejtpërdrejt përmes platformës X. Të gjitha të ardhurat që do të sigurohen do të dhurohen për shoqatën e veteranëve”.

    Ndërsa në një postim tjetër Musk tha se po përgatitet për ndeshjen duke ngritur pesha gjithë ditës. “Nuk kam kohë për t’u stërvitur. Për këtë arsye i kam sjellë peshat në punë”, shtoi ai.

    Musk sfidoi Zuckerberg-un për ndeshje pas raportimeve se ai do të “krijonte platformë alternative ndaj Twitter-it, të bazuar në tekst” të emërtuar “Threads”. Po ashtu edhe Zuckerberg në një postim nga media sociale më 22 qershor tha se ka pranuar propozimin për “ndeshje në kafaz”.

  • Të nxira në trup që shfaqen pa shkak? Ja cilat janë sëmundjet që i shkaktojnë

    Të nxira në trup që shfaqen pa shkak? Ja cilat janë sëmundjet që i shkaktojnë

    Të nxirat nëpër trup janë familjare për këdo që nga fëmijëria e gjatë gjithë jetës.

    Ato shfaqen zakonisht gjatë dëmtimeve të pjesëve të trupit, ku gjaku mpikset dhe ngec shumë afër lëkurës.

    Mund të zgjasin për disa ditë ose për disa javë me radhë kur dëmtimi është shumë i madh dhe zakonisht nuk kanë nevojë për ndonjë mjekim të veçantë.

    Ekspertët këshillojnë gjithnjë që pas ndonjë presioni dhe force të madhe të ushtruar mbi trup, ta qetësoni atë zonë me pak akull.

    Gjithsesi kjo nuk është arsyeja e vetme përse të nxirat mund të shfaqen në trupin e një njeriu.

    Ndonjëherë ato shfaqen dhe kur nuk keni përjetuar më parë ndonjë lëndim të jashtëm të trupit.

    Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa shkaqe të fshehura se përse po vuani nga ky problem.

    Çfarë i shkakton të nxirat
    Megjithëse dëmtimet më të mëdha njeriu i pëson gjatë fëmijërisë për shkak të dinamikës së shpejtë të jetës, të nxirat janë më të shpeshta teksa plaket.

    Kjo ndodh sepse me kalimin e viteve venat e gjakut bëhen më të dobëta dhe lëkura më e hollë.

    Një arsye tjetër është edhe gjenetika pasi lëkura e hollë dhe venat e holla të gjakut mund të jenë të trashëguara.

    Në rastet kur të nxirat nuk vijnë si pasojë e dëmtimeve shkak mund të jenë disa nga arsyet e listuara si më poshtë.

    Ilaçet
    Ilaçet e ndryshme të cilat hollojnë gjakun mund të shkaktojnë edhe të nxira nëpër trup.

    Disa prej tyre mund të dobësojnë edhe venat e gjakut ndaj inflamacioni dhe të nxirat do të jenë shumë më të shpeshta.

    Nëse merrni ilaçe për gjakun dhe keni të nxira të vazhdueshme ato mund të jenë një arsye.

    Konsultohuni me një mjek specialit për të marrë këshillat e duhura rreth problemit.

    Sëmundjet e mëlçisë

    Abuzimi me alkoolin është një faktor që shkakton probleme dhe dëmtime të mëlçisë.

    Ndaj nëse e konsumoni në sasi të mëdha dhe shikoni të nxira, shkaku nuk janë dëmtimet apo përplasjet e jashtme.

    Një sëmundje e mëlçisë e quajtur ceroza ka filluar të kufizojë dhe shkatërrojë funksionet e saj.

    Kur mëlçia dëmtohet ajo ndalon së prodhuari proteinat të ndihmojnë në qarkullimin e mirë të gjakut.

    Si rezultat shfaqen të nxirat në trup pasi gjaku ka tendencë të ngecë shumë afër lëkurës.

    Mungesa e vitaminave
    Mungesa e vitaminave në trup duket si një problem i zakonshëm dhe shumë lehtë i zgjidhshëm, por mund të lërë shenja të bezdisshme pas.

    Nëse keni mungesë vitamine C trupi ka tendencë të dëmtohet më shpejt dhe shërohet më ngadalë.

    Vitamina K është gjithashtu një faktor që ndihmon në shërimin e shpejtë të hematomave.

    Prandaj për çdo person që nuk ka mjaftueshëm vitaminë K në trup të nxirat do të jenë shumë të shpeshta.

  • Vrasja e Luljeta Prezës/ Autorët: Nuk e mbajmë mend se çfarë ndodhi

    Vrasja e Luljeta Prezës/ Autorët: Nuk e mbajmë mend se çfarë ndodhi

    Kanë dalë para trupës gjykuese në Gjykatën e Durrësit, Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari. Personat në fjalë u arrestuan pasi akuzohen se vranë Luljeta Prezën poshtë Urës së Dajlanit.

    Para trupës gjykuese, autorët kanë dalë kokulur, teksa gjatë dëshmisë kanë mohuar vrasjen e Luljeta Prezës.

    Brahimi dhe Grabovari kanë thënë se nuk mbajnë mend se çfarë ka ndodhur, ndërsa në sallën e gjyqit, nëna e Brahimit kërkon dënim për djalin e saj nëse ka kryer krimin.

  • Moti i keq ‘bën kërdinë’ në këtë vend, shkon në gjashtë numri i viktimave nga përmbytjet

    Moti i keq ‘bën kërdinë’ në këtë vend, shkon në gjashtë numri i viktimave nga përmbytjet

    Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga shirat e mëdha dhe vërshimet në Slloveni është rritur në gjashtë, raportuan mediat lokale të hënën.

    Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, i ka përshkruar shirat rrëshek dhe vërshimet e mëdha – të cilat e goditën vendin e Alpeve me dy milionë banorë – si fatkeqësinë më të madhe natyrore që nga shpallja e pavarësisë tri dekada më parë.

    Shirat dhe rrëshqitjet e dheut, që nisën të enjten, kanë përmbytur pjesë të mëdha të Sllovenisë qendrore dhe veriore, duke e bllokuar qasjen në fshatra dhe duke e penguar trafikun.

    Të dielën, ekipet emergjente e nxorën trupin e një burri 35-vjeçar nga një lumë afër fshatit Mirna Perc, në lindje të vendit. Një burrë tjetër, i cili po merrte pjesë në operacionet e pastrimit, u gjet i vdekur pasi kishte rënë në një gropë uji pranë qytetit Kamnik, afër Lubjanës, raportuan mediat lokale.

    Trupat e dy sllovenëve dhe dy qytetarëve holandezë u gjetën më herët. Të hënën, punëtorët e shpëtimit u përpoqën t’i hapnin rrugët në vendet e thella dhe izoluara, derisa edhe i vlerësuan dëmet, për të cilat Qeveria e vendit ka thënë se mund ta tejkalojnë shifrën e 500 milionë eurove.

    Sllovenia, anëtare e Bashkimit Evropian (BE), i ka kërkuar ndihmë bllokut, në veçanti makineri të rënda, si ekskavatorë dhe ura të përkohshme të parafabrikuara, për t’u përballur me pasojat e vërshimeve. Ajo i ka kërkuar edhe NATO-s t’i ofrojë helikopterë dhe ushtarë.

    Kamioni i parë me ndihma humanitare dhe ushqim mbërriti nga Hungaria të dielën në mbrëmje. Kroacia ia ofroi një helikopter ushtarak për ta ndihmuar ta mbyllë dhe sigurojë një argjinaturë në lumin Mura.

    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se vendi i tij do të dërgojë punëtorë emergjentë, si dhe u shpreh i “tronditur” me “katastrofën e tmerrshme të vërshimeve në Slloveni dhe Austri”.