Author: editor

  • Pampuri: Tirana vijon të humbasë identitetin

    Pampuri: Tirana vijon të humbasë identitetin

    Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri u shpreh sot se, “Tirana vijon të humbasë identitetin, për shkak të interesave të ngushta të bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, atyre që u pasuruan duke e mbajtur në pushtet”.

    “Kryeqyteti që nuk i ka mbetur më asgjë nga historia e tij, e nuk ka mbetur më asgjë nga fëmijëria jonë, pasi ata që ulërasin nga mëngjesi deri në darkë duke bërë herë viktimën, herë të fortin, herë shpifësin e herë shantazhuesin e kanë përdorur çdo cep të Tiranës si qokë, për të mbijetuar sa më gjatë në pushtet dhe në politikë”, shkroi Pampuri në një postim në rrjetet sociale.

    “Drejtësia, SPAK të hetojnë, e të nxjerrin të vërteta, të paktën me fakte të ndriçohet mendja e ndokujt që mendon që kjo klasë politikanësh të korruptuar mendokërka për Shqipërinë, shqiptarët dhe të ardhmen e këtij vendi. Lojërave u ka dalë boja”, përfundoi Pamupuri.

  • VIDEO/ Merrte para për parkimin publik dhe shfrytëzonte të mitur, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

    VIDEO/ Merrte para për parkimin publik dhe shfrytëzonte të mitur, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

    Kontrolle dhe verifikime për të goditur rastet e shfrytëzimit të shtetasve të mitur, për punë të papërshtatshme me moshën e tyre.

    Përvetësonte pagesat e qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike që ishte e destinuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë, arrestohet 37-vjeçari.

    Ky shtetas gjithashtu shfrytëzonte 2 adoleshtë, si punëtorë në këtë biznes.

    Si rezultat i kontrolleve të përditshme që specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës kryejnë në subjekte të ndryshme ekonomike, për të kontrolluar nëse kanë të punësuar shtetas të mitur, në kundërshtim me specifikat e ligjit për këtë veprimtari, si dhe për të verifikuar ligjshmërinë e ushtrimit të këtyre aktiviteteve, është konstatuar dhe goditur një tjetër rast i paligjshmërive në të dyja këto fusha.

    Për këtë rast, është vënë në pranga shtetasi E. K., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi iu merrte para (300-500 lekë) qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë, në lagjen nr. 1, hapësirë e cila ishte e destinuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë.

    Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se 37-vjeçari shfrytëzonte si punëtorë në këtë biznes, dy shtetas 16 dhe 17 vjeç.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme

    https://www.facebook.com/watch/?v=645436524206487

  • Tmerr në një dasëm, të shtëna me armë zjarri, plagoset 39-vjeçari dhe djali i tij i mitur (Detajet)

    Tmerr në një dasëm, të shtëna me armë zjarri, plagoset 39-vjeçari dhe djali i tij i mitur (Detajet)

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ohër, ku nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur babë e bir. Sipas mediave maqedonase, ngjarja ka ndodhur në një dasmë të organizuar në një oborr shtëpie në rrugën “Petrino” në Ohër.

    Mësohet se nga të shtënat me armë nga një 60-vjeçar, janë plagosur babë e bir, I.S, 39 vjeç dhe fëmija i tij i mitur.

    4Të plagosur janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, ku është kryer ndërhyrje mjekësore.

  • Mori vëmendjen në dasmë, por sa kushtoi fustani i Kiarës

    Mori vëmendjen në dasmë, por sa kushtoi fustani i Kiarës

    Kiara dhe Luizi ishin të ftuar së bashku me nënën e këngëtarit në një dasmë. Kiara kishte veshur një fustan rozë pak të gjerë dhe me një fjongo dekoruese e sigurisht mori vëmendjen me paraqitjen e saj.

    Por edhe pse i thjeshtë fustani kap shifrën plot 721 dollarë.

    Duhet thënë se moderatores i shkon shumë apo jo?!

  • Me një dasmë tradicionale, martohet futbollisti shqiptar

    Me një dasmë tradicionale, martohet futbollisti shqiptar

    Futbollisti i njohur shqiptar, Liridon Krasniqi, dhe partnerja e tij, Agonita, janë martuar. Çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një dasmë tradicionale, të mbajtur në Kosovë.

    Dasma e çiftit vjen plot shtatë muaj pasi futbollisti, i cili jeton dhe vepron në Malajzi, i propozoi martesë bukuroshes me origjinë nga Peja

    Çifti ka ndarë në rrjete sociale pak nga atmosfera që ka mbizotëruar në mbrëmjen e kurorëzimit, ku shihet se Liridoni është dukur mjaft elegant i veshur me një kostum ngjyrë krem, ndërsa Agonita dukej shumë e bukur me fustanin e nusërisë.

    https://v16-web-newkey.tiktokcdn.com/6a6729f4d0cf663b76654396e8f2f4ea/64d15637/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068c001-euttp/o8fMEJcDRPLb68eI3QAmBREzgAtkFAnVAvrD8B/?a=1988&ch=0&cr=0&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C0&cv=1&br=3704&bt=1852&cs=0&ds=3&ft=ApKJEB0Vq8ZmonrH-c_vj_DFKAhLrus&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=OGg0OGVoNmhnOWYzPGRpNEBpMzY4bjM6ZmU5bTMzZjczM0BfMjAxLTJhXl8xLTY0LmMyYSMucWoycjRvcjRgLS1kMWNzcw%3D%3D&l=20230807143804F167D7345B7262098314&btag=e00088000

  • Olta Gixhari tregon publikisht çfarë gjeti në telefonin e bashkëshortit: Vetëm frikacaku…

    Olta Gixhari tregon publikisht çfarë gjeti në telefonin e bashkëshortit: Vetëm frikacaku…

    Olta Gixhari vazhdon të mos publikojë shpesh foto të bashkëshortit, por momentet mes tyre aktorja nuk na i kursen.

    Së fundmi, ajo ka treguar se çfarë ka gjetur në telefonin e Dorit që e ka shkrirë gazit.

    “Vetëm frikacaku pyet gruan nëse mund të dalë për një birrë me shokët. Një burrë i vërtetë e di që kjo nuk lejohet”, shkruhet në shprehjen që Dori ka ruajtur në telefonin e tij. “Akoma po qesh”, shprehet Olta.

  • Arrestohet autori i vrasjes në Vlorë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes. Fjalët e fundit të 55-vjeçarit

    Arrestohet autori i vrasjes në Vlorë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes. Fjalët e fundit të 55-vjeçarit

    TIRANE- 55-vjeçari, Armando Memshani, një emër i njohur në fushën e ndërtimit, u vra pas një sherri në një kancelari në Vlorë. Ai u u qëllua me grushte ngaRei Meta i cili është vënë në pranga. Armando Memshani mësohet se ka goditur kokën në pllakë pas konfliktit. Për fat të keq përplasja ka qenë fatale. Identifikimi i autorit ka qenë i lehtë për policinë, pasi e gjithë zona ka qenë e monitoruar nga kamerat e sigurisë. Trupi i të ndjerit është transportuar për në morgun e spitalit të Vlorës.

    Dinamika e sherrit

    Armando Memshani 55-vjeç ka qënë në një pikë interneti per te printuar dokumente, dhe sipas burimeve ka nisur të konfliktohet me një person tjetër që ka qënë dhe ai po në ambientet e internetit. Debati më tej ka degjeneruar me grushta, ku shkaku ka qënë një banesë.

    Dhe sipas burimeve brenda pikës së internetit, 55-vjeçari ka debatuar me personin që ishte brenda duke e ofenduar dhe i ka thënë që: “S’ke për ta marrë apartamantin me fjalë banale”.

    Ndërkohë që ai e ka qëlluar dy herë me grushte në fytyrë dhe nga goditja ka rënë pa ndjenja duke humbur dhe jetën. 55-vjeçari me profesion inxhinier, vdiq nga goditjet me grushte të agresorit, teksa si pasojë e dhunës së rëndë nuk mundi të mbijetojë. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri” rreth orës 11:45. Lidhur me ngjarjen e rëndë, blutë e Vlorës shoqëruan disa persona për të kuptuar mbi rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes, kryesisht njerëz të pranishëm në cilësinë e dëshmitarëve.

    Policia informon se ‘në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:45, në një qendër interneti, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet 2 shtetasve, për shkak të dhunës fizike të ushtruar ndaj tij (goditjeve me grushte), humbi jetën shtetasi A. M., ju informojmë se:

    Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit R. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

    Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

  • Tmerrohen qytetarët në mes të ditës, rrëmbehet një person dhe futet me forcë në një makinë (Video)

    Tmerrohen qytetarët në mes të ditës, rrëmbehet një person dhe futet me forcë në një makinë (Video)

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku një person është marrë me forcë dhe është futur në një makinë.

    Nga video të publikuara, shihet se si personi merret me forcë nga disa veta dhe futet në një makinë të bardhë. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një arrestim nga forcat operacionale të veshur si civilë, apo me një ngjarje rtë rëndë, rrëmbim të mes të ditës.

    Pritet një reagim i policisë për të zbardhur ngjarjen

  • Kriset miqësia me Semin? Bora Zemani zbulon si qëndron e vërteta

    Kriset miqësia me Semin? Bora Zemani zbulon si qëndron e vërteta

    Shoqëria e tyre mori një jehonë të madhe vitin e kaluar brenda mureve të shtëpisë së famshme ‘Big Brother Albania’. Bëhet fjalë për prezantuesen Bora Zemani dhe këngëtaren Semi Jaupaj.

    Vetëm dy ditë më parë u përfol se mes shoqeve miqësia ishte krisur dhe shkak për këtë u bë mungesa e “like-ve” dhe komenteve në profilin e njëra-tjetrës në Instagram.

    Por shoqet menjëherë kanë hedhur poshtë zërat me anë të një postimi në rrjetet sociale që i dedikohet miqësisë.

    “Ka diçka kaq të bukur për të pasur miq afatgjatë, që kanë dëshmuar versione të shumta tuajat dhe ju kanë dashur pa kushte në secilin version.”, shkruhet në postim ku Bora bën tag Semin dhe shoqen e tyre tjetër.

  • Vlorë/ Vrau 55-vjeçarin për motive banale, arrestohet autori

    Vlorë/ Vrau 55-vjeçarin për motive banale, arrestohet autori

    Gjatë ditës së sotme ndërroi jetë Armando Meshau, 55 vjeç më herët u raportua Armando Meto.

    Me profesion inxhinier, Meshau humbi jetën nga goditjet e me grushte të një personi.

    Sherri me një viktimë u regjistrua në ambientet e një qendre interneti.

    Nga hetimet parapake dyshohet se shkak i sherrit ka qenë një borxh i pashlyer.