Author: editor

  • VIDEO/ Ndërpritet energjia edhe në Mykonos! Turistët me elektrik dore dhe qirinj për 2 orë

    VIDEO/ Ndërpritet energjia edhe në Mykonos! Turistët me elektrik dore dhe qirinj për 2 orë

    Mykonos qëndroi në errësirë ??për më shumë se dy orë për shkak të një defekti teknik, dhe turistët u përpoqën të vazhdonin argëtimin e tyre dhe të shëtisnin nëpër rrugicat e errëta.

    Problemin më të madh e kanë hasur ambientet e hotelierisë, pasi ishte ora e pikut. Megjithatë, disa më me fat ishin ulur në dyqane që kishin gjeneratorë, shkruajnë mediat greke.

    “Rreth orës 21:45 për shkak të disa defekteve teknike të rrjetit ka pasur një ndërprerje të energjisë elektrike që ka prekur 2/3 e Mykonos. Mesa duket janë prekur disa biznese, të cilat kanë mbetur pa energji në një kohë kur ato ishin shumë të kërkuara, kryesisht restorante”, tha Heraklis Zisimopoulos, president i Shoqatës së Biznesmenëve të Mykonos.

  • ‘Vajza ishte brenda’! Shpërthim tritoli në shtëpinë e deputetit: Nuk e dimë kush e bëri!

    ‘Vajza ishte brenda’! Shpërthim tritoli në shtëpinë e deputetit: Nuk e dimë kush e bëri!

    Deputeti i Listës Serbe, Zoran Maksimoviç ka denoncuar se i kanë vendosur lëndë plasesë në oborrin e shtëpisë së tij në Ranillug.

    Maksimoviç ka dhënë një prononcim rreth kësaj ngjarje Kosova Onlie, ku ka thënë se mjeti lënda plasëse është hedhur në kopshtin e lokalit (ngjitur me banesën e tij), i cili në atë kohë ishte i mbyllur.

    Ai ka thënë se i ka lajmëruar Policinë e Kosovës, duke shtuar se për hetime kanë ardhur policë nga Prishtina dhe Gjilani.

    “Ishim me pushime, vetëm vajza ishte në shtëpi. Të gjithë e dëgjuan shpërthimin, por nuk e dinin se çfarë ishte dhe askush nuk e pa se kush e bëri atë. Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Rasti është raportuar në polici, kanë bërë hetime, ka pasur policë nga Gjilani dhe Prishtina. Hetimi janë në vazhdim dhe nuk mund të them asgjë më shumë.” – është shprehur deputeti

  • ‘Barbie’ hyn në historinë e 50 filmave më viralë, siguron brenda pak javësh 1 miliard dollarë! Premiera i del jashtë parashikimeve regjisores, kukulla korr sukses të pabesueshëm

    ‘Barbie’ hyn në historinë e 50 filmave më viralë, siguron brenda pak javësh 1 miliard dollarë! Premiera i del jashtë parashikimeve regjisores, kukulla korr sukses të pabesueshëm

    Filmi vizatimor ‘Barbie’ i rikthyer në premier disa javë më parë, ka thyer çdo rekod shikueshmërie dhe tashmë dhe atë financiare.

    Media e huaj CNN bën me dije se filmi ‘Barbie’ ka siguruar në arkë 1 miliard dollarë sipas vlerësimeve zyrtare. Kjo ka bërë që Gerwig të jetë regjisorja e parë femër me një film miliarda dollarësh dhe të kthehet në fenomen viral, nga suksesi i pabesueshëm i kukullës.

    “Unë kam qenë në këtë lojë për 30 vjet dhe fenomeni Barbie dhe Barbenheimer është sa i paprecedentë aq edhe i paparashikueshëm,” tha Paul Dergarabedian, analist i lartë i medias në Comscore.


    Sipas Dergarabedian, vetëm rreth 50 filma në histori, të parregulluar për inflacionin, kanë arritur shifrën e miliardë dollarëve.

    Ai shtoi se fushata e marketingut të filmit ishte aludimi i parë që “Barbie” do të ishte një goditje në arkë. “Fushata e marketingut për “Barbie” vuri në lëvizje një zinxhir ngjarjesh që çuan në shtimin e fjalës “Barbenheimer” në leksikun popullor për shkak të datës së përbashkët të publikimit me “Oppenheimer” dhe atëherë ne të gjithë dinim diçka shumë të veçantë dhe unike do të krijonte një rezultat shumë më të madh se sa pritej për filmin jo vetëm për fundjavën e hapjes, por për shfaqjen e tij globale në kinema.”

    Suksesi i Barbit u nxit nga shitjet e arkave në disa prej tregjeve më të mëdha të filmit në botë, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Meksikën dhe Australinë. Filmi ka qenë publikimi nr. 1 në këto tregje çdo fundjavë që nga publikimi i tij, sipas faqes përcjellëse Box Office Mojo.

  • Çfarë ndodhi me dy ish-banoret e “BBVA”? Efi thumbon Kiarën në rrjetet sociale

    Çfarë ndodhi me dy ish-banoret e “BBVA”? Efi thumbon Kiarën në rrjetet sociale

    Efi ka gjetur sot kohë për të kaluar me fansat e saj në Instagram duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Shumë e pyesnin për projektet e saj, anën personale, por ishte edhe një koment që tërhoqi vëmendjen e Efit

    “Llull”, i shkruan dikush, term që shumë e përdornin për Kiarën gjatë BBV.

    Dhe duket se me përgjigjen e saj, Efi e hodhi një thumb.

    “Unë?”, pyeti ajo e habitur si për të treguar se po ngatërronte person.

  • Makina ‘përpihet’ nga gropa që ka hapur shembja nga shiu në autostradë (Video)

    Makina ‘përpihet’ nga gropa që ka hapur shembja nga shiu në autostradë (Video)

    Kina është duke u përballur me një “apokalips” pasi vendi është goditur na tajfuni Doksuri.

    Shoferi i një fuoristradë shpëtoi i padëmtuar pasi makina e tij u rrëzua nga një urë që u shemb për shkak të shiut të rrëmbyeshëm në Kinën veriore. Pamjet e kameras Dashcam të marra në qytetin Harbin, provincën Heilongjiang, treguan mjetin duke u zhytur në ujërat poshtë urës.

    Sipas raportimeve dy automjete kanë rënë nga ura, para se të vendoseshin masa emergjente dhe që atëherë, ajo pjesë e rrugës është bllokuar. Nuk raportohet ende për të lënduar, por situata mbetet e vështirë.

  • Luizi e ‘djeg’ në dasmën e të afërmve, kërcen valle dhe u bie daulleve

    Luizi e ‘djeg’ në dasmën e të afërmve, kërcen valle dhe u bie daulleve

    Luiz Ejlli vazhdon të mbetet një nga personazhet më të dashur për publikun, edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP 2”, ku ai u shpall fitues.

    Ai shpesh poston në rrjetet e tij sociale për të qëndruar pranë fansave të tij, të cilën e ndjekin. Sot ai ka qenë i ftuar në një dasmë familjare, nga ku ka ndarë foto dhe video të shumta.

    Luizi duket se po e shijon pafund, teksa ka krijuar dhe vetë një atmosferë të zjarrtë duke performuar këngë tradicionale e duke i rënë daulleve

    https://www.instagram.com/gazeta_shqip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cd9b570c-99bf-405b-9fe4-33fe640ec22d

  • Ngrihet alarmi! Temperaturat e larta ‘përvëlojnë’ botën, shkrihet asfalti në Turqi

    Ngrihet alarmi! Temperaturat e larta ‘përvëlojnë’ botën, shkrihet asfalti në Turqi

    Për shkak të temperaturave të larta, shkrin asfalti në autostradën Denizli – Antalia në Turqi. Automjetet kanë lëvizur shumë ngadalë, raporton Anadolu Agency.

    Këmbësorët gjithashtu kanë pasur vështirësi në kalimin e rrugës. Ekipet e autostradës spërkatën me pluhur guri dhe ujë rrugët. Shoferi Muhittin Çinar tha se automjeti i tij u nxeh shumë dhe kishte ngecur në rrugë.

  • “Llulla”/ Efi thumbon “keq” Kiarën dhe zbulon kur do rikthehet në televizion (VIDEO)

    “Llulla”/ Efi thumbon “keq” Kiarën dhe zbulon kur do rikthehet në televizion (VIDEO)

    Efi Dhedhes, pas përfundimit të eksperiencës në ‘Big Brother VIP Albania’ ka qëndruar më e heshtur se ish-banorët e tjerë.

    Ende nuk e kemi parë Efin në ndonjë projekt, mirëpo ka qëndruar aktive në rrjetet sociale duke i dhënë hapësirë edhe njerëzve që ta pyesin për të rejat në jetën e saj.

    Sot ajo iu përgjigj disa prej pyetjeve që iu bënë në Instagram. Një prej tyre kishte të bënte me projektet e saj në media, e se ku do të angazhohet në shtator

    Nuk e di. Ndoshta e di. Ndoshta nuk jam për këtë punë. Ndoshta nuk bëj çdo gjë për këtë punë’– thotë ajo.

    E një tjetër pyetje, le të themi ‘epitet’ ishte edhe ‘llulla’, termi që iu përdor më së shumti për Kiarën.

    ‘Unë? Joo’-shprehet Efi duke qeshur e duke thumbuar kështu Kiarën.

  • ​Rreth 30 të zhdukur pasi dy anije u mbytën në Lampedusa të Italisë

    ​Rreth 30 të zhdukur pasi dy anije u mbytën në Lampedusa të Italisë

    Rreth 30 persona u raportuan të zhdukur herët të dielën pasi dy anije u mbytën gjatë natës në ishullin italian të Lampedusa.

    Roja italiane Bregdetare shpëtoi 57 emigrantë, 47 burra dhe 10 gra, nga uji dhe gjeti dy trupa, ato të një gruaje dhe një fëmije rreth 18 muajsh, të dy nga Ivoria, raportoi Agjencia italiane e lajmeve, ANSA.

    Trupat e tyre janë dërguar në morgun në varrezat e ishullit Cala Pisana. Ndërmjetësimet kulturore të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) folën me të mbijetuarit të cilët raportuan se dy anije ishin fundosur.

    E para thuhet se kishte 48 persona në bord, 45 prej të cilëve u shpëtuan me tre të pagjetur, ndërsa e dyta transportonte 42 persona nga Afrika subsahariane. Të dy anijet thuhet se janë nisur nga Sfax në Tunizi. Ujërat në Ngushticën e Sicilisë kanë qenë jashtëzakonisht të trazuara, me erëra të forta që ngrinin valë të mëdha.

    Një grup prej rreth 20 emigrantësh mbetën të bllokuar në shkëmbinjtë Ponente të Lampedusa herët të dielën pasi anija në të cilën ndodheshin u përmbyt natën midis së premtes dhe të shtunës.

    Kushtet e detit e bënë të pamundur që varkat e Rojës Bregdetare të arrijnë tek ata dhe shpëtimtarët do të përpiqen të arrijnë atje përmes tokës, thanë burimet.

  • Sherri i dhunshëm në Lezhë/ Arrestohen të 3 personat, 37-vjeçari tentoi t’i shtypë me makinë, më pas…

    Sherri i dhunshëm në Lezhë/ Arrestohen të 3 personat, 37-vjeçari tentoi t’i shtypë me makinë, më pas…

    Kanë rënë ditën e sotme në pranga 3 personat që u përfshinë në një konflikt mbrëmjen e djeshme në Lezhë.

    Policia ka arrestuar dy punonjësit e karburantit dhe shtetasin nga Kosova, të cilët pas një konflikti të çastit u përleshën me njëri tjetrin. Sipas uniformave blu, ka qenë pikërisht 37-vjeçari nga Kosova ai që i ka goditur fillimisht dhe më pas ka tentuar t’i përplasë me automjetin e tij.

    Më pas dy punonjësit e karburantit e kanë dhunuar atë, duke bërë që ai të përfundonte në spital.

    Njoftimi i policisë:

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit M. M. 37 vjeç, banues në Kosovë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Shkatërrim prone”. N. S. 61 vjeç dhe K. R. 52 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim”.

    Arrestimi i tyre u bë pasi në vijim të veprimeve të thelluara hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ka rezultuar se: Rreth orës 18:30 të ditës së djeshme, në ambientet e një karburanti në aksin rrugor Lezhë-Milot, shtetasi kosovar M. M. pas një konflikti të çastit për motive të dobëta që ka patur me dy shtetasit shqiptarë N. S. dhe K. R. (punonjës pranë këtij karburanti), i ka goditur fillimisht fizikisht dhe më pas me automjetin e tij ka tentuar që ti përplasë duke u rrezikuar jetën. Si pasojë e tentativa me automjet, shtetasi M. M. është përplasur me ambientet e brendshme të karburantit, duke i dëmtuar. Në vijim të konfliktit, dy punonjësit e karburantit e kanë goditur shtetasin M. M. me mjete të forta në trup (shkopinj) duke i shkaktuar dëmtime fizike, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në spital për ndihmë mjekësore, ndodhet edhe shtetasi N. S. i cili ka marrë gjithashtu dëmtime fizike, por jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.