Author: editor

  • ‘Vajza 14 vjeçe më kërkoi atlete1300 Dollarë’, Diola: I thashë do të të jap gjysmat…

    ‘Vajza 14 vjeçe më kërkoi atlete1300 Dollarë’, Diola: I thashë do të të jap gjysmat…

    Diola Dosti shprehet në “Rudina” në Tv Klan se është e rëndësishme që fëmijët të marrin edukim financiar nga prindërit për të ditur se sa punë e mund nevojitet që kërkesat e tyre të plotësohen. Ajo ndan në program eksperiencën e saj me vajzën e madhe, Blezën e cila rreth një vit e gjysmë më parë i kërkoi atlete që kushtonin 1300 Dollarë.

    Diola Dosti: Kur u zhvendosëm para një viti e ca në Tiranë, u rikthyem dhe vajza pa një palë atlete shumë të bukura dhe ishin në internet në vlerën diku te 1300 Dollarë dhe u fiksua “mami i dua” sepse ishin një edicion i limituar. I thashë unë do të të shtoj gjysmat e lekëve, ishin në vlerën diku 1300 Dollarë, flasim.

    Rudina Magjistari: Sa vjeç ishte ajo?

    Diola Dosti: 14 vjeçe dhe u fiksua.

    Rudina Magjistari: Ti pranove që tia blije?

    Diola Dosti: Jo, unë bëra një gjë tjetër. Bëra sikur pranova duke e ditur që rezultati do ishte negativ.

    Rudina Magjistari: Që të kuptonte sa i duhej, po.

    Diola Dosti: Doja t’i jepja një shembull dhe një mësim dhe i thashë Bleza, unë do të të jap gjysmat, gjysmat do t’i fitosh vetë sepse në atë kohë Bleza shiste disa geta me lule që i bënte vetë dhe i shiste online dhe i shiste 10 Euro copën dhe për një javë tha “jam dakord”. Për një javë shiti vetëm 3 copë, nuk e arriti dot dhe tha “sa shumë duhet të lodhesh për të fituar, mami këto atletet nuk i dua fare, më mirë po marr ato të thjeshtat”.

  • Personazhe të famshëm aplikojnë për Love Island, në kërkim të dashurisë në programin e Luana Vjollcës

    Personazhe të famshëm aplikojnë për Love Island, në kërkim të dashurisë në programin e Luana Vjollcës

    Reality show me famë botërore “Love Island”, i cili ka thyer tabu në mbarë botën vjen në Shqipëri. Në Shtator, do jemi gati të shohim të rinjtë më hot shqiptarë në një nga vilat më luksoze në jug të Shqipërisë.

    Përveç se konkurrentët do të mund të gjejnë dashurinë e jetës, në lojë janë plot 50.000€.

    Pjesë e sezonit të pare të ‘Love Island’ në Shqipëri do të jenë edhe disa personazhe të famshëm për publikun.

    Nuk ka ende asnjë emër personazhi, të cilin stafi i programit ka zbuluar, por duket se beqarët “e famshëm” kanë zgjedhur ‘Love Island Albania’ për të gjetur dashurinë e tyre.

  • Luizi i kushtoi këngë, Kiara emocionon me dedikimin për partnerin

    Luizi i kushtoi këngë, Kiara emocionon me dedikimin për partnerin

    Luiz Ejlli ka gati këngën e tij të re të titulluar “Kiara”. Dedikimin për partneren pritet ta bëjë publike këto ditë, e teksa ne presim, ai ka ndarë një pjesë të refrenit, ku përmendet emri i moderatores.

    “Kiara, shpirtin ty ta fala dhe më doli fjala. Ti e di je thesari im, Kiara, shpirtin ty ta fala”, janë disa nga vargjet e këngës që pritet të publikohet së shpejti.

    Në video shfaqet Luizi dhe Kiara, të cilët shkëmbejnë dhe një puthje në buzë.

    Moderatorja ka rishpërndarë videon, e krah saj i ka kushtuar disa fjalë dashurie Luizit.

    “Faleminderit që më bën të lumtur çdo ditë. I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre. E jotja përgjithmonë”

  • Ndodh në Berat! U dashuruan në vendin e punës, shefja e fasonerisë i pushon të dy sapo e mëson

    Ndodh në Berat! U dashuruan në vendin e punës, shefja e fasonerisë i pushon të dy sapo e mëson

    Dy punonjës në një fasoneri në Berat, burri 52 dhe gruaja 37 vjeçe, u dashuruan në vendin e punës.

    Por, ata u shkarkuan nga vendi i punës vetëm se filluan të bashkëjetonin bashkë. Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua zoti Ylvi dhe zonja Xhuli. Të dy punonin në një fasoneri dhe gjatë punës u dashuruan.

    “Unë po bëja 11 vite që punoj në këtë fasoneri ‘Qendra Shqiptare’. Isha punonjëse e rregullt, s’kisha probleme gjatë punës. Bënim çanta. Gjatë punës unë u dashurova me Ylviun. Ai paketonte çantat. Ishte dashuri me shikim të parë”, thotë Xhuli.

    Më tej pohon se “u dashurova për herë të parë në jetën time”, teksa shton se janë lidhur me Ylviun prej 20 ditësh dhe jetojnë bashkë në Berat.

    “Unë isha e martuar, kam edhe një fëmijë 11 vjeç. Nuk kam bërë akoma letrat e divorcit. Por, pas lidhjes sime me Ylviun filluan problemet në punë kur ne, bashkë me Ylviun, na shkarkuan nga puna”, thotë Xhuli.

    Ajo pohon se do ta ndjekë dashurinë e saj “deri në vdekje”. Xhuli pohon se përgjegjësja e fasonerisë Tonela Gega e ka marrë në telefon kur e ka marrë vesh se të dy po bashkëjetonin. “Nuk donte të lidhesha me Ylviun. Më thoshte se është bixhozxhi. Tallet me gratë. Nuk e ka seriozisht. Kur e mori vesh më mori në telefon dhe më kërcënoi se ‘të hani m… tani, ju kam hequr nga puna’. E bëri ngaqë ka komshiu ish vjehrrën time”, përfundon Xhuli.

    Fiksi bisedoi edhe me Ylviun. “Edhe unë kam qenë i martuar, kam dy fëmijë jashtë Shqipërisë. Kam qenë vetëm dhe u dashurova me Xhulin. U lidhëm në vend të punës. Po sa u lidhëm bashkë na kërcënuan me vendin e punës. Tani shkojmë dhe askush s’na pret. Na kanë larguar nga puna”, pohon ai.

    Pas ankesës, Xhuli dhe Ylviu shkojnë te fasoneria “Qendra Shqiptare” për të takuar përgjegjësen Tonela Gega. Te dera, roja i thotë s’ka ardhur. E presin dhjetëra minuta dhe makina e Tonelës futet në fasoneri, por ajo nuk pranon t’i takojë. Tentojnë të shkojnë me vrap, por s’e kapin dot. Roja i thotë “nuk lejoheni, më hiqni nga puna”. Më pas e marrin në telefon po s’ua hap telefonin. I telefonojnë nga një numër tjetër, i prezantohet dhe Tonela i thotë “s’të njoh fare”.

    Bashkë me Xhulin dhe Ylviun, gazetarët e Fiksit shkojnë te Fasoneria. Kërkojnë të takojnë përgjegjësen, znj. Tonela. Pas rojës, vjen një sekretare e cila thotë do të interesohet. Në fund, çiftin dhe gazetarët i takon ekonomisti, i cili pohon se të dy janë pezulluar për shkak se s’kanë ardhur në punë.

    Ekonomisti debaton me Ylviun dhe Xhulin që “s’kemi ardhur për shkak të Tonelës”. Ekonomisti i thotë se unë s’kam asnjë shkresë zyrtare për t’ju hequr nga puna dhe ju kam ende në listën e të deklaruarve në sigurime shoqërore. Më pas, gazetarët e pyesin ekonomistin se “i keni hequr se janë dashuruar”? Ai përgjigjet se “le të dashurohen, kemi edhe të tjerë por i kemi pezulluar se nuk kanë ardhur në punë”.

    Gazetarët i pyesin nëse ky çift ka pasur probleme në të kaluarën në punë, ndërsa ekonomisti thotë se jo, madje për ta s’ka asnjë paralajmërim për shkarkim nga puna apo edhe masa të tjera. Por, shton se janë pezulluar se “s’kanë ardhur në punë”. Në fund, ekonomisti thotë se do e diskutojë dhe të hënën le të paraqiten në punë.

  • Fenomeni që po ‘çmend’ botën, pse Barbie nuk është martuar kurrë ose nuk ka pasur fëmijë?

    Fenomeni që po ‘çmend’ botën, pse Barbie nuk është martuar kurrë ose nuk ka pasur fëmijë?

    Handler dëshironte të krijonte një kukull që do t’i fuqizonte vajzat e reja të ishin gjithçka që dëshironin, supozohet se kishte vërejtur një ndryshim të madh midis mesazheve në lodrat e djalit dhe vajzës së saj. Prandaj ajo shpiku Barbie për vajzën e saj, Barbara, e cila gjithashtu frymëzoi emrin.

    Barbie kishte për qëllim t’i fuqizonte vajzat e reja për zgjedhjet që kishin për jetën, diçka që do të shpjegonte pse ajo kishte mbi 200 punë. Po, në varësi të asaj Barbie që keni blerë, ajo mund të ketë qenë një astronaute, një skiatore olimpike, një veterinere, një kirurge, një yll pop, apo edhe një kandidate presidenciale, një mesazh për vajzat e reja se ato mund të ishin çfarëdo që dëshironin të ishin.

    Dy gjëra që kukulla nuk ka qenë kurrë, ishte një bashkëshorte ose nënë, një fakt që është rishfaqur mes publikimit të ri të Barbie. Po, Barbie nuk është martuar kurrë ose nuk ka pasur fëmijë, diçka që me sa duket ishte një zgjedhje shumë e qëllimshme, me Ruth Handler që nuk donte që vajzat e reja të aspironin vetëm martesën dhe amësinë. “Në fillim të viteve 1960, Mattel u përmbyt me postë fansash nga vajza që kërkonin që Barbie të martohej me të dashurin e saj të përhershëm, Ken, dhe të kishte një fëmijë,” lexoi një artikull të fundit në Hadassah Magazine nga Renée Rosen.

    Handler refuzoi, duke mos dashur të përforcojë idenë se vajzat e reja duhet të aspirojnë vetëm martesën dhe amësinë. Pavarësisht se kishte veshur fustane të shumta martese, Barbie nuk ka ecur kurrë në altar. Në vend të një fëmije, në vitin 1964, Handler i dha Barbie një motër fëmijë, “Skipper”

  • Misteri, 2 të rinj moshatarë gjenden të vdekur në një shtëpi me qira

    Misteri, 2 të rinj moshatarë gjenden të vdekur në një shtëpi me qira

    Dy djem të moshës 38 vjeç janë gjetur të vdekur në shtëpinë ku jetonin në Komotini, Greqi, raporton noa.al.

    Të rinjtë, të cilët nuk ishin banorë të zonës, punonin për një kompani që realizon projekte në qytet.

    Ata jetonin në një apartament të përbashkët së bashku me një person të tretë që i gjeti të vdekur.

    Ky i fundit njoftoi policinë duke thënë se shkoi në banesë dhe i gjeti të vdekur dy shokët me të cilët ndante qiranë.

    Në vendngjarje është thirrur eksperti mjekësor dhe është urdhëruar autopsia. Megjithatë, policia nuk gjeti prova për aktivitet kriminal.

    Policia i ka evidentuar vdekjet si vdekje të papritura, me shkaqet që pritet të përcaktohen nga mjeku ekspert. /noa.al

  • Merr fund i nxehti ekstrem, ulen ndjeshëm temperaturat në vendin tonë, ja çfarë pritet të ndodh me motin sot

    Merr fund i nxehti ekstrem, ulen ndjeshëm temperaturat në vendin tonë, ja çfarë pritet të ndodh me motin sot

    Moti do te jete me kthjellime dhe vranësira te pakta deri mesatare.

    Temperaturat minimale do te luhaten 18-27 grade ,

    temperaturat maksimale parashikohen me rënie 28 -31°C ne veri , 33-35°C ne zonën e ulet dhe zonat prane bregdetit

    Advertisements

    Era do të jete me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek dhe dallgëzim te forcës 4-5 balle ne det te hapur

  • Rama shpërndan pamjet: Flukse turistësh këtë sezon në plazhin e Tales

    Rama shpërndan pamjet: Flukse turistësh këtë sezon në plazhin e Tales

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga plazhi i Tales këtë të mërkurë.

    Kreu i qeverisë thotë se hapësirat e bollshme, uji i pastër, rëra cilësore dhe shërbimet e shtuara kanë nxitur flukse të lartash turistësh këtë sezon veror.

    Kreu i qeverisë thotë se ky plazh vlerësohet maksimalisht edhe prej bizneseve të sektorit.

    “Dhe nga plazhi i Tales ku hapësirat e bollshme, uji i pastër, rëra cilësore dhe shërbimet e shtuara kanë nxitur flukse të larta turistësh në këtë sezon veror që vlerësohet maksimalisht edhe prej bizneseve të sektorit, ju uroj ditë të mbarë”, tha Rama./tvklan.al

    https://www.facebook.com/watch/?v=302854515535288

  • Ndarja e Beniada Nishanit, Jori Delli flet hapur se çfarë ka ndodhur

    Ndarja e Beniada Nishanit, Jori Delli flet hapur se çfarë ka ndodhur

    Beniada ka qenë prej disa muajsh e lidhur me Blerti Hajdarin të cilët u njohën gjatë emisionit “Procesi Sportiv”. Ajo ka qenë mjaft e fshehtë në lidhje me jetën private dhe asnjëherë nuk ka folur për lidhjen e tyre. Por Jori ka treguar se Beniada është beqare dhe secili ka vazhduar jetën e vetë.

    Edi Manushi: Jam kurioz, Beniada është ndarë vërtet se ti i di këto?!

    Jori Delli: Është ndarë.

    Edi Manushi: Është ndarë përfundimisht, e sigurt?

    Jori Delli: Po. Beniada është ‘single’, një duartrokitje!

    Edi Manushi: Nuk është fundi i botës, jo por thjesht ta dinim.

    Jori Delli: Është fillimi i një diçkaje tjetër.

    Edi Manushi: Çfarë ndodhi, nuk i eci një italian me një shqiptar?

    Jori Delli: Jo nuk është ajo, por nuk mund të flas.

  • Makina del nga rruga, barriera mbrojtëse hyn mespërmes mjetit! Plagoset rëndë shoferi 23-vjeçar, pësoi fraktura në kokê dhe…! I riu u nxor nga zjarrfikëset

    Makina del nga rruga, barriera mbrojtëse hyn mespërmes mjetit! Plagoset rëndë shoferi 23-vjeçar, pësoi fraktura në kokê dhe…! I riu u nxor nga zjarrfikëset

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (26 korrik), në aksin Vorë-Fushë-Krujë.
    Një automjet tip Mercedes Benz, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtësen metalike anësore, e cila ka hyrë në xhamin e përparmë, nga ana e shoferit, duke e ndarë makinën përgjysmë.

    Nga aksidenti i rëndë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, 23-vjeçari Indrit Mahmuti.

    I riu mësohet se ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Traumës me fraktura në kokë.

    Ngjarja ndodhi rreth ores 02:00 pas mesnate në afërsi të fshatit Hasan.

    Shkak i aksidentit sipas policisë është shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte 23-vjeçari.

    Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të riun nga mjeti.