Author: editor

  • Ndodh hataja në Durrës. Nipi i tregon gjyshërve: “Mami tradhëton babin” Ata kapin nusen dhe

    Ndodh hataja në Durrës. Nipi i tregon gjyshërve: “Mami tradhëton babin” Ata kapin nusen dhe

    Në transmetimin e zakonshëm në TV Klan për “Aldo Morning Show” në qytetin e Durrësit, Dhurata sjell një lajm të tronditës.

    Një djalë i vogël, rreth moshës 12-13 vjeç, ka shkuar te gjyshërit e tij dhe aty i ka rrëfyer të vërtetën për nënën e tij.

    Nëpërmjet këtij rrëfimi, ai ua ka treguar gjyshërve të tij se e ëma po tradhton të atin.

    Dhurata: Iu ka treguar që nëna e tij tradhton babain. Pra nuk ka ditur se kujt t’ia shprehë këtë gjë dhe ka shkuar te gjyshërit pasi ka gjetur mbështetjen.

  • Lutuni të mos jeni ju! Ju prezantojmë shenjën më të pafat të Horoskopit

    Lutuni të mos jeni ju! Ju prezantojmë shenjën më të pafat të Horoskopit

    Planetët ndryshojnë pozicionin e tyre dhe çdo herë ushtrojnë një ndikim të ndryshëm tek ne, i cili ose na favorizon ose na e bën jetën edhe më të vështirë. Sado që ne nuk na pëlqejnë planetët retrogradë dhe eklipset, është një shenjë e caktuar që ka kohë që nuk kalon mirë.

    Planeti i zgjerimit dhe i fatit, pra Jupiteri, duket se nuk e pëlqen shumë shenjën e Peshqve, e cila është karakterizuar si shenja më e pafat në astrologji. “Duke qenë se Jupiteri është planeti i fatit dhe i bollëkut, shenjat ku Jupiteri nuk është në formën e tij më të mirë kanë më pak gjasa të jenë me fat”, shpjegon astrologu i njohur Inbaal Honigman.

    Pse Peshqit janë shenja më e pafat?

    Kjo shenjë e veçantë e ujit duhet të balancojë dramën në jetën e tij, ndërsa ai zakonisht përballet me shumë kthesa derisa të arrijë qëllimin e tij.

    “Fatkeqësia e tyre është një kombinim i rrethanave thjesht fatkeqe dhe stresit. Në fakt, ata në njëfarë mënyre sabotojnë veten dhe tërheqin energji negative me mendimet e tyre”, shton astrologu. “Peshqit mendojnë se planetët janë kundër tyre, kur në fakt nuk janë vetëm kaq, por stresi i tyre e bën fatin të duket edhe më i vështirë”.

  • Aplikacioni me rritjen më të shpejtë në histori, Google prezanton rivalin më të madh të ChatGPT

    Aplikacioni me rritjen më të shpejtë në histori, Google prezanton rivalin më të madh të ChatGPT

    Kompania mëmë e Google, Alphabet, po shpërndan chatbotin e saj të inteligjencës artificiale Bard në Evropë dhe Brazil.
    Ky është zgjerimi më i madh i produktit që nga lançimi i tij në mars në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe nxeh rivalitetin me ChatGPT të Microsoft-it.

    Të dy janë shembuj të Inteligjencës Artificiale gjeneruese që mund t’i përgjigjet pyetjeve në një mënyrë të ngjashme me njeriun.
    Lançimi i Bard në BE ishte shtyrë pasi rregullatori kryesor i të dhënave në bllok ngriti shqetësime për privatësinë.

    Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave tha se gjigandi i teknologjisë nuk kishte dhënë informacion të mjaftueshëm se si mjeti i tij gjenerues i Inteligjencës Artificiale e mbronte privatësinë e europianëve për të marrë një dritë jeshile për operim në Bllok.
    Kompania tha se që atëherë është takuar me mbikëqyrësit për t’i siguruar ata për çështjet që kanë të bëjnë me transparencën, zgjedhjen dhe kontrollin.

    Në një konferencë me gazetarët, Amar Subramanya, nënkryetar inxhinierik i Bard, shtoi se përdoruesit mund të zgjedhin që të dhënat e tyre të mblidhen ose jo.
    Subramanya nuk pranoi të komentonte nëse kishte plane për të zhvilluar një aplikacion Bard.

  • Përleshjet në Kuvendin e Kosovës, deputetja e njohur shkakton të qeshura me veprimin e saj

    Përleshjet në Kuvendin e Kosovës, deputetja e njohur shkakton të qeshura me veprimin e saj

    Pas tensioneve dhe përleshjeve të para në Kuvendin e Kosovës pas ndërprerjes së seancës nisën sërish provokime nga opozita.

    Ku në tensionet e dyta opozita e Kosovës bllokoi foltoren dhe me pankarta bënin thirrje kundër Kurtit. Ata gjithashtu hodhën ujë drejtim të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca ku pak para tij u lag edhe Kurti me Bislimin

    Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi gjithë këtë situatë e ka marrë me sportivitet pasi në një pankartë në dorë shkroi “RAUNDI I DYTË”.

  • Pamje apokaliptike/ Shembje masive gurësh, shpëtojnë për mrekulli makinat në Librazhd (Foto)

    Pamje apokaliptike/ Shembje masive gurësh, shpëtojnë për mrekulli makinat në Librazhd (Foto)

    Një shembje masive raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në një aks rrugor në Librazhd.

    Sipas informacioneve paraprake, shembja ka ndodhur te vendi i quajtur “Guri i Rezit”.

    Nga fotot dallohet rruga e bllokuar plotësisht, si dhe shkëmbinjtë e mëdhenj që kanë rënë nga shpati i malit.

    Raporothet se fatmirsisht, gjatë momentit të shembjes nuk ka patur makina në qarkullim.

  • Djali i vuri zjarrin makinës së të atit, merr flakë pallati

    Djali i vuri zjarrin makinës së të atit, merr flakë pallati

    Ditën e sotme u regjistrua një zjarr zjarr brenda parkingut të një pallati në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë.

    Dyshohet se ka qenë një 35-vjeçar që i ka vënë zjarrin makinës së tij brenda garazhit të pallatit dhe më pas ka marrë një tjetër duke përhapur flakët.

    Nga zjarri u dogjën 2 makina dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ndërkohë policia për me një njoftimi zyrtar verifikoi se autor i dyshuar i kësaj ngjarje 36-vjeçari me inicialet E. L. është me probleme mendore dhe dyshohet se gjatë një konflikti me të atin i ka vënë zjarrin automjetit të tij.

    36-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e zjarrit.

    Në ambientet e Komisariatit të Policisë është shoqëruar i ati i 36-vejçarit i cili ishte prezent bashkë gjatë ngjarjes.

  • Po kalonte shinat me motor, shqiptari aksidentohet për vdekje në Greqi(Video)

    Po kalonte shinat me motor, shqiptari aksidentohet për vdekje në Greqi(Video)

    Një 74-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi pasi tentoi të kalonte shinat me motor kur papritur një tren erdhi dhe e përplasi.

    Shqiptari ende i paidentifikuar u aksidentua mëngjesin e sotëm në rrugën Monastiriou, në perëndim të Selanikut.

    Zjarrfikësit me shumë vështirësi arritën ta nxirrnin trupin e tij nga shinat dhe shqiptari mbërriti në spitalin Papanikolaou pa puls.

    Ekuipazhi i ambulancës tha se ai kishte pësuar një arrest kardiak dhe sapo mbërriti në spital u konfirmua vdekja e tij.

    Sipas dëshmitarëve okularë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12 të mesditës, kur drejtuesi i motorit ka tentuar të kalojë me motor nëpër hekurat e shinës, të cilat ishin ulur dhe ndërsa pjesa tjetër e mjeteve ishin në pritje të ndaluar. Më pas treni e ka përplasur dhe hedhur disa metra larg.

  • “Gratë i sterilizonin”, inxhinierja e njohur tregon detajet tronditëse nga kampi MEK: Nuk lejohen të kenë marrëdhënie pasi familja është haram

    “Gratë i sterilizonin”, inxhinierja e njohur tregon detajet tronditëse nga kampi MEK: Nuk lejohen të kenë marrëdhënie pasi familja është haram

    Inxhinierja Margarita Ballco gjatë një interviste televizive, tregoi detaje tronditëse, se si funksiononte kampi MEK në Irak.

    Ajo tha se kishte dhunë, ndërsa gratë sterilizoheshin përmes ndërhyrjes kirurgjikale.

    Bllaco tregon se personat brenda në kamp stërviteshin për luftë.

    “Në kamp nuk lejohet të kesh një marrëdhënie, të kesh një familje. Atje kishte dhunë, gratë sterilizoheshin përmes një ndërhyrje.

    Unë bashkëshortin, Hasanin e shikoja të frikësuar”, u shpreh 28-vjeçarja.

  • Vala “Cerberus” sjell temperatura të frikshme edhe në Shqipëri, kjo do të jetë dita më e nxehtë sipas meteorologes Lajda Porja

    Vala “Cerberus” sjell temperatura të frikshme edhe në Shqipëri, kjo do të jetë dita më e nxehtë sipas meteorologes Lajda Porja

    Qytetarët po përjetojnë dukshëm ndër ditët më të nxehta të kësaj vere. Nga e marta edhe Shqipëria është përfshirë nga vala e të nxehtit Cerberus, valë që ka mbërthyer Europën Jugore.

    Vala e të nxehtit “Cerberus”, e quajtur sipas përbindëshit me tre koka Cerberus, i gjetur në Ferrin e Dantes, do të sjellë kushte ekstreme gjatë ditëve në vijim.

    Këtë të enjte termometri në vend shkoi deri në 41 gradë Celsius në hije, për të kulmuar të premten me 42 gradë.

    “Nesër do thoja është dita më e nxehtë e javës. Elbasani, Gjirokastra, Kuçova, Berati presin vlerën 42 gradë, mund të tejkalohet edhe kjo vlerë. Tirana, Fieri, Lushnja dhe gjithë ultësira perëndimore do shënojnë 40 apo lehtësisht mbi 40, pak më freskët bregdeti, problematike situata në Kukës dhe Has me temperatura të larta”, tha meteorologia Lajda Porja.

    Kjo valë e të nxehtit me temperatura ekstreme pritet të qëndrojë gjatë në Shqipëri deri në fund të muajit Korrik.

    “Pritet që kjo valë jo vetëm të jetë e gjatë, po të jetë edhe shumë e egër. Është quajtur vala Cerberus, ose ndryshe qeni i ferrit me tre kokë, për shkak se ka tre kulme të nxehtësisë. Kulmi i parë do jetë ditën e nesërme.”

    Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë gadishullin Iberik, Italinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Turqinë janë pasojë e ndryshimeve klimatike.

    “Temperaturat ekstremisht të larta që priten përgjatë kësaj vale do jenë Italia Jugore, Veriu i Greqisë, Maqedonia e Veriut, dhe Turqia jo vetëm do shënojnë vlera 42 gradë po mund të thyejnë edhe rekorde historike.”

    Piku i vapës do jetë nga ora 12 deri në 14, orar për të cilin rekomandohet reduktimi i lëvizjeve.

    Temperaturat e frikshme që priten në Europë

    Një valë të nxehti po prek pjesë të Evropës Jugore dhe Afrikës veriperëndimore, me potencial për të thyer temperatura rekord në ditët në vijim, raporton agjencia BBC.

    Temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në pjesë të Spanjës, Francës, Greqisë, Kroacisë dhe Turqisë. Në Itali, temperaturat mund të arrijnë pothuajse 49 gradë, dhe një alarm i kuq i motit është në fuqi në 10 qytete, përfshirë Firencen dhe Romën.

    Mediat vendase raportuan se këtë javë një 44-vjeçar, i cili po lyente një vendkalim këmbësorësh në afërsi të Milanos, është rrëzuar nga vapa dhe më pas është dërguar në spital ku ka ndërruar jetë.

    Disa turistë tashmë janë shembur për shkak të temperaturave të larta, duke përfshirë një britanik jashtë Coloseu-t në Romë.

    Temperaturat pritet të arrijnë kulmin të premten, por vapa do të vazhdojë edhe në fundjavë.

    Temperatura më e lartë në Evropë prej 48.8 gradë Celsius u regjistrua pranë Sirakuzës në ishullin italian të Siçilisë në gusht të vitit 2021.

    Vitin e kaluar, më shumë se 61,000 njerëz vdiqën si pasojë e valëve të të nxehtit të verës në të gjithë Evropën, sipas një studimi të botuar së fundmi në revistën Nature Medicine.

  • Merret vendimi për të moshuarin që vrau dhe hodhi në kanal komshien, zbulohet arsyeja absurde (Emri + Foto)

    Merret vendimi për të moshuarin që vrau dhe hodhi në kanal komshien, zbulohet arsyeja absurde (Emri + Foto)

    Gjykata e Shkallës së Parë në Berat ka dënuar me 20 vite burg Fetah Marrën, i cili në 20 janar të viti të kaluar, vrau dhe më pas hodhi në kanal fqinjen e tij 63 vjeçare Fatime Suli.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në 20 janar të vitit 2022 në fshatin Kozare të Kuçovës, ku pas një sherri mes tyre, Fetah Marra vrau fqinjen e tij.

    Merret vendimi për të moshuarin që vrau dhe hodhi në kanal

    Shkak për sherrin janë bërë 6 mijë lek të cilat viktima i detyrohej Marrës. Fatime Suli nuk i kishte shlyer paratë që i detyrohej Fetah Marrës, për shërbimet që cjapi i tij i kishte bërë dhive të saj, duke i ndërzyer.

    Në vendimmarrjen e tij, trupi gjykues i qëndroi masës së dënimit të kërkuar nga prokurori Elidon Hysenaj.

    Po kështu, trupi gjykues ka dhënë dënimin me 1-vit burg edhe për shtetasin Izet Marra, i akuzuar për moskallëzim krimi. Avokati i familjes së viktimës, Ramiz Oboni, ka deklaruar se ata janë të pakënaqur me vendimin dhe se do ta apelojnë atë.

    Sipas avokatit Oboni, Marra nuk duhet të dënohej vetëm për vrasje pasi ai fillimisht ka abuzuar me viktimën dhe më pas e ka vrarë atë dhe e ka hedhur në kanal.