Author: editor

  • Përmbytja më e madhe në 140 vite/ ‘Tërbohet’ moti në këtë vend, raportohet për të paktën 20 të vdekur dhe…

    Përmbytja më e madhe në 140 vite/ ‘Tërbohet’ moti në këtë vend, raportohet për të paktën 20 të vdekur dhe…

    Kryeqyteti i Kinës, Pekini, ditët e fundit është përfshirë nga moti i keq dhe përmbytje masat e të cilave nuk ishin parë prej 142 vitesh në vend.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik të Pekinit vlera maksimale e reshjeve të regjistruara ndërmjet mbrëmjes së së shtunës dhe mëngjesit të së mërkurës në një stacion në qytet ishte 744.8 milimetra duke u cilësuar si dhe është “shiu më i madh në 140 vjet“.

    Matjet e sakta filluan në vitin 1883.

    Mediat e huaja shkruajnë se rekordi i mëparshëm, para episodit aktual të shiut, u vendos në 1891 me 609 mm.

    Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur kryeqytetin kinez dhe provincën veriore fqinje, Hebei, kanë lënë të paktën 20 të vdekur dhe 19 të zhdukur në total, sipas mediave zyrtare.

    Përmbytjet kanë zhytur rrugët dhe kanë ndërprerë rrugët e komunikimit.

    Tajfuni Doksuri, i reduktuar në një stuhi, ka përfshirë Kinën nga juglindja në veri që nga e premtja, kur goditi provincën lindore të Fujian pasi goditi Filipinet fqinje.

    Shirat e rrëmbyeshëm filluan të godasin zonën metropolitane të Pekinit të shtunën. Në vetëm 40 orë, kryeqyteti kinez pa ekuivalentin e reshjeve mesatare të një muaji të tërë korriku.

  • Ja si sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës pritet t’i hapë rrugë arrestimit të disa pronarësh mediash, gazetarja Klodian Lala zbardh detajet e forta

    Ja si sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës pritet t’i hapë rrugë arrestimit të disa pronarësh mediash, gazetarja Klodian Lala zbardh detajet e forta

    Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vendimin e SPAK për sekuestrimin e inceneratorin e Tiranës. Gazetarja Klodiana Lala paralajmëroi dje përmes një statusi në rrjetet sociale se bashkë me inceneratorin e Tiranës do bien edhe disa banda kriminale mediatike. “Bashkë me inceneratorin e Tiranës do të bien edhe disa banda kriminale mediatike (jo menjëherë, por fundin e kanë të shpejtë)! Sepse shpallën armik çdo gazetar që foli me fakte për aferën”, shkroi ajo. Ndërkohë mes të tjerash, ajo renditi disa nga faktet mbi të cilat është mbështetur SPAK, që çoi në përfundimin se pronarë të inceneratorit të Tiranës janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ata dyshohet se përmes faturave të falsifikuara të TVSH kanë marrë rreth 409 milionë lekë. “Pas tre-vjeçare hetimesh, Prokuroria e Posaçme vendosi që të sekuestrojë kompaninë që administron inceneratorin e Tiranës. U provua se pronarë të këtij inceneratori ishin Mërtiri dhe Zoto. Ata kanë përdorur shoqëri apo persona të tjerë për të fshehur gjurmët. Kjo kompani është në fakt degë që rrjedh nga shoqëria mëmë e krijuar në Holandë. Mirel Mërtiri dhe Zoto janë pronarë të këtij inceneratorët. Në këto tri vite që është folur për aferën e inceneratorëve, Zoto dhe Mërtiti nuk përmendeshin se ishin pronarë. Ata kishin arritur që të kalonin në pronësi kompani të të tjerëve. Ata kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendime për kompaninë. Nga ana e SPAK, është zbuluar se Mërtiri dhe Zoto kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara vlerën prej 409 mln, për punimet e kryera në pronësi të Zotos. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave, provohet se pronarë ishin Klodian Zotot dhe Mërtiri. Për dy inceneratorët, atë të Fierit dhe të Elbasanit ka pasur dhe të arrestuar, ndërsa është në kërkim dhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Kompania që ka lidhur kontratën e kishte emrin si fillim Integrate Energy BV, por më pas e ndryshoi emrin. Prokuroria arriti që të sigurojë regjistrin e këtyre kompanive, si në Holandë dhe të merrte lëvizjet e këtyre personave. Të gjithë këto kompani, sipas SPAK, ishin të themeluar nga Zoto dhe Mërtiri.”, deklaroi Lala dje.

  • Kursi i këmbimit për ditën e sotme/ Monedhat e huaja vijojnë rënien drastike, ja me sa shiten e blihen euro dhe dollari

    Kursi i këmbimit për ditën e sotme/ Monedhat e huaja vijojnë rënien drastike, ja me sa shiten e blihen euro dhe dollari

    Sot, më 2 Gusht 2023, dollari amerikan blihet me 92 lekë dhe shitet me 93.7 lekë.

    Euro blihet me 101.2 lekë dhe shitet 102.5 lekë.

    Paundi britanik blihet me 117.2 lekë dhe shitet me 119.6 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.7 lekë, ndërsa në shitje me 107 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 69.2 lekë dhe në shitje me 72.4 lekë.

    Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat, termometri do të shënojë…

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat, termometri do të shënojë…

    Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës do të sjellin në Shqipëri intervale të gjata me kthjellime, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare. Ndërsa në pjesën tjetër të territorit parashikohet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash.

    Pas mesdite pritet që vranësirat e lehta dhe kalimtare të shfaqen në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të mbeten në zonat malore por nuk pritet të krijojnë mundësi për reshje.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 36°C.

    Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

    Kosova

    Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat Veriore do të ketë kalime të përkohshme të vranësirave. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë vendi vranësira kalimtare, KU më të dukshme pritet të jenë në zonat Qëndrore dhe Veriore të Kosovës. Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të ngjiten deri në 35 grad në qytetin e Gjakovës.

    Maqedonia e Veriut

    Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë Ballkanin Jugor do të diktojnë kushtet e motit edhe në territorin e Maqedonis, duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit dhe kalimeve të lehta të vranësirave. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë MV duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, POR nuk parashikohet që vranësirat të krijojnë mundësi për reshje.

  • Muaj i vështirë astrologjik, por këto 3 shenja horoskopi janë fatlumët e gushtit

    Muaj i vështirë astrologjik, por këto 3 shenja horoskopi janë fatlumët e gushtit

    Gushti është një muaj i vështirë. Fillon me një super hënë të plotë, do të ketë pesë planetë retrogradë dhe, në përgjithësi, do të na duhet të marrim frymë thellë për një muaj. Megjithatë, jo të gjithë ne.

    Së pari, disa do të bien në dashuri dhe ne duhet të jemi të lumtur për ta. Dhe tre në vijim do të jenë më me fat të gushtit, për një arsye shumë të rëndësishme.

    Cilat janë shenjat me fat të gushtit 2023?

    Demi

    Gushti do t’ju gjejë duke menduar shumë për familjen dhe shtëpinë tuaj. Do të ndiheni rehat duke u shprehur hapur, pasi më në fund do të kuptoni se keni hapësirën që ju nevojitet. Është gjithashtu një kohë e mirë për t’i shtuar pak stil dekorimit të shtëpisë tuaj, mos u mërzitni, sigurisht që keni kohë pushimi, kështu që shfrytëzoni sa më shumë kohën tuaj. E gjithë psikologjia juaj do të ndryshojë.

    Akrepi

    Është nga të paktat raste që nuk flisni vetëm për ndjenjat tuaja dhe e bëni shumë mirë. Gushti do t’ju gjejë duke punuar dhe duke parë të shpërblehen përpjekjet tuaja profesionale. Është koha e përkryer për të ndarë idetë tuaja dhe projektet që po përgatitni. Tregoni se besoni në to dhe me siguri do të gjeni mbështetje.

    Ujori

    Ndryshe nga Akrepi, ju do të fokusoheni në emocionet tuaja dhe do ia dilni shumë mirë. Do të takoni njerëz të rinj dhe në vend që të luftoni për vëmendjen, do t’ua jepni atë njerëzve që zgjidhni. Ju kaloni kohë me njohje të reja dhe më në fund ndaloni së luftuari për pranimin e të tjerëve. Ju do të jetoni verën tuaj në maksimum, siç e meritoni.

  • Edhe pas shkrirjes së bordit rriten sërish çmimet, nafta dhe benzina shtrenjtohen brenda pak ditësh

    Edhe pas shkrirjes së bordit rriten sërish çmimet, nafta dhe benzina shtrenjtohen brenda pak ditësh

    Të gjithë ata që po udhëtojnë këto ditë për pushime, pune, apo arsye të tjera personale do të duhet të paguajnë më shumë për të mbushur serbatorët e automjeteve.

    Çmimet e naftës dhe benzinës në vend kanë shënuar një rritje të dytë brenda pak ditësh, me një shtrenjtim total prej 8-9 lekësh për litër.

    Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh i pakicës dhe shumicës në vend, një litër naftë tregtohet me 185 lekë, nga 179 lekë që ishte rritur pak ditë më parë, ndërsa më herët çmimi kishte zbritur në 176 lekë.

    Në pikat e tregtimit të Eida Petrolum, nafta shitet me 184 lekë.

    Me ritme të shpejta është shtrenjtuar dhe benzina. Një litër tashmë tregtohet me 188 lekë, nga 182 që ishte më parë, ndërsa para se të fillonte shtrenjtimi, kishte zbritur në 179 lekë.

    Operatorët e tregut pohojnë se rritja ishte e detyruar për shkak të shtrenjtimit të naftës në bursat ndërkombëtare, ku treguesi Platts, që është referenca të cilën e përdorin importuesit, ka arritur në rreth 900 dollarë për ton.

    Ky është ndryshimi i dytë që bëjnë operatorët e tregtimit të karburanteve, pas shkrirjes së Bordit të Transparencës, i cili që nga marsi 2022 deri në 7 qershor 2023 vendosi çmimet tavan të karburanteve.

    Në momentin që Bordi u shfuqizua, nafta tregtohej me 176 lekë për litër, ndërsa niveli më i ulët ishte arritur në 169 lekë për litër, në fillim të muajit maj (shiko grafikun e ecurisë së çmimeve në vend).

    Të dyja ndryshimet e operatorëve pas shfuqizimit të Bordit kanë qenë vetëm në rritje.

    Operatorët e tregut pohuan se shkak për rritjen e çmimeve është bërë shtrenjtimi i karburanteve në bursa, ku nafta ka arritur fillimisht në 780 dollarë për ton dhe tani 900 dollarë për ton, nga 690 dollarë që ishte në fillim të qershorit kur Bordi mori vendimin.

    Treguesi tjetër referencë i naftës, “Brent” arriti në 85 dollarë për fuçi, nga 74-76 dollarë, që ishte në fillim të qershorit (shiko grafikun e dytë). Sipas Reuters, çmimet janë rritur vazhdimisht për shkak të optimizmit të investitorëve për ecurinë ekonomike globale nga njëra anë dhe shqetësimit për kufizimin e furnizimit me karburant nga ana tjetër.

    Por, në kahun tjetër dollari, që është monedha me të cilën tregtohet karburanti ka rënë ndjeshëm në tregun e brendshëm, duke zbritur për disa ditë deri afër 90 lekëve dhe aktualisht në 95 lekë, nga 100 lekë që ishte në fillim të qershorit.

    Për më shumë se një vit, që prej marsit 2022, çmimet tavan të karburanteve u vendosën nga Bordi i Transparencës, një mekanizëm i krijuar nga qeveria për të kontrolluar çmimet pas krizës që u shkaktuan në këtë treg nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

    Operatorët u shprehën kundër këtij Bordi, duke pohuar se cenon parimet e ekonomisë së tregut dhe nuk u mundësonte kompanive që të optimizonin blerjet në tregjet ndërkombëtare, çka do bënte që ata të furnizoheshin kur tregu ishte më lirë. Kjo sipas tyre do mundësonte çmime rreth 5% më të lira sesa ato që vendos Bordi.

    Bordi u shfuqizua në datën 7 qershor, ndërsa vendimi i tij i fundit i përket datës 26 maj, ku çmimi tavan i tregtimit me pakicë të naftës ishte 176 lekë, dhe i benzinës 179 lekë.

  • Turqia nuk gjen qetësi/ Lëkundet fuqishëm nga tërmeti, ja sa ishte magnituda

    Turqia nuk gjen qetësi/ Lëkundet fuqishëm nga tërmeti, ja sa ishte magnituda

    Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë i shkallës Rihter ka ndodhur sot në Turqi.

    Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 35 kilometra në veri-verilindje të Ikonit, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 10 km.

    Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

  • U ndoqën nga banda shqiptare, humb jetën në aksident 27-vjeçarja në Skoci

    U ndoqën nga banda shqiptare, humb jetën në aksident 27-vjeçarja në Skoci

    Autoritetet skoceze kanë ngritur një hetim për vrasje pas një aksidenti të ndodhur të shtunën e 30 korrikut në qytetin e vogël Falkirk. Amy Rose Wilson, 27-vjeçe humbi jetën ndërsa i dashuri i saj Ryan Paterson u plagos, pasi makina e tyre doli nga rruga dhe u aksidentua.

    Ka dyshime se aksidenti ndodhi pasi makina po ecte me shpejtësi sepse po ndiqej nga një makinë tjetër e cila e ka detyruar të dalë nga rruga. The Sun shkruan se çifti mund të jetë kërcënuar nga një bandë shqiptarësh që merrej me trafikun e drogës. Sipas mediave, dyshohet se të rinjtë u kishin para borxh bandës së shqiptarëve.

    Pak javë para aksidentit fatal, ata i kishin treguar miqve se ishin ndjekur nga njerëz me motor, madje kishin filmuar momentin. Policia po përpiqet të zbardhë ngjarjen e rëndë përmes pamjeve të kamerave që mund të kenë regjistruar ndjekjen.

  • “Hapa arkivën”/ Çiljeta Xhilaga bëhet nostalgjike për rininë e saj, këngëtarja ndan fotot e radha pas 17 vitesh

    “Hapa arkivën”/ Çiljeta Xhilaga bëhet nostalgjike për rininë e saj, këngëtarja ndan fotot e radha pas 17 vitesh

    Këngëtarja Çiljeta Xhilaga prej kohësh nuk është afër publikut me projektet e saj muzikore.

    Megjithatë nuk mungon në rrjete sociale ku zgjedh të ndaj me ndjekësit e saj momente me familjen nga pushimet apo edhe nga përditshmëria e saj.

    Së fundmi këngëtarja ka ndarë në “Instagram” disa foto të vjetra ku shkruan: Hapa arkiven. Na ishte nje here. Fotot që ajo ka postuar mendohet t’i jenë shkrepur rreth viteve 2006 – 2009 ku Çiljeta duket shumë në formë, dhe pse prej vitesh cilësohej si një ndër vajzat më të bukura të estradës shqiptare.
    Ajo gjithashtu ka ndarë foto edhe me moderatorin Ervin Kurti dhe Eraldo Rexho, ku treshja duket se ishin në fillimet e karrierës së tyre

  • Dua Lipa pozon nga pushimet në Shqipëri, por njerëzit ‘e kryqëzojnë’ për cigaren

    Dua Lipa pozon nga pushimet në Shqipëri, por njerëzit ‘e kryqëzojnë’ për cigaren

    Dua Lipa po shijon pushimet në Shqipëri dhe sot ka publikuar fotot e radhës në Instagram ku shfaqet e veshur në të bardha dhe në formë të shkëlqyer. Mirëpo, njëra nga fotot ka shkaktuar shumë komente, pasi këngëtarja shihet duke ndezur një cigare.
    “Të lutem ndalo promovimin e duhanit. Nuk dukesh i lezetshëm. Fëmijët të ndjekin”, i ka shkruar një komentues Duas. “Pirja e duhanit nuk është e lezetshme siç ishte shekulli i kaluar”, shkruan një tjetër. “Dëshiroj që të ndaloni duhanin, nuk është mirë dhe kjo është gjithashtu arsyeja pse nuk mund të merrni nota të larta”, “Pirja e duhanit nuk është e bukur dhe nuk është e mirë për zërin tuaj…. E mbani mend Whitney Houston?”, vazhduan komentet. .

    Dua ende nuk i është përgjigjur kritikave në postimin e saj.