Author: editor

  • “Super e shokuar”/ ‘Skifterët’ i bëjnë “gjëmën” këngëtares shqiptare, i grabisin bizhuteritë luksoze në shtëpi (Foto)

    “Super e shokuar”/ ‘Skifterët’ i bëjnë “gjëmën” këngëtares shqiptare, i grabisin bizhuteritë luksoze në shtëpi (Foto)

    Tashmë dihet se jetë e Morena Tarakut është e ndarë mes Turqisë e Kosovës. E teksa ka lënë për disa ditë Turqinë, për të qëndruar në Kosovë, hajdutët kanë përfituar nga rasti duke i hyrë në apartmanetin në Turqi.

    Ka qenë vetë Morena e cila ka ndarë foto të apartmentit ku shihet brava e derës e shkatërruar dhe kutitë e bizhuterive të saj të boshatisura.

    Morena Tarakut njihet si një këngëtaret shqiptare që mban bizhuteri nga më të shtrenjtat, prandaj vlera e vjedhur pritet të jetë qindra mijëra euro.

    E nervozuar me kompleksin ku jeton, i cili konsiderohet si një ndër më luksozët, Morena ka shkruar:

    “Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesë më të mirë”, është shprehur ajo.

    Morena, për më tepër ka paralajmëruar padi ndaj kompleksit rezidencial ku jeton aktualisht.

  • E re pedhja, ego ena kafe… Familja shqiptare nga Greqia me pushime në Durrës, kamarieri ngel pa fjalë

    E re pedhja, ego ena kafe… Familja shqiptare nga Greqia me pushime në Durrës, kamarieri ngel pa fjalë

    Një familje shqiptare nga Kosova (që jetonin prej 25 vitesh në Gjermani) dhe një familje shqiptare nga Shqipëria (që jetonin prej 25 vitesh në Greqi)!

    Ulen në lokal në bregdet (DURRËS) tavolinat ngjitur. Unë po shikoja çdo veprim. Afrohet kamarieri tek familja nga Kosova.

    Kamarieri: Mirmbrëma, me se mund t’ju shërbej?

    Familja: Mirmbrëma (të gjithë lëshuan telefonat nga dora dhe po shikonin nga kamarieri)

    Burri: A po ma ban ni ekspres dhe ni ujë.

    Gruaja: Ni lang portokalli të lutem.

    Fëmijët: Djali na po dojmë akullore. A ban me shku me e zgedh vet te banaku?

    Kamarieri: Po patjetër. (Largohet i buzëqeshur dhe duke thëne faleminderit)

    Shkon në banak jep porosinë dhe afrohet te familja shqiptare që jetonin në Greqi.

    Kamarieri: Mirmbrëma, me se mund t’ju shërbej?

    Familja: Kalispera (përgjigjet vetëm burri, gruaja dhe fëmijët nuk lëshuan tel nga dora, vazhdonin lundronin në instagram).

    Burri: Keni Heiniken grek se këto të Shqipërisë nuk pihen. Po thotë kamarieri. Fëmijët një zëri: Coca-Cola.

    Gruaja: Ego ena kafe gliko megalo (kamarieri shtangu se nuk dinte greqisht).

    Unë po shikoja me vëmëndje dhe mendova është martuar me greke.

    Kamarieri: Zotëri më fal çfarë do zonja se nuk e kuptova?

    Gruaja: E re pedhja nuk dini të bëni “kafe gliko megalo” akoma se kini mësuar, jeni gjithë ky lokal.

    Kamarieri (që gati po shpërthente): Zonjë ne këtu bëjmë çdo gjë por nuk po ju kuptoj se s’di greqisht.

    Pasi u sqaruan për porosinë kamarieri largohet drejt banakut dhe thotë: Aman mo sa pordhë ata atje. Ndërkohë familja me njëri-tjetrin: Panagjia mu sa mbrapa janë këta, nuk bëhet Shqipëria.

    Darka vazhdonte. Diku në kënd ishte pozicionuar një këngëtar dhe një instrumentist që po luanin muzikë. Ambienti u mbush plot. Kishte njerëz që hanin, pinin, kërcenin dëfreheshin simbas dëshirës (normal me pushime).

    Familja nga Kosova nuk çohej të kërcenin por duartrokisnin gjithmonë që përfundonte kënga dhe vura re që 80% e këngve fëmijët i dinin se vërehej lëvizja e buzve dhe pse kishin lindur në Gjermani.

    Familja nga Shqipëria por që jetonte në Greqi vazhdonte luanin me telefona, vetëm burri nxorri një qese jeshile me duhan nga xhepi dhe herë pas here dridhte ndonjë cigare.

    Këngëtari po këndonte “xhamadani vija vija” aty atmosfera shpërtheu. Bashkë më të tjerët edhe fëmijët e familjes nga Kosova. Kur mbaroi kënga burri i familjes nga Kosova i afrohet këngëtarit.

    Burri: Të lumtë goja shumë bukur po këndojke. Fëmijët e mi kan lindur në Gjermani por e dun fort muzikën shqiptare dhe flasin mirë shqip. A ban me të qiras me diçka a mos ma merr për ofendim dhe nxjerr 10€ ja jep këngëtarit.

    Këngëtari: Shumë faleminderit. Më pas ngrihet burri që jetonte në Greqi i afrohet këngëtarit.

    Burri: Më bëj një zebetiko se do kërcejnë fëmijët e mi se i kërcejnë shumë bukur. Se nuk i kuptojnë këto këngët shqip kanë lindur në Greqi dhe s’dinë fare shqip.

    Këngëtari: Nuk di (shumë ftohtë dhe prerë)

    Më pas ngrihet gruaja dhe me tel në dorë i vinte këngë greke nga YouTube dhe këngëtari që i përgjigjej “nuk di greqisht”. Si përfundim nuk u këndua asnjë këngë greqisht.

    Darka mbaroi, njerzit filluan të drejtoheshin drejt parkingut ku kishin lënë makinat. Ikën dhe familja nga Kosova dhe familja nga Greqia.

    Familja nga Kosova duke falenderuar stafin dhe familja nga Greqia sigurisht turinjte e varuara, dëgjohej herë pas here shqiptarja e “grekëzuar” që mërmëriste “hajde sto dhialo”.

    Kur vajtën te parkingu familja nga Kosova ju drejtua një automjeti Audi Q7 vit prodhimi 2015 me targa gjermane.

    Familja nga greqia ju drejtua një automjeti tip Toyota Celika e vitit 1997 me një marmitë sportive që varej poshtë gati më të rënë.

  • Kush e paditi kësaj radhe? Nuk ka qetësi për Dua Lipa-n

    Kush e paditi kësaj radhe? Nuk ka qetësi për Dua Lipa-n

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po përballet me një padi të re nga muzikanti Bosko Kante. Ky i fundit pretendon se ylli i muzikës pop dhe shtëpia e saj diskografike, “Warner Music Gruop”, nuk morën kurrë lejen e tij për të përfshirë regjistrimin e tij “Talk Box” në remikset e këngës së saj “Levitating”.

    Bosko Kante ka thënë në padi se përdorimi i performancës së tij në tri remikse të këngës hit të Dua Lipa-s shkelte të drejtën e tij të autorit, duke përmendur një marrëveshje gojore që pjesa që muzikanti krijoi me pajisjen e tij elektronike të përdoret vetëm në regjistrimin origjinal të këngës.

  • U përpoq që ta mbante të fshehtë, Marina zbulon pa dashje portretin e vajzës (FOTO)

    U përpoq që ta mbante të fshehtë, Marina zbulon pa dashje portretin e vajzës (FOTO)

    Moderatorja e njohur, Marian Vjollca, disa muaj më parë është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Getoar Selimi, kanë sjellë në jetë një vajzë, të cilën dyshja e kanë bekuar me emrin Marget.

    Marina dhe Getoari postojnë herë pas here foto me të bijën në rrjetet sociale, por janë siguruar gjithmonë që të mos e tregojnë portretin e saj. E deri më tani fansat e tyre e kanë parë vogëlushen vetëm me kurriz.

    Mirëpo së fundmi, teksa ka postuar në “Instastory” një screenshot të një bisede të grupit familjar në “Whatsap”, pa dashje moderatorja ka shfaqur imazhin e Marget.

    Në foton e bisedës së publikuar, në ‘wallpaper’ ajo mbante foton e të bijës kur e vogla ka qenë vetëm disa muajshe.

  • “Një javë pushime falas në Rodos”- Mitsotakis merr vendimin për turistët që përjetuan tmerrin e zjarreve: Ja kur mund t’i shijojnë bukuritë e ishullit

    “Një javë pushime falas në Rodos”- Mitsotakis merr vendimin për turistët që përjetuan tmerrin e zjarreve: Ja kur mund t’i shijojnë bukuritë e ishullit

    Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka marrë vendimin që të gjithë turistët, të cilëve iu prishën pushimet për shkak të zjarreve, vitin e ardhshëm do të kenë mundësinë që të bëjnë një javë pushime falas.

    Deklarata e tij u bë gjatë një interviste për televizionin britanik ITV.

    “Qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale, do të ofrojë një javë pushim falas në Rodos në pranverën ose vjeshtën e ardhshme për të gjithë ata që e humbën atë për shkak të zjarreve”, tha kryeministri.

    Greqia është një vend i sigurt ishte mesazhi kryesor i kryeministrit, ndërsa sqaroi se turistët që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të kthehen në Rodos vitin e ardhshëm në pranverë për të shijuar ishullin dhe bukuritë e tij.

    Ai theksoi se një operacion i madh për evakuimin e rreth 20 mijë njerëzve nga Rodosi, nga të cilët vetëm 15% u prekën nga zjarret, u krye në mënyrë shumë të sigurt.

  • Dhunoi efektivin e policisë brenda komisariatit, e pëson keq 67-vjeçari

    Dhunoi efektivin e policisë brenda komisariatit, e pëson keq 67-vjeçari

    Një 67-vjeçar është arrestuar nga policia e Librazhdit pasi ka goditur për shkak të detyrës një efektiv të policisë.

    67-vjeçari ka goditur me grusht efektivin e policisë brenda ambienteve të komisariatit. Ai është neutralizuar nga kolegët e efektivit dhe është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

    Materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi në ambientet e Stacioni të Policisë, ka goditur me grushte një punonjës policie, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e poliicsë.

  • Wizz Air nxjerr pasagjerët me policë nga avioni pasi shiti më shumë bileta se vende

    Wizz Air nxjerr pasagjerët me policë nga avioni pasi shiti më shumë bileta se vende

    Kompania e e flutuirmeve Wizz Air nuk i ndal skandalet. Mbi këtë kompani vetëm dy ditë më parë Autoriteti Civil Britanik ka nisur hetimet pas ankesave të shumta të udhëtarëve, për mos pgim të biletave në rastet kur anulon udhëtimet.

    https://www.facebook.com/aviationtalkasia/posts/868989554714335?ref=embed_post
    Por sëfundmi Wizz Air ka shënuar një tjetër skandal, ku në vend t’i kërkonte falje udhëtarit, e ka nxjerrë atë me dhunë nga avioni, duke kërkuar për këtë edhe ndihmën epolicisë.

    E gjitha ndodhi dy ditë më parë në Oslo të Norvegjisë, ku kompania Wizz Air e cila kishte shitur më shumë bileta se kapaciteti i avionionit, i ka kërkuar njërit prej udhëtarëve që të zbriste, raporton AlbEu.com.

    Ky i fundit me të dretë ka refuzuar të zbresë, pasi ai kishte paguar për udhëtimin e tij, i cili përfundonte në Bukuresht.

    Por ku kompania ka parë që pasagjeri nuk i është bindur urdhrit për të zbritur, ka kërkuar ndihmën e policisë norvegjeze, e cila në vend që të merrte masa mbi kompaninë, ka zbritur me dhunë pasagjerinm raporton AlbEu.com.

    Kujtjmë që vetëm pak kohë më parë AlbEu.com solli në vëmendjen e publikut denoncimin e një tjetër qytetareje shqiptare e cila kishte zgjedhur kompaninë Wizz Air për të udhëtuar nga Tirana në drejtim të Francës, dhe pasi avioni bëri ulje të detyruar në aeroportin e Romës, qendri aty për më shumë se 10 orë, pa ju dhënë asnjë shpjegim pasagjerëve.

    Skandalet e kësaj kompanie nuk përfundojnë këtu, pasi janë me qindra denoncimet për mosrespektim orararesh, si dhe shtyrje pa paralajmërim të udhëtimeve. Zbritja e një pasagjeri nga avioni pse i kishte shitur biletën pa numëruar vendet është thjeshtë skandali i radhës i Wizz Air.

  • Çfarë dëmi i shkakton zemrës një pije me sheqer në ditë

    Çfarë dëmi i shkakton zemrës një pije me sheqer në ditë

    Gjenden kudo dhe na ndikojnë shumë më tepër sesa thjesht nivelin e peshës trupore, por edhe shëndetin e të gjithë organizmit. Pijet me sheqer ndonëse mund të mos i preferoni shpesh, padyshim që ju ka ndodhur t’i provoni herë pas here.

    Përtej shijes, nga këto pije ajo çfarë diskutohet shpesh edhe nga ekspertët është efekti i tyre në shëndet.

    Efekt për të cilin mund të mos mendoni shpesh pasi të kthesh disa gota lëng frutash apo pije me gaz nuk ngjan me ndonjë sulm për shëndetin.

    Për të gjitha këto do të flasim në këtë artikull nga AgroËeb, çfarë ndikimi kanë pijet me sheqer të shtuar në shëndetin e zemrës tuaj.

    Çfarë thonë ekspertët?

    Sipas ekspertëve pirja e një ose më shumë pijeve me sheqer dhe me gaz në ditë ju ekspozon ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.

    Personat që konsumojnë vazhdimisht pije të tilla kanë 20% më shumë shance të preken nga sëmundje të zemrës e sidomos nëse janë gra.

    Studimi i botuar në Revistën American Heart Association shpjegon se jo të gjithë pijet me sheqer që ndodhen në treg kanë efekte të njejta në organizëm.

    Rreziku vjen nga pije të cilat kanë shumë sheqer të shtuar, siç mund të jenë lëngjet e ndryshme të frutave të cilat e shtojnë eiskun me 43%.

    Ndërsa për pijet me gaz mund ta rrisin rrezikun vetëm me 23% ndaj prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

    Sheqeri i shtuar tek pijet mund të bllokojë arteriet, enët e gjakut dhe mund të çojnë në sëmundje të tjera si diabeti apo mbipesha e obeziteti.

    Një rrezik i shtuar për gratë

    Një studim i cili mori nën shqyrtim 106.000 mësuese gra i quajtur Colifornia Teachers Studyr, tregoi se 4.2% e të gjithë pjesmarrësve kishte pasur probleme me zemrën.

    Mosha mesatare e grave në këtë studim ishte 52 vjeç dhe ndjekja e regjimit ushqimor dhe jetësor vazhdoi për thuajse 20 vite.

    Gjatë këtyre viteve 2.677 gra psuan goditje në zemër, 5.258 goditje në tru dhe 2.889 të tjera I’u nënshtruan procedurave për të hapur arteriet e bllokuara.

    Nga të gjithë pjesmarrësit 42% deklaruan se konsumoninndonjëherë ose kurrë pije me sheqer.

    Sipas ekspertëve të gjithë gratë që patën probleme të natyrës kardiovaskulare ishin konsumuese të rregullta ose mesatare të pijeve me sheqer të shtuar./AgroËeb.org

  • Një vit nga tragjedia e Potamit, si u përplas për vdekje me skaf 7-vjeçarja Jonada nga ish-polici Arjan Tase

    Një vit nga tragjedia e Potamit, si u përplas për vdekje me skaf 7-vjeçarja Jonada nga ish-polici Arjan Tase

    Data 2 gusht 2022 ka qenë një ditë tragjedie në Shqipëri. Ndërsa po shijonte pushimet me familjen e saj në Potam të Himarës, 7-vjeçarja Jonada Avdiu u përplas nga helikat e një skafi, që i morën jetën.

    Skafi drejtohej nga Arjan Tasi, ish-punonjës policie, i cili akuzohet akuzohet për veprën penale të “Vrasje me dashje” në mënyrë indirekte.

    Para disa ditësh, Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

    Sipas hetimeve ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit nga ana e drejtuesit të mjetit lundrues Arjan Tase të zonës së përcaktuar (kufizuar) për notarë si dhe manovrës së gabuar në drejtimin e mjetit.

    Njoftimi i Prokurorisë:

    Prokuroria Vlorë përfundon hetimet për ngjarjen e Himarës ku humbi jetën e mitura J.A., akuzat për 9 të pandehurit

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr.918/2022 aktet e të cilit bëjnë fjalë për veprën penale të “Vrasje me dashje” dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 76 dhe 248 i Kodit Penal.

    Fakti penal i referohet ngjarjes së datës 02.08.2022, të ndodhur në zonën e Potam, Himarë, ku ka gjetur vdekjen e mitura J.A., si pasojë e përplasjes nga mjeti lundrues ujor MERCURI, NENA 154, në drejtimin e të cilit ka qënë shtetasi A.T.

    Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit nga ana e drejtuesit të mjetit lundrues shtetasit A.T., të zonës së përcaktuar (kufizuar) për notarë si dhe manovrës së gabuar në drejtimin e mjetit.

    Hetimet janë përqëndruar në institucionet përgjegjëse të ngarkuara për zbatimin e sigurisë në plazhe gjatë sezonit turistik dhe konkretisht Bashkia Himarë, Komisariati Himarë si dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, duke u marrë në cilësinë e të pandehurve shtetasit:

    A.T., për veprën penale të “Vrasje me dashje” në mënyrë indirekte parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal;

    F.M., me detyrë shef i sektorit të kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës “parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

    N. B., me detyrë shef stacioni në Stacionin e Policisë Kufitare, Dhërmi, në sektorin e kufirit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

    L. A., B.M. dhe K.H., me detyrë trupa shërbimi në mjetin lundrues BP06, të ngarkuar me kotrollin e vijës bregdetare në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi, Vlorë, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

    A. D. me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Himarë, akuzuar për veprën penale të “Shperdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe

    B. A. dhe A.B., me detyrë përgjegjës dhe punonjës të Policisë Bashkiake në Bashkinë Himarë, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal si punonjës që kanë kryer kontrolle periodike në vendin e ngjarjes./albeu.com

  • Rama publikon mesazhet e turistëve të huaj: Të befasuar prej mikpritjes e plazheve “sekrete” të Vlorës

    Rama publikon mesazhet e turistëve të huaj: Të befasuar prej mikpritjes e plazheve “sekrete” të Vlorës

    Vlora po pret këtë verë turistë nga e gjithë Europa të cilët zgjedhin të zbulojnë bukuritë e fshehura të bregdetit jonian edhe përmes udhëtimeve me anije.

    Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale përshtypjet e disa prej tyre, të cilët shprehen të befasuar prej mikpritjes, detit, por edhe plazheve “sekrete” të zbuluara gjatë udhëtimeve magjike me anije.

    Është hera e parë që vijmë në Vlorë. Erdhëm një natë më parë dhe është me të vërtetë një qytet i bukur, me plazhe të bukura dhe njerëz shumë të dashur. Gjatë mbrëmjes gjallërohet dhe na pëlqen shumë”, u shprehën dy turiste të huaja.

    “Këtu në Vlorë është shumë bukur. Bëmë një udhëtim me anije turistike dhe pamë plazhe shumë të bukura edhe pse sot është shumë vapë. Po, temperaturat janë shumë të larta sot dhe ia vlente të ishe këtu në anije. Njerëzit dhe stafi ishin shumë të këndshëm. Njerëzit gjatë gjithë kohës ishin duke kërcyer në anije, të gjithë po argëtoheshin, pra ishte vendi i duhur për t’u vizituar”, thanë një çift turistësh të huaj.

    Simon nga Austria tha se ndodhej në Vlorë prej dy ditësh dhe u kënaq shumë gjatë udhëtimit me varkë.

    Kemi ardhur këtu prej dy ditësh. Është shumë vapë tani, por shumë bukur dhe u kënaqëm shumë gjatë udhëtimit me varkë. Ishte shumë argëtues, ishim të sigurt. Pata një udhëtim të këndshëm dhe ishte një ditë e mrekullueshme”, tha ai.

    https://www.facebook.com/watch/?v=5883548015080725