Author: editor

  • Rakip Suli e shtroi gjatë fushatës në maj, degradohet rruga “Sef Kosharja” në Kamëz

    Rakip Suli e shtroi gjatë fushatës në maj, degradohet rruga “Sef Kosharja” në Kamëz

    Gjatë fushatës PS mbajti një sërë takimesh me banorët në vend ku iu premtoi shumë. Po gjatë fushatave, kryebashkiakët në pushtet dhe që kandidonin përsëri në zgjedhjet Vendore nisën të bëjnë punët që iu takonin t’i bënin para 14 majit.

    Në muajt e fundit para zgjedhjeve, kryebashkiakët socialistë përveshën mëngët dhe nisën të shtrojnë rrugët e lagjeve të qytetit. Këtë taktikë ndoqi edhe kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, i cili arnoi shumë rrugë të Paskuqani, qendrës së Kamzës, Bathores, për të marrë mandatin e kryetarit të bashkisë edhe në këto zgjedhje.

    Një ndër rrugët që është shtruar gjatë zgjedhjeve, ka qenë rruga “Sef Kosharja”. Mirëpo asfalti elektoral i kësaj rruge ka rënë dhe ajo është degraduar si mos më keq. Këtë e bën të ditur një banor i lagjes ku ndodhet rruga, i cili sjellë në redaksinë e JOQ Albania edhe pamje nga gjendja copë-copë e rrugës “Sef Kosharja”.

    Siç shihet nga videot, në rrugë ka puseta të hapura dhe gropa, rrezik këto për këmbësorët, por edhe makinat që qarkullojnë në të. Pas këtij denoncimi, urojmë që kryetari i bashkisë Kamëz, të vërë ujin në zjarr dhe të bëjë një asfaltim të kësaj rruge dhe të mbyllë pusetat përpara se të ndodh ndonjë ngjarje e rëndë.

    Qytetari:

    Prsh joq shikoni si eshte katandis rruga sef kosharia ne bashkin kamez dy muaj nga zgjedhjet rruge e bere ne kohen e fushates

  • Pasi bëri publike lidhjen, Enca merr hapin e rëndësishëm me të dashurin

    Pasi bëri publike lidhjen, Enca merr hapin e rëndësishëm me të dashurin

    Enca po shijon lidhjen me partnerin e saj Mickey Neblett, lidhje e cila shkaktoi dhe shumë komente. Megjithatë këngëtarja duket më e lumtur se kurrë dhe madje ka marrë një hap të rëndësishëm.

    Prive raporton se Enca do e nxjerrë të dashurin në klipin e saj të rradhës që mban titullin “Albanian”, siç ka treguar vetë ajo.

    “ALBANIAN së shpejti. Do dashuroheni me kete kenge (dhe do ridashuroheni me mua)”, shkruan Enca në postimin e fundit në Instagram duke na treguar dhe veshjen e saj në klip.

  • Valët e të nxehtit nuk kanë mbaruar, ja çfarë pritet

    Valët e të nxehtit nuk kanë mbaruar, ja çfarë pritet

    Teksa është gjysma e stinës së verës, nxehtësia rekorde dhe moti ekstrem gjatë këtij viti janë të paprecedentë, por jo befasues, thanë shkencëtarët.

    Bota është përballur me nxehtësi dhe vërshime vdekjeprurëse dhe me zjarre të egra. Por, ende nuk ka sinjale se situata është duke u përmirësuar.

    Qendrat për parashikimin e motit në Evropë dhe Amerikë kanë paralajmëruar se muajt gusht dhe shtator do të jenë më të nxehtë se zakonisht.

    “Ne po shohim në mbarë botën ndryshime të paprecedentë”, tha shkencëtari për klimën në Agjencinë kombëtare amerikane të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA), Gavin Schmidt.

    “Valët e të nxehtit që po shohim në Shtetet e Bashkuara, në Evropë, në Kinë, po thyejnë rekorde. Kjo nuk është befasi”, tha ai.

    Shkencëtarja e klimës në Kolegjin Mbretëror të Londrës, Friederike Otto, tha se shpjegimi se pse po ndodhin valët e të nxehtit është “gjë e mërzitshme”, pasi sipas saj ato vazhdimisht ndodhin. Megjithatë, ajo tha se shpjegimi pse ndodhin valët e të nxehtit ka rëndësi, “sepse tregon sërish se sa kanë rol ndryshimet klimatike në atë që ne aktualisht po përjetojmë”.

    “Këto ndikime do të vazhdojnë”, tha Schmidt. “Ne do të shohim këto ndikime gjatë këtij viti dhe gjatë vitit tjetër” me ngrohjen natyrale të Paqësorit nga El Ninjo, që do të shtojë ndikim dërrmues në ndryshimet klimatike që shkaktohen nga njeriu, kryesisht përmes djegies së qymyrit, naftës dhe gazit”.

    Nxehtësi e madhe
    Në nivel botëror, qershori i këtij viti ka qenë qershori më i nxehtë në histori dhe shkencëtarët kanë thënë se korriku ka qenë aq i nxehtë, saqë ende pa përfunduar muaji konstatuan që do të ishte muaji më i nxehtë në histori. Por, janë disa shtete që janë goditur nga nxehtësia dhe ka pasur viktima.

    Feniks në Arizona të SHBA-së, ku në ditën e fundit të qershorit dhe çdo ditë të korrikut është shënuar temperaturë prej të paktën 43 gradë Celsius, shënoi rekord për valën më të gjatë të të nxehtit, përderisa temperaturat nuk zbritën nën 32 gradë gjatë natës.

    Në El Paso të Teksasit, për 44 ditë me radhë temperaturat ishin 37 gradë Celsius. Shkollat u mbyllën në shtetin Nuevo Lion në veri të Meksikës një muaj para kohe, pasi temperaturat arritën në 45 gradë Celsius.

    Majami u përball me lagështi të ajrit dhe temperaturat prej mbi 38 gradë Celsius për 46 ditë me radhë.

    Pekini, po ashtu, ka shënuar rekord të temperaturave. Në korrik, për 27 ditë kryeqyteti i Kinës ka regjistruar temperatura prej 35 gradë Celsiusësh, teksa në qershor për tre ditë ka shënuar temperatura prej 40 gradësh. Kina regjistroi temperaturën më të lartë në histori më 16 korrik në qytetin Sanbao, ku temperatura arriti në 52.2 gradë Celsius.

    Temperatura rekorde janë shënuar në mbarë Evropën jugore. Në Sardenja të Italisë u regjistrua temperaturë prej 47 gradë Celsiusësh. Palermoja në Sicili theu rekordin e vitit 1791, duke shënuar rritje të temperaturave prej 2 gradë. Në Giteio të Greqisë u regjistrua temperaturë prej 46 gradë Celsiusësh.

  • Video/ Mc Kreshës i ndodh e papritura në skenë, goditet me send të fortë gjatë koncertit dhe…

    Video/ Mc Kreshës i ndodh e papritura në skenë, goditet me send të fortë gjatë koncertit dhe…

    Goditjet me sende të forta ndaj këngëtarëve janë kthyer në trend kohët e fundit. Pas goditjes ndaj, Bebe Rexhës, Cardi B, Ava Max, etj., diçka e tillë i ka ndodhur edhe artistëve shqiptarë.

    Pak ditë më parë, në një koncert në një club në Tiranë, reperi Noizy u tentua që të goditej me një shishe shampanje.

    Po ashtu një incident i ka ndodhur edhe reperit tjetër MC Kresha mbrëmjen e djeshme. I ftuar në një club në Drenas bashkë me mikun e tij Lyrical Son, MC Kresha është goditur me një çakmak.

    I revoltuar ai tha se kjo nuk ëhstë mënyra e duhur për të shprehur dashurinë ndaj artistit dhe ka ndërprerë performancën dhe është larguar.

    “Nëse doni t’i kallconi artistit dashuri duke i quajtur me shkrepsë, faleminderit. Nëse mendoni se kemi ardhur për të kënduar për para, kemi ardhur përpara me ju kënduar. Faleminderit”, tha MC Kresha i revoltuar.

  • Bëni kujdes! Fizioterapistët ngrenë alarmin: Personat që vuajnë nga këto probleme shëndetësore nuk duhet të ecin në rërë

    Bëni kujdes! Fizioterapistët ngrenë alarmin: Personat që vuajnë nga këto probleme shëndetësore nuk duhet të ecin në rërë

    Është një nga ndjesitë më çliruese të verës: ecja zbathur në rërë, pranë detit. Sa keq që ky zakon, kaq relaksues dhe i shëndetshëm, mund të jetë në fakt një burim dhimbjeje dhe kufizimesh për disa njerëz. Por, kur nuk rekomandohet të ecni zbathur në rërë?

    Sipas Shërbimit të Fizioterapisë dhe Rehabilitimit të Spitalit Universitar të Torrejón (Spanjë), ecja në rërë nuk është gjithmonë e dobishme, veçanërisht për ata që vuajnë nga problemet me shputat e këmbëve, një inflamacion i indit fibroz të këmbës, i cili shtrihet nga thembra në këmbë. Vapa dhe vera shpesh bëjnë që të veshim këpucë të lehta, por të papërshtatshme; aktiviteti i tepërt fizik ose ecja në terrene si rëra e plazhit.

    Problemet me shputën mund të rezultojnë nga aktiviteti fizik i rëndë ose i përsëritur. Por, jo rrallë kjo gjendje shkaktohet nga probleme biomekanike të këmbës, të cilat mund të gjenerojnë inflamacion dhe dhimbje për ata që vuajnë prej saj.

    “Megjithëse rëra mund të sigurojë njëfarë amortizimi, ajo gjithashtu mund të shkaktojë fundosjen e këmbës, duke shkaktuar rritjen e përkuljes shputore, e cila përkeqëson simptomat”, shpjegon mbikëqyrësi i Fizioterapisë në Spitalin Universitar Torrejón, Enrique Gonzalvo.

    Prandaj, ecja në rërë mund të ushtrojë lloje të ndryshme presioni dhe stresi në këmbë, gjë që mund të përkeqësojë gjendjen e të sëmurëve nga fashiti shputar. Por, edhe ata që janë imun ndaj saj mund të preken: duke qenë një sipërfaqe e paqëndrueshme dhe e parregullt, rëra ofron rezistencë më të madhe dhe i detyron muskujt e këmbës të punojnë më intensivisht.

    Kujdes edhe nga shapkat me gisht

    Edhe shapkat që zakonisht vishen gjatë verës mund të jenë një tjetër faktor që mund të pengojë rikuperimin nga fashiti i shputës “apo edhe të rrisë rrezikun e vuajtjes prej tij, pasi atyre u mungon mbështetja dhe amortizimi i nevojshëm”. Çfarë duhet bërë? Për të mbrojtur këmbët tuaja, Gonzalvo rekomandon të mos përdorni shapka ose, të paktën, të shmangni veshjen e tyre për shëtitje të gjata dhe të përdorni këpucë edhe gjatë verës.

  • TMERR në Vlorë/ Gjendet i vdekur 60-vjeçari, në trup ka shenja…

    TMERR në Vlorë/ Gjendet i vdekur 60-vjeçari, në trup ka shenja…

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një person është gjetur i pajetë.

    Mësohet se viktimaështë një 60-vjeçar, i cili është gjetur i vdekur në fshatin Kotë.

    Paraprakisht dyshohet se viktima ka pësuar aksident, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po heton për zbardhjen e plotë.

    Vijon…

  • Aksident në Kosovë, gjashtë të lënduar

    Aksident në Kosovë, gjashtë të lënduar

    Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Kosovë.

    Mediat vendase raportojnë se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një makinë e vogël.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Klinës.

    Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

  • Zjarrvëniet e qëllimshme, reagon Rama dhe del me paralajmërimin ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve në rrethe

    Zjarrvëniet e qëllimshme, reagon Rama dhe del me paralajmërimin ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve në rrethe

    Kryeministri Edi Rama paralajmëron se ligji do të zbatohet rreptësishtë për rastet e zjarrëvënësve, ndërsa ka paralajmëruar porokurorë dhe gjykatës në rrethe për mosveprim për këto vepra penale. Ai bëri me dije se nga 79 raste zjarrëvënieje gjatë këtij viti janë zbardhur 55, me 62 autorë të proceduar penalisht.

    Rama u shpreh se 20 zjarrvënës janë në arrest me burg, ndërsa të tjerët ndiqen në gjendje të lirë. Sipas kreut të qeverisë, ende mungon ndëshkueshmëria e plotë, si pasojë e qasjes skandaloze dhe paturpësisht të papërgjegjshme të disa prokurorëve e gjykatësve nëpër rrethe. Rama u bën apel prokurorëve dhe gjykatësve që kanë në duar raste të tilla, që të zbatojnë rreptësisht ligjin.

    “Policia e Shtetit po bën një punë të admirueshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve të krimit të tmerrshëm të zjarrvënies në pyje, ullishta e zona të gjelbërta. Në 79 raste zjarrëvënieje gjatë këtij viti janë zbardhur 55, me 62 autorë të proceduar penalisht. 20 zjarrvënës janë në arrest me burg, ndërsa të tjerët ndiqen në gjendje të lirë, por ende mungon ndëshkueshmëria e plotë, si pasojë e qasjes skandaloze dhe paturpësisht të papërgjegjshme të disa prokurorëve e gjykatësve nëpër rrethe, të cilët mesa duket s’ka atdhe, s’ka fe, s’ka din e as iman, që i frenon në krimin e tyre të indiferencës antiligjore ndaj një krimi si zjarrvënia mbi një pasuri kaq të vyer, që është e të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, po edhe e mbarë njerëzimit.

    Me ndryshimet që i kemi bërë vitet e fundit Kodit Penal, zjarrvënia e pyjeve dënohet deri në 15 vjet burg dhe në tasin e kësaj fare të keqe prokurorësh pa atdhe, ka deri edhe disa syresh që gjatë viteve të shkuara kanë shpallur deri mosfillimin fare të çështjes penale për zjarrëvënësit. U bëj apel organeve të inspektimit të drejtësisë dhe mbikqyrjes së veprimtarisë së prokurorëve e gjykatësve, që të mos bëjnë sehir karshi këtyre individëve të padenjë për t’i shërbyer ligjit të Republikës së Shqipërisë. U bëj gjithashtu apel prokurorëve dhe gjykatësve që kanë në duar rastet e lartpërmendura, që të zbatojnë rreptësisht ligjin dhe t’i dalin për Zot kësaj pasurie të vënë në breza, e cila u takon brezave të ardhshëm, po edhe krejt njerëzimit”, shkrua Rama në Facebook.

  • Kush po spekulon me kursin e këmbimit? “Tërmeti” i sotëm zbulon lojën e pistë me Lekun

    Kush po spekulon me kursin e këmbimit? “Tërmeti” i sotëm zbulon lojën e pistë me Lekun

    Një ngjarje shumë e çuditshme ka ndodhur sot në tregun e këmbimit valutor, ku kundrejt çdolloj logjike tregu apo pritshmërie, leku është forcuar me 3 apo më shumë pikë ndaj monedhave si euro, dollari apo paundi britanik.

    E gjitha kjo ndodh në një kohë kur euro dhe monedhat e tjera kishin nisur një cikël rekuperimi ndaj monedhës sonë pas rënies së ndjeshme gjatë javëve të qershorit dhe korrikut, por mbi të gjitha, kur FED dhe Banka Qendrore Europiane rritën normat e interest për euron dhe dollarin, gjë e cila të bënte të besoje se këto monedha do të forcoheshin disi ndaj lekut.

    Tabela e BSH per kursin e kembimit te lekut me monedhat e tjera sot
    E gjitha kjo të bën të dyshosh për spekulime në tregun valutor në vend nga aktorë të fuqishëm, të cilën kanë në duar shuma kolosale, përmes të cilave ndërhyjnë në treg duke shkaktuar tërmete si ky i sotmi.

  • Më 1 Gusht sytë drejt qiellit, shijoni spektaklin me një superhënë

    Më 1 Gusht sytë drejt qiellit, shijoni spektaklin me një superhënë

    Ditën e parë të Gushtit, hëna do të jetë 357.530 km larg Tokës. Kjo është superhëna e parë e Gushtit dhe e dyta nga katër superhënat e vitit.

    Hëna sillet rreth Tokës në trajtë eliptike ndaj ajo herë është më afër saj e herë më larg. Një superhënë ndodh kur hëna e plotë ndodhet në pikën më të afërt orbitale me planetin tonë.

    E para ndodhi më 2-3 Qershor kur hëna e plotë ndodhej 361.934 km larg. E treta dhe më e afërta do të jetë më 30 Gusht kur hëna do të jetë në një largësi prej 357.344 km.