Author: editor

  • E prisnit? Zbulohet ku do ta shohim Efin në ekran këtë Shtator

    E prisnit? Zbulohet ku do ta shohim Efin në ekran këtë Shtator

    Efi Dhedhes po qëndron në heshtje këtë verë, por nga shtatori do e shohim sërish në ekran.

    “Kryefjala” bën të ditur se këtë shtator, Efin do ta shohim si konkurrente të “Dancing With The Stars”. Ky është një format që do t’i japë Efit vëmendje dhe do t’i shërbejë si trampolinë për më tej.

    Kujtojmë që edhe këtë sezon përflitet se “Dancing with the stars” do e prezantojë Bora Zemani.

  • Vrau gruan dhe veten, flet nëna e Gjergj Mullallit, ja si e mora vesh lajmin

    Vrau gruan dhe veten, flet nëna e Gjergj Mullallit, ja si e mora vesh lajmin

    Nëna e 55-vjeçarit Gjergj Mullalli, që vrau të shtunën gruan dhe e hodhi në një gropë septike ndërsa ditën e sotme vrau veten, ka deklaruar për mediat që prej disa ditësh nuk ishte takuar me të birin. E moshuara ka thënë se e ka marrë vesh krimin që ka kryer i biri në orët e vona të natës së mbrëmshme, teksa shton se çifti kishin jetuar prej 20 vitesh në Greqi.

    “E dëgjova mbrëmë nga mezi i natës flisnin njerëzia. Kush fjeti mbrëmë, këtu kam qenë prapa derës e tha një burrë, që ai ka vrarë. Kanë një 20 e ca vjet që rrinin në Greqi. Kanë tre fëmijë, njëra është e martuar dhe ka fëmijë, tjetra pritet të martohet, ndërsa djalin e ka 21 vjeç. Ka dy-tre ditë ose më shumë që nuk e kam takuar. Ikte shpejt ai në punët e qeverisë, ne flinim se jemi pleq”, ka thënë ajo.

  • Po bën xhiron e rrjetit, fansja i hedh pijen në fytyrë teksa po performonte, Cardi B e godet me mikrofon

    Po bën xhiron e rrjetit, fansja i hedh pijen në fytyrë teksa po performonte, Cardi B e godet me mikrofon

    Nuk janë të pakta rastet ku yjet e muzikës sulmohen nga të pranishëm gjatë koncerteve të tyre dhe Cardi B duket se u bë një prej tyre.

    Reperja e njohur është përballur me një incident të papritur gjatë koncertit të saj të fundit, ku teksa po performonte hitin e saj “Bodak Yellow”, një vajzë ka hedhur pijen drejt saj duke e lagur reperen në fytyrë.

    Mirëpo, i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Cardit e cila shumë e acaruar hodhi mikrofonin drejt saj, duke u shkaktuar një situatë aspak e këndshme.

  • LDetajet e reja, Gjergj Mullalli hapi zjarr ndaj policisë, kur u rrethua, qëlloi veten

    LDetajet e reja, Gjergj Mullalli hapi zjarr ndaj policisë, kur u rrethua, qëlloi veten

    Policia e Shtetit ka reaguar pas gjetjes së vetëvarur të Gjergj Mullallit, i cili vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij ditën e djeshme dhe më pas e hodhi në kanalin e ujërave të zeza.

    Sipas policisë, ai është gjetur në një banesë të braktisur, ku pasi ka pikasur forcat blu, autori ka hapur zjarr ndaj tyre, por kur e ka parë që është rrethuar, ai ka vrarë veten.

    Maliq/Informacion shtesë: Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi. Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë. Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të Policisë për t’u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.”, thuhet në reagimin e policisë.

  • Rrezikoi jetën e pushuesve, bllokohet skafi, gjobitet drejtuesi në Ksamil

    Rrezikoi jetën e pushuesve, bllokohet skafi, gjobitet drejtuesi në Ksamil

    Vijon monitorimi nga Policia Kufitare, bashkëpunim me patrullat tokësore, përgjatë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.

    Në Ksamil, një skaf shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e plazhistëve. Policia bllokoi mjetin lundrues pa dokumentacion dhe ndëshkoi drejtuesin me 2 masa administrative, 100 000 dhe 10 000 lekë të rinj.

    “Ksamil/Rrezikoi jetën e plazhistëve pasi shkeli perimetrin e sigurisë, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues skaf pa dokumentacion dhe ndëshkon drejtuesin e tij me 2 masa administrative. Vijon monitorimi nga Policia Kufitare, në bashkëpunim dhe me patrullat tokësore, përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.

    Ndëshkohet nga Policia Kufitare e Sarandës, me masat administrative 100 000 dhe 10 000 lekë të rinj, drejtuesi i një mjeti lundrues skaf, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese dhe nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm në bord.

    Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve përgjatë vijës bregdetare të Sarandës, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Ksamilit, një mjet lundrues tip skaf, duke lundruar brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese. Për këtë shkelje, drejtuesi i mjetit lundrues u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë të rinj. Gjithashtu, ky drejtues është ndëshkuar edhe me masën administrative 10 000 lekë të rinj, pasi ka patur mungesë në dokumentacionin në bordin e mjetit.

    Në përfundim, mjeti lundrues u bllokua në PKK Port Sarandë. Policia Kufitare do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.”, njofton Policia.

  • Qëlloi me armën e shërbimit pas sherrit mes dy familjeve, Taulant Balla përjashton punonjësin e Gardës

    Qëlloi me armën e shërbimit pas sherrit mes dy familjeve, Taulant Balla përjashton punonjësin e Gardës

    Martin Nikolla, gardisti që u përfshi në sherrin në Fushë Krujë është përjashtuar nga Grada e Republikës

    “Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori M.N., ka përdorur edhe armën e shërbimit. Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës. Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij”, njofton ministria e Brendshme.

  • Ja me sa shiten e blihen euro dhe dollari ditën e sotme, çfarë po ndodh me monedhat e tjera

    Ja me sa shiten e blihen euro dhe dollari ditën e sotme, çfarë po ndodh me monedhat e tjera

    Monedha e eurozonës shitet sot me 106.9 lekë.

    Dollari amerikan këmbehet me 97.7 lekë.

    Paundi britanik kap sot vlerën e 124.1 lekëve.

    Dollari kanadez këmbehet në tregun valutor me 75 lekë.

    Franga zvicerane kap vlerën e 111.6 lekëve.

    Dhe së fundmi jeni japonez, shitet me 0.68 lekë

  • Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, dalin detajet e para nga aksidenti në Fier

    Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, dalin detajet e para nga aksidenti në Fier

    Një aksident ka ndodhur këtë të diel në rrugën Fier-Kallm pranë qendrës tregtare ‘Viva’. Një automjet tip “Fiat Punto” la dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

    Drejtuesi i automjetit ka arritur te dal pa dëmtime të rënda nga automjeti ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia rrugore dhe një mjet zjarrfikës ndërsa grupi hetimor i cili ndodhet në vendngjarje po kryen veprimet për te zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë

  • “Ndoshta kam pasur ndonjë gocë në fakultet…”/ Bled Mane ironizon keq Kiarën: Nuk e njoh atë, njerëzit që pinë alkool…

    “Ndoshta kam pasur ndonjë gocë në fakultet…”/ Bled Mane ironizon keq Kiarën: Nuk e njoh atë, njerëzit që pinë alkool…

    Gazetari i njohur, Bledi Mane, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, ku nuk ka lënë pa thumbuar Kiara Titon.

    Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri u shpreh se kishte shumë dëshirë që të festonte ditëlindjen e tij brenda në “Big Brother VIP 2”, por nuk mundi pasi doli para kohe.

    Ai vijoi duke thënë se ditëlindjen e ka pasur më 8 mars dhe dëshira e tij ishte t’a festonte me banorët, pasi ishte dhe një mundësi e mirë që të mos harxhonte para.

    Bledi Mane: Kur u futa thashë do rri sa më gjatë që ta festoj ditëlindjen këtu sepse nuk do kem shpenzime.

    Erjona Rusi: Ti dole dhe hoqe dorë nga kjo dëshirë vetëm për Kiarën i bie!

    Bledi Mane: Kur dola nuk e mendova gjatë që kisha dhe ditëlindjen sepse atje brenda është tjetër trysni dhe hesapet që bën jashtë, nuk qëndrojnë.

    Erjona Rusi: Ta paska Kiara borxh një ditëlindje? Një festë për 50-vjetorin meqë nuk e festove dot brenda?

    Bledi Mane: Flitet që njerëzit që kanë konsumuar shumë alkool, kanë probleme e memorien e shkurtër. Tani ky emri që më përmende është italisht dhe nuk më kujton ndonjë gjë.

    Erjona Rusi: Nuk të kujton asnjë gjë ky emri?

    Bledi Mane: Jo! Se di ndoshta kam pasur ndonjë gocë në fakultet, por për momentin nuk më kujtohet!

  • Është ndarë nga bashkëshorti? Me këtë foto, Adelina Tahiri i “vë kapakun” aludimeve

    Është ndarë nga bashkëshorti? Me këtë foto, Adelina Tahiri i “vë kapakun” aludimeve

    Martesa e këngëtares Adelina Tahirit ishte prej kohësh në fokus të mediave, pasi vetë ajo pranoi se po përjeton një krizë.

    Ajo nuk zgjodhi që ta komentonte me detaje, por kaq u desh që lajmi të qarkullonte kudo.

    Prej asaj kohe dyshja nuk janë parë bashkë dhe mediat referuar kësaj deklarate aluduan vazhdimisht për ndarje.

    Por ditën e djeshme, me një foto Adelina i dha fund këtyre thashethemeve duke zbuluar se marrëdhënia e saj me avokatin e njohur maqedonas po ecën për mrekulli.

    Në foton në fjalë, këngëtarja shfaqet nën shoqërinë e bashkëshorti, prindërit e saj dhe motra. Në këtë mënyrë ajo zbuloi se kriza ka kaluar.

    “Family time”, ka shkruar Adelina bashkëngjitur me foton ku shihet e lumtur.