Debati mes Ronaldo Sharkës dhe çiftit Luizi dhe Kiara që ndodhi pak javë më parë mori vëmendjen të madhe.
Përplasjet mes tyre u duk sikur pushuan në rrjetet sociale, por kanë qenë ndjekësit që këtë herë kanë sjellë sërish në vëmendje Ronaldos.
I pyetur në Instagram se si i ka marrëdhëniet me Luizin dhe Kiarën, ai kë thënë se i pranon edhe faljet.
“Si i ke raportet sot me Luizin dhe Kiarën?”- e ka pyetur një ndjekës në Instagram moderatorin i cili i është përgjiigjur: “Unë jam njeri që i pranoj faljet. Kështu që po pres të më kërkojnë falje dhe të reflektojnë. Të gjithë gabojnë.”
Kujtojmë që sherri që dominoi tituj nisi pasi Ronaldo konkurrent në “Kepin e Vip-ave” u shpreh se ky emision do t’i shkonte atij dhe jo Kiarës.
Këngëtari Sabian Medini i cili është baba i dy fëmijëve, vajzës Kei dhe djalit të tij ka surprizuar shpesh herë me foto familjare.
Por këtë herë ai që ka surprizuar fansat ka qenë djali i tij i vogël, ndryshe nga Keisi të cilën e kemi parë shpesh pasi është personazh publik por edhe pas pjesëmarrjes në ‘reality shoë’ të ndryshëm.
Por imazhi i djali të këngëtarit është më pak i zbuluar, një nga daljet e tij publike ishte kur ai hyri në shtëpinë e Big Brother si një surprizë për motrën e tij.
Por së fundmi kemi zbuluar se Enes Medini ka edhe talent në të kënduar dhe gjithashtu ka një llogari në “TikTok” ku poston video mjaft interesante.
Në videon e fundit ai shihet teksa këndon dhe kërcen në ambientet e një studio regjistrimi.
Në videon e fundit ai shihet teksa këndon dhe kërcen në ambientet e një studio regjistrimi.
Një vajzë e re ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Policia e Kosovës thotë 18-vjeçarja se ka rënë nga lartësia e një objekti, por nuk dihen ende rrethanat. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Policia.
Disa njerëz janë gjithmonë pranë dhe është mirë t’i keni në jetën tuaj. Pavarësisht nëse ata janë duke shuar zjarret (figurativisht ose fjalë për fjalë), duke i mbajtur të gjithë të qetë, ose duke dalë me një plan të pagabueshëm, ata janë gjithmonë personi i parë që telefononi në një krizë. Këta individë nuk do të shtrëngohen nën presion dhe do të rezultojnë në një zgjidhje të zbatueshme. Ndoshta janë rritur në atë mënyrë, ose ndoshta astrologjia ka të bëjë me të. Vazhdoni të lexoni për të zbuluar se cilat shenja të zodiakut janë më të mirat në një situatë emergjente.
Virgjëresha
Të organizuar dhe shumë të përqendruar, Virgjëreshat në fillim do t’i zërë paniku, por do ta kapërcejnë shpejt ankthin dhe do të ofrojnë ndihmën e tyre. Ata kanë në karakterin e tyre elementin e dhënies, analizojnë në mënyrë metodike situatat dhe mund të organizojnë lehtësisht hapat e mëtejshëm, por edhe atë që duhet bërë për të mos u gjetur më në të njëjtin pozicion.
Dashi
Si shenja e parë e zodiakut, Dashi njihet për aftësitë e tyre drejtuese, të cilat janë thelbësore në situata krize. Natyra e tyre e fortë dhe e vendosur i bën ata të përshtatshëm për çdo situatë të vështirë, ndërkohë që nuk kanë frikë të përballen me çdo të papritur që u del përpara.
Bricjapi
Bricjapi është një shenjë e tokës, që do të thotë se ata janë tepër praktik dhe me këmbë në tokë. Në çdo krizë ai është “shkëmbi” i qëndrueshëm për të gjithë. Ai nuk lejon që emocionet e tij ta pushtojnë dhe edhe nëse stresohet nuk e tregon. Ata që i përkasin kësaj shenje nuk kanë frikë nga kaosi dhe do ta marrin seriozisht rolin e tyre, ndërkohë që sundohen nga Saturni, planeti i disiplinës dhe përgjegjësisë, kjo u jep atyre aftësinë për të marrë vendime të llogaritura dhe logjike.
Binjakët
Mund t’ju habisë, por Binjakët janë të aftë të përballojnë situata të vështira dhe të jashtëzakonshme. Ata lëvizin shpejt, janë fleksibël dhe përshtaten lehtësisht, tipare të nevojshme kur të tjerët nuk dinë çfarë të bëjnë. Përveç kësaj, ata janë shumë komunikues dhe diplomatikë, gjë që i bën ata të shohin shpejt të gjitha anët e një ngjarjeje dhe të arrijnë ta analizojnë atë për të gjetur zgjidhjen. Së fundi, elementi i shkujdesur i karakterit të tyre ndihmon në një situatë të vështirë, pasi i jep një notë më të lehtë klimës së rëndë.
Peshorja
Në krye të shenjave që i përgjigjen më mirë një krize janë Peshoret. Ata janë natyrshëm diplomatikë dhe të mirë në komunikim, kështu që do të jenë të gatshëm për çdo gjë që u del përpara. Falë angazhimit të tyre të palëkundur ndaj drejtësisë dhe barazisë, Peshoret gjithmonë do të luftojnë për atë që ata besojnë se është e drejtë. Në fakt, ata nuk do të hezitojnë të marrin vendime të vështira nëse kjo nënkupton rivendosjen e ekuilibrit dhe stabilitetit.
Italia po përgatitet për tre ditë mot potencialisht ekstrem, duke filluar nga e premtja, kur cikloni “Circe” parashikohet të godasë vendin, duke sjellë stuhi me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme.
Meteorologu i iLMeteo.it Lorenzo Tedici tha se temperaturat parashikohet të bien të paktën 10 gradë Celsius. Liguria, Toscana veriore, Veneto dhe Friuli Venezia Giulia janë rajonet që parashikohen të goditen së pari nga stuhitë, shkruan ANSA.
Italia është goditur nga një sërë valësh të jashtëzakonshme të nxehti muajin e kaluar si dhe nga valë stuhish shkatërruese.
Shkencëtarët thonë se kriza klimatike e shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë të njeriut po i bën më të shpeshta dhe më intensive ngjarjet ekstreme të motit si valët e të nxehtit, thatësirat, stuhitë e forta, stuhitë me breshër, erërat e forta dhe përmbytjet.
Në mesin e majit përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet kanë lënë 15 të vdekur dhe kanë shkaktuar miliarda euro dëme në bujqësi, ekonomi dhe infrastrukturë.
Pas vrasjes së 32 vjeçares Luljeta Preza poshtë Urës së Dajlanit, drejtori i policisë së Durrësit ka dalë në një konferencë për shtyp ku zbardhi dinamikën e ngjarjes.
Skënder Hitaj deklaroi rezultatet e operacionit policor që çoi në arrestimin e dy autorëve të dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës një ditë më parë.
Ai u shpreh se nga veprimet e thelluara hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, u bë i mundur dokumentimi i plotë i ngjarjes, si dhe u përcaktua qartë mekanizmi dhe roli i personave të përfshirë në të. Në këtë kuadër u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorëve në kohë rekord, shtetasit Aldo Brahimi 22 vjeç nga Lushnja si autor kryesor i ngjarjes dhe shtetasit Ylli Grabovari, 45 vjeç nga Durrësi si bashkëpunëtor i tij. Ndërkohë ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për tre shtetase të tjera, njëra prej tyre e mitur.
Këto shtetase deri në momentin e shoqërimit në polici, nuk e kishin kallëzuar krimin.
Në emër të Policisë, drejtori Hitaj shprehu vendosmërinë se nisur nga kjo ngjarje e rëndë do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë fenomeneve të kundraligjshme për qëllime fitimi, si lypja dhe shfrytëzimi i prostitucionit, duke nisur me një plan masash për kontrolle në zonat me risk të lartë.
“Në vijim të informacionit të dhënë, ku jeni njohur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, nga veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e ngjarjes, nën drejtimin e Prokurorisë Durrës, u bë dokumentimi i plotë i ngjarjes. U përcaktua qartë mekanizmi dhe roli i personave të përfshirë në të.
U bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorëve në kohë rekord. Ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për tre shtetase të tjera, njëra prej tyre e mitur.
Këta shtetase deri në momentin e shoqërimit në polici, nuk e kishin kallëzuar krimin.
Shprehim vendosmërinë se nisur nga kjo ngjarje e rëndë do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë këtij fenomeni”-u shpreh Skënder Hitaj.
Luljeta Preza nga Sukthi, pjesë e komunitetit rom u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit, paraditen e djeshme rreth orës 10:35 me shenja thike në trup.
Nga hetimet rezultoi se rreth orës 01:00 të 2 gushtit, poshtë urës së Dajlanit, viktima është konfliktuar me Aldo Brahimin 22-vjeç dhe Ylli Grabovarin 45-vjeç për motive të dobëta. Më pas dy personat e kanë goditur me thikë dhe si pasojë ajo ka humbur jetën në vendin ku u gjet trupi.
Dyshohet se viktima kishte konsumuar kokainë, së bashku me tri vajzat e identifikuara si B. S. 28 vjeçe, M. M. 26-vjeçe dhe një e mitur 15 vjeç. Sipas burimeve policore, viktima është abuzuar seksualisht dhe më pas është goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Nga hetimet e para rezulton se viktima bënte një jetë endacake dhe jo rrallëherë detyrohej të shiste trupin e saj për të fituar pak para e mbajtur veten gjallë.
Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore relativisht të thata.
Moti do të jetë i kthjellët, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në male.
Era do të fryjë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Meksikë, pasi një auotbus u përfshi në një aksidet tragjik.
Ngjarja ka ndodhur në Nayarit, ku autobusi doli nga kursi i tij dhe ra në një përrua 30 metra , pranë fshatit Baranca Bianca.
Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shpëtuar 21 persona, të cilët janë dërguar në spital. Gjendja e disa prej tyre cilësohet si kritike.
Sipas informacioneve, autoritetet vlerësojnë se shoferin mund ta ketë zënë gjumi në timon, për pasojë ka humbur kontrollin e autobusit.
Një video-denoncim i publikuar në rrjetet sociale nga ish-deputeti sard, Mauro Pili ka zbuluar sesi avioni i linjës Kaliari-Romë është i arnuar me ngjitës në disa pjesë të tij.
Pamjet po bëjnë xhiron e mediave italiane, ndërsa Pini shkruan përkrah videos: “Sot në mëngjes, në orën 7:20, duke u nisur për në Romë nga Kaliari, askush nuk vuri re asgjë për shkak të hipjes nga tuneli. Ata na trajtojnë si një koloni të botës së tretë. Nuk më kishte ndodhur kurrë që avioni të arnohej me ngjitës shirit”.
Ish-presidenti i rajonit të Sardenjës shkruan se e vuri re ngjitësin e vendosur në pjesën e poshtme të kabinës së avionit Airbus të kompanisë Ita Airways, pas mbërritjes në Fiumiçino. Videoja tregon qartë ngjitësin ngjyrë argjendi të aplikuar në një pjesë të vogël.
Pas publikimit të pamjeve reagoi edhe kompania Ita Airways duke thënë në një deklaratë për mediat se operon gjithmonë në përputhje me standardet e sigurisë të diktuara nga autoritetet kompetente dhe me respekt të plotë për pasagjerët dhe stafin e saj në bord.
“Ndërhyrja e mirëmbajtjes ishte e nevojshme për të trajtuar përkohësisht një dëmtim të gjetur në një panel. Ky veprim është kryer në përputhje me manualet e miratuara nga prodhuesi, i cili në këto raste parashikon përdorimin e ‘ngjitësit shirit’ metalik për përdorim aeronautik”, specifikohet në reagimin e kompanisë.