Author: editor

  • E mërkura sjell frymëmarrje në Shqipëri, ulen temperaturat

    E mërkura sjell frymëmarrje në Shqipëri, ulen temperaturat

    Dita e martë shënoi temepratura rekord në Shqipëri, ku në Tiranë në orën e pikut termometri shënonte 53 gradë celcius.

    Po ashtu edhe në qytetin e Kuçovës janë regjistruar temperatura rekord deri në 50 gradë celcius në diell.

  • “Bashkëpunime në prapaskenë për këtë shenjë”, Meri Shehu: Ditët e fundit të korrikut do të jenë të nxehta dhe në horoskop

    “Bashkëpunime në prapaskenë për këtë shenjë”, Meri Shehu: Ditët e fundit të korrikut do të jenë të nxehta dhe në horoskop

    Fundi i muajit Korrik do të përmbyllet me trokitjen e luftës për pushtet. Sipas parashikimit të Meri Shehut për “Rudina” në Tv Klan, kanë nisur tashmë kundërshtimet e planetëve që do i shohim të bëhen më të forta gjatë Gushtit duke nisur edhe lojërat për të dominuar.

    Gushti do të ndodhet nën ndikimin e Afërditës në Virgjëreshë që do të thotë se ndjenjat nuk do të mbeten vetëm te shprehja e tyre me fjalë, por do të kërkojnë edhe vepra.

    Meri Shehu: Kjo është një javë shumë interesante, është fundi i muajit. Është si të themi, ndahemi nga diçka e bukur për të shkuar në diçka akoma më të bukur, por gjithmonë ajo që kemi përjetuar na ngelet disi si një ëndërrim që disa e kanë realizuar dhe disa jo. Por si do jetë kjo javë?

    Kjo javë do jetë vërtet e nxehtë, por për personat që kanë pushtet do jetë akoma më e nxehtë sepse dielli që sapo është futur kundërshtohet me Plutonin në Bricjap që është gati në Ujor dhe njerëzit që kanë pushtet, famë ose duan pushtet vihen përballë një sprove të madhe ose mund të kërkojnë më shumë dominancë në jetën e tyre, do t’u kërkohet më shumë fuqi për të treguar veten e tyre. Do të dëgjojmë që figura me pushtet të madh politik, por edhe jashtë vendit do përballen me gjëra të rëndësishme.

    Për popullin e thjeshtë, Afërdita nga shenja e Luanit do futet në shenjën e Virgjëreshës kësaj jave që kërkon gjëra konkrete kështu që shumë u dashuruan, premtuan, gëzuan, morën dhurata, tani është çështja që të bëjmë një bilanc. I gjithë Gushti do të jetë i nxehtë, por një muaj bilanci në fushën ekonomike dhe erotike dhe pak i përmbajtur në shprehjen e ndjenjave ose i rezervuar.

    Dashi – 3 yje

    Tre ditët e para të javës është ende Afërdita në Luan dhe marrin ndjenjën, euforinë e bukur e shijojnë ende. Më pas i shohim të menduar, futen në një punë ose do iu propozohet, do fillojnë një lidhje në punë, çdo gjë që lidhet me punën i bën më të përmbajtur, më të rezervuar sepse vetë ambienti nuk të lejon të shprehësh sharmin ose energjinë erotike. Angazhimet me punën do jenë shumë të mëdha dhe çështjet ekonomike, por do kenë lajme shëndetësore shumë të mira, shumë Dashë do përmirësohen nga kjo anë.

    Demi – 2 yje

    Sa të kalojnë këtë periudhë të 2-3 ditëve të para sepse do shohim që në çështjet familjare do japin e do marrin shumë, por më vonë do duan konkretisht. Përveç fjalëve të partnerit ose bashkëjetuesit do duan plane konkrete së bashku kështu që do kërkojnë pushime, angazhime, por mendoj që gjatë tyre do ruajnë vijën e mesme të ekuilibrit dhe nikoqirllëkut të tyre.

    Binjakët – 3 yje

    Janë në një fazë të mirë sepse do merren shumë me biznese, çështje familjare, do rregullojnë ose blejnë një shtëpi, do fusin njerëz në to, do bëjnë festa pra do ëmbëlsohet jeta e tyre familjare. Pavarësisht se kanë udhëtuar shumë dhe do udhëtojnë këto 2-3 ditët e para, do kenë lajme të mira por Binjakët që kanë pushtet nuk do i marrin lajmet e mira ligjore në këtë periudhë.

    Gaforrja – 4 yje

    Është një nga shenjat e favorizuara, favorizhet ekonomikisht, do marrë dhuratë por do merret edhe me çështjet ekonomike. Hyrja e Afërditës në Virgjëreshë iu jep një prioritet për të qenë njerëzit që mbështesin të afërmit, dikush do shkojë e do kërkojë ndihmën e tyre, mendimin, pra do jenë të dobishëm. Gaforre, det dhe dobishmëri këtë periudhë.

    Luani – 4 yje

    Dielli sapo është futur në shenjën e tyre por me një përballje shumë të fuqishme me Plutonin, ndaj vetëm Luanët që kanë dhe duan shumë pushtet do hasin një problematikë të madhe këtë periudhë, do kenë çështje shëndetësore, marrje pushtetesh, luftë ose lojëra. Megjithatë, ende e kanë Afërditën në 2-3 ditët e para të javës, më vonë do favorizohen ekonomikisht. 2-3 ditët e para do kenë lajme të mira në jetën erotike.

    Virgjëresha – 3 yje

    Do kenë mendime dhe ëndërrime të mëdha por mund të lënë pas një projekt që nuk është aq i dobishëm për natyrën e tyre, por me hyrjen e Afërditës në shenjën e tyre do ëmbëlsohet jeta e përditshme, mundësi për të shijuar, dalë, argëtuar dhe për të bërë gjëra që i bëjnë të ndihen mirë.

    Peshorja – 3 yje

    Është një nga shenjat më pikante të kësaj periudhe dhe do zërë vendin e dikujt që do largohet në luftë pushtetesh, do marrë dominancën por Afërdita e tyre hyn në Virgjëreshë ndaj do luhen shumë prapaskena, lidhje të fshehta që nuk do deklarohen në këtë periudhë. Në çështjet tregtare do ketë shumë marrëveshje të fshehta dhe bashkëpunime në prapaskenë.

    Akrepi – 4 yje

    Fillimin e javës e kanë shumë të fuqishëm, do vazhdojnë me reklamën, publicitetin e vet pastaj Afërdita në Virgjëreshë iu jep shumë mundësi njohjesh, kontaktesh por edhe realizim qëllimesh të mira në jetën e tyre dhe fusin në hambarët e tyre të mira materiale dhe produktivitet.

    Shigjetari – 2 yje

    Fillimi i javës është shumë i mbarë por më vonë bie ritmi dhe do merren shumë me punën, karrierën, forcimin e marrëdhënieve në çift dhe të një marrëdhënieje që kërkojnë ta bëjnë në çift dhe do iu duhet të bëhen seriozë në mënyrën si do menaxhojnë ndjenjat dhe pasionet e tyre. Megjithatë, Shigjetarët janë në parametra pozitivë por jo shpërthyes.

    Bricjapi – 3 yje

    Do shijojnë shumë, Jupiteri është në Dem dhe është vit i favorizuar për ta si dhe Afërdita që hyn në Virgjëreshë bëhen tre shenja toke që merren vesh shumë mirë me njëra-tjetrën, japin e marrin në menaxhime, ekonomi, dashuri dhe do gjejnë rrugën edhe në pyllin më të errët sepse do kenë një lidhje të mirë me tokën në këtë periudhë.

    Ujori – 3 yje

    Shumë planetë përballë tyre, është futur edhe dielli tashmë. Duket sikur pushtetin e marrin partnerët, bashkëpunëtorët ose dikush që është antagonist. Kjo vetëm për 3 ditët e para sepse më pas shndrisin në të gjitha llojet e mënyrave dhe sidomos në punë e ekonomi do jenë menaxhuesit më të mirë të kësaj periudhe.

    Peshqit – 3 yje

    Afërdita del përballë shenjës së tyre në Virgjëreshë. Përveç romancës, do shohin edhe anën praktike të shprehjes së ndjenjave. Nuk do shmangen dot me fjalë të bukura, por duhet të japin një veprim, punë ose firmë konkrete në fund të fundit që vuloset nga Afërdita në Virgjëreshë që di ta bëjë shumë mirë me rregullin e vet. Peshqit duhet të marrin vendime në jetën personale dhe në bashkëpunime të rëndësishme.

  • GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Redjan Rrajën

    GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Redjan Rrajën

    Gjykata e Posacme Kundër Krimit të Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm Redjan Rrajën. Ai akuzohet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho, si dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.

    Akuzat që rëndojnë mbi Rrajën janë “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “vrasje e mbetur në tentativë ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, siç është rasti i prokurorit Arjan Ndoja. Nga ana tjetër mbi të rëndon edhe akuza e “armëmbajtjes pa leje”, “vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” ndaj shokut të ish-prokurorit Ndoj, Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Sukthit” dhe vrasja e shoferit të shokut të ish-prokurorit Ndoj, Andli Maloku i cili humbi jetën 1 javë pas atentatit të ndodhur.

    Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se mbrojtja e Redjan Rrajës për 2 orë e 30 minuta ka relatuar të gjithë argumentet duke pretenduar se nuk ka prova dhe fakte që e lidhin Rrajën drejtpërdrejtë me ngjarjen.

    Nga ana tjetër, Erjol Halilaj në rolin e bashkëpunëtorit është dënuar më 35 vjet burg.

    Ngjarja ndodhi Nëntorin e kaluar pranë mbikalimit të Shkozetit, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur edhe me emrin Pëllumb Muharremi, si dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.

  • Bledi Mane: Kiara nuk ka shitur asnjë palë brekë

    Bledi Mane: Kiara nuk ka shitur asnjë palë brekë

    I ftuar në “Wake up”, Bledi Mane ka treguar sa fitojnë në muaj, nga postimet, reklamat apo koncertet disa nga ish-banorët e “BBV”. Këtë informacion ai u shpreh se e ka pasi ka komunikim dhe bisedon me ish-banorët.

    “Listën natyrisht e kryeson Luiz Ejlli, statistikat tregojnë se ai fiton në muaj rreth 100 mijë euro, duke përfshirë kontratat komerciale, imazh i bizneseve të ndryshme, postimet në rrjetet e tij sociale, kontratat me koncertet, natyrisht projektet e tjera, filmat,”-tha Bledi.

    Për Kiarën ai tha: Nuk ka shitur asnjë palë brekë, a kupton? Më thuaj tani, ti ke shoqe, di ndonjë që vajzë që ka blerë? Ne nuk jemi në Brazil me 200 milionë banorë që 2 milionë veta do i blinin këto brekë.

  • Disa fshatra të Fierit nën “pushtetin” e flakëve, helikopteri ‘Cuagar’ i bashkohet forcave zjarrfikëse për shuarjen e vatrave

    Disa fshatra të Fierit nën “pushtetin” e flakëve, helikopteri ‘Cuagar’ i bashkohet forcave zjarrfikëse për shuarjen e vatrave

    Prej ditësh vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në fshatrat e Fierit. Ditën e sotme një helikopter ‘Cuagar’ i ministrisë së Mbrojtjes ka nisur operacionin për fikjen e flakëve në zonën e Krapsit.

    Sipas News24 e gjithë kjo zonë është e pushtuar nga tymi.

    Aktualisht, flakët po mbahen nën kontroll nga forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit dhe Albpetrolit.

    Ndërkohë, era e fortë e bën të vështirë ndërhyrjen dhe favorizon përhapjen më tej të zjarrit.

    Deri më tani për fat të mirë nuk ka raportime për persona të lënduar, apo banesa të djegura.

  • Po luftonte me zjarret në Greqi, rrëzohet avioni me dy pilotë, zbardhen detaje nga ngjarja

    Po luftonte me zjarret në Greqi, rrëzohet avioni me dy pilotë, zbardhen detaje nga ngjarja

    Një avion që po luftonte me flakët është rrëzuar në ishullin grek të Evias.

    Lajmin e bënë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, ngjarja ndodhi mbi qytetin Karystos në ishullin Evia pranë Athinës dhe përplasja u transmetua në televizionin shtetëror. Pamjet treguan se avioni fluturues, teksa po fluturonte ulët, u rrëzua në një kanion përpara se një shpërthim zjarri të shihej pak çaste më vonë.

    Një helikopter është nisur drejt vendit të ngjarjes për të kontrolluar vendin e rrëzimit. Të dy pilotët dyshohet se kanë vdekur, pasi avioni nuk kishte sistem nxjerrjeje, sipas zyrtarëve.

    Kujtojmë se temperaturat në Greqi janë rritur mbi 40C (104F) dhe disa zonë të vendit janë përfshirë nga flakët.

  • “Më preku nga gj0ksi dhe më ra të fikët”, e reja rrëfen ngacmimin se*sual të 55-vjeçarit

    “Më preku nga gj0ksi dhe më ra të fikët”, e reja rrëfen ngacmimin se*sual të 55-vjeçarit

    Pak ditë më parë, Arian Mema, ish-inspektor i tatimeve, u arrestua në Pogradec pasi akuzohet se ka abuzuar dhe ngacmuar seksualisht një 25-vjeçare.

    Kjo e fundit e identifikuar me inicialet M.B ka treguar se më 22 Korrik, rreth orës 10:00, Mema ka shkuar në vendin e saj të punës, një hotel në Pogradec ku ajo ishte pastruese dhe e ka ngacmuar seksualisht në tualet.

    “…Arian Mema, është thirrur nga pronarët për të rregulluar dushin diellor. Ai e dinte që unë punoja aty. Mbasi rregulloi diellorin ai më ka thëne mua që: “…hajde në banjë të shikosh si nxirret uji ngrohtë nga i ftohti…”. Dhe unë kam vajtur. Në këtë moment, Ariani më ka kapur nga gjoksi, por unë i kam thënë mos më prek dhe jam larguar. Më pas nuk janë ndjerë mirë dhe më ka rënë të fikët…”

    Ndërkohë që pas arrestimit Arian Mema ka nxjerrë zbuluar veten e tij në një përgjim ambiental të realizuar në ambientet e dhomave të shoqërimit në komisariatin e Pogradecit.

    Në bisedën e përgjuar mes kallëzueses dhe Ardian Memës, ku i fundit i drejtohet asaj:

    “…tërhiqe denoncimin, se kam familje më more në qafë do më dënojnë…”. Përveç ngacmimit seksual, e reja ka treguar Arian Mema e ka çuar me forcë në një motel dhe aty ka kryer marëdhënie seksuale.

    “…nuk më kujtohet sa ka qënë data dhe muaji, por me Arjanin kam kryer dhe njëherë marrdhënie seksuale jashtë dëshirës time, i cili më ka marë në qytetin e Pogradecit dhe më ka shpënë në një motel…”

  • E rëndë! Burri vret gruan e vëllait, vetëdorëzohet në polici

    E rëndë! Burri vret gruan e vëllait, vetëdorëzohet në polici

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një burrë qëlloi për vdekje kunatën e tij. Krimi u shënua në Fossombrone ku burri vrau partneren e vëllait të tij, një grua rreth 40-vjeçare.

    Menjëherë më pas ai ka shkuar në komisariat dhe ka rrëfyer duke marrë me vete edhe armën e vrasjes. Ende nuk është zbardhur dinamika e vrasjes së ndodhur në një zonë rurale.

  • Tirana i jep lamtumirën “Çomit”! Lot dhe qindra “Vespa” shoqërojnë funeralin (VIDEO)

    Tirana i jep lamtumirën “Çomit”! Lot dhe qindra “Vespa” shoqërojnë funeralin (VIDEO)

    Famija, miqtë, shokët, kolegët dhe shumë qytetarë i dhanë sot lamtumirën e fundit Gert Hoxhës që ndërroi jetë dy net më parë në një aksident në Përmet.

    I njohur edhe si “Çomi” i Tiranës, Hoxha që kishte pasion kameran ishte edhe themelues i Vespa Club Tirana.

    Qindra anëtarë të club-it Vespa e përcollën me motorë drejt banesës së fundit.

    Kolegë, njerëz të medias, miq e të njohur kanë vërshuar me komentet e tyre prekëse për humbjen e tij në mënyrë kaq të parakohshme.

    Gert Hoxha po kthehej nga Përmeti drejt Tiranës ku jetonte, kur dyshohet se ra në një skarpat prej 20 metrash.

    Ai lë pas bashkëshorten, dy vajzat 10 dhe 14 vjeçe, prindërit dhe motrën e madhe.

  • Euro “merr frymë”! Rritet dollari! (Kursi i këmbimit)

    Euro “merr frymë”! Rritet dollari! (Kursi i këmbimit)

    Euro nuk lëviz. Rritet dollari me paundin, bie franga. Pas një rritje të lehtë në fillim të javës, euro nuk ka ndryshuar këtë të martë.

    Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë monedha europiane vijon të tregtohet në pikat e këmbimit valutor me 101.07 lekë.

    Dollari është rritur me 0.28 pikë duke u tregtuar me 91.43 lekë ndërsa paundi britanik ka arritur të këmbehet me 117.36 lekë. Një ulje të lehtë ka pësuar franga zvicerane.

    Flukset e turizmit, por edhe paraja e zezë e kanë zhvlerësuar vazhdimisht valutën europiane duke goditur eksportuesit, por edhe rezervimet në euro për pushimet