Author: editor

  • Ekzekutimi i Nikolin Lekstakajt në Lezhë/ Zbardhen detaje të reja nga vrasja, policia gjen një makinë të djegur, brenda saj…

    Ekzekutimi i Nikolin Lekstakajt në Lezhë/ Zbardhen detaje të reja nga vrasja, policia gjen një makinë të djegur, brenda saj…

    Policia ka arritur të gjejë ditën e sotme mjetin që u përdor në vrajsen e Nikolin Lekstakajt ditën e djeshme në Lezhë.

    Mësohet se mjeti është gjetur i djegur në një arë, në fshatin Gjadër, teksa brenda saj ndodhej dhe arma e përdorur për vrasjen e 42-vjeçarit.

    Kujtojmë se pasditen e djeshme, autorët i prenë rrugën Lekstakajt me një maikinë me xhama të zinj, teksa ai po dilte nga një market në fshatin Balldre. Një prej tyre hapi zjarr duke e lënë të vdekur Lekstakajn dhe më pas u larguan pa gjurmë.

    Shkak i krimit dyshohet hakmarrja, pasi fisi Lekstakaj ishte në hasmëri me fisnin Nikulaj, kalvar gjakmarrjeje që i mori jetën dhe Ardian Nikulajt 3 muaj më parë, më 19 prill.

  • 36-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik

    36-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti.

    Mediat greke shkruajnë se 36-vjeçari ka qenë duke drejtuar një motoçikletë, por ka humbur kontrollin, për arsye të paditura dhe është përmbysur në rrugë.

    Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Kalamata-Areopolis, ndërsa mësohet se shqiptari ishte nisur drejt Agios Nikolaos.

    Autoritetet greke janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, teksa ende nuk është bërë publik identiteti i viktimës.

  • Temperatura përvëluese edhe të premten, sa pritet të shënojë termometri

    Temperatura përvëluese edhe të premten, sa pritet të shënojë termometri

    Edhe për ditën e Premte vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e valës të së nxehtit afrikan.

    Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje.

    Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 19 deri 36°C

    në zonat e ulëta 19 deri 41°C

    në zonat bregdetare 20 deri 38°C

  • Atentati me armë zjarri në Lezhë/ Publikohet foto, ja kush është 42-vjeçari, babai i tre fëmijëve që u ekzekutua sot

    Atentati me armë zjarri në Lezhë/ Publikohet foto, ja kush është 42-vjeçari, babai i tre fëmijëve që u ekzekutua sot

    Ky është 42-vjeçari Nikolin Marku Lekstakaj që u ekzekutua pasditen e sotme në Balldre, Lezhë.

    Lekstakaj, babai i tre fëmijëve kishte jetuar për disa vite në Angli dhe ishte kthyer prej kohësh në vendlindje.

    Ai u qëllua ditën e sotme rreth 300 metra larg nga banesa e tij, teksa kishte blerë një pije freskuese dhe po dilte nga marketi.

    Motivi i vrasjes dyshohet hakmarrja mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, një konflikt i nisur prej vitit 1997 dhe që ka sjellë shumë viktima në të dy fiset.

    Biznesmeni Nikulaj ishte i parafundit që u vra më 19 korrik në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin nga vrasës me pagesë, të gjithë të arrestuar, teksa dyshohet se u porosit nga Edmond Haxhiaj (Lekstakaj). Sot u vra një tjetër pjesëtar i fisit Lekstakaj, duke dëshmuar se saga e hakmarrjes vijon për mbi dy dekada.

  • Në të njëjtën datë, 3 muaj më pas/ Vrasja që tronditi sot Lezhën, e lidhur me ekzekutimin e Ardian Nikulajt

    Në të njëjtën datë, 3 muaj më pas/ Vrasja që tronditi sot Lezhën, e lidhur me ekzekutimin e Ardian Nikulajt

    Hakmarrja dyshohet se është motivi i vrasjes që tronditi pasditen e sotme Lezhën, ku u ekzekutuar një pjesëtar i fisit Lekstakaj, Nikolin Marku Lestakaj.

    Duket se kjo ngjarje ka lidhje me eksekutimin e Ardian Nikulajt, në të njëjtën ditë, 3 muaj më parë.

    Familja e viktimës jeton përballë me Nikulajt, me të cilët janë në hasmëri prej vitesh dhe dyshohet se vrasja e sotme është hakmarrje për vrasjen e biznesmenit, më 19 prill të këtij viti.

    Me sa duket autorët e kanë planifikuar dhe mirëmenduar ngjarjen që vjen në të njëjtën ditë me atentatin e para zgjedhjeve.

  • Të shtëna me armë zjarri në vend, dyshohet për viktima

    Të shtëna me armë zjarri në vend, dyshohet për viktima

    Ditën e sotme janë raportuar të shtëna me armë në qytetin e Lezhës, ku për pasojë ka mbetu i vdekur një person.

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Balldre.

    Sakaq policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vrasjes.

  • Ngjarje e rëndë/ Gjendet pa shenja jete një person, dyshohet se…

    Ngjarje e rëndë/ Gjendet pa shenja jete një person, dyshohet se…

    Një 75-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Pishaj në shtratin e lumit Devoll.

    Bëhet me dije se 75-vjeçari Q.Z., dyshohet se është mbytur në lumë, ndërsa nga kqyrja paraprake e trupit të 75-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

    Gramsh/ Informacion paraprak

    Më datë 19.07.2023, në fshatin Pishaj, në shtratin e lumit Devoll, është gjetur i pa jetë, shtetasi Q. Z., 75 vjeç, banues në Gramsh, i cili dyshohet se është mbytyr në lumë. Nga kqyrja paraprake e trupit të 75-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Për këtë shtetas, më datë 17.07.2023, ka bërë kallëzim në Polici, djali i tij shtetasi L. Z., 43 vjeç, ku ka deklaruar se është larguar nga banesa babi i tij dhe nuk është kthyer më. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Aksident i frikshëm në Durrës, makina ‘merr para’ kalimtaren, dërgohet me urgjencë në spital

    Aksident i frikshëm në Durrës, makina ‘merr para’ kalimtaren, dërgohet me urgjencë në spital

    Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku një automjet ka përplasur një kalimtare.

    Sipas informacioneve të para, gruaja ka qenë duke kaluar nga një krah i rrugës në tjetrin kur është përplasur nga automjeti.

    Ajo ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në spital me urgjencë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

  • Tragjike/ Shkuan për tu larë në det, babai gjen të mbytur 3 djemtë e tij të mitur

    Tragjike/ Shkuan për tu larë në det, babai gjen të mbytur 3 djemtë e tij të mitur

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stamboll. 3 vëllezër kanë gjetur vdekjen teksa kanë qënë duke notuar në det.

    Viktimat janë identifikuar si Mutaz Al Mohamad, 10 vjeç, Khaled Al Mohamad 6 vjeç dhe Mohammed Al Mohamad, 5 vjeç.

    Trupi i të miturve u zbulua nga babai i tyre, i cili i dërgoi në spital me urgjencë por fatkeqësisht nuk mundën të mbijetonin.

    Mediat vendase thanë se familja janë shtetas të huaj, por nuk specifikuan se nga ishin. Aktualisht policia po heton rastin.

  • “Ajo që i druheshim po ndodh”, IGJEUM shpjegon arsyen se pse po “digjet” Toka

    “Ajo që i druheshim po ndodh”, IGJEUM shpjegon arsyen se pse po “digjet” Toka

    Shqipëria është skuqur ashtu si Europa Juglindore. Temperatuarat këtë javë sipas meteorologëve në Institutin e Gjeoshkencave shënojnë tre deri në gjashtë gradë më të larta se normalja. Ngrohja globale ka shfaqur efektet dhe në vendin tonë.

    “Këto ndryshime të klimës vijnë për shkak të ngrohjes globale. Rritja e temperaturës mesatare globale përkthehet dhe në klimë locale të vendit tonë. Ajo që druheshim po ndodh.. pasojat janë përmbytje, stuhi breshëri në dimër dhe valë të nxehti dhe zjarre në pyje në verë… “

    Mëngjeset dhe netët për shkak të ndryshimeve klimatike janë bërë me të nxehta ndërsa periudhat me temperatura të larta më të shpeshta e të gjata.

    “Kemi rritje të vlerës mesatare të temperaturës, por kjo ka ardhur gradualisht vit pas viti. Nëse verën e 2022 e krahasojmë me normën që ne i referohemi vitet 60-90 ka qenë 3. 8 gradë mbi normën mesatare. Pritet të mbyllet muaji për ta vlerësuar situatën këtë vit. Netë tropikale kur termometri shënon tempertuara të natës mbi 20 gradë. Në Tiranë është regjistruar 23-24 gradë, por ka pasur dhe më lart.

    Nëse mesatarja globale e temperaturave rritet me 1.8 deri në 2 gradë sipas meteorologëve ngjarjet ekstreme të motit do të ishin më të mëdha.