Author: editor

  • I nxehti ekstrem në Shqipëri, mjekja tregon kush janë kategoritë më të rrezikuara

    I nxehti ekstrem në Shqipëri, mjekja tregon kush janë kategoritë më të rrezikuara

    Mjekja pediatre, Adriana Ilias ftuar në emisionin “Kjo Javë” foli për pasojat e temperaturave të larta në vend, ku tha se më të rrezikuarit janë fëmijët dhe mosha e tretë.

    Sakaq, pediatrja Ilias u ndal te përdorimi i kondicionerëve, ku tha se temperatura nuk mund të jetë më e ulët se 25 gradë, pasi ka efekte negative.

    Virozat janë duke u shtuar, sidomos ato respiratorë si pasojë e kondicionerëve. Për sa i përket kondicionerëve jemi të detyruar ta mbajmë temperaturën 25 gradë celsius por ka dhe efekte negative.

    Ky është edhe rekomandim. Moshat më të goditura nga temperaturat e larta janë moshat pediatrike dhe mosha e tretë. I bëj apel prindërve që përgjatë segmenteve 10:00-1700 të mos i nxjerrin fëmijët jashtë në diell, vlen edhe për ata në plazh, pasi mund të pësojnë goditje nga të nxehtit.

    Një pjesë madje mund të kalojë në koma apo dhe në dehidrim për shkak të goditjes nga dielli. Gjatë kësaj periudhe duhet konsumuar sa më shumë, 2-3 litra ujë, u shpreh Ilias.

  • “Merre të fejuarën dhe shkojmë bashkë me pushime”/ Diola ka një mesazh për ish-bashkëshortin dhe partneren e tij

    “Merre të fejuarën dhe shkojmë bashkë me pushime”/ Diola ka një mesazh për ish-bashkëshortin dhe partneren e tij

    Diola Dosti është një ndër ish-banoret më të përfolura të sezonit të dytë të “Big Brother VIP”.

    Teksa ishte në shtëpi, ajo tregoi për vështirësitë që kaloi gjatë ndarjes me bashkëshortin e saj, me të cilin thotë se kanë ende raporte të mira. E ftuar në “S’e luan Topi”, Diola kishte dhe një mesazh për partneren e tij.

    “Në para se të ndaheshim u kishim premtuar vajzave që do i çonim me pushime në Turqi. Por u ndamë dhe nuk shkuam dot. Prandaj i thashë hajde merre vajzën, partneren që ke në krah dhe shkojmë me pushime të gjithë së bashku. Nuk shkuam sepse ai tha jo, por unë nuk e kam problem sepse ne do të takohemi shpesh dhe është më mirë të jemi miq se sa armiq. Unë nuk e kam fare problem. Sot ajo është e zgjedhura e tij dhe ajo ka një vlerë për të, ashtu siç unë kam qenë dikur.

    Mesazhi im për të është të kujdeset për Dardanin dhe të mos e lëndojë dhe të përpiqet që të jemi në harmoni edhe me vajzat. Unë nuk e urrej dhe me të vërtetë i uroj më të mirat.”- tha Diola.

  • Shkencëtarët japin alarmin: Toka nuk mund të eksplorohet për shkak të temperaturave ekstreme

    Shkencëtarët japin alarmin: Toka nuk mund të eksplorohet për shkak të temperaturave ekstreme

    Një seri rekordesh klimatike mbi temperaturën, nxehtësinë e oqeanit dhe akullin e detit Antarktik kanë alarmuar disa shkencëtarë të cilët thonë se shpejtësia dhe koha e tyre është e paprecedentë. OKB paralajmëron se valët e rrezikshme të të nxehtit në Evropë mund të thyejnë rekorde të tjera, shkruan BBC.

    Studimet janë ende në zhvillim por shkencëtarët tashmë kanë frikë se disa skenarë të rasteve më të këqija. Ata shprehen se Toka tashmë nuk mund të eksplorohet, për shkak të ngrohjes globale nga djegia e lëndëve fosile, si dhe fenomenit El Niño.

    Këtë korrik bota përjetoi ditën e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në të njëjtin muaj, duke thyer rekordin global të temperaturës mesatare të vendosur në vitin 2016.

    Temperatura mesatare globale rekord është shënuar në 17.08 gradë Celsius më 6 korrik, sipas shërbimit të BE-së për monitorimin e klimës. Grafiku me shumë vija që tregon temperaturën mesatare ditore globale të ajrit, me një vijë për çdo vit midis 1940 dhe 2023. Linja e vitit 2023 arrin 17,06C më 6 korrik, duke thyer rekordin e mëparshëm nga viti 2016.

    Temperatura mesatare globale në qershor të këtij viti ishte 1,47 gradë Celsius mbi mesataren tipike të qershorit në periudhën para-industriale.

    Për sa i përket temperaturës mesatare globale të oqeaneve janë thyer thyer rekorde deri më tani, teksa shifra po i afrohet temperaturës më të lartë të regjistruar ndonjëherë në sipërfaqen e detit.

    Por është nxehtësia ekstreme në oqeanin e Atlantikut të Veriut ajo që mbetet veçanërisht alarmuese për shkencëtarët. Këmbanat e alarmit po bien për shkencëtarët teksa përpiqen të zgjidhin lidhjen e saktë me ndryshimin e klimës.

    Ngrohja e botës mund të zvogëlojë nivelet e akullit në Antarktidë, por ulja aktuale dramatike mund të jetë gjithashtu për shkak të kushteve lokale të motit ose rrymave oqeanike.

  • Mot i çmendur, gjysma e Europës përvëlohet, në Itali bie breshër sa një top tenisi

    Mot i çmendur, gjysma e Europës përvëlohet, në Itali bie breshër sa një top tenisi

    Teksa disa vende të Evropës po përjetojnë temperatura të larta, në veri të Italisë po ndodh e kundërta.

    Shteti fqinj është përfshirë nga stuhitë, breshri i fortë, dhe tornadot, të cilat kanë shkaktuar probleme në qarkullim dhe lëndime tek disa qytetarë.

    Stuhi të reja dhe breshëri i fortë kanë goditur qytetin e Milanos ndërsa në rajonin e Venetos, breshëri arriti madhësinë e një limoni.

    Në Treviglio, në rajonin e Bergamos, një makinë me katër persona u shtyp nga një pemë e shkulur nga era. Ata u plagosën në pjesë të ndryshme të trupit dhe u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

    Dëme të rënda pati dhe në zonën e Breshias, ku dy punëtorë u plagosën pasi u thyen xhamat nga stuhia.

    Ndërsa në rajonin e Lompadisë, zyrtarët atje do ti kërkojnë qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

    Moti i keq ka dëmtuar të mbjellat dhe pritet t’i kushtojë fermerëve italianë disa miliona Euro.

  • I dërgoi dronë gjatë BBV, Luiz Ejlli surprizon fansin në ditën e tij më të veçantë

    I dërgoi dronë gjatë BBV, Luiz Ejlli surprizon fansin në ditën e tij më të veçantë

    Këngëtari i njohur shkodran, Luiz Ejli ishte një ndër konkurentët e “BBV”, i cili me lojën, gallatat dhe humorin e tij arriti që të bëjë për vete një publik të gjerë duke u shpallur fitues i këtij reality show.

    Të shumta kanë qenë edhe dhuratat, surprizat dhe sidomos dronat që artisti merrte nga fansat e ‘çmendur’ gjatë qëndrimit në këtë spektakël.

    Mirëpo së fundmi fituesi i “BBV” ka zgjedhur mënyrën më të mirë për të falenderuar një ndër fansat e tij të ‘zjarrtë’ i cili e ka mbështetur dhe i ka dërguar drone kur ai ndodhej brenda shtëpisë.

    Në ditën e tij më të veçantë, siç është ajo e dasmës Luizi ka kënduar live për të, ndërsa video e ka postuar në InstaStory teksa krahas saj ka bërë një shkrim falenderues për dhëndrrin.

    “Faleminderit për dronat Kristi. Ishte minimum që mund të bëja për ty. Të trashëgohesh.”, ka shkruar Luizi krahas videos

    https://www.instagram.com/albeucom/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b58e23bc-a838-4c56-ae5b-dbc1ef6de9cf&ig_mid=C01CEB92-A12F-4715-8F62-98082B92EC30

  • Mbytja e 4 familjarëve në liqenin e Banjës, reagon kryetari i bashkisë Gramsh: Do paguajmë…

    Mbytja e 4 familjarëve në liqenin e Banjës, reagon kryetari i bashkisë Gramsh: Do paguajmë…

    Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi ka reaguar i tronditur për ngjarjen e rëndë, ku u mbytën 4 anëtarët e një familje në liqenin e Banjës.

    Ajazi ka deklaruar se bashkia ka marrë vendimin për të përballuar shpenzimet e funeralit për katër bashkqytetarët, ndërsa thekson se do të vijojë të qëndrojë pranë familjarëve duke i mbështetur në vazhdimësi.

    Tronditës lajmi tragjik për mbytjen në liqenin e Banjës të katër bashkqytetarëve tanë.

  • “Range Rover”-i përfundoi në humnerë/ Pas shoferit, ndërron jetë edhe 33-vjeçari (EMRI)

    “Range Rover”-i përfundoi në humnerë/ Pas shoferit, ndërron jetë edhe 33-vjeçari (EMRI)

    Denis Çali 33 vjeç ka humbur jetën në spital gjatë natës. Mbrëmjen e djeshme, një mjet tip “Range Rover” ka përfunduar në humnerë.

    Së bashku me 33-vjeçarin ka qenë dhe një qytetar tjetër me inicialet B.Gj 26 vjeç, i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën në ato momente.

    Ngjarja e rëndë, ka ndodhur në fshatin Fortuzaj.

    Njoftimi: Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, B. Gj., 26 vjeç, dhe D. Ç., 33 vjeç, kanë ndërruar jetë.

  • Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    DASHI

    Në dashuri duhet të dëgjoni më shumë nevojat e partnerit tuaj dhe të mos mendoni gjithmonë vetëm për tuajat. Në punë mos u nervozoni për të bërë gjithçka me nxitim, më mirë të jeni të qetë. Ndonjëherë rrezikoni të thoni disa fjalë shumë dhe më pas të pendoheni.

    DEMI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 22 korrik 2023), dashuria po ecën mirë dhe beqarët mund të kenë edhe ndonjë flirtim. Në punë prisni oferta të mira. Kjo nuk është koha për të ndaluar, por për të goditur ndërsa hekuri është i nxehtë. Përndryshe, rrezikoni të bini në grackë ose të pendoheni për gabimet e së kaluarës.

    BINJAKËT

    Ditë e bukur për ndjenjat. Takime të reja interesante po vijnë dhe kushdo që është në çift do të ketë konfirmimin e vlefshmërisë së lidhjes. Në punë shprehni idetë tuaja.

    GAFORRJA

    Vendosmëria është e madhe dhe nuk keni më frikë të zgjidhni vetë. Kjo është një arritje e madhe. Në dashuri do sqaroni zemrën dhe në punë do i riktheheni lojës.

    LUANI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 22 korrik 2023), dashuria po ecën me shpejtësi dhe ju keni rizbuluar të gjithë vullnetin tuaj për të jetuar. Në punë, mendoni mirë përpara se të pranoni një ofertë të re.

    VIRGJËRESHA

    Në dashuri është koha për llogari. Duhet të kuptoni se çfarë dëshironi dhe si ta arrini atë. Në punë keni shumë ide dhe favorizohen ata që bëjnë punë krijuese. Ju mund t’i çoni idetë tuaja përpara dhe ka mundësi të shkëlqyera për sukses dhe karrierë. Varet nga ju që të përfitoni sa më shumë.

    PESHORJA

    Fundjava sjell pak melankoli në ditët tuaja. Hiqni çdo gjë për të rimbushur bateritë. Idetë janë gjithmonë të shumta, ashtu si edhe mendimet, por është më mirë të merrni një moment për t’u çlodhur.

    AKREPI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 22 korrik 2023), ka një lajm të mirë për sferën sentimentale, hëna nuk është më kundër dhe pasioni do të ngrihet në qiell. Në punë dilni përpara dhe bëni kërkesa.

    SHIGJETARI

    Hëna është përballë ndaj kushtojini vëmendje në dashuri, sepse do të sulmoheni nga dyshimet. Në punë favorizohen bashkëpunimet, por është më mirë të bëni disa ditë pushim para se të ktheheni. Do të shihni që së shpejti gjithçka është në rregull.

    BRICJAPI

    Në dashuri ka disa probleme, por duhet t’i diskutoni me qetësi me partnerin tuaj dhe nëse nuk ka më pajtueshmëri, t’i jepni fund një historie. Në punë ka pavendosmëri por shumë shpejt do ju duhet të bëni një zgjedhje. Mendoni se në cilën rrugë të shkoni dhe nuk do të zhgënjeheni.

    UJORI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 22 korrik 2023), hëna ju mbështet, pra, një kohë e shkëlqyer për dashuri. Në punë duhet të veproni ndërkohë që yjet janë pozitivë. Do të arrini të hiqni kënaqësi të mëdha në çdo fushë. Mundësi të shkëlqyera fitimi gjithashtu.

    PESHQIT

    Dita është shumë e bukur ndaj është më mirë të mos bini në polemika të kota. Qëndroni të qetë në punë dhe me përqendrimin e duhur do arrini të bëni gjithçka. Do të shihni që gjithçka është rregulluar më shpejt se sa pritej dhe do të merrni frymë të lehtësuar.

  • I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë edhe në fundjavë, “digjet” Tirana e Berati

    I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë edhe në fundjavë, “digjet” Tirana e Berati

    Vendi ynë do të vijojë të jetë i prekur nga i ashtuquajturi “i nxehti afrikan”, i cili pritet të dominojë gjithë fundjavën.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, depërtimi i masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut do të bëjë që temperaturat e larta dhe orët e gjata me diell të mbizotërojnë në të gjithë territorin.

    Thuajse i gjithë vendi do të mbizotërohet nga temperatura maksimale 37 – 41 gradë Celsius gjatë të shtunës dhe të dielës.

    E diela do të jetë edhe më e nxehtë prandaj ju sugjerojmë të shkoni buzë detit. Në Tiranë, Berat të dielën temperaturat do të shkojnë 40 – 41 gradë Celsius.

  • Shefi i zjarrfikëses zbardh dinamikën e ngjarjes së rëndë në liqenin e Banjës: Viktimat kanë mbytur njëri-tjetrin

    Shefi i zjarrfikëses zbardh dinamikën e ngjarjes së rëndë në liqenin e Banjës: Viktimat kanë mbytur njëri-tjetrin

    Ilir Llapushi, shefi i zjarrfikëses në Gramsh, ka folur për mediat mbrëmjen e djeshme pas tragjedisë së rëndë ku mbetën pa jetë katër anëtarët e familjes Zogu.

    Llapushi është shprehur se në liqen ka gropa të rrezikshme e që njerëzit që nuk dinë not nuk duhet të futen fare në liqen.

    Ai tha se në liqen nuk mund të ketë roje pasi nuk është një ambient për t’u larë si plazhi, megjithëse dje siç tha ai qëlloi fati i keq i familjes Zogu, pasi ditët e tjera ka pasur patrulla të zjarrfikësve në liqen.

    Ngjarja është shumë e rëndë, babai me dy djemtë e vet ka ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari, ka shkuar për t’i ndihmuar i dyti, të tre s’kanë ditur not. Dhe u katërti nuk ka ditur not. Këtu ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e HEC-it të Banjës dhe janë të menjëhershme dhe ata kur janë futur për t’u larë nuk e kanë ditur. Ata kanë rënë direkt ë gropa e kanë tërhequr njëri tjetrin. Liqeni është u thellë i gjithi nuk mund të vësh tabela informuese. Faktikisht liqeni nuk është për t’u larë, nuk duhet të hyjnë njerëzit që nuk dinë not. Ne si zjarrfikës e patrullojmë dhe dje në darkë këtu kemi qenë se kemi një gomone, që patrullojmë vazhdimisht, fatkeqësisht sot nuk erdhëm, jo se do ta shpëtonim por sot nuk erdhëm e qëlloi keq për familjet e tyre. Nuk është plazh këtu që të ketë roje, këtu nuk lahet njeri fare. Një njeri që nuk di not nuk duhet të futet sidomos nëpër liqene që janë të rrezikshme”, tha ai.