Author: editor

  • “Kanë rol absolutisht dërrmues“- Vala e të nxehtit e korrikut/ Si dora e njeriut po shkakton ndryshimet klimatike dhe pasojat e motit ekstrem! Çfarë thonë shkencëtarët

    “Kanë rol absolutisht dërrmues“- Vala e të nxehtit e korrikut/ Si dora e njeriut po shkakton ndryshimet klimatike dhe pasojat e motit ekstrem! Çfarë thonë shkencëtarët

    Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit, kanë luajtur një rol “absolutisht dërrmues” në valët ekstreme të të nxehtit, që kanë përfshirë Amerikën e Veriut, Europën dhe Kinën këtë muaj, sipas një vlerësimi nga shkencëtarët.

    Gjatë gjithë korrikut, moti ekstrem ka ndikuar të gjithë planetin, me temperaturat që thyen rekorde në Kinë, Shtetet e Bashkuara dhe Europën Jugore, duke shkaktuar zjarre në pyje, mungesë uji dhe një rritje të shtrimeve në spitale, të lidhura me nxehtësinë.

    Gjatë fundjavës, mijëra turistë u evakuuan nga ishulli grek i Rodosit, për t’i shpëtuar zjarreve të shkaktuara nga një valë e nxehti rekord.

    Pa ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, ngjarjet këtë muaj do të kishin qenë “jashtëzakonisht të rralla”, sipas një studimi nga World Weather Attribution, një ekip global shkencëtarësh, që shqyrton rolin e luajtur nga ndryshimet klimatike në mot ekstrem.

    “Temperaturat në Europë dhe Amerikën e Veriut, do të ishin të pamundura, pa efektet e ndryshimeve klimatike,” tha Izidine Pinto nga Instituti Meteorologjik Mbretëror i Holandës, një nga autorët e studimit, gjatë një konference me gazetarët. “Në Kinë kishte rreth 50 herë më shumë gjasa të ndodhte, në krahasim me të kaluarën.”

    Ekipi World Weather Attribution, vlerësoi se rritja e përqendrimeve të gazit serrë, e bëri valën e nxehtësisë në Europë në 2.5 Celsius më të nxehtë. Ata gjithashtu rritën valën e të nxehtit të Amerikës së Veriut me 2 gradë Celsius dhe atë në Kinë me 1 gradë Celsius.

    Përveç ndikimit të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut, nxehtësia ka shkaktuar dëme në shkallë të gjerë të të korrave dhe humbje të bagëtive, thanë shkencëtarët, me të mbjellat e misrit dhe sojës në SHBA, bagëtinë meksikane, ullinjtë e Europës Jugore si dhe pambukun kinez, të prekur rëndë.

    El Nino ndoshta ka kontribuar në nxehtësinë shtesë në disa rajone, por rritja e gazeve serrë ishte faktori kryesor, thanë shkencëtarët, dhe valët e të nxehtit do të bëhen gjithnjë e më të mundshme nëse emetimet nuk ulen.

    Ata vlerësuan se periudha të zgjatura të nxehtësisë ekstreme, ka të ngjarë të godasin çdo dy deri në pesë vjet, nëse temperaturat mesatare globale rriten 2 gradë Celcius mbi nivelet para-industriale. Temperaturat mesatare aktualisht vlerësohet të jenë rritur më shumë se 1.1C.

    “Ngjarjet që kemi parë, nuk janë të rralla në klimën e sotme,” tha Friederike Otto, shkencëtare në Institutin Grantham për Ndryshimet Klimatike në Londër. “Nuk është për t’u habitur nga pikëpamja klimatike, që këto ngjarje po ndodhin në të njëjtën kohë.

    “Për sa kohë, që ne vazhdojmë të djegim lëndë djegëse fosile, do të shohim gjithnjë e më shumë nga këto ekstreme,” tha ajo. “Unë nuk mendoj se ka ndonjë provë më të fortë, që ndonjë shkencë ka paraqitur ndonjëherë, për një pyetje shkencore.” / Reuters, përkthyer nga Monitor

  • Meme e gatshme, në Pogradec analizat e ujit merren me shishe birre

    Meme e gatshme, në Pogradec analizat e ujit merren me shishe birre

    Në pikun e sezonit turistik, autoritetet vendore në Pogradec dhurojnë “show” me inspektimet e tyre.

    Sektori i Shëndetit Mjedisor ka nxjerrë në terren inspektorët e saj për të monitoruar cilësinë e ujin të liqenit të Pogradecit nga Lini në Tushemisht.

    Në këtë inspektim me qëllim monitorimin e parametrave fiziko-kimike dhe bakterologjike të ujit, inspektorët i kanë marrë mostrat e ujit me shishe birre.

    Edhe në pamjet e mëposhtme, që janë bërë publike në rrjetet sociale nga vetë Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pogradec, mund të shihni se si inspektorët mbushin shishet e birrave me ujë liqeni për të kryer analizat.

    Autoritetet krenohen me normat e ujit të marrë në inspektim, por pikëpyetje të shumta ngrihen për procedurën e punës me shishe birre dhe rezultatin e analizave.

  • Dy ditë i vdekur, por u gjet nga aroma e rëndë/ Shqiptari ishte rrëzuar nga shkallët dhe kishte humbur jetën në vend

    Dy ditë i vdekur, por u gjet nga aroma e rëndë/ Shqiptari ishte rrëzuar nga shkallët dhe kishte humbur jetën në vend

    Një 51-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në Greqi.

    Teksa identiteti i viktimës edne nuk është bërë i ditur mësohet se shqiptari ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga shkallët.

    Ngjarja e rëndë, sipas mediave greke ka ndodhur në Aleksandri dhe shqiptari është rrëzuar nga një lartësi 4-5 metra nga një shkallë e palosshme teksa kryente disa punë në shtëpinë e tij në qendër të qytetit.

    Ngjarja ka ndodhur të hënën, por askush nuk e ka vënë re. Për shkak të erës së rëndë, trupi i shqiptarit është gjetur sot të martën në dekompozim të avancuar, për shkak të temperaturave të larta.

    Ai është dërguar në spitalin e Naousës për autopsi, ku janë konstatuar lëndime në kokë.

  • Kush do ta ngrejë euron? Eksperti tregon ‘zgjidhjen’ për rënien e monedhës evropiane

    Kush do ta ngrejë euron? Eksperti tregon ‘zgjidhjen’ për rënien e monedhës evropiane

    Kreu i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi ka komentuar situatën e rënies së euros në vendin tonë. Në një intervistë ai theksoi se vetëm Banka e Shqipërisë e ka në dorë zgjidhjen e situatës së rënies së euro.

    Më tej ai nënvizoi se i kanë dhënë alternativat Bankës së Shqipërisë, por që kjo e fundit nuk ka marrë parasysh asgjë.

    Ne i kemi dhënë alternativat tona Bankës së Shqipërisë, prej të cilave kanë qenë praktika të njohura ndërkombëtare siç është fiksimi i kursit të euros, duke ndjekur dhe shembullin e Maqedonisë që prej disa vitesh ka një kurs stabël të euros.

    Kemi dhe vende si Zvicra e cila në periudha të caktuara, kur monedha e tyre vendase ka filluar të fuqizohet në limite që e bëjnë ekonominë jo konkurruese, vendosin limite që këmbimi nuk mund të shkojë më poshtë se një limit i caktuar. Një alternativë e dytë ishte që ne ta kalonim monedhën nga lekë në euro.

    Ne i kemi dhënë këto dy alternativa por Banka e Shqipërisë nuk ka marrë parasysh asnjërën- tha ai.

  • Rënia e monedhës evropiane, kërkohet menjëherë ndërhyrja e qeverisë, ja pasojat që do të sjellë zhvleftësimi i euro-s

    Rënia e monedhës evropiane, kërkohet menjëherë ndërhyrja e qeverisë, ja pasojat që do të sjellë zhvleftësimi i euro-s

    Zhvleftësimi i monedhës Euro dhe luhatja e kursit të këmbimit ka dëmtuar bizneset e eksportit në vend. Përfaqësuesve të këtij biznesi, në një takim të zhvilluar ditën e martë kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente të qeverisë.

    Sipas tyre, nga ekonomia e vendit nuk ka asnjë përfitim nga luhatja e kursit të këmbimit, përveçse dëmton sektorë të rëndësishëm të ekonomike.

    “Nëse nuk gjejmë zgjidhje të shpejta, fatkeqësisht do të na duhet t’i drejtohemi zgjedhjeve ligjore, që do të thotë kërkesa për kompensim të humbjeve. TË gjithë ne kemi kontrata brenda dhe jashtë vendit, që i detyrojnë bizneset të vazhdojnë punën, pasi nëse ndërpresin punën duhet të kthejnë paratë, kjo na detyron të vazhdojmë furnizimet”,-tha Alban Zusi, Kreu i Shoqatës se Eksportuesve.

    Përfaqësues të bizneseve eksportuese thotë se qeveria duhet të zhvillojë takime me ata për të gjetur një zgjidhje. Në të kundërt paralajmërojnë protesta, pasi shumica e tyre janë drejt falimentimit.

    “Ne i bëjmë thirrje qeverisë se në rast se nuk do ulet e të caktohet një kurs fiks, së shpejti do zbrazim para kryeministrisë në një protestë vetëm për të treguar se duhet të ulet guvernatori dhe qeveria e të mos na lënë në rënie të lirë Industria më e prekur sot për sot, është industria mjekësore”,-tha Filip Gjoka, kreu i shoqatës së bimëve medicinale

    Prej disa muajsh Euro ka arritur minimimun historik duke u shkëmbyer me rreth 102 lekë. Kjo situatë përkthehet në humbje direkte për bizneset që çojnë produkte jashtë vendit. Institucionet monetare kanë deklaruar me herë se nuk mund të ndërhyjnë në kursin e këmbimit, i cili gjatë verës pëson gjithmonë luhatje për shkak të turizmit.

  • Mes yjeve amerikanë, Elton Ilirjani në qendër të mediave rozë

    Mes yjeve amerikanë, Elton Ilirjani në qendër të mediave rozë

    Fundjava që lamë pas ishte një fundjavë eventesh të rëndësishme në Hamptons të New York. Elton IIlirjani ishte në listën e yjeve amerikanë dhe personalitetee, si i ftuar special në Polo Hamptons dhe Galanë e fondacionit të strehimit të kafshëve të Hamptons.

    Ajo që bie në sy është listimi i tij mes VIP-ve që marrin pjesë dhe i fotografuar nga agjencitë dhe mediat më të rëndësishme amerikane!

    Eltoni është parë në shoqërinë e yllit të Polo, Martin Pepa dhe pronarëve dhe drejtuesve të revistave më të rëndësishme. Veshja e Eltonit bën diferencën, duke ia dalë sërish “të vjedhë vëmendjen”, madje duke ndikuar në verën elitare të Hamptons në New York.

  • I vihet flaka parcelës me livando në Gramsh, zjarri dyshohet i qëllimshëm

    I vihet flaka parcelës me livando në Gramsh, zjarri dyshohet i qëllimshëm

    Në Gramsh, një parcele me bimë mjekësore livando i është vënë zjarri.

    Flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar rreth një dynym bimë mjekësore.

    Ka dyshime se zjarri është vënë qëllimisht në parcelat e mbjella në fshatin Tunjë, në Gramsh.

    Fatmirësisht zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë mbi 2 hektarë të mbjellë me livando e cila ishte gati për korrje.

    Vlen të thuhet se kjo bimë mjekësore është e vetmja e ardhur ekonomike për familjet e kësaj zone që kanë hequr dorë nga misri e gruri dhe po kultivojnë livando.

  • Do të ketë edhe “Në kuadër të dashurisë 2”? Olta Gixhari zbulon planet e saj për këtë shtator

    Do të ketë edhe “Në kuadër të dashurisë 2”? Olta Gixhari zbulon planet e saj për këtë shtator

    Këtë herë në “Pushime on Top” ka qenë e ftuar Olta Gixhari, e cila sapo ka përfunduar xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë” e tashmë ka nisur pushimet. E pyetur se cilat janë planet e saj sezonin e ri televizion, Olta ka zbuluar shumë të reja e një ndër më interesantet është që mund të ketë një “Në kuadër të dashurisë 2”.

    Olta: Në tetor del filmi, mezi po pres dhe pse jo për një 2-sh, për një “Kuadër të dashurisë 2” me shpresën që njëshi të shkojë mirë…

    Kam disa projekte që jam duke e diskutuar, nuk dua një projekt që të bllokohem, dua të jem e lirë, të udhëtoj, të shijoj cunin, nuk është se televizioni në full time të jetë ambicia ime…

  • Përmbyset makina në shinat e trenit

    Përmbyset makina në shinat e trenit

    Një aksident është regjistruar pasditen e së martës në autostradën Vlorë-Fier.

    Mësohet se një automjet është përmbysur në rrugë ku për pasojë janë plagosur dy të rinj.

    Ata janë nxjerrë me vështirësi nga automjeti dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

  • 12-vjeçari mbyllet brenda në shtëpi, ndërhyjnë zjarrfikësit

    12-vjeçari mbyllet brenda në shtëpi, ndërhyjnë zjarrfikësit

    Një fëmijë 12-vjeç ka mbetur i bllokuar në banesë pasditen e sotme. Fëmija, pasi ka mbyllur derën e blinduar me çelës dhe nuk e ka hapur dot, ka filluar të bërtasë nga frika duke alarmuar banorët e pallatit.

    Në pamundësi për ta hapur derën nga jashtë dhe duke pasur frikë se çmud të bënte djali i saj vetëm në shtëpi,nëna ka njoftuar zjarrfikësit. Këta të fundit kanë hyrë në ballkonin e banesës në katin e katërt të pallatit në lagjen “30-Vjetori” nëpërmjet shkallëve.

    Pasi kanë hyrë në shtëpi, zjarrfikësit kanë qetësuar fëmijën që ishte në kriza e sipër dhe më pas kanë hapur derën nga brenda, duke mundësuar futjen e nënës, që ngeli jashtë në hyrjen e pallatit