Author: editor

  • Ariu “made in China”, kopshti zoologjik mohon se është njeri i veshur me kostum

    Ariu “made in China”, kopshti zoologjik mohon se është njeri i veshur me kostum

    Një kopsht zoologjik në Kinë ka mohuar akuzat se disa prej arinjve të tyre janë njerëz të veshur me kostume pasi videot e një ariu që qëndronte në këmbët e pasme dhe dukej thuajse njerëzor, u bënë virale duke ndezur komentet dhe teoritë konspirative në rrjetet sociale.

    Në një deklaratë të shkruar nga këndvështrimi i ariut të quajtur “Angela”, zyrtarët e kopshtit zoologjik të Hangzhou shprehen se njerëzit “nuk i kuptojnë” kafshët.

    https://twitter.com/i/status/1685971005175668736

  • Goditi spektatoren me mikrofon, denoncohet Cardi B

    Goditi spektatoren me mikrofon, denoncohet Cardi B

    Kundërpërgjigjja e Cardi B ndaj spektatores që e qëlloi me pije është denoncuar tek autoritetet. Sipas “TMZ”, një grua që po qëndronte pranë personit që gjuajti reperen ka deklaruar se mikrofoni i Cardi e preku edhe atë.

    Policia e Las Vegasit është shprehur se gruaja e ka denoncuar për sulm. Emri i saj nuk dihet, por ka thënë se “është goditur nga një objekt i hedhur prej skenës” gjatë një koncerti të së shtunës.

    Në disa video, duket mikrofoni që godet personin që vërviti pijen, por bën rikoshet dhe kthehet drejt gruas që qëndron ngjitur me të.

    Denoncimi është dokumentuar, por nuk janë kryer arrestime. Vetë Cardi B nuk ka reaguar në lidhje me incidentin./

  • “U ndoqën nga një bandë shqiptare”/ Çifti pëson aksident të frikshëm në Skoci, humb jetën 27-vjeçarja plagoset i dashuri, ja çfarë dyshohet

    “U ndoqën nga një bandë shqiptare”/ Çifti pëson aksident të frikshëm në Skoci, humb jetën 27-vjeçarja plagoset i dashuri, ja çfarë dyshohet

    Një 27-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident në Skoci, ndërsa i dashuri i saj ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur te shtunën, pasi sipas raportimeve, çifti ishte duke u ndjekur nga një bandë kriminale shqiptare.

    Sipas “Daily mail” çifti Amy-rose Wilson dhe Ryan Paterson u ndoq nga një Mercedes C-Class i zi përpara se të përplasej me pemën, duke i marrë jetën vajzës.

    Mësohet se çifti mund të jetë detyruar të largohet për shkak të një mosmarrëveshjeje për borxhin e drogës.

    Policia e Skocisë po e trajton vdekjen e Amy-t si të dyshimtë dhe dje nisi një hetim për vrasje duke i bërë thirrje kujtdo që ka informacion të kontaktojë.

    Një burim i brendshëm i tha The Sun se ‘Amy ishte një viktimë e pafajshme. Thuhet se gjithçka ka ndodhur për shkak të një borxhi.’

    Edhe më parë Amy-rose dhe i dashuri i saj raportuan se u ndoqën nga një makinë tjetër në një ndjekje të ngjashme vetëm disa javë më parë.

    Çifti u tha miqve se ishin ‘të përndjekur’ nga një grup – që besohet se ishin njerëz të ndryshëm.

  • RRËQETHËSE/ Djali ukrainas njeh fytyrën e babait mes fotove të kujtimit të të rënëve

    RRËQETHËSE/ Djali ukrainas njeh fytyrën e babait mes fotove të kujtimit të të rënëve

    Fotoja e një fëmije ukrainas që njeh fytyrën e të atit mes fotove të të rënëve në betejë është bërë virale në rrjetet sociale si simbol i vuajtjes së një populli, shkruan gazeta italiane ”Il Corriere della sera”.

    ”Djali i vogël po ecte me nënën e tij nëpër rrugët e qytetit të tij dhe përgjatë trotuarit të këmbësorëve, në secilën fasadë të disa instalimeve në formë kubi bie në sy fytyra e një ushtari ukrainas që ka vdekur në luftë”, shkruan gazeta.

    ”Nëna duket se e pyeti të voglin e saj se “ku është babi?”. Djali njeh fytyrën e të atit në një nga fotografitë dhe vrapon drejt tij për ta përqafuar”, shton ajo.

  • U martua në fshehtësi në Gjermani, zbulohet kush është bashkëshortja e Ardian Bujupit

    U martua në fshehtësi në Gjermani, zbulohet kush është bashkëshortja e Ardian Bujupit

    Së fundmi Prive ka zbuluar dhe identitetin e saj. Bashkëshortja e Ardianit quhet Fjolla dhe prej vitesh jeton e vepron së bashku me familjen e saj në Gjermani.

    Këtë javë çifti ka kaluar pushime edhe në jug të Shqipërisë.

    Pak kohë më parë u raportua se këngëtari shqiptar Ardian Bujupi është martuar në fshehtësi në Gjermani. Bashkëshortja e tij është shqiptare nga Kosova, e cila po ashtu jeton në Gjermani, si Ardiani.

    Së fundmi Prive ka zbuluar dhe identitetin e saj. Bashkëshortja e Ardianit quhet Fjolla dhe prej vitesh jeton e vepron së bashku me familjen e saj në Gjermani.

    Këtë javë çifti ka kaluar pushime edhe në jug të Shqipërisë.

  • ‘Të dua shqipe’, Bebe Rexhën e presin me flamur shqiptar në Gjermani

    ‘Të dua shqipe’, Bebe Rexhën e presin me flamur shqiptar në Gjermani

    Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është duke mbajtur këto ditë turneun e saj në disa vende të Evropës. Teksa ka performuar para publikut gjerman, Bebe është pritur me entuziazëm të madh nga fansat. Artistja ndau një video ku një fans shqiptar e ka surprizuar me flamurin kombëtar në duar, teksa i thotë “Shqipe, të duam zemër”.

    33-vjeçarja gjithashtu përgjigjet në shqip duke thënë “Të dua shqipe”.

  • Qeni i Bidenit… kafshon – dërgon një person të shërbimit sekret në spital

    Qeni i Bidenit… kafshon – dërgon një person të shërbimit sekret në spital

    Një qen e ka zhytur Shtëpinë e Bardhë në telashe pasi kafsha racë gjermanë e çiftit presidencial doli të ishte … kokëfortë, deri në atë pikë sa ka nevojë për ritrajnim për të mësuar të sillet.

    Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill u vendosën në Shtëpinë e Bardhë me dy qentë e tyre, Chub dhe Major.

    Pas ngordhjes së Chub, zemrat e tyre u vodhën nga “komandanti” i ri dhe energjik.

    Madje u publikua një video në të cilën presidenti amerikan luante me komandantin Major ose e drejtonte atë duke e mbajtur me zinxhir, brenda rezidencës presidenciale, duke i thënë “Hajde, shoku”.

    Por “shoku” i Bidenit… kafshon, raporton shtypi amerikan duke cituar dokumente të Shërbimit Sekret.

    Sipas tyre, Majori është përfshirë në dhjetë incidente dhe në një prej tyre viktima e tij është dashur të shkojë në spital.

    Në një rast, Jill Biden “nuk mundi të merrte kontrollin” e qenit, i cili vazhdimisht iu hakërrye një agjenti të Shërbimit Sekret.

    “Është vetëm çështje kohe para se ai të sulmojë ose kafshojë sërish një agjent apo punonjës”, tha një anëtar i Shërbimit Sekret në një email të përfshirë në dokumente.

    Drejtori i komunikimit të zonjës së parë i tha CNN se Shtëpia e Bardhë është një “vend unik” që “shpesh shkakton stres për kafshët shtëpiake”. Për këtë arsye, Komandanti do të duhet të ritrajnohet, siç u bë me qenin tjetër presidencial, majorin.

    Majori u birësua nga një strehë qensh dhe është kafsha e parë e shpëtuar e një presidenti. Por Bidenët u detyruan ta kthenin në Delaware në klasa intensive të “sjelljes së mirë” pasi ai kafshoi të paktën një punonjës të Shtëpisë së Bardhë.

  • Follow Video tronditëse: Lufta e dy burrave me një piton 6 metra

    Follow Video tronditëse: Lufta e dy burrave me një piton 6 metra

    Një betejë e vërtetë u zhvillua nga dy eksper gjarpërinjsh në Florida me një piton 6 metra që peshonte 56 kilogramë, raporton noa.al që ju sjell videon tronditëse më poshtë.

    Pitoni u pa në një park kombëtar dhe është gjarpëri më i madh i llojit të tij i gjetur në atë shtet.

    Në videon e postuar në rrjetet sociale nga gjuetarët e gjarpërinjve Steven Gauta dhe Jake Valeri, është regjistruar hap pas hapi lufta e tyre me pitonin, i cili është i gjatë sa një xhirafë e rritur.

    Siç shihet në video, gjuetarët kanë bërë lëvizje që i ngjanin stileve të mundjes, për të arritur të kapnin pitonin.

    Fillimisht gjarpri ka sulmuar Valerin, të cilit i është dashur të luftojë për ta ndalur.

    Dy burrat pasi ia dolën, më pas e dorëzuan gjarprin në një qendër speciale për mbrojtjen e jetës së egër. /noa.al

  • Vinçi u rrëzua mbi punëtorët, humbin jetën 14 persona

    Vinçi u rrëzua mbi punëtorët, humbin jetën 14 persona

    Një ngjarje e rëndë ka në Indi ku një vinç është rrëzuar gjatë ndërtimit të një autostrade në shtetin indian qendror-perëndimor të Maharashtra duke shkaktuar vdekjen e 14 personave.

    Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në lagjen Thane.

    Policia dhe zjarrfikësit janë ende të angazhuar në operacionet e shpëtimit, njoftuan autoritetet, duke thënë se numri i të vdekurve ka gjasa të rritet.

    Autostrada e shpejtë në ndërtim është Samruddhi Mahamarg, 701 km e gjatë dhe që lidh Mumbain me qytetin e Nagpurit përmes dhjetëra rretheve.

  • Eurobondi rrit rezervën valutore në vlerën rekord prej 5.5 miliardë eurosh

    Eurobondi rrit rezervën valutore në vlerën rekord prej 5.5 miliardë eurosh

    Eurobondi i siguruar në muajin qershor nga qeveria shqiptare ka sjellë një shtysë të re rritjes së rezervës valutore.

    Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e këtij viti vlera e rezervës valutore arriti në 5.5 miliardë euro, vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Vlera e rezervës është rritur me 12% krahasuar me muajin maj dhe me 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Më datë 6 qershor, Shqipëria realizoi emetimin e Eurobondit të gjashtë në historinë e saj. Obligacionet e emetuara kishin maturitet 5-vjeçar, vlerë totale prej 600 milionë eurosh dhe një yield prej 6.125%.

    Në vitet e fundit, huamarrja e qeverisë në tregjet e huaja ka dhënë një ndikim në rritjen e rezervës valutore, por, ndërkohë, Banka e Shqipërisë po adopton një strategji të zgjerimit gradual të rezervës nëpërmjet blerjes së Euros në tregun e brendshëm valutor.

    Për vitin 2023, Banka e Shqipërisë ka planifikuar të zhvillojë gjithsej 16 ankande, në të cilat parashikon të blejë një shumë midis 160 dhe 220 milionë eurove. Kjo shumë përfaqëson një rritje të konsiderueshme në raport me shifrat e vitit të kaluar, kur blerjet e valutës ishin afërsisht 140 milionë euro.

    Një rezervë e lartë valutore vlerësohet nga ekspertët si instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend. Duke qenë një ekonomi me pozicion tregtar negativ, sidomos në mallra, Shqipëria është e ekspozuar ndaj situatave kur sigurimi i valutës së nevojshme mund të jetë i vështirë.

    Rezerva valutore mund të shërbejë si instrument për të financuar sigurimin e importeve, për të mbështetur me likuiditet në valutë sektorin financiar apo për të stabilizuar goditje në kursin e këmbimit valutor.

    Rezerva valutore e vendit administrohet nga Banka e Shqipërisë dhe në pjesën më të madhe mbahet në tituj borxhi dhe në depozita. Në mesin e këtij viti, titujt e borxhit përbënin më shumë se 72% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin pothuajse 20% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar ndërkombëtar.

    Rritja e shpejtë e normave të interesit në tregjet ndërkombëtare dha një efekt negativ në normën e kthimit të rezervës valutore, që pësoi rënie të mëtejshme në territor negativ. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, për vitin 2022 ky kthim ka rezultuar negativ në masën 3.18%.

    Sipas Bankës së Shqipërisë, kthimi negativ i portofolit të rezervës ka ardhur si rezultat i rritjes së ndjeshme dhe të papritur të normave të interesit gjatë vitit 2022 në tregjet kryesore në të cilat investohet portofoli i rezervës valutore.

    Rregullorja “Për politikën dhe mënyrën e administrimit të rezervës valutore”, miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës, përcakton qartë qëllimet për të cilat mbahet rezerva valutore. Si objektiva parësorë të procesit të administrimit të rezervës janë përcaktuar likuiditeti dhe siguria.

    Sigurimi i të ardhurave nga administrimi i rezervës përfaqëson objektivin e tretë, për sa kohë nuk cenohen objektivat e likuiditetit dhe të sigurisë. Këshilli Mbikëqyrës miraton gjithashtu parimet dhe kriteret cilësore për zhvillimin e aktivitetit të administrimit të rezervës valutore.