Author: editor

  • Nasa bën zbulimin e pazakontë, ja asteroidi masiv që mund t’i bëjë të gjithë njerëzit bilionerë

    Nasa bën zbulimin e pazakontë, ja asteroidi masiv që mund t’i bëjë të gjithë njerëzit bilionerë

    Nasa dhe SpaceX janë shumë pranë misionit për të dërguar një anije kozmike në një udhëtim të gjatë prej 2.5 bilionë milje në drejtim të një asteroidi të quajtur “16 Psyche” dhe ky asteroid mund t’i bëjë të gjithë banorët e botës, bilionerë.

    Sipas pretendimeve të Nasa-s, ky asteroid është i mbështjellë me metale të çmuara dhe vlera e tij mund të jetë £8,000,000,000,000,000,000,000.

    Sipas llogarive të bëra, të gjithë njerëzit e këtij planeti mund të bëhen bilionerë ndërsa ekonomia globale mendohet të arrijë një vlerë prej 110 trilionë paund.

    Ky asteroid, i cili mendohet të jetë i përbërë nga ari, hekuri dhe nikeli, ka marrë këtë emër në nder të perëndëshës greke të shpirtit.

    Anija kozmike do të udhëtojë drejt asteroidit të veçantë, duke u rrotulluar rreth diellit, në mes të planitet Mars dhe Jupiter, rreth 499,555,545km larg nga Toka.

  • Nga burgu në fermë, Fero poston foto në kalë

    Nga burgu në fermë, Fero poston foto në kalë

    Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero ka qëndruar një muaj në paraburgim pasi dyshohej se kishte dhunuar gruan e tij, Arbenita Ismajli.

    Ditën që ai është liruar, është shfaqur në xhami, ndërsa ditën e djeshme ka postuar në rrjetin social “Instagram” video dhe foto duke kalëruar në një fermë.

  • Dimër në mes të verës! Çfarë po ndodh me motin në Europë, stuhi dhe breshër në disa shtete

    Dimër në mes të verës! Çfarë po ndodh me motin në Europë, stuhi dhe breshër në disa shtete

    Makinat e borës dolën në rrugët e Gjermanisë jugperëndimore në mes të verës, pasi një stuhi e fortë la pas sasi të mëdha breshëri. Autoritetet në Reutlingen në shtetin e Baden-Württemberg thanë se një “stuhi lokale me breshër dhe shi të dendur” përfshiu qendrën e qytetit të premten pasdite.

    Imazhet e publikuara treguan rrugë të mbuluara me të bardha, ndërsa zyrtarët e qytetit thanë se breshri ishte 30 centimetra i trashë në disa vende. Gjethet dhe breshëri bllokuan kanalet e kanalizimeve brenda pak minutash dhe uji derdhi në parkingje nëntokësore, bodrume dhe ndërtesa banimi.

    https://twitter.com/i/status/1687489272213909504

    Lumi Echaz, i cili përshkon qytetin, u ngrit 1.5 metra në pesë minuta, duke kërcënuar me përmbytje. Rreth 250 zjarrfikës dhe qindra vullnetarë u vendosën në rreth 100 misione.

    Përmbytje kanë ndodhur edhe në Austri, ndërsa tre persona kanë humbur jetën në Slloveni. Në St. Paul im Lavanttal në Karintin e Poshtëm u evakuuan 70 shtëpi, ndërsa në zonat përreth Eisenkappel dhe Klagenfurt disa vende u shkëputën nga zona përreth. Një digë rrezikon të prishet pranë Klagenfurt. Në Qafën Loibl, brenda 24 orëve ranë 200 litra shi për metër katror, një sasi që zakonisht korrespondon me një muaj të tërë.

    https://twitter.com/i/status/1687780862660673536

    Në Slloveni, të paktën tre persona humbën jetën pas shirave të rrëmbyeshëm. Lumenjtë u vërshuan, rrugët dhe urat u përmbytën, ndërsa kryeministri slloven Robert Golob foli për katastrofë.

    Autoriteti mjedisor i Sllovenisë Arso ngriti paralajmërimin e motit të keq në nivelin më të lartë. Përmbytjet mund të jenë më të këqijat që kur Sllovenia fitoi pavarësinë në vitin 1991.

  • Fjolla Morina del nga spitali psikiatrik: Nuk kam qenë mirë…

    Fjolla Morina del nga spitali psikiatrik: Nuk kam qenë mirë…

    Fjolla Morina ka dalë nga spitali psikiatrik, aty ku ishte shtruar prej javësh.

    Këngëtarja ka ndarë një video ku shihet me vajzën, teksa falenderon të gjithë për mesazhet që ka marrë.

    Po ashtu, Fjolla pranon se nuk ka qenë mirë nga ana psikologjike e se ka ende nevojë për ndihmën e mjekëve.

    “Hello ju përshëndes krejtve. Faleminderit për fjalët e bukura që më keni shkruar. Unë jam mirë, nga ana psikologjike nuk kam qenë mirë, me ndihmën e doktorëve do bëhem dhe më mirë,” tha Fjolla.

    Kujtojmë se ajo prej muajsh ka shqetësuar rrjetin me videot e saj duke akuzuar me emra, persona që sipas saj janë kokat e krimit të organizuar.

  • Studimi e konfirmon, “frika” me e madhe që kishim për kafenë është realitet

    Studimi e konfirmon, “frika” me e madhe që kishim për kafenë është realitet

    Kafeja është shoqëruesi i domosdoshëm derisa të arrijmë në zyrë ose kur duam të pushojmë. Jemi të varur nga kafeja dhe nuk hezitojmë ta fshehim. Por a është e vërtetë kjo? A jemi vërtet të varur? Një sondazh i fundit konfirmon pretendimin tonë.

    Muajin e kaluar, një kompani e kërkimit të tregut e quajtur OnePoll anketoi 2050 punonjës zyre dhe u bë e qartë se kafeja është karburanti që shumë prej nesh i drejtohemi për energjinë e mëngjesit dhe të mesditës. 66% e të anketuarve thanë se kafeja e nxehtë është pija e tyre e parë e ditës dhe 47% thanë se zgjedhin një kafe të ftohtë kur të shkojnë në zyrë. 59% janë përgjigjur se kafeja është prioriteti i tyre i parë kur shkojnë për shëtitje dhe 55% kanë nevojë për shoqërinë e kafesë kur kontrollojnë emailin e tyre. 24% zbuluan se kanë nevojë për kafe më shumë të hënën, gjë që nuk na habit, ndërsa shumica dërrmuese (77%) thanë se kanë nevojë për dy ose më shumë filxhanë kafe për t’u ndjerë produktiv.

    “Më shumë se 8 në 10 punonjës thanë se duke pasur pije falas si përfitim në vendin e tyre të punës do t’i bënte ata të ndiheshin të vlerësuar dhe ofrimi i pijeve falas ishte përfitimi më i kërkuar për të inkurajuar punonjësit të punojnë nga një tavolinë”, tha Camille Vareille, Shef i Marketingut në Lavazza Group. “Investimi në një sërë pijesh në vend jo vetëm që mund t’u kursejë punonjësve kohë dhe para, por gjithashtu ndihmon në kthimin e tyre në zyrë”.

    Nuk ka dyshim se është e mrekullueshme të kesh kafe dhe pije falas në zyrë, veçanërisht kur mund të kursesh kohë dhe para nga konsumatorët e kafesë. Të anketuarit në sondazh thanë se shpenzojnë mesatarisht 6,27 dollarë për secilën kafe të tyre, e cila arrin në afro 3000 dollarë në vit. Mesatarisht, kafeja zgjat gjithashtu nga 16 deri në 17 minuta, që shton rreth dy ditë kohë pritjeje te barista.

    Ndoshta nuk jemi të varur nga kafeja në fund të fundit, por duhet hapur një diskutim për privilegjet që duhet të kemi për kafen dhe vendin e punës? Thjesht e lamë të jetë këtu.

  • Pushuesit braktisin plazhet, Durrësi përfshihet nga reshjet e shiut, në Vlorë stuhi

    Pushuesit braktisin plazhet, Durrësi përfshihet nga reshjet e shiut, në Vlorë stuhi

    Rrebeshet e shiut kanë përfshirë edhe gjirin e Durrësit. Pushuesit kanë braktisur plazhet, ndërsa në qytet e përgjatë rrugës së plazhit ka qarkullim të rënduar automjetesh.

    Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka shkaktuar edhe dallgëzim në Adriatik. Aktualisht, forca e detit është 5 ballë duke penguar lundrimin e anijeve të vogla dhe çdo mjeti turistik. Edhe sektori i peshkimit ka pezulluar aktivitetin nën ndikimin e këtyre kushteve atmosferike.

    Edhe qyteti bregdetar i Vlorës është përfshirë në një stuhi shiu me intesitet të lartë rreth orës 10, ku pushuesit nuk kanë mundur të bëjnë plazh. Edhe ata që kanë preferuar të shkojnë herët, janë kthyer në shtëpitë e tyre.

    Si pasojë ka pasur edhe trafik të rënduar, ndërsa ka më shumë se 40 minuta që reshjet e shiut vijojnë pa ndalim.

    Ndërsa policia kufitare ka apeluar që të shmanget lundrimi pasi deti ka dallgë me përmasa të mëdha që mund të rrezikojnë seriozisht jetën e tyre, dy tragete kanë mbërritur në port pa probleme.

    Burimi: Top Channel

  • “A t’ju q**sha robt këtyre! Rebo më çau k…n, se di pse ka frikë”- Zbardhen mesazhet/ Si Oltion Bistri mori në mbrojtje kazinonë e biznesmenit: Ik futu gjëkundi se s’i dihet, fike tefelonin

    “A t’ju q**sha robt këtyre! Rebo më çau k…n, se di pse ka frikë”- Zbardhen mesazhet/ Si Oltion Bistri mori në mbrojtje kazinonë e biznesmenit: Ik futu gjëkundi se s’i dihet, fike tefelonin

    Një kazino që biznesmeni Pëllumb Gjoka nuk ka dashur të mbyllej ka qenë detyra e ngarkuar ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri, i cili në këtë seksion të dosjes voluminoze të SPAK duket se ka lobuar fuqishëm që të mbante fjalën.

    Në disa prej bisedave të dala nga dosja, ku Gjoka dhe Bistri komunikonin në “Sky”, duket se Bistri shërbente si informatori i gjithçkaje çfarë ndodhte në godinën e Policisë së Shtetit. Edhe pse në dosje nuk përmendet, dyshohet se Bistri i ka përmendur shpesh emrin e ish Drejtorit të Policisë së Tiranës, Rebani Japuit.

    Biznesmeni Pëllumb Gjoka kishte një kazino, që nuk lejohej nga ligji dhe për të cilën, sipas përgjimeve në dosjen e SPAK mendohet sipas asaj që shkruan Bistri, të ishte ankuar vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi.

    BISEDAT MES BISTRIT DHE GJOKËS:

    “O vlla keq puna me këto. Me thirrën lart, se mbajmë dot pikën aty. A tju q**sh roptë këtyre. Se di. Më duket se është interesuar Lleshi vetë por mos fol me asnjë. Lidhje shoqërore e jotja etj. Sigurohu që s`të ndjek njeri dhe eja lart te fshati SOS Pallati i Brigadave te hoteli i Gaz Brahjas”.

    Në komunikimet që Oltian Bistri ka në dosje thotë se flet vazhdimisht për çështjen e kazinosë me “Rebaniun”, madje edhe për një “Ardi”, që dyshohet të jetë Ardi Veliu.

    Ish-shefi i Operacionales, i tregon sesi ka hyrë “mik” që të mbante fjalën e tij dhe kazinoja e Pëllumb Gjokës mos të prekej. Ai rrëfen edhe një bisedë që dyshohet se është Ardi Veliu, që mesa duket e kishte bezdisur.

    “Ka frikë Rebaniu se i paskan thënë për këtë rastin dhe është tremb”, apo “ik fli tani apo ke punëtorë brenda? Kush është klienti më i fortë? I ke marrë ndonjë Tajvanit? Ty të duhen me lek, jo ata që s’i lënë andej. Ata që si lënë janë të mbaruar. Prit një herë të mbarojë aksioni. Unë e bëra për ty këtë se s’më ngrenë ato 1500 euro që marr. Se veç për ty e lashë. Është muhabet vk. Edhe për anë morale më tepër. Se vetëm stres. Vetëm këto sa bëjnë t’i lutem Rebos aman. Ai lekët do marri dhe kot i merr. Se di pse ka frikë. (…) S’do as Ardi se i thashë. Bile dhe për këtë më çau k…n. I thashë e le punën e s’e heq se i kam dhënë llafin”, i shkruan Bistri, Pëllumb Gjokës.

    INFORMIMI

    Në dosje duket qartë se Bistri ishte syri dhe veshi i Pëllumb Gjokës në polici. Ai merrte vesh thuajse çdo gjë, kur bëheshin kontrollet, kur takohej Bistri e me kë, e madje kur i zhvillonin takimet.

    Mesazhet e dërguara nga Olti Bistri te Pëllumb Gjoka: “Tani do fillojë për pak, ik futu gjëkundi se s’i dihet, mos rri në qarkullim dhe fike telefonin. Po kot mos si dihet. Se di. Akoma s’na i kanë sjellë emrat dhe vendet. Dr tha do e heq pikën nga lista. jo e din Rebua vete s`ka nevojë”!

    Në dosje gjithashtu përmendet sesi Bistri u thoshte efektivëve të mbyllnin një sy, atëherë kur duhej. Më datë 20.01.2020 ora 20.32 shtetasi Pëllumb Gjoka, duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri.

    Ky i fundit i shkruan: “Ka qenë qetësi kaq kohë. Sot nga 7, pati nja dy tel, ka kazino, rulet etj. Por s`ka problem se i thash çunave e bërën sikur erdhën dhe nuk konstatuan gjë.

    Në atë kohë Rebani Jaupi ishte Drejtor i Policisë së Tiranës dhe informacionet që vinin për Pëllumb Gjokën kanë të bëjnë me një operacion të quajtur “Fati i lojërave”. Duket se Bistri sugjeron se Drejtori i policisë do ta heqë pikën e Pëllumb Gjokës nga lista e kontrolleve për lojërat e paligjshme të fatit.

  • 3 mijë lekë RedBulli tek koncerti i mikut të Veliajt

    3 mijë lekë RedBulli tek koncerti i mikut të Veliajt

    Reperi i njohur Noizy, ka mbajtur mbrëmjen e shkuar në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë një koncert. Por, sot vihet re se ai koncert ishte kthyer në një rast përfitimi ndaj fansave dhe një sërë ankesash kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.

    Një qytetar shkruan se pijet janë shitur me çmim shumë më të lart se zakonisht. Për shembull nga200 që shitet “Red Bull” në koncertin e mbrëmshëm shitej 300 lekë. Kështu ka ndodhur edhe me pijet e tjera.

    Sakaq, kujtojmë se mbrëmë në JOQ një tjetër qytetar tregoi se kanë qëndruar prej 3 orësh në radhë, duke u shtyrë dhe shtypur për të parë koncertin.

    https://static.joq-albania.com/imagesNew/2023/08/365390210_6651514774870257_5127790866758734676_n.mp4?_=1

  • Moti i keq përfshin vendin/ Bllokohen rrugët në Durrës, stuhi në Vlorë

    Moti i keq përfshin vendin/ Bllokohen rrugët në Durrës, stuhi në Vlorë

    Pas valës së nxehtë, sot vendi ynë është përfshirë nga moti i keq. Erë e fortë dhe reshje shiu në të gjitha qytetet, por situate më e rënduar paraqitet në Vlorë e Durrës. Mësohet se vetëm në pak minuta shi rrugët e Durrësit janë përmbytur, ndërsa është krijuar kaos dhe trafik, për shkak se po largohen edhe pushuesit.

    Ndërkohë, edhe qyteti bregdetar i Vlorës është përfshirë në një stuhi shiu, ku pushuesit nuk kanë mundur të bëjnë plazh. Edhe ata që kanë preferuar të shkojnë herët, janë kthyer në shtëpitë e tyre.

    Si pasojë ka pasur edhe trafik të rënduar. Shiu vjen pas temperaturave ekstrem të valës afrikane që përjetoi vendi ynë. Gjithsesi moti i keq nuk do të zgjasë shumë pasi fillimi i javës tjetër pritet të jetë me mot të mirë.

  • Nga do t’ja fillojë “kirurgu” Taulant Balla?

    Nga do t’ja fillojë “kirurgu” Taulant Balla?

    Bisedat sekrete në programin SKY konfirmuan me faktë tashmë atë që perceptohej gjerësisht në publik se Policia e Shtetit është kthyer në një zombi, e cila vetëm trupin ka të vetin, kurse veprimet kontrollohen nga grupet kriminale.

    Siç ka raportuar AlbEu deri më tani duke iu referuar dosjes hetimore, përfshirja e drejtuesve të lartë të policisë me bandat duke iu shërbyer atyre si argat kundrejt pagesave mujore është faqja e zezë e shtetit shqiptar dhe mesazhi i fortë se të paktën Policia e Shtetit duhet të shkrihet tërësisht dhe duhet ndërtuar një strukturë tjetër, e pakapur kryekëput nga krimi.

    Policia, “pa brekë” përballë krimit: 7 detajet tronditëse të bisedave sekrete në programin SKY
    Skena të tilla, ku drejtues të Policisë së Shtetit janë kthyer në shërbëtorë të krimit, kanë ndodhur edhe në botë, madje janë bërë edhe filma, por në fund fare shteti ka reaguar duke ndëshkuar ata që kanë tradhtuar besimin e qytetarëve, por mbi të gjitha, gjakun e kolegëve të që kanë rënë gjatë përballjes me kriminelët.

    Nëse dy javë më parë, shkuarja e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme dukej një operacion pas përplasjeve të brendshme në PS, tashmë, pas shpërthimit të skandalit me bisedat sekrete duket qartësisht se përse ai u emërua nga Rama në krye të rendit

    Nëse nuk është emëruar për të minimizuar pasojat e “tërmetit” që po ndodh, Ballës i mbetet të kryejë një mision të rendësishëm për Policinë e Shtetit: Shkrirjen totale dhe rindërtimin e saj.

    Nënshtrimi pa kushte i policisë ndaj krimit, nuk po dihet më ku fillon shteti dhe ku mbaron mafia
    Tashmë ai i ngjan një kirurgu, që shkon përballë një trupi të shtrirë në sallë dhe duhet të vendosë nëse do të bëjë nje operacion total duke prerë pjesë të trupit të kalbëzuar apo operacion lokal, me rrezikun që infeksioni të përhapet sërish.

    Deri më tani nuk ka asnjë lëvizje në rangjet e policisë, por ajo çfarë po ndodh tregon qartë se furtuna do të nisë, pyetja është se sa thellë do ta fusë bisturinë Balla. /albeu.com