Author: editor

  • Vijon shkatërrimi i parkut në mes të Tiranës! Çfarë po ndodh tani te zona ku do të ndërtohet “përbindëshi” 58 katësh

    Vijon shkatërrimi i parkut në mes të Tiranës! Çfarë po ndodh tani te zona ku do të ndërtohet “përbindëshi” 58 katësh

    Pavarësisht reagimeve, punimet për ndërtimin e kullës më të re në Tiranë kanë nisur. Projekti, i cili parashikon ndërtimin e një kulle 58 kate të miratuar nga Këshilli i Territorit.

    Nga fotot e siguruara nga AlbEu shihet se punimet për ndërimin e kullës 205 metër të lartë në Rrugën e Barrikadave për qendrën multifunksinale Mount of Tirana vijojnë normalisht.

    Kujtojmë se leja me kusht për qëndrën multifunksinale Mount of Tirana është miratuar në mbledhjen e datës 8 mars të KKT-së.

    Sipas dokumentave, kulla që do të ndërtohet nga kompania Nova Construction 2012, në pronësi të Ilir Shtufit do të jetë 58 kate mbi tokë dhe 7 të tjera nën tokë. Projekti është hartuar nga studio daneze e arkitekturës Cebra.

    “Nova Construction 2012” është përfituese e shumë tenderash nga Bashkia Tiranë në bashkëpunim me kompani të tjera. Ajo ka ndërtuar edhe godina të tjera shumëkatëshe në Tiranë, përfshirë këtu “White Tower”, “Tirana Garden Building” dhe “Tirana Entry II”.

    Mount Tirana

    Projekti Mount Tirana u prezantua në tetor të vitit të kaluar në një aktivitet të posaçëm për përzgjedhjen e qëndrës shumëfunksionale të Tiranës. “Mount of Tirana” nga Cebra u shpall projekti fitues në një konkurs ku garonin 5 projekte nga studio të huaja.

    Juria që shpalli fituese Mount of Tirana ishte e përbërë nga Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, si dhe një grup arkitektësh të mirënjohur si Pablo Bofill, Stefano Boeri, Filippo Innocenti dhe Freek Persyn.

    Fillimisht Mount Tirana u prezantua se do të ishte 185 metra e lartë, por varianti përfundimtar i saj është rritur në 205 metër lartësi. Miratimi i kullës më të lartë në Tirana vjen në kulmin e debatit për betonizimin masiv të kryeqytetit me kulla shumëkatëshe. Kjo garë është bërë aq e ethshme sa rekordi i lartësisë së kullave thyhet vit pas viti.

    Reagimet

    Në lidhje me projektin në zemër të Tiranës, ndryshe nga herët e tjera, zëri i politikanëve kundër ndërtimit të kullës nuk është ndjerë shumë. Ka qenë nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, sekretari të përgjithshëm të kësaj partie Tedi Blushi, kryetari i PD-së Lulzim Basha, Lëvizja Bashkë dhe ish-kandidati për kryebashkiak të Tiranës, Belind Këllici, i cili me apo pa qëllim ngatërroi kullën.

  • Projektligji/ Qeveria do t’u taksojë fshatarëve kasollen e lopës

    Projektligji/ Qeveria do t’u taksojë fshatarëve kasollen e lopës

    Qeveria do të taksojë kasollet e lopëve, stallat dhe dhe stanet që blegtorët përdorin për të mbajtur bagëtitë e tyre. Projektligji i ri për tatimin mbi pasuritë e paluajtshme, vecc banesave vë në regjim tatimor edhe njësitë e ndërtesave që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore-blegtorale.

    Në nenin 3, ligji përkufizon si prona bujqësore dhe blegtorale çdo pasuri e paluajtshme, që shfrytëzohet apo është planifikuar të shfrytëzohet për qëllime bujqësore ose blegtorale, përfshirë, por duke mos u kufizuar te, arat, pemëtoret, vreshtat, ullishtat, kullotat, livadhet, stallat dhe pasuritë e paluajtshme që shfrytëzohen apo janë planifikuar të shfrytëzohen për veprimtari mbështetëse si, mbledhja, magazinimi dhe konservimi i mallrave bujqësore dhe blegtorale.

    Madje regjimi tatimor mbi kasollet dhe stallat do të jetë më i ashpër se sa ai i banesave. Sipas draftit, taksa e kasolles do të variojë nga 0.15 për qind e vlerës deri në 0.3 për qind e vlerës. Rrjedhimisht një fermer, i cili ka ngritur një stallë që kushton 500 mijë euro do të paguajë deri në 1500 euro taksë në vit për stallën.

    Vendosja e ndërtesave blegtorale nën taksim, në kohën kur Shqipëria po përballet me rënie drastike të numrit të bagëtive, pritet të dëmtojë edhe më shumë sektorin e blegtorisë.

    Ndërkohë në të njëjtin ligj, qeveria është kujdesur që të ruajë përjashtimin fiskal të resorteve luksoze dhe hoteleve me 5 yje. Pra më draftin e ri, qeveria takson me taksë pasurie kasollet e lopëve, por jo hotelet dhe resorted luksoze./oligarkia

  • Mamaja shtanget nga mesazhet në telefonin e së bijës 10-vjeçare, vë duart në kokë nga ajo që lexon aty

    Mamaja shtanget nga mesazhet në telefonin e së bijës 10-vjeçare, vë duart në kokë nga ajo që lexon aty

    Nëna e një vajze 10-vj eçare u h a bit pa masë kur zbuloi mesazhet që shkruante e bija me një nga shokët e saj të klasës.

    Gru aja, nuk ka preferuar të iden tifikohet por ka treguar se ka gjetur disa mesazhe në telefonin e vajzës së saj të vogëlkur ajo kishte komunikuar me një shokun e saj të klasës, dhe u sh qe tesua pasi djali i kë rko nte që ajo t’i dërgonte foto pa rroba.

    Saktësisht në mesazhet që i dërgonte djali i ri i kë rko nte të ishte pak më shumë jo shëse, dhe ti conte fotot p ro vok uese.

    Por kur mamaja arriti të zb ulo nte mesazhet e dy të rinjve për biseda me tema “të nx e hta” duke de rguar foto me njeri tjetrin, vajza u pr e k dhe q a u shume.

    Mamaja e saj shkruan:

    Kisha dijeni për këtë djalë që e kishte shok në shkollë dhe që pëlqeheshin si ad oles hente. Ime b ijë ka një telefon të sajin për të komunikuar me shokët dhe shoqet e veta, por kur ia zb ul ova këto mesazhe ng ela e ha b itur sepse nuk e pr isja kurre nje gje te tille ne kete moshe sepse janë vetëm 10-v jeç. Por mua me sh qe tes on ideja se cfarë mund të p res më shumë prej tyre në të ardhmen e afert?”

    Pas nitjes së këtij pr o blemi, prindërit e te dy paleve komunikuan mes tyre për të mbajtur nën kontroll dhe në v ëzhgim fëm ijët nga të dyja anët pasi jane tepë te vegjël dhe gjëra të tilla vetëm eëme mund t`u s jellin.

  • Masakruan 32-vjeçaren dhe e lanë të vdekur poshtë urës/ Dalin sot para gjykatës vrasësit e Luljeta Prezës

    Masakruan 32-vjeçaren dhe e lanë të vdekur poshtë urës/ Dalin sot para gjykatës vrasësit e Luljeta Prezës

    Mesditën e sotme rreth orës 12:30 pritet që Gjykata e Durrësit të japë masën e sigurisë për dy personat e arrestuar, të akuzuar për vrasjen e 32-vjeçares, Luljeta Preza në Urën e Dajlanit.

    Ngjarja e rëndë ndodhi më datën dy gusht, ndërsa të arrestuarit janë Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari.

    Dy autorët ishin pjesë e një grupi të cilët vepronin edhe për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Personat e akuzuar mësohet se i kanë kërkuar viktimës paratë që ajo kishte mbledhur duke “shitur” trupin e saj, por kjo e fundit ka refuzuar t’ia japë të gjitha me argumentin se ka nevojë të mjekohet për shkak të një aksidenti që i kishte ndodhur një javë më parë.

    Policia shoqëroi fillimisht 17 persona, mes tyre edhe dy autorët, të cilët fillimisht u lanë të lirë, por përgjuesi “i mori në qafë”.

    “Shpëtuam edhe këtë herë” mësohen të kenë thënë dy autorët pasi u lanë të lirë, e ka qenë pikërisht kjo bisedë që i riktheu përfundimisht në qeli duke pranuar më pas krimin.

    Për ngjarjen janë proceduar penalisht edhe 3 vajza të tjera, njëra prej e tyre e mitur, të cilat kanë qenë në vendin e ngjarjes në momentin kur është kryer krimi, por nuk e kanë kallëzuar atë në polici.

    Ka qenë e mitura, që pak ditë më vonë ka kallëzuar në polici se një 24-vjeçar e ka shfrytëzuar për prostitucion. Në lidhje me këtë në pranga ka rënë Eridon Patlli, duke e çuar në 3 numrin e të arrestuarve.

  • Ish-partneri e la se ishte “shëndoshur shumë”/ Bebe Rexha shfaqet në krahët e një mashkulli misterioz (FOTO)

    Ish-partneri e la se ishte “shëndoshur shumë”/ Bebe Rexha shfaqet në krahët e një mashkulli misterioz (FOTO)

    “Je shëndoshur shumë”! Ky ishte “preteksti” i të dashurit të Bebe Rexhës për t’u ndarë nga ajo.

    Ky ka qenë lajmi që ka qarkulluar më së shumti së fundmi, por tashmë duket se këngëtarja shqiptare me famë botërore e ka hedhur pas krahëve.

    Si pasojë e turneut të saj, artistja e famshme ka udhëtuar drejt shteteve skandinave dhe atyre baltike, ku ka performuar në Suedi dhe Lituani.

    E teksa publikoi një video nga turneu i saj, Rexha në një moment shihet nën shoqërinë e një mashkulli misterioz, teksa e ka kapur për krahu. Ajo nuk ka treguar nëse djali në fjalë mund të jetë thjeshtë dikush nga ekipi i saj, apo ndonjë person tjetër.

    Është shumë herët të themi se me doemos ai është partneri i saj, mirëpo ky detaj ka tërhequr vëmendjen e fansave të Bebes në internet.

  • Test psikologjik / Dera që zgjidhni zbulon personalitetin dhe emocionet tuaja

    Test psikologjik / Dera që zgjidhni zbulon personalitetin dhe emocionet tuaja

    Zgjidhni në fotografinë më poshtë një prej katër dyerve:

    Dera portokalli

    Ngjyra e atyre që rrezikojnë dhe që e jetojnë jetën në maksimum! Tifozë të sporteve me kontakt dhe emocioneve të forta, ata janë vazhdimisht në kërkim të nxitimit të adrenalinës dhe përfshihen në çdo aktivitet që kontribuon për këtë. Ata janë dinamikë dhe energjikë dhe pozitiviteti dhe gjendja e mirë e tyre janë ngjitëse! Ata janë njerëz të sigurt dhe të vendosur që kanë forcë emocionuese mbresëlënëse.

    Dera jeshile

    Besnikëria, dhembshuria dhe cilësitë e mëdha njerëzore janë përparësia e atyre që zgjedhin jeshilen. Të gjallëruar nga pyetjet ekzistenciale filozofike, ato lulëzojnë në kërkime intelektuale dhe fusha shkencore. Kjo i përgjigjet etjes së tyre të pa konkurrueshme për dije dhe kuriozitetit të tyre konstruktiv. Ata janë njerëz vetëmohues që kujdesen për mirëqenien e të tjerëve dhe që i japin gjithçka nga vetja njerëzve që duan. Ata i lënë nevojat e tyre të fundit për të favorizuar pjesën tjetër të botës, shkruan Meb.al.

    Dera e artë

    Njerëzit që veçanërisht e duan ngjyrën e artë shkëlqejnë prej karizmës së personalitetit të tyre. Ata kanë dhuntinë që t’i lehtësojnë të tjerët dhe t’i bëjnë ata të ndjehen të vlerësuar. Respekti, ngrohtësia dhe miqësia janë tiparet e personazheve që i përcaktojnë ato. Vizioni i tyre shumë pozitiv dhe i orientuar drejt jetës për suksesin i tërheq ata me energji të ngjashme dhe i projekton në mjedise që aspirojnë të njëjtin nivel suksesi.

    Dera blu

    Blu është ngjyra e preferuar e individëve të qetë, me një temperament të qetë, larg çdo impulsiviteti. Ata janë ndërmjetës nga natyra që kërkojnë vazhdimisht paqe rreth tyre. Ata i urrejnë konfliktet dhe marrin kohën që të zgjedhin me kujdes fjalët e tyre sepse i dinë pasojat. Ato janë me origjinalitet të madh, janë të lidhur fort me vlerat e familjes dhe marrin përgjegjësitë e tyre me zemër.

  • Shpëtohet nga mbytja e mitura në plazhin e Velipojës, zbardhen detajet e para

    Shpëtohet nga mbytja e mitura në plazhin e Velipojës, zbardhen detajet e para

    Raportohet se një 17-vjeçare është shpëtuar nga mbytja në plazhin e Velipojës.

    Lajmi është bërë publik nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Mësohet se e mitura ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

    “Velipojë- Shpëtohet i riu 17-vjeçar falë asistencës mjekësore të super ekipit të qendrës shëndetësore verore të #Velipojës, ku ofrohet shërbim mjekësor 24/7 për banorët dhe pushuesit”- shkruan ministrja Manastirliu në Facebook.

  • Prapë gurorja! Dhunohet kryeplaku në Klos, denoncimi: Më qëlluan me grushte në fytyrë e trup

    Prapë gurorja! Dhunohet kryeplaku në Klos, denoncimi: Më qëlluan me grushte në fytyrë e trup

    KLOS- Kryeplaku i fshatit Kerr të Klosit, Sali Muça është dhunuar nga një bashkëfshatar. Ai ka denoncuar se është dhunuar nga Besnik Muça, djali i Vebi Muçës me të cilin ka pasur edhe konflikte. Denoncimin e ka bërë nga spitali, ku i duken edhe shenjat e dhunës, nga ky ka bërë edhe thirrje që të merren masa për dhunuesit e tij. Ndërsa zbulon se shkak për konfliktin është bërë një gurore.

    “Kam qenë në kanalin vaditës, kur vjen Besnik Muça i cili ka ardhur menjëherë, më ka goditur me grushte disa herë, në fytyrë e në trup. Më pas është larguar. Unë kam ardhur në spital. Nuk kemi pasur konflikte e asgjë, me djalin. Por djali i tij merret me gurore, me pyje, për dëmtime me shumë gjëra në fshat, që ne nuk jemi dakord. Ai është një tip mashtruesi. Nga dhuna isha mbuluar me gjak, kam bërë kallëzim penal ne polici. Mbrëmë gjithë natën kam qëndruar në spital për mjekim, po ashtu edhe sot jam për mjekim. Nuk di nëse është marrë masë, por unë kam bërë denoncim direkt. Kërkoj të merren masa nga drejtësia, asgjë më shumë, por vetëm të zbatohen ligjet e shtetit,”- ka thënë ai.

    Gjithashtu kryeplaku ka ngritur shqetësimin pasi banorët kundërshtojnë hapjen e gurores, por lidhur me ngjarjen ende nuk ka asnjë reagim nga ana e Policisë së Shtetit.

  • Del foto/ Ky është i riu nga Kosova që akuzohet se hodhi nga kati i 6 të dashurën e tij. Emrat, foto

    Del foto/ Ky është i riu nga Kosova që akuzohet se hodhi nga kati i 6 të dashurën e tij. Emrat, foto

    Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray nga i dashuri i saj në Kosovë.

    E reja ndërroi jetë më datë në gusht, kur Endrit Nika e hodhi nga kati i 6 i hotelit ku ata po qëndronin së bashku në Fushë-Kosovë.

    Mediat spanjolle kanë hedhur dritë mbi këtë ngjarje, e cila fillimisht u dyshua se ishte rënie aksidentale, por më pas u zbulua krimi i rëndë që kishte ndodhur pas një konflikti mes çiftit. Sipas raportimeve, ata janë zënë ashpër me njëri-tjetrin pas një feste ku kishin shkuar, dhe teksa Nika ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit e ka shtyrë 27-vjeçaren nga ballkoni dhe për pasojë ajo ka humbur jetën në vend.


    E reja kishte jetuar prej disa muajsh në Evropë dhe ata ishin njohur gjatë një udhëtimi. Pasi qëndruan të lidhur vendosën të zhvendoseshin në Zvicër, ku shqiptari jetonte prej vitesh.

    Nuk dihet nëse ata ishin fejuar, por në profilet përkatëse në Instagram, të dy kishin vendosur inicialet e njëri-tjetrit së bashku me një unazë fejese. Po ashtu, prindërit e të dyve ishin në dijeni për lidhjen dhe bashkëjetesën e tyre.

    I riu ishte tifoz futbolli, e mbi të jgitha i klubit të Barcelonës raportohet nga mediat spanjolle, e po ashtu nuk nguronte që në rrjetet sociale të tregonte pjesë nga udhëtimet e tija.

    Prindërit e vajzës e morën vesh për vdekjen vetëm pasi shoqja e të resë kishite parë një postim në rrjetet sociale dhe ua tregoi atë atyre.

  • Nuk ndalen fatkeqësitë/ Motori përplaset me makinën e më pas me pemën, humb jetën 34-vjeçari shqiptar në Itali

    Nuk ndalen fatkeqësitë/ Motori përplaset me makinën e më pas me pemën, humb jetën 34-vjeçari shqiptar në Itali

    Një aksident tragjik i mori jetën në Rosignano (Livorno) të Italisë një 34-vjeçari me origjinë shqiptare, orët e vona të së shtunës.

    Sipas mediave italiane, Françesk Zhuta udhëtonte me motor, kur u përplas me një makinë Audi Q3, në rrethana momentalisht të paqarta. Për pasojë, i riu humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë në anë të rrugës.

    Kalimtarë të rastit, por edhe shërbimet e emergjencës i shkuan në ndihmë 34-vjeçarit, por fatkeqësisht plagët e marra ishin të rënda dhe ai gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

    Autoritetet policore ndaluan shoferin e makinës, një 57-vjeçar dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë.