Author: editor

  • Është ndarë nga bashkëshorti? Me këtë foto, Adelina Tahiri i “vë kapakun” aludimeve

    Është ndarë nga bashkëshorti? Me këtë foto, Adelina Tahiri i “vë kapakun” aludimeve

    Martesa e këngëtares Adelina Tahirit ishte prej kohësh në fokus të mediave, pasi vetë ajo pranoi se po përjeton një krizë.

    Ajo nuk zgjodhi që ta komentonte me detaje, por kaq u desh që lajmi të qarkullonte kudo.

    Prej asaj kohe dyshja nuk janë parë bashkë dhe mediat referuar kësaj deklarate aluduan vazhdimisht për ndarje.

    Por ditën e djeshme, me një foto Adelina i dha fund këtyre thashethemeve duke zbuluar se marrëdhënia e saj me avokatin e njohur maqedonas po ecën për mrekulli.

    Në foton në fjalë, këngëtarja shfaqet nën shoqërinë e bashkëshorti, prindërit e saj dhe motra. Në këtë mënyrë ajo zbuloi se kriza ka kaluar.

    “Family time”, ka shkruar Adelina bashkëngjitur me foton ku shihet e lumtur.

  • FOTO/ “Shqipëria e bukur”, vajza e Donald Trump publikon pamje nga pushimet në jug

    FOTO/ “Shqipëria e bukur”, vajza e Donald Trump publikon pamje nga pushimet në jug

    Ivanka Trump, vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump këtë verë zgjodhi Shqipërinë për të pushuar.

    Ivanka Trump përshkoi me jaht të gjithë vijën bregdetare shqiptare. Madje ajo ishte dhe te Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” në Tiranë.

    Së fundmi ajo ka publikuar disa foto nga pushimet në Shqipëri në llogarinë e saj në Instagram.

    “Shqipëria e bukur”, shkruan ajo.

  • Në Europë po përhapet një virus i transmetuar nga rriqrat/ Simptoma të ngjashme me gripin!

    Në Europë po përhapet një virus i transmetuar nga rriqrat/ Simptoma të ngjashme me gripin!

    Gjashtë vjet pas zbulimit të tij në Kinë, virusi alongshan (ALSV) i cili bartet nga rriqrat, tani është përhapur në pjesën më të madhe të Europës. Në këtë përfundim dalin ekspertët gjermanë. Qendra për Mjekësinë e Udhëtimit (CRM) në Dyseldorf të Gjermanisë, deklaroi:Në Universitetin e Mjekësisë Veterinare (TIHO) në qytetin verior gjerman të Hanoverit, studiuesit gjetën prova të transmetimit të ALSV-së nëpërmjet rriqrave te kafshët si dreri, në landin veriperëndimor të Saksonisë së Poshtme në Gjermani.

    Pas publikimit të një studimi përkatës në revistën shkencore “Microorganisms”, drejtori shkencor i CRM-së, Qendrës për Mjekësinë e Udhëtimit, Tomas Jelinek, theksoi:Araknidet bëjnë pjesë në grupin e artropodeve. Në këtë grup futen merimangat, akrepat dhe rriqrat apo këpushat. Ato jetojnë në tokë e kryesisht në vende të nxehta dhe më gurë. Megjithatë gjenden dhe në vende të banuara nga njerëzit. Kanë katër çifte këmbësh e marrin frymë me mushkëri lëkurore. Për vetëmbrojtje kanë helm.

    Megjithatë, ALSV aktualisht nuk është shoqëruar me ndonjë gjë më të rëndë se simptoma të ngjashme me gripin. Sëmundja më e zakonshme që transmetohet nga rriqrat në Europë është ajo Lyme, e cila mund të trajtohet me antibiotikë që në fazat e hershme.

    Meningoencefaliti i hershëm i verës (FSME) është gjithashtu veçanërisht i përhapur në shumë zona, por mund të bëhet vaksinë për t’u mbrojtur.

  • Olta Gixhari gati të futet në Big Brother VIP 3

    Olta Gixhari gati të futet në Big Brother VIP 3

    Olta Gixhari was one of the most commented residents of “Big Brother VIP 2” and after her exit she continued to be in the attention of the media and social networks. But apparently Olta is ready to enter Big Brother VIP 3, only there is a problem.

    Producer Sara Hoxha does not allow Olta to become part of the format again. The actress herself showed this by replying to fans on Instagram.

    Someone asks her if she will enter BBV3 and Olta says: I want to, but Sara Hoxha told me ‘you or me, the three’.

  • Lajm i trishtë! Humb jetën modelja e njohur në moshën 23-vjeçare (Emri+Foto)

    Lajm i trishtë! Humb jetën modelja e njohur në moshën 23-vjeçare (Emri+Foto)

    Modelja e njohur në rrjet, Yuriby Gomez, ka humbur jetën nga një sëmundje e mistershme pak pasi u shtrua në spital. Mediat e huaja shkruajnë se 23-vjeçarja kishte kaluar disa ditë në kujdes intensiv në spitalin e San Juan de Dios, por ndërroi jetë të mërkurën teksa doktorët nuk mund të trajtonin gjendjen e saj.

    Në rrjet janë bërë homazhe të shumta për vdekjen tragjike të modeles së re nga Guatemala, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është publikuar ende.

    Ndërkohë ditët e fundit, familjarët e tronditur të 23-vjeçares kishin bërë thirrje për dhurim gjaku, duke shtuar se ajo kishte vuajtur nga “probleme shëndetësore” të padiagnostikuara.

    Yuriby kishte më shumë se 100,000 ndjekës në rrjetet sociale, “Instagram” dhe “TikTok”, ku promovonte idetë e saj të modës dhe stile të bukurisë. E reja promovonte gjithashtu sallonin e bukurisë së tezes së saj Keigi, dhe disa marka veshjesh.

    Yuriby ishte mbesa e modeles së njohur, Kimberly Flores, e cila ka më shumë se 2.5milionë ndjekës në “Instagram”. Kjo e fundit bëri homazhe emocionale ku tregonte dhimbjen “e papërshkrueshme” pas humbjes së mbesës.

    “Ne ishim gjithmonë në një rrahje, ti kishe kaq shumë ëndrra e dashur, ike kaq shpejt”, shkruante tezja.

    Gruaja shpërndau gjithashtu foto nga dasma e saj ku shihej Yuriby që e shoqëronte drejt altarit.

    “Katër vjet më parë ishte dita më e lumtur e jetës time, ndërsa tani është më e trishta”, ka shtuar ajo.

  • Vrasja e nënës së tre fëmijëve në Maliq, burri e qëlloi me armë dhe e hodhi në gropën septike

    Vrasja e nënës së tre fëmijëve në Maliq, burri e qëlloi me armë dhe e hodhi në gropën septike

    Policia e Korçës ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Zëmblak të Maliqit, ku 55-vjeçari Gjergji Mullalli vrau gruan e tij Luiza Mullalli dhe e hodhi në një pusetë.

    Teksa nuk dihej ende se si ishte vrarë 46-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, policia deklaron se 55-vjeçari e qëlloi me armë zjarri. Çifti ishin në proces divorci, pasi kishin prej kohësh konflikte dhe gruaja ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje.

    NJOFTIMI I POLICISË Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme i cili bën fjalë për një vrasje të ndodhur në fshatin Zëmblak, Maliq, ju informojmë se:

    Specialistet e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me këtë ngjarje referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. M., 55 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

    Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen L. M., 46 vjeçe, të cilën më pas e ka hedhur në një gropë septike, pranë banesës së saj.

    Nga ana e Policisë po vijon puna intensive për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Flet babai i 46-vjeçares në Maliq: Autori i sëmurë psikik, policia nuk e arrestoi pavarësisht denoncimeve

    Flet babai i 46-vjeçares në Maliq: Autori i sëmurë psikik, policia nuk e arrestoi pavarësisht denoncimeve

    Në fshatin Zemblak të Maliqit, Gjergji Mullalli vrau gruan e tij Luiza Mullalli. Çifti ishte në proces divorci dhe nga muaji nëntor viktima kishte urdhër mbrojtje nga gjykata e Korçës. Pas ngjarjes tragjike babai i së ndjerës, në një deklaratë për mediat u shpreh se autori është një i sëmurë psikik. Ndër të tjera i ati i viktimës tha se policia nuk e kishte arrestuar pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme të vajzës së tij.

    “Ishim në shtëpi, më mori djali se e kishte marrë në telefon për të biseduar dhe vajza nuk ja hapte telefonin. Djali më mori në telefon dhe më tha që hajde se nuk e hap telefonin dhe kushedi çfarë ka ndodhur. Erdhëm këtu pastaj, lajmëruam policinë. Kërkuam vërdallë derisa e gjeti policia. E kishin hedhur trupin nga veranda. Vajza ishte një vit me urdhër mbrojtje, e dhunonte vajzën. Një ditë më mori ne telefon çupa dhe më tha që kanë hyrë në shtëpi. I thashë që njofto policinë. E kishte lajmëruar policinë. Divorcin e kishte kërkuar vajza, sepse ai e dhunonte. E dhunonte edhe këtu edhe kur ishin në Greqi. Një rast donte ta mbyste, por çupa i shpëtoi nga duart. Policia e ka thirrur disa herë, por nuk e ka proceduar. Nuk e dimë me ca e ka vrarë, të shohim ca do thonë ata të ekspertizës”, tregoi babai i 46-vjeçares.

  • Dalin në dritë detaje të reja nga vrasja e gruas në Maliq, burri e qëlloi me plumb në kraharor, ja cili ishte shkaku i ngjarjes makabër

    Dalin në dritë detaje të reja nga vrasja e gruas në Maliq, burri e qëlloi me plumb në kraharor, ja cili ishte shkaku i ngjarjes makabër

    Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Luiza Mullallit në Zemblak të Maliqit. Burimet bëjnë me dije se viktima është goditur me armë zjarri nga një distancë e afërt, ndërsa njëri prej plumbave e ka prekur në pjesën e kraharorit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

    Aktualisht grupi hetimor po vijon ekspertizën e plumbit për të konfirmuar armën e përdorur, ndërsa autori i identifikuar si Gjergji Mullalli (bashkëshort) i viktimës ende është në arrati.

    Gjatë kohëve të fundit çifti kanë pasur debate me njëri-tjetrin, ku viktima ishte e pajisur me urdhër mbrojtje ndërsa shkak është bërë divorci i kërkuar prej saj.

    Policia aktualisht ka ngritur pika kontrolli në hyrje e dalje të qytetit, ndërsa mbrëmjen e shkuar në komisariat u shoqëruan disa persona, familjarë të çiftit. Ata janë pyetur nëse kanë dijeni për konfliktin në familje, ndërsa më pas janë lënë të lirë.

  • Shqiptarët bëhen bashkë, sigurohet më shumë se dyfishi i parave për operacionin e Genc Fugës

    Shqiptarët bëhen bashkë, sigurohet më shumë se dyfishi i parave për operacionin e Genc Fugës

    Në më pak se 12 orë nga hapja e llogarisë në Go Fund Me, është siguruar më shumë se dyfishi i parave të nevojshme për operacionin e aktorit, pedagogut dhe njeriut të artit shqiptar Genci Fuga.

    Ishte bashkëshortja e tij Eni Jani, ajo që kërkoi ndihmën e miqve, për shkak se Genci kishte pësuar një goditje në tru, dhe kishte të domosdoshëm një operacion që kushtonte 19 mijë euro. Menjëherë miq, të njohur dhe artdashës, përmes dhurimeve online kanë mundur që të sigurojnë shumën.

    “Falenderoj me zemer se pari ekipin e spitalit Amerikan per perkushtimin dhe profesionalizmin. Faleminderoj cdo njerin nga ju per suportin dhe mbeshtetjen, per cdo fjale dhe kontribut. Shuma u sigurua. Faleminderit nga zemra perseri!”, ishte reagimi i aktores pas mbështetjes së jashtëzakonshme që i është dhënë familjes, jo vetëm financiarisht, por edhe përmes mijëra komenteve që luten për shëndetin e Gencit.

    1200 persona kanë mundur që të sigurojnë deri tani shumën prej më shumë se 42 mijë e 500 euro, ndërkohë që tashmë lutjet e të gjithëve shkojnë për përmirësimin e shëndetit të aktorit.

    Në një intervistë së fundi, Genc Fuga kishte folur pa dorashka, për gjendjen ekonomike në të cilën ndodhen artistët në Shqipëri, ku sipas tij jo në pak raste ai kishte dështuar për të përmbushur nevojat si kryefamiljar, përballë vajzave të tij.

  • Diell dhe temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i motit për sot

    Diell dhe temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i motit për sot

    Shqipëria

    Kthjellimet do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e vendit, por herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash, më të dukshme në zonat Veriore dhe Qëndrore. Orët e paasdites dhe mbrëmjes do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke larguar vranësirat nga i gjithë territori i vendit për të ri-kthyer motin e kthjellët dhe temperaturat e larta në te gjithë vendin.

    Temperaturat e ajrit mbeten kostante në orët e mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 36°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 2 ballë.

    Kosova

    Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë por pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në zonat veriore dhe Veriperëndimore duke rrezikuar, rrebeshe afat-shkurtra shiu në ekstremin Veri-veriperëndimor. Orët e pasdites përmirësojnë dukshëm kushtet e motit në të gjithë republikën e Kosovës. Po ashtu, Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje deri në 30 gradë C.

    Maqedonia e Veriut

    Kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominuese gjatë orëvë të para të ditës por pasditja do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të Maqedonise, më të dukshme në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore por mundësia për reshje është thuasje zero. Mbrëmja dhe nata do të ri-sjellin sërisht kthjellimet pothuasje në të gjithë Maqedonine. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 33 gradë C.

    Europa

    Zhvillimi i një qëndre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Atlantikun Verior me ndikim deri në verilindje të kontinentit do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në Europën Veriore dhe rajonin e Balltikut. Po ashtu, Europa Qëndrore do të përfshihet nga rrebeshe shiu si edhe mini- stuhi breshëri; pas temperaturave të larta që u regjistruan prej shumë ditësh ndërsa moti i kthjellët do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të kontinentit Europian si pasoje e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve ku temperatura të larta do të përjetojë gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit Egje.