Author: editor

  • U shfaq me duart e fashuara, Marina tregon incidentin që pësoi

    U shfaq me duart e fashuara, Marina tregon incidentin që pësoi

    Marina Vjollca ka pësuar incident dhe është shfaqur me duart e fashuara. Moderatorja ndau me ndjekësit në Instagram dy foto të duarve dhe shkruante: “Sa verë e bukur kjo”.

    Pas mesazheve të shumta që ka marrë nga fansat e shqetësuar për gjendjen e saj, Marina ka treguar se është djegur me vaj.

    Ajo ka shtuar se momentalisht po trajtohet në QSUT dhe është pak më mirë.

  • Sulmohet nga bletët, vdes 63-vjeçari në Gramsh

    Sulmohet nga bletët, vdes 63-vjeçari në Gramsh

    GRAMSH- Fund tragjik nga bletët për një 63-vjeçar nga Gramshi.

    Tefik Koçi, banues në qytetin e Gramshit, ka ndërruar jetë pasi u pickua nga bletët.

    Koçi kishte shkuar të punonte tokën e tij dhe është sulmuar nga bletët, nga një koshere e cila ishte pranë tokës së tij.

    Pickimet e shumta i mori në fytyrë dhe në krahë. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital 63-vjeçari nuk mundi të mbijetojë.

    Kjo shënon edhe vdekjen e parë nga pickimi i bletës në vendin tonë.

    Ndërkohë raportohen pickime nga Merimanga e Zezë në disa qytete.

  • Tentoi t’i grabiste me forcë çantën një turisteje, arrestohet 25-vjeçari

    Tentoi t’i grabiste me forcë çantën një turisteje, arrestohet 25-vjeçari

    Tentoi t’i vidhte me forcë çantën një turisteje, identifikohet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se 25-vjeçari ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili u identifikua dhe u shpall në kërkim nga Policia.

    Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së kallëzimit nga një turiste boshnjake se gjatë mbrëmjes, një shtetas kishte tentuar t’i merrte me forcë çantën e saj, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij rasti.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, brenda pak orësh, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

    – S. M., 25 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë.

    Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë, në lagjen 14, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin N. C., 34 vjeç, banues në Kavajë, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

  • ‘Brenda zyrave të kësaj partie bëhen org*i treshe’! Gazetari plas bombën në transmetin live

    ‘Brenda zyrave të kësaj partie bëhen org*i treshe’! Gazetari plas bombën në transmetin live

    Tiranë- Në rubrikën “Rrethi Katror” në E Diell pasditen e djeshme gazetari Milaim Zeka bëri një deklaratë të fortë për anëtarët e partisë VetëVendosja në Kosovë.

    “Këtu opozita e Shqipërisë nuk mban qëndrim kur bëhet fjalë për politikën e jashtme. Ne mund të kemi përplasje në politikën e brendshme, por në politikën e jashtme duhet të jenë të gjithë të bashkuar, pozitë dhe opozitë.

    Për shembull, unë dëgjoj nga përfaqësues të Vetëvendosjes në Shqipëri e Kosovë që thonë ne nuk e dëgjojmë Edi Ramën, kush është Edi Rama. Ai është kryeministri i Gjicit të Kukësit, që i mbeti shishja në dorë. Ndërkohë për informacionin tënd, policia e Kosovës zbuloi që brenda zyrave të Vetëvendosjes bëhej orgji me treshe.

    Nuk duhet sharë kryeministri vetëm se është kryeministër,” tha Zeka.

  • Vjen një tjetër lajm i keq nga Gramshi pas 4 të mbyturve

    Vjen një tjetër lajm i keq nga Gramshi pas 4 të mbyturve

    Një i vdekur nga pickimi i bletës në Gramsh. Tefik Koçi 63 vjeç, banues në qytetin e Gramshit kishte shkuar të punonte tokën e tij dhe është sulmuar nga bletët.

    Kosherja ishte pranë tokës së tij. Pickimet i ka marrë në fytyrë dhe në krahë. Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital 63-vjeçari nuk mundi të mbijetojë.

    Pas mbytjes së babait me dy djemtë dhe nipin pak ditë më parë, kjo është një tjetër ngjarje e rëndë që shënohet në Gramsh.

  • Festa e socialistëve në Rrogozhinë/ Puthje e përqafime me Edison Memollën, mbështetësit e ngrenë në krahë

    Festa e socialistëve në Rrogozhinë/ Puthje e përqafime me Edison Memollën, mbështetësit e ngrenë në krahë

    Edison Memolla u shpall fitues i zgjedhjeve të 14 majit për bashkinë e Rrogozhinës, duke mundur rivalin e tij demokrat, Shkëlqim Hoxha.

    Menjëherë sapo u shpall rezultati socialistët e Rrogozhinës, kanë nisur festën, duke thirrur emrin kandidati të PS, ndërsa kanë shkëmbyer puthje e përqafime.

    Nuk kanë munguar as lotët, ndërsa më pas e kanë ngritur në krahë kandidatin fitues Memolla, duke e rrethuar me përqafime.

    Edison Memolla fitoi me një diferencë prej 1700 votash ndaj Shkëlqim Hoxhës.

  • 60% e shqiptarëve nuk janë në gjendje të përballojnë një javë pushime

    60% e shqiptarëve nuk janë në gjendje të përballojnë një javë pushime

    Turistët e huaj po e vizitojnë vendin tonë gjithmonë e më shumë, por vetë shqiptarët e kanë të vështirë që të përballojnë pushimet. Një publikim i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) tregon se 60% e shqiptarëve nuk janë në gjendje që të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë.

    Ky nivel mbetet më i larti në rajon, me 15 pikë përqindje mbi mesataren rajonale. Vetëm 39% e shtetasve shqiptarë janë në gjendje që të përballojnë një javë larg nga shtëpia, më e ulëta në rajon.

    “Në Shqipëri, pamundësia për të përballuar pushimet lidhet me përdorimin e parave për shërbime më të domosdoshme. Psh 25% e të anketuarve thanë se kishin pasur të paktën një herë gjatë vitit të fundit vështirësi për të paguar faturat e drita dhe energji, nga 19% që është mesatarja rajonale.

    19% kishin pasur probleme me pagesën e kësteve të kredisë; 52% kishin probleme që të mbanin shtëpinë të ngrohë (nga 24% që është mesatarja rajonale); 21% nuk kanë mundësi të përballojnë furnizimet bazë si ushqime, apo veshje (nga 17% mesatarja rajonale)”, thuhet në raport.

    Të dytët pas Shqipërisë janë malazezët, me 50% të të anketuarve që kanë pohuar se nuk janë në gjendje të përballojnë një javë pushime jashtë vendit. Për Maqedoninë e Veriut ky tregues është 47% dhe për Serbinë 45%

    Shtetasit e Kosovës, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve i kalojnë pushimet në Shqipëri mendojnë se janë në gjendje të përballojnë pushimet, shumë më tepër sesa shqiptarët. 38% e tyre kanë pohuar se nuk kanë mundësi të përballojnë pushime, ndërsa 58% e tyre mund t’i përballojnë ato.

  • Eksploziv në derën e një shtëpie në Shkodër, zbardhen detajet e para

    Eksploziv në derën e një shtëpie në Shkodër, zbardhen detajet e para

    Rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit S. Shpendi, 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.

    Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

  • “T’i nuk di me m’a lyp”/ Bleona Qereti në burg, Ermal Mamaqi gardian, çfarë ka ndodhur?!

    “T’i nuk di me m’a lyp”/ Bleona Qereti në burg, Ermal Mamaqi gardian, çfarë ka ndodhur?!

    Gazetarja e njohur, Iva Tiço, ishte një ditë më parë e ftuar në rubrikën “Dielli apo Hëna” në “E Diell”, ku u bë pjesë e disa prej lojërave.

    Një nga lojërat është edhe krijimi i një historie përmes fotove. Dy pjesëtarë nga dy grupet do marrin në mënyrë rastësore fotot që kanë njerëz, vende apo edhe sende dhe do të krijojnë historitë e tyre.

    Iva Tiços i ranë Bleona Qereti, qeli burgu, tanga, djallëzi dhe Ermal Mamaqi.

    “Ishte njëherë djalli dhe shkoi në burg. E burgosur ishte Bleona Qereti. Kurse gardian ishte Ermal Mamaqi. Në mënyrë që Bleona të dalë nga burgu i thotë Ermalit: “Ermal, zemra, baby, mi hiq këto se t’i nuk di me m’a lyp’”, ishte historia e krijuar nga Iva së bashku me Elios Shulin.

  • Pasi zbuloi propozimin për martesë, a ka plane për dasmë këtë verë? Flet Nevina Shtylla: Këtë vit…

    Pasi zbuloi propozimin për martesë, a ka plane për dasmë këtë verë? Flet Nevina Shtylla: Këtë vit…

    Moderatorja e njohur Nevina Shtylla, ka qenë gjithmonë hermetike për jetën e saj private, por së fundmi, ajo duket se ka treguar disa detaje më shumë mbi jetën e saj private.

    Madje disa muaj më parë, prezantuesja zbuloi se ka marrë një propozim nga partneri i saj megjithëse nuk e ka bërë atë publik dheka treguar se marrëdhënia e saj është e konsoliduar. E së fundmi, teksa ishte e ftuar në “She’s on Top”, Nevina është pyetur nëse do të ketë një dasëm së shpejti, por moderatorja tha se duhet të presim edhe pak.

    Pjesë nga biseda:

    Argjira Spanca: Çfarë planesh ke për këtë verë?

    Nevina Shtylla: Unë të erdha e veshur me të bardha, por me kostum. Nuk vesha fustan nusërie se mbetet në pritje fustani im i nusërisë. S’do jetë këtë vit asnjë dasëm. Pushim këtë vit.

    E po ashtu, edhe Argjira Spanca tregoi se edhe ajo me Gracianon do e shtyjnë dasmën për më vonë e jo gjatë 2023-it.

    “E di ça më bëri regjia mua këtë vit, më vendosën këngën e nuses së dasmave dhe u thashë: Dëgjoni, nuk do e bëjmë këtë vit”.