Author: editor

  • U zhduk në 2019, gjendet pas katër vitesh vajza

    U zhduk në 2019, gjendet pas katër vitesh vajza

    Një vajzë e zhdukur në moshën 14-vjeçare dhe që prindërit nuk ndaluan së kërkuari për 4 vite është gjallë.

    Alicia Navarro nga Arizona, e cila u zhduk natën e 15 shtatorit 2019, është gjetur e sigurt disa shtete larg.

    Tani 18 vjeç, ajo hyri në një stacion policie në një qytet të vogël Montana, 40 milje nga kufiri kanadez dhe u identifikua si adoleshentja që ishte raportuar e zhdukur në shtator 2019, tha policia e Glendale.

    “Alicia Navarro është gjetur. Ajo është e sigurt, e shëndoshë dhe e lumtur”, tha Zyrtari i Komunikimeve për Sigurinë Publike të Glendale, Jose Santiago gjatë një konference për shtyp.

    Adoleshentja e cila është autike, u largua nga shtëpia e saj në Glendale natën e 15 shtatorit 2019, vetëm 14 vjeç. Prindërit e saj, të cilët ishin në gjumë kur ajo u largua nga shtëpia, gjetën një shënim të shkruar me dorë nga vajza e tyre ku shkruhej: Do të kthehem, ju betohem, më vjen keq! Më pas nuk u dëgjua më për të, deri këtë javë.

    Navarro hyri vetë në departamentin e policisë lokale në Montana dhe kërkoi që të hiqej nga lista e fëmijëve të zhdukur. Departamenti njoftoi policinë e Glendale, e cila konfirmoi identitetin e saj dhe kontaktoi familjen e adoleshentes për t’i bërë të ditur se ajo u gjet e sigurt.

    Navarro më pas u takua me nënën e saj dhe kërkoi falje për dhimbjen që shkaktoi. Nëna e saj, Jessica Nuvez në një video të publikuar në “Facebook”, e quajti mrekulli gjetjen e vajzës së saj katër vjet pas zhdukjes.

    “Për të gjithë ata që u mungojnë të dashurit, dëshiroj që ta përdorni këtë rast si shembull. Mrekullitë ndodhin. Mos e humb kurrë shpresën dhe lufto gjithmonë”, ka thënë ajo.

    Nunez tha se nuk kishte detaje rreth zhdukjes së vajzës së saj, por tha se gjëja e rëndësishme është që ajo është gjallë. Policia e Glendale tha se po heton sesi adoleshentja arriti në Montana dhe me kë ka jetuar për katër vitet e fundit, pasi shumë pyetje mbeten pa përgjigje. Ata thanë se Navarro doli nga shtëpia e saj me dëshirën e saj dhe po bashkëpunon me autoritetet. Ajo gjithashtu i tha policisë se askush nuk e ka ngacmuar ndonjëherë ndër vite.

  • Dhuna e të atit, Roza Lati: Po të qaja unë mami hante dru, i qeshja vetes me zor

    Dhuna e të atit, Roza Lati: Po të qaja unë mami hante dru, i qeshja vetes me zor

    Moderatorja e njohur Roza Lati së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka folur më shumë rreth jetës së saj personale. Ajo u kthye pas në kohë duke kujtuar agresitivitetin dhe dhunën që ushtronte i ati ndaj mamasë së saj, aktores së njohur Rita Lati, ndërsa sipas saj këto reagime babi i saj i ka pasur si pasojë e një turmori që ai kishte në kokë.

    Roza rrëfeu se kur ka qenë në moshën 7-vjeçare shkonte në banjo që të qante dhe pastaj përpara pasyrës i qeshte vetes me zor pasi kishte kuptuar se po të qante ajo babi ushtronte dhunë ndaj Ritës.

    “Unë nuk dua të gjykoj tim atë. Por babi im ka ndërruar jetë nga tumori në kokë. Kur ka qenë 19-vjeç ai është hedhur me palosje në det nga shkëmbinjtë e dhërmiut dhe deti ka qenë me shkëmbinjë nënujorë dhe ka përplasur kokën. Në atë kohë nuk ka pasur aperatura që ta gjenin se çfarë ka. Babai ka qenë për 5 ditë në koma kur ka ndodhur kjo gjë. Por me kalimin e kohës ajo vena që kishte përplasur i jepte agresitivitet të pakontrolluar. Reagimet tim eti nuk i ka bërë me qëllim të plotë, por këto janë kujtimet e mia. Fëmijëria ime ka qenë shumë paradoksale sepse mami im ka qenë qenë artiste dhe ka qenë periudha kur mami im ka pasur idhuj dhe ndërkohë brenda në shtëpi ka qenë një situatë ndryshe. Unë jam rritur me dy botë ndryshe. Fakti Kur kam qenë 7 vjeç kisha kuptuar që po të qaja unë mami hante dru pse qan kjo se ti s’je nënë e mirë, dhe kur qaja shkoja në banjo para pasqyrës dhe i qeshja me zor se thoja po të qesh tani me zor kur të dal nga banjoja babi nuk do ta kuptojë që un po qaja.”, tregoi Roza.

  • Plumb në kokë! Dosja që arrestoi “kokat” dhe biznesmenin, lidhja me Martinajn (E plotë)

    Plumb në kokë! Dosja që arrestoi “kokat” dhe biznesmenin, lidhja me Martinajn (E plotë)

    Prokuroria e Posaçme firmosi 15 urdhër-arreste për vrasje, nxjerrje të sekretit hetimor, shpërdorim detyre, etj. Mes të arrestuarve deri tani janë ish-shefi i Forcës Operacionale në policinë e shtetit, Oltion Bistri (lexo ketu), drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, Astmer Bilali, Ardit Hasanbenga, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe Edmond Lika. Në kërkim janë Ervis Martinajt, i zhdukur një vit më parë, Elio Hato, që është miku i tij, por edhe Behar Bajri.

    Pse u arrestua Oltion Bistri?
    Ish-shefi i Forcës Operacionale është arrestuar mbi dyshimet se ka nxjerrë sekrete hetimore të dosjeve të nxehta që janë përfshirë grupet kriminale. Gjithashtu akuzohet për shpërdorim detyre pasi nga hetimi ka rezultuar se nuk ka raportuar për dijeninë që ka pasur (lexo ketu).

    Ervis Martinaj dhe Elio Hato
    “Mbreti” i basteve Ervis Martinaj dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit, të njohur edhe mbiemrin Boriçi në 2020 në Vaun e Dejës. Gjin Ndoji, 27-vjeç në vitin 2020 u qëllua me plumb në kokë dhe mbeti i vdekur në vend. Në banesat e Martinajt ka pasur kontrolle sa për procedurë, pasi nuk është gjetur asgjë (lexo ketu). Sali Berisha akuzoi se në këtë vrasje është përfshirë edhe biznesmeni Gjoka. Miku i Ervis Martinajt, Hato sipas prokurorisë, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar që t’i bëjë atentat Ibrahim Licit, i arratisur në Turqi (lexo ketu).

    Xhevahir Lita
    Drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita dyshohet se ka mbyllur hetimet e dosjes për vrasjen e Gjin Ndojit duke u korruptuar. Prokurori dyshohet se është korruptuar përmes Hatos (lexo ketu).

    Pëllumb Gjoka
    Biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë është arrestuar në orët e para të ditës së sotme. Akuza zyrtare nuk dihet ende. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar më herët për përfshirje në vrasjen e Gjin Ndojit, trafik droge dhe tjetërsim pronash në Velipojë. Gjoka është shpallur nga qeveria investitor strategjik (lexo ketu).

    Fisi Bajri
    Në orët e para të ditës së sotme forca të shumta policie zbarkuan në zonën ku banon fisi Bajri në Shkodër. Behar Bajri është shpallur në kërkim. Persona të tjerë janë shoqëruar, janë marrë në pyetje dhe më pas janë liruar (lexo ketu).

    Ardit Hasanbenga
    Ai ka qenë një zyrtar i lartë në policinë e shtetit. Në fund ishte në Berat, ku u përjashtua nga struktura pas zbulimit të serës me kanabis. Por më parë ka qenë në Shkodër, shef krimesh. Emri i tij del në dosjen e atentatit të Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit, rival i Bajrave (lexo ketu).

    Astmer Bilali
    Ish-boksier i Vllaznisë, anëtar i bandës së Bajrave që disa vite më parë iu ekzekutuan në derë të shtëpisë babai dhe xhaxhai, Astrit dhe Ibrahim Bilali. Ende nuk dihet akuza konkrete kundër tij

  • VIDEO/ Me qerpikë dhe make-up, Kiara “turpëron” Luizin

    VIDEO/ Me qerpikë dhe make-up, Kiara “turpëron” Luizin

    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP 2”. Fansat janë kuriozë që të dinë sa më shumë rreth tyre.

    Kur ata bëjnë postime në rrjetet sociale dhe nuk shfaqen bashkë, ndjekësit i pyesin menjëherë “ku e ke Kiarën?” apo “ku e ke Luizin?”.

    Ditën e sotme, moderatorja e njohur ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet së bashku me partnerin e saj, duke udhëtuar.

    Në videon në fjalë, fillimisht shfaqet Kiara dhe më pas ka kapur edhe këngëtarin e dashur për publikun. Duke qenë se moderatorja ka përdorur një filtër, Luizi shfaqet me qerpik fals dhe me make-up.

    https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2023/07/Instagram-kiaratito-stories-3156085671017119556.mp4?_=1

  • Adoleshentjɑ vjedh biçikletën e policit, por e kthen ɑtë se bɑshku me një letër që do ju përlot

    Adoleshentjɑ vjedh biçikletën e policit, por e kthen ɑtë se bɑshku me një letër që do ju përlot

    Kur ofeiceri Josh Bowden u zgjuɑ mengjesin e se henes, pɑ se bicikletɑ e tij kishte humbur dhe nuk dinte se çfɑrê tê bênte pêr kêtê. Por disɑ ditê mê vonê, ɑjo u rishfɑq nê pronên e tij.

    Ai nuk u shqetesuɑ shume per bicikleten,por per fɑktin se hɑjduti ishte njê vɑjzê ɑdoleshente qê u pêrpoq tê kthehej nê shtêpi nê oren 2:00 ɑ.m.

    Bɑshkɑngjitur me biçikletên e tij tê vjedhur vɑjzɑ 19-vjeçɑre,kishte lene nje leter ku shpjegonte ɑrsyen e mɑrrjes se bicikletes,duke i kerkuɑr fɑlje zoterise.

    Ajo thɑ se e mori biçikletên pêr shkɑk tê disɑ djemve ne gjendje te dehur,dhe nuk kishte ɑsnjê mênyrê tjeter pêr te shkuɑr ne ɑte orɑr ne shtepi. trɑnsmeton 10gjerɑ.com.

    Nê leter, vɑjzɑ ɑdoleshente e pɑidentifikuɑr thɑ se ɑjo “e pɑ mɑkinên e oficerit dhe shpresonte se do tɑ kuptonte”. Oficeri dhe bɑbɑi i njê vɑjze tjetêr ɑdoleshente e kuptoi dhe shkroi njê letêr “M” te cilen e postoi nê Fɑcebook, me shpresên qê ɑjo te mund tɑ lexonte.

  • Makina merr flakë në lëvizje në aksin rrugor Levan-Tepelenë

    Makina merr flakë në lëvizje në aksin rrugor Levan-Tepelenë

    Rreth orës 15:20, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Bejar, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. P.

    Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Zbardhet vrasja e Petrit Cakës në Itali: U porosit nga bashkëshortja, shkak konfliktet

    Zbardhet vrasja e Petrit Cakës në Itali: U porosit nga bashkëshortja, shkak konfliktet

    Petrit Caka nuk u vra nga grabitësit në banesën e tij më 12 Dhjetor të vitit të kaluar Rocca Priora, por ajo u krye nga njerëzit e bashkëshortes së të ndjerit.

    Sipas mediave italiane, mëngjesin e kësaj të enjteje janë ekzekutuar 3 nga 4 urdhër-arrestet të lëshuara nga gjyqtari kundër gruas dhe tre bashkatdhetarëve, njëri prej të cilëve vëllai i saj, i akuzuar për vrasjen, i cili është ende në arrati dhe po kërkohet ndërkombëtarisht edhe me bashkëpunimin e Interpolit dhe Europolit.

    Gruaja u gjurmua dhe u arrestua në një shtëpi tjetër po në Rocca Priora ku jetonte së fundmi, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tjerë të vëllait të saj, u ndaluan. Njëri 27 vjeç, u ndalua teksa udhëtonte me makinë në Via Cassia, pranë Romës dhe tjetri, 31 vjeç, u ndalua në Bari, ndërsa ishte gati për të hipur në tragetin për në Durrës.

    Gjithçka nisi pas konfliktit të vazhdueshme të bashkëshortes së tij, ku ankohej se dhunoi nga bashkëshorti babai i tre fëmijëve. Ajo kishte thirrur për ndihmën vëllain e saj, i cili mbërriti me bashkëpunëtorët e tij në aeroportin e Romës më 10 dhjetor.

    Skema e krimit u zbardh falë përgjimeve. Vëlla e motër inskenuan grabitjen në shtëpinë, ku Caka u vra pa mëshirë, duke u goditur disa herë me thikë.

    Ka qenë gruaja ajo që njoftoi karabinierët, ku ka konstatuar gjoja trupin e pajetë të bashkëshortit të saj. Por versioni i saj nuk bindi karabinierët, duke i detyruar të kërkonin një pistë tjetër hetimi.

  • Skenar i tmerrshëm! Porositi dy vrasës me pagesë nga Shqipëria që i ekzekutuan bashkëshortin, arrestohet shqiptarja në Itali

    Skenar i tmerrshëm! Porositi dy vrasës me pagesë nga Shqipëria që i ekzekutuan bashkëshortin, arrestohet shqiptarja në Itali

    Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Rocca Priora të Italisë në 13 dhjetor të vitit të kaluar, skenari i së cilës është zbuluar së fundmi pas shumë hetimeve.

    Një shqiptar me emrin Petrit Caka u ekzekutua në banesën e tij, ndërsa porositësja e ngjarjes ishte vetë bashkëshortja. E lodhur nga abuzimet e shumta nga bashkëshorti i saj, ajo gjeti zgjidhje të vetme vrasjen e tij, e kështu aktivizoi të vëllanë për të gjetur vrasës me pagesë.

    Dy vrasës me pagesë udhëtuan nga Shqipëria për në Itali për të kryer “punën” që morën përsipër, kundrejt pagesës me një plan të qartë dhe të mirëmenduar.

    Ata inskenuan një grabitje në shtëpinë e shqiptarit e më pas e vranë me thikë duke i shkaktuar një sërë plagësh në qafë dhe në trup me pasojë vdekjen. Pasi ekzektuan planin e vrasjes ata u kthyen në Shqipëri po atë mbrëmje, falë mbështetjes së porositësve të vrasjes.

    Karabinierët e njësisë hetimore të Grupit Frascati u vunë në gjurmët e vrasësve dhe mundën të identifikonin mjetin e përdorur dhe rrugët e përshkuara prej tyre atë ditë.

    Ka qenë vetë gruaja ajo që i dha alarmin karabinierëve se gjoja zbuloi trupin e bashkëshortit të vrarë pas një grabitje në shtëpi, por më pas skenari i ngjarjes ndryshoi totalisht duke nxjerrë zbuluar porositësit dhe vrasësit e shqiptarit Petrit Caka.

  • Plumb në kokë! Dosja që arrestoi “kokat” dhe biznesmenin, lidhja me Ervis Martinajn (Dosja e plotë)

    Plumb në kokë! Dosja që arrestoi “kokat” dhe biznesmenin, lidhja me Ervis Martinajn (Dosja e plotë)

    Prokuroria e Posaçme firmosi 15 urdhër-arreste për vrasje. Mes të arrestuarve deri tani janë ish-shefi i Forcës Operacionale në policinë e shtetit, Oltion Bistri, drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, Astmer Bilali, Ardit Hasanbenga, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe Edmond Lika. Në kërkim janë Ervis Martinajt, i zhdukur një vit më parë, Elio Hato, që është miku i tij, por edhe Behar Bajri.

    Pse u arrestua Oltion Bistri?
    Ish-shefi i Forcës Operacionale është arrestuar mbi dyshimet se ka nxjerrë sekrete hetimore të dosjeve të nxehta që janë përfshirë grupet kriminale. Gjithashtu akuzohet për shpërdorim detyre pasi nga hetimi ka rezultuar se nuk ka raportuar për dijëninë që ka pasur.

    Ervis Martinaj dhe Elio Hato
    “Mbreti” i basteve Ervis Martinaj, së bashku me Behar Bajrin, Pëllumb Gjokën dhe Edmond Prekën dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit, të njohur edhe mbiemrin Boriçi në 2020 në Vaun e Dejës. Gjin Ndoji, 27-vjeç në vitin 2020 u qëllua me plumb në kokë dhe mbeti i vdekur në vend. Në banesat e Martinajt ka pasur kontrolle. Gjithashtu Hato sipas prokurorisë, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar që t’i bëjë atentat Ibrahim Licit.

    Xhevahir Lita
    Drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita dyshohet se ka mbyllur hetimet e dosjes për vrasjen e Gjin Ndojit duke u korruptuar. Prokurori dyshohet se është korruptuar përmes Hatos. Gjithashtu krahu i djathtë i Martinajt dyshohet se është përfshirë edhe në përgatitjen e një atentati.

    Pëllumb Gjoka
    Biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar më herët për vrasje, trafik droge dhe tjetërsim pronash në Velipojë. Gjoka është shpallur nga qeveria investitor strategjik.

    Fisi Bajri
    Në orët e para të ditës së sotme forca të shumta policie zbarkuan në zonën ku banon fisi Bajri. Behar Bajri është shpallur në kërkim. Persona të tjerë janë shoqëruar, janë marrë në pyetje dhe më pas janë liruar.

    Ardit Hasanbenga
    Ai ka qenë një zyrtar i lartë në policinë e shtetit. Në fund ishte në Berat, ku u përjashtua nga struktura pas zbulimit të serës me kanabis. Por më parë ka qenë në Shkodër, shef krimesh. Emri i tij del në dosjen e atentatit të Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit, rival i Bajrave.

    Astmer Bilali
    Ish-boksier i Vllaznisë, anëtar i bandës së Bajrave që disa vite më parë iu ekzekutuan në derë të shtëpisë babai dhe xhaxhai, Astrit dhe Ibrahim Bilali. Ende nuk dihet akuza konkrete kundër tij.

  • Dua Lipa vjen në Shqipëri për pushime

    Dua Lipa vjen në Shqipëri për pushime

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka njoftuar se është në Shqipëri për pushime, përmes një postimi në Instagram.

    Ajo ka ndarë disa foto nga bregdeti, ku duket se është duke shijuar bukurinë natyrore të vendit, në një nga plazhet e jugut.

    “Shtëpi’, ka shkruar këngëtarja, bashkangjitur me flamurin shqiptar.