Author: editor

  • Sonila Meço: Shqiptarët i shpëtuan jetën, por Genc Fugës iu “përdhos” dinjiteti

    Sonila Meço: Shqiptarët i shpëtuan jetën, por Genc Fugës iu “përdhos” dinjiteti

    Nga Sonila Meço

    Asnjë mekanizëm tjetër, parim a vlerë morale nuk në në lëviZje më shpejt e më efektivisht në punë shoqërinë tonë, sesa koncepti i “gjynah”-ut që përfaqëson vuajtjen ekstreme të njeriut, kur gjendet me thuajse të dyja këmbët i pamundur kësaj bote.

    Kur dje lexova Enin në statusin për shokun e saj të jetës, Genc Fuga, në përpjekje të dëshpëruar për ca para, që do të garantonin pagesën e ndërhyrjes kirurgjikale në një spital privat kisha bindje thuajse absolute se shuma do kapej e tejkalohej. Sepse e njoh tjetrin, të ngjashmin, njoh shqiptarin e mësuar të jetojë mbi fillin e emergjencës, nën çatinë e mbijetesës, në perimetrin e gjynahut.

    Dhe nëse debati pas kësaj ndodhie të tmerrshme ka vlerë, atë ia jep vetëm dinjiteti i njeriut dhe mbrojtja e tij. Dinjiteti i Gencit njeri, prind artist, profesor. Në këtë radhitje Gencit shqiptarët i shpëtuan jetën, por dinjietin ia përdhos kultura e “gjynah”-ut, që edhe kësaj herë i shpëtoi lëkurën shtetit të degjeneruar që kemi krijuar.

    Gencin nuk e shpëtoi as paga e tij, as sigurimet e veta, as shërbimi publik, as shëndetësia falas, as qeveria, që zgjedh ku të japë konçensionet në shëndetësi, as drejtësia që nuk u mor kurrë seriozisht me hetimin për to, nuk e shpëtoi as talenti i tij, kontributi akademik, as ministria e milionave të PPP-ve.

    Genc Fugën, si çdo njeri me një kërkesë publike e shpëtoi ndjenja solidare e shqiptarit, që motivohet veç nga filli i emergjencës, trarët e mbijetesës dhe kultura e imponuar e “gjynahut”.

    Turp për kë dështon të shpëtoje jetë, ama turp edhe për kë shpëton jetë, po jo dinjitet. Turp për kë nuk i shpëton të dyja.

    Të shkuara i dashur! Këtu na ke.

  • Ngjarje horror në Itali, 19-vjeçari gjendet i vdekur në det me kokë e duar të prera

    Ngjarje horror në Itali, 19-vjeçari gjendet i vdekur në det me kokë e duar të prera

    Tmerr në Itali.

    Dy të rinj egjiptianë u arrestuan për vrasjen e një 19-vjeçari po shtetas egjiptian.

    Trupi i të riut u gjet pa kokë dhe me duar të prera, pak ditë më parë i hedhur në det përballë portit të vogël të Santa Margherita Ligure, Itali.

    19-vjeçari, Mohamoud Sayed Mohamed Abdalla, mendohet se është vrarë natën midis të dielës 23 dhe të hënës 24 korrik dhe u hodh në det.

    Të dy egjiptianët u dërguan pasditen e 30 korrikut në prokurori dhe u morën në pyetje për gati 6 orë dhe më pas ndaj tyre u firmos urdhërarresti.

    Sipas hetuesve, pas vrasjes autorët dyshohen se kanë hedhur trupin në det, por rrymat e kanë shtyrë trupin e pajetë në vendin ku dhe u gjet i vdekur, në brigjet e Santa Margherita Ligure (Genova).

  • Altini vuan nga kanceri në qafë/ Familja e tij bën thirrje: Na ndihmoni të mbledhim paratë për operacionin e radhës

    Altini vuan nga kanceri në qafë/ Familja e tij bën thirrje: Na ndihmoni të mbledhim paratë për operacionin e radhës

    Altin Çobani vuan nga kanceri në qafë, ai ka kryer disa operacione në Turqi, por nevojitet edhe një tjetër ndërhyrje që t’i shpëtojë jetën. Familja në gjendje të keqe ekonomike nuk mund të përballojë më këto shpenzime, prandaj një familjare e tij ka kontaktuar sot në redaksinë tonë, ku kërkon që shqiptarët ta ndihmojnë. Ajo tregon se është hapur një “Gofundme”, ku mund të kontribuojnë të gjithë ata që munden.

    Ndërkohë edhe babai i tij nëpër rrjetet sociale iu kërkon ndihmë shqiptarëve, që të ndihmojnë me sa të munden familjen që Altini të bëhet operacion sa më shpejt pasi është në rrezik për jetën. Më poshtë është edhe një numër llogari ku mund të kontribuojnë të gjithë ata që duan të ndihmojnë Altinin.

  • U pickua nga rriqna, vdes 27-vjeçarja

    U pickua nga rriqna, vdes 27-vjeçarja

    Një vajzë 27 vjeçe nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar jetë si pasojë e pickimit nga rriqna.

    Nga Instituti për Shëndet Publik njoftojnë se gruaja nga rajoni i Shtipit pas shfaqjes së simptomave, pasi që ka hequr rriqnën në kushte shtëpiake, është trajtuar fillimisht në spitalin e Shtipit, më pas në spitalin e Shkupit, por nuk i ka mbijetuar dëmtimeve.

    “Me datë 27.07.2023 në Laboratorin për Virusologji pranë Institutit për Shëndet Publik është vërtetuar shkaku i hemorragjisë së etheve të kongo-krime-së tek një paciente e cila ishte shtrirë në Klinikën e Infektologjisë. Bëhet fjalë për një grua 27-vjeçe nga fshati Kuçicë i Shtipit e cila ka ndërruar jetë ditën e njëjtë pas përparimit të sëmundjes”, njoftojnë nga Instituti për shëndet publik.

  • Mëngjes tragjik! Makina me dy persona brenda bie në lumë

    Mëngjes tragjik! Makina me dy persona brenda bie në lumë

    Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar në një aksident që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në fshatin Radac të Pejës.

    Siç bën të ditur policia, rreth orës 03:30 është gjetur një makinë e dalë nga rruga që ka rënë në lumin Drini i Bardhë.

    Disa qytetarë kanë qenë të parët që kanë reaguar duke i nxjerrë nga vetura dy persona. Në vendin e ngjarjes më pas kanë shkuar edhe njësitë policore dhe autoambulanca.

    Ekipi mjekësor ka konstatuar se njëri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndërsa personi i dytë ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr trajtim mjekёsor./ Gazeta Ekspres

  • E rëndë/ Tmerrohen pushuesit, avioni rrëzohet 100 metra larg bregut

    E rëndë/ Tmerrohen pushuesit, avioni rrëzohet 100 metra larg bregut

    Një video dramatike e një avioni duke u përplasur në det pak metra nga një plazh i mbushur me njerëz në New Hampshire ka bërë xhiron e rrjetit. Videot e postuara tregojnë avionin, duke u përplasur në det rreth 100 metra larg pushuesve në Hampton Beach, New Hampshire për t’i shpëtuar vapës.

    Sipas mediave amerikane, fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa piloti ka arritur të shpëtojë dhe të notojë deri në breg.

    Policia dhe mjekët kanë nxituar për të ndihmuar pilotin, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime dhe për këtë arsye nuk është dërguar në spital.

  • Gazetari i njohur zbërthen skemën, ja si ra në kurth nga kundërshtarët Vis Martinaj

    Gazetari i njohur zbërthen skemën, ja si ra në kurth nga kundërshtarët Vis Martinaj

    Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në emisionin “Review” ka zbuluar skemën se si kundërshtarët e Ervis Martinaj arritën ta fusnin atë në kurth. Ai tha se bëhet fjalë për një ngjarje të cilën vetë nuk e ka hasur as nëpër filma apo libra që ka lexuar pasi kundërshtarët e Martinaj janë treguar aq të zgjuar saqë nuk i kanë lënë atij hapësirë të dyshonte se i kishin ngritur kurth.

    “A kërkonte ky Ervis Martinaj, paguante njerëz të ndryshme e thoshte “më sill kokën e tij”, kjo u përdor në të kundërt të tij. Kundërshtarët e tij u mblodhën dhe në mënyrë shumë të zgjuar, unë s’e kisha hasur as nëpër filma e libra që kam lexuar, ata marrin një nga kundërshtarët kryesorë të tij në marrëveshje dhe i ngrenë një grackë. Ata e lidhin në një karrige dhe me miratimin e tij fillojnë ta filmojnë kur dy persona e qëllojnë dhe e bëjnë gjak realisht këtë njeri. Ata i çojnë video Vis Martinaj dhe i thonë këtë po kërkon ti?

    Hajde e mere se e kemi ne. Ai i bindur nga videoja që ishte krejtësisht origjinale, ra në kurth dhe ata e kapën dhe kjo është historia e tij. Kjo është histori që policia pa dyshim e di, ka vajtur edhe në objekte të ndryshme, por nuk kanë gjetur asnjë provë”,-tha gazetari Dervishi

  • Nga dita e sotme reduktohen urbanët në Tiranë për qytetarët! Unioni i Transportit Publik: Kemi vështirësi financiare, kërkesat tona nuk u dëgjuan

    Nga dita e sotme reduktohen urbanët në Tiranë për qytetarët! Unioni i Transportit Publik: Kemi vështirësi financiare, kërkesat tona nuk u dëgjuan

    Duke filluar nga kjo e hënë, shërbimi i transportit publik në Tiranë do të funksionojë me mjete të reduktuara. Unioni i Transportit Publik njoftoi se duke nisur nga dita e hënë, linjat e transportit publik në Tiranë do të funksionojnë me mjete te reduktuara.

    Unioni shprehet se ky vendim vjen si pasojë e sfidave të shumta financiare me të cilat po përballen operatorët e këtij shërbimi.

    “Pavarësisht se shqetësimi është adresuar disa herë”, shprehet Unioni, “nuk është marrë asnjë masë parandaluese për të zbutur situatën”.

    Unioni i Transportit u kërkon organeve përgjegjëse që të nisin një dialog konstruktiv për të adresuar shqetësimet financiare dhe sfidat operacionale që po prekin këtë shërbim.

    “Unioni Transportit Publik njofton me keqardhje se duke nisur nga dita e hënë shërbimet e Transportit publik në qarkun e Tiranës për të gjitha linjat urbane qytetase do të funksionojë me mjete të reduktuara.

    Ky vendim vjen si pasojë e sfidave dhe e shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur këto kohët e fundit. Pavarësisht përpjekjeve tona më të mira, operatorët e linjave urbane qytetase hasur në vështirësi të konsiderueshme në mbajtjen e funksionimit të shërbimeve të transportit publik me kapacitet të plotë.

    Ne jemi përpjekur me zell t’i adresojmë këto çështje duke kërkuar mundësi të shumta për dialog konstruktiv me organet përgjegjëse. Ne kemi ngritur shqetësimet tona, kemi diskutuar problemet me të cilat përballen shërbimet tona dhe kemi paraqitur zgjidhje të mundshme, por për fat të keq, asnjë masë parandaluese apo reagim nuk është marrë për të zbutur situatën. Mungesa e mbështetjes adekuate dhe e bashkëpunimit të nevojshme e ka bërë të pamundur që në kushtet aktuale të vazhdojmë punën tonë të rregullt me resurse të plotë.

    Si rrjedhojë, ne jemi detyruar të marrim vendimin e vështirë për të reduktuar mjetet e transportit publik në dispozicion të në qarkun e Tiranës. Mjetet e reduktuara të transportit publik padyshim do të ndikojnë në lëvizjen e përditshme të udhëtarëve. Ne kërkojmë ndjesë sinqerisht për shqetësimin që mund të shkaktojë kjo dhe u sigurojmë se jemi të përkushtuar për të gjetur një zgjidhje për këto sfida.

    Unioni i Transportit Publik u kërkon organeve përgjegjëse që urgjentisht të nisin një dialog konstruktiv dhe kuptimplotë për të adresuar shqetësimet financiare dhe sfidat operacionale që po prekin shërbimet tona. Vetëm përmes përpjekjeve bashkëpunuese dhe një qasjeje të unifikuar mund të sigurojmë funksionimin e qetë të transportit publik në Tiranë. Kërkojmë me mirësjellje mbështetjen e medias për ndërgjegjësim për situatën aktuale me te cilën përballen shërbimet tona te transportit publik. Duke theksuar urgjencën e çështjes, shpresojmë të tërheqim vëmendjen e autoriteteve përkatëse për t’u përfshirë në diskutime produktive dhe për të ndërmarre hapat e nevojshëm për zgjidhjen e çështjeve në fjalë. Ne mbetemi me shpresë se me veprime të shpejta dhe përpjekje kolektive, ne mund t’i kapërcejmë këto pengesa dhe të rivendosim funksionimin e plotë të transportit publik për të mirën e qytetarëve tanë”, thuhet në deklaratën e Unionit të Transportit.

    Kjo gjë është bërë e ditur nga Unioni i Transporteve, i cili përmes një deklaratë të shpërndarë për mediat thotë se shkak për këtë vendim janë bërë sfidat dhe shqetësimet e shumta të karakterit financiar me të cilat operatorët po përballen prej disa muajsh. Sipas kësaj deklarate, shkak për këtë vendim janë bërë sfidat dhe shqetësimet e shumta të karakterit financiar me të cilat operatorët po përballen prej disa muajsh.

    “Ky vendim vjen si pasojë e sfidave dhe shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur kohët e fundit. Ne kemi ngritur shqetësimet tona, kemi diskutuar problemet me të cilat përballet shërbimet tona dhe kemi paraqitur zgjidhje të mundshme, por për fat të keq asnjë masë parandaluese apo reagim nuk është marrë për të zbutur situatën”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Unioni i Transportit Publik u kërkon organeve përgjegjëse që urgjentisht të nisin një dialog konstruktiv dhe kuptimplotë për të adresuar shqetësimet financiare dhe sfidat operacionale që po prekin shërbimet e tyre.

  • Dua Lipa me pushime në Shqipëri, mediat greke ‘zili’ për Ksamilin, injorojnë vendndodhjen e këngëtares: Ajo çmendet pas Greqisë

    Dua Lipa me pushime në Shqipëri, mediat greke ‘zili’ për Ksamilin, injorojnë vendndodhjen e këngëtares: Ajo çmendet pas Greqisë

    Konkurrenca për destinacionin e preferuar të pushimeve është e ashpër, sidomos në verë dhe mediat greke duke se po bëjnë “luftën” e tyre. Dua Lipa po pushon në jug të Shqipërisë, por për mediat greke ajo ndodhet në Kosovë, edhe pse vendi nuk laget nga asnjë det. Kështu që, edhe pse gabim, kanë preferuar që të mos e përmendin Shqipërinë.

    Artikulli i plotë i medias greke:

    Dua Lipa është kthyer në vendlindjen e saj në Kosovë, ku është fotografuar përballë një peizazhi idilik. Këngëtarja 27-vjeçare zgjodhi një look casual teksa kishte veshur një fustan të zi të vogël dhe kishte lëshuar flokët. Ylli i njohur i estradës e ka shijuar pushimin nga detyrat profesionale në vendin ku kanë lindur të dy prindërit e saj.Ajo lindi në Mbretërinë e Bashkuar pasi familja e saj u shpërngul dhe jetoi atje gjatë gjithë fëmijërisë së saj. Së fundmi Lipa ka marrë pjesë në kolonën zanore të filmit “Barbie”, në të cilin ka pasur edhe një rol të vogël, ndërsa pak më parë ndodhej në vendin tonë për pushime.

    Ndërsa kur Dua Lipa pushonte në Greqi, të njëjtat media bënë jehonë duke shtuar se ajo ishte “e çmendur” pas vendit të tyre.

  • “Unë një zemër kam”! Kristi duket se ka rënë në dashuri, nuk do më të largohet nga Shqipëria

    “Unë një zemër kam”! Kristi duket se ka rënë në dashuri, nuk do më të largohet nga Shqipëria

    Kristi ka zbuluar sot në “E diell” se është duke u njohur me një vajzë. Ai u shpreh se nuk do të largohet nga Shqipëria dhe kjo mesa duket është arsyeja.

    “Kush të mban në Shqipëri?”, e pyetën Kristin.

    “Unë një zemër kam, 1 mund t’a jap”, u përgjigj Kristi, duke nënkuptuar se ka nisur një njohje.

    “Pra zemra është e zënë?”- u pyet Kristi.